Sylë Muja: Nisma, organizimi i ngjarjeve të vititi 1981 dhe enigmat pseudopatriotike të fshehura gjatë periudhave të ndryshme
Faqja 1 e 1
Sylë Muja: Nisma, organizimi i ngjarjeve të vititi 1981 dhe enigmat pseudopatriotike të fshehura gjatë periudhave të ndryshme
Nisma, organizimi i ngjarjeve të vititi 1981 dhe enigmat pseudopatriotike të fshehura gjatë periudhave të ndryshme nga atëherë deri me sot
Shume kontakte me Martirin ABDULLAH TAHIRI
Nderime Familjes e krenari familjeve Atedhetare
Nga Sylë Muja
Shoqëria e re studentore qe deri diku e kuptonim vetveten si te rritur, shpesh u grumbullonim e bisedonim edhe për gjera qe asaj kohe quheni te rrezikshme, si p.sh, “vëllazërim-bashkimi, vetëqeverisja, ke ca e ca tjera qe thanë se nuk duhet ti ngacmojmë...dhe shih bash këtu ne u ndalnim dhe i bisedonim se pse kjo e kjo, pse ne si te rritur nuk mund te flasim për te këqijat edhe te mirat e shqiptareve, pse na shtinin me dhunë te mësojmë gjuhën serbe, pse serbët nuk na përshëndesin e ne kur i përshëndesim na thonë se “e dije se është “mirë mëngjesi” apo “mirë mbrëma”...Këto “sende” i mësova i kuptova dhe i zhvillova veç ne Prishtinën time studentore. Aty fillova te kuptoj dhe tjetër gjë filloja te ndërroja literature te ndare-nduarshe, edhe me te vështirë se sa ajo qe ma kishte lexuar babai e pra ne Rugovë atë “Lahutën e Malësisë”, po po libra e gazeta përditë e me shumë nëpër duart e mija, paralel me libra e broshura te ndaluara, u shtonin edhe shokë te ndaluar apo te organizuar, qe e kishin një qellim nga te tjerët. Pra tash ne Qendrën e Studenteve vëreheshin tri lloj njerëzish nga sytë e mijë, qe po te tri llojet kishin ndryshime te mëdha njëra grup nga tjetra:
Te organizuarit, disi ishin te tërhequr por student te mire dhe kishin mirësjellje me te gjithë.
Student te pa organizuar qe nuk kishin brenga për asgjë as për vete jetën e tyre as për studime, këtu ishin shumica, ne qendrën e studenteve te Prishtinës.
Si dhe një grup qe njihej si te organizuar nga UDB-ja qe i kishin emrat e mbiemrat e qe ishin te përfolur si Zuk Dajaku, Ibish Muja, dhe shih ne vitin 1979 ju bë edhe një shoq nga Peja te cilin e kisha pare shpesh ne kafenenë “Sport” te Pejës, qe quhej Abdukishrugisi /as sot e atë ditë unë nuk e kuptoj as studimet e tij as burgun e tij as atdhetarinë e tij, për mua mbetet një enigmë me e madhe qe mund ta këtë Kosova dhe shih sot i ulur afër Kryetarit te Parlamentit ish te persekutuari Jakup Krasniqit,/për këtë te tretin është një çudi e madhe edhe kur dola nga burgu kur ne prezencën e mbi 70-80 burrave qe ishin edhe Nëna Ajshe Gërvalla e Ramadan Shala,/ ne këtë nate u lajmërua se nga shkolla fillore e Haxhajve ku kishim kryer shkollën fillore unë e Riza Demaj tek është nisur një “Lloj qarkore drejtuar popullit qe ti mbërrij ne dorë shkrimtarit Ibrahim Rugovës, qe ti bej ballë, iniciativës se UDB-se, se Beogradit qe ta krijoj një lëvizje demokratike kundër Beogradit, çdo gjë ishte si ne ëndërr ato ditë mbas Verrave te Llukës, te dukej se çdo gjë ishte ne rregull ne atë lloj ta quash “liberalizimi”, i cili para një
Me Nderime te medha shoku im i dealit Kombetar. Nderime Familjes se Shenjt TAHIRI |
Shih mbas një jave dëgjova se po ky Mehmet Loci qenka zgjedhur si kryesori për vetëmbrojtjen e Pejës, përsëri me erdhi pyetja se nga kush tash mbrohet ky far Mehmet Loci i quajtur Demokrat i Pejës d.m.th. Ai mbrohet nga unë apo nga te burgosurit politik te Kosovës, “po po këta tipa janë edhe sot ne mbrojtjeje nga ish te burgosurit politik te Kosovës vërtet sepse kanë gabuar rëndë, kundër tyre”, dhe as sot nuk kanë ndërgjegje te pranojnë se paku falje ndaj atyre padrejtësive te bëra me dekada... por nejse ka “zot qe sheh edhe ne familjet e tyre edhe ne quferrë thotë populli”, sepse rrogën ende e merrnin nga Beogradi, ec e bjeri ne fije kësaj Demokracie qe as dreqi nuk mund ta kuptoj se çka po zihet, e një e kuptuam se shfrytëzimin e Pajtimit te Shqiptareve ne Krye me ish te Përsekutuarën apo Simbolin e Pajtimeve te Gjaqeve e shfrytëzuan ne drejtimin me te gabuar e kthyen ne lufte kundër ish te burgosurve politik, filloj te përdorej po nga këta Mehmet Locat, Tadej Rodiqat, e Kompani se enveristat nuk janë te mirë, u harrua ajo qe ishte e shkuar pikërisht nga ata deri para Verrave te Llukës se ne ishim nacionalist, irredentist, kundërrevolucionar e separatist, tash, çdo gjë, ne popull e shkrime pa pushtuesin serb u çua hajka kundër ish te burgosurve politik se “po hyjnë me na gërrye brena”, po duan me na e prish demokracinë, po duan me na e prish metodën tonë paqësore me Serbinë, qe jemi marre vesh, këtu u pa loja e dyfytyrësisë por ishte vone sepse skenarët kishte vite qe veç ishin te përgatitur nga te gjitha anët si nga UDB-a e Serbisë ashtu edhe Sigurimi i Shqipërisë qe shtresa e ish te burgosurve te mbetet e anashkaluar apo mos te lejohet ne asnjë mënyrë te folët as te diskutohet, por te injorohet deri ne skajshmëri, qe mos te ju jepet fjale sepse shumica thoshin është me ne dhe vërtet ashtu ishte ne atë kaos okupimi, te thuash me vulgar e me klasik. Nga lëvizja mbas disa vitesh u kalua ne Parti te quajtur nga LKJ-ja ne LDK—ën dhe te thuash se çdo gjë përfundo ne paqen apo ne nënshtrimin nen Serbinë dinake dhe te vete dinakeve tanë simpatizantë te Beogradit, e kurrë se qysh te drejtimit te Shqipërisë apo Evropës, edhe sot frenjët e këtyre dy sistemeve i kemi ne darët e UDB-istave dhe siguricave qe i japin te drejtë vetës te sistemit te tyre te dy shteteve se ne Kosovë funksionin drejtorati i drejtorateve te krejt drejtorive për drejtimin drejtuar te Kosovës ne vetëstagnim apo molisje te Kosovës qe mbas çlirimit i duhej vullnet e këndellje, Kjo rrjete e “Dreqit e këtyre drejtorateve te drejtorive te drejtimeve drejtuese te ish drejtorive te ish sigurimeve te dy shteteve te UDB-se Jugosllave dhe Sigurimit Te Shqipërisë e bllokuan ecjen normale te Kosovës se çliruar.
Nëse vetëdija qytetare nuk zgjohet ne masën popullore dhe këtë rrjete te UDB-se- Abdukishrugisi dhe SHIK e Sigurim te Shqipërisë nuk e mënjanojmë guximshmen nga udhëheqja e Kosovës qe i kanë emrat e qe është njeri nder kryesoret e këtyre lojërave te ndyta është pikërisht ky “Luani i Salih Kabashit” apo
Sot pa dyshim u arriten suksese sot kemi koncentrim ne veten tone apo ne liufte kunder keqemenagjueseve te popullit apo po jemi ne procesin Drejtesi e Ligj, qe lu ppopull i vuajtur duhet vte jete i lire dhe me mreqenje si shpirterore ashtu edhe ekonomike, sepse keshtu ishte dhe mbeti vete enderra e martireve tane ishte enderra edhe e Abdullahit |
Formimi i te Thuash i Lëvizjes pluraliste i kishte rrënjët thelle sa ne ilegalitet me Abdukishrugisi dhe ne legalitet me Jusuf Boxhovin këto dy disgina i mbante shumë bukur Beogradi dhe i qonte rrjedhat për mrekulli ne një popull te pa djallëzuar, apo ne një popull thellësisht te robëruar.
Kur dëgjova një rast nga mësuesja ime e quajtur Sonje Ibishi Veseli për te ashtu quajturin Abdukishrugisi. Për mua mbetet një enigmë, qe vazhdimisht po vepron, e unë ose jam i çmendur apo e kam gabim se ky njeri disi nuk e përfaqëson atë ëndërron e Kosovës time te Lirë nga Serbia. Ky njeri disi e ngatërron gjendjen me qellim me serbin, sepse kështu ishte vete rrugëtimi i tij nga kafeneja sport ne Pejë ku ishin njësitë speciale te Serbisë ne qendrën e studenteve te Prishtinës, i nxënë, ne një lloj ballkoni e i “burgosur”, i dal nga burgu e i inkuadruar ne shërbimin me te larte te Sigurimit te Ramiz Alisë, i cili përmes ambasadës se Shqipërisë ne Austri i involvuar qe ta shkatërroj familjen atdhetare Mala e Xhemaili, i vetëshpalluri sekretar e Lëvizjes për punët speciale, kinse i kërcënuar nga “ndonjë shërbim i ndokujt, ndonjëherë.
Dalja ime ne Zvicër dhe e kuptuara, se vërtet po ky ai Abdukishrugisi i qendrës studentore tek është sekretar i Lëvizjes, për mua edhe sot mbeti “dushi me i ftoftë qe mund ta këtë ndonjë njeri normal”, i pyetesha shokët se a e dini se kush është ky: “te gjithë me pohonin se e dinë, por po punon shumë!!!”.
Mua me mbeti vetëm ti ruhem e mos te kem pune me këtë fare njeriu krejtësisht enigmë jo ne interes aspak shqiptar- mendoj edhe sot...
vidhte materialet e ndryshme te simpoziumit për Moisiun, si dhe tentimi me kushtëzim te parave nga ana e Dajës qe Simpoziumi ti kalohet LPK-se se Abdukishrugisi ne shumën 50.000 Sfr. /te gjitha këto lojëra u luanin për mes anëtareve te tij te kryesisë, si dhe dëmtimi material i te hollave qe u tubuan ne koncertin “TANOA”, te ST. Gallenit me shumën 8600 Sfr. Qe për mes një regjisori te pa ndërgjegjësohem/, i cili me premtoi se do te ja heq shpenzimet firma e tij “Labia”, mu be kundër e donte te ma prishte simpoziumin ne vend qe ta menaxhonte, mu deshtë te ja paguaj paret dhe mëditjet edhe atij edhe hanmit te tij”, Ky tregimi për regjisorin te mbetet një tregim ne vete është shumë interesante për publikun shqiptare!!!?,
Nga po anëtaret e Kryesisë se Lëvizjes mu morën edhe 25.000 sfr. qe mi premtoi Behgjet Sallahu, me fjalorin e po këtyre kinse shokëve te burgut se Syle Mujaj nuk është mysliman është ka merret me ortodoks e qysh ja jep ti paret atij “kauri”, ketë ne vitin 2005 ma tha tekstualisht i ndjeri Behgjet Sallahu i cili këtë vite ne shenje keqkuptimi nga ato lloj hienave te vitit 1994 qe kishin shkaktuar ketë dem apo këtë vjedhje parash, mi hoqi shpenzimet e manifestimit te Moisiut për vitin 2005, ne shumën 12.000 sfr.
Pengesa dhe fyrjet- shantazhet, deri ne përzije e intrigave te thuash dhe familjare, /kryesisht nga Regjisori im, duke e kërcënuar bashkëshorten time se te shkoi burri etj etj, si dhe shpenzimet marramendëse te këtij njeriu qe e mendoja zogist, te burgosur e atdhetar me doli majtist- materialist e shkrratrrimëtare, qe për pak e shpëtova nga shoku im, qe deshi me shqelm ta qes jashtë Luganos, po po mbet për herën tjetër një tregim interesante për regjisorin tim me hanmin/, Gjatë mbajtjes se Simpoziumit Mosiu ne vitin 1994, nga individë te tillë ishin dhe mbeten njolla te zeza dhe ti themi jo ne interes shqiptare. Edhe pse Simpoziumi u krye ne nivelin e veçante botëror me pjesëmarrjen e mbi 1500 vetave, qe nga personalitete botërore u vlerësua si njeri nder evenimentet me te rëndësishme shqiptare jashtë trojeve tona.
Shkaku i këtij njeriu qe ti largohem e mos te kem pune me te ishte aktiviteti im ne Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, Ku edhe aty, gati me doli pune sepse përmes anëtareve te tij, kur ne ishim ne vlugun e vullnetaresh kishim pengesa te ndryshme, se ne Kosovë ka ushtarë mjaft duhet tu dërgojmë vetëm para. Kur mbas një muaji kur nga ana jone kishin kaluar me shume se qindra vullnetar e qe te gjithë duhet ti kishim prapë kujdes po nga ky njeri i quajtur tashmë “Abdukishrugisi”, Tashmë ky ishte “alfa e Omega”, prapë, ne Shqipëri si drejtor i drejtorateve te krejt drejtorive te UÇK-se, dhe zbarkimi i vullnetareve, tani qe kalonin për Kosovë duhej ta mbushte një karton te bardhë me te dhënat se nga vjen e nga cila pike kufitare del ne Kosove, kjo tash ishte ne duart e po këtij Zekës, kishim rastin konkret me një grup vullnetaresh, qe nuk ishin te paket afro 80-100 veta, qe një eskorte e po këtij organizimi te Abdukishrugisi na rreshtoi, ne nuk i dëgjuam me ne fund urdhrat dhe patëm pake probleme, ishim Murat Qeta, Unë Xun Qeta, dhe vullnetaret e LKQK-se...
BRUCOSHIADA
Ndodhi e veçantë e asaj kohe kur ne mbrëmjet festive nuk lejonin as një grup te solisteve te Kosovës, ne hapjen dhe mbylljen e mbrëmjeve te tilla e caktonin bandën e garnizonit ushtarak te Prishtinës.
Se bashku me mikun tim Riza Demaj menduam dhe u përgatitem për një mbrëmje disi ndryshe.
Ne orët e vona te mbrëmjes te qershorit te vitit 1979,shkuam ne Mushtisht te Suharekës ne ketë fashat ku sa ishte formuar grupi i quajtur “Afërdita”, ramë ne kontakte me Hajrushin e me te cilin kishim folur dhe disa ditë me parë, u angazhuam dhe me autobus mbërritëm ne qendrën rinore ku do te mbahej brucoshiada, te gjithë u habiten e ne veçanti ish rektori i asaj kohe i quajturi Beqir Doberdolani, ku tha se nuk bënë te këndohen këngë qe prishin raportin vëllazërim – bashkimit. Ne i thamë se nuk do ta prishim atë vëllazërim – bashkim por pa dyshim ky grup sonte do te këndoj atë qe dëshiron. Ashtu dhe u be ne skenën përballë bandës se ushtrisë jugosllave dolën Shkurte Fejza e Shyhrete Behluli te cilat e bënte te vetën. Por q`te shofsh ne anën tjetër kur banda e garnizonin ishte hidhëruar dhe e kishte lëshuar sallën ne mënyrë skandaloze e hidhëruar dhe demonstrative...
Kjo ishte dhe fillimi i mbarë qe nëpër festat e studenteve ne universitetin e Prishtinës te veprohej ndryshe dhe pse jo natyrshëm me grupet tona kulturore muzikore shqiptare. Mbete te jepen meritat e përkrahjes si dhe asistentit te pedologjisë Prof. Hamdi Gashit nga Mramori i Prishtinës, i cili vetë e mori barrën tonë ne dekanatin e Fakultetit te bujqësisë. Kjo mbrëmje e veçantë festive pikërisht me ketë grup te ri te posa formuar shqiptar “Afërdita” ishte dhe mbeti një shenjë e mirë e kontributeve atdhetare dhe një shkëndi e daljeve ne skenë edhe te qindra grupeve tjera nëpër truallin e Kosovës.
VËLLUSHA E EPËRME
Banesa e mësuesit tone i cili na kontaktonte e na shpjegonte ne lidhje me rrjedhat e atyre ditëve ne Prishtinën dhe Kosovën tonë, na rrëfente e për ndodhitë qe për ne ishin dhe mbeten interesante se si veprojnë serbet duke e mbajtur nën okupim vendin tonë, na tubonte. Na këshillonte na studionte...
Takimi me mësuesin tonë te parë ishte një takim i veçantë, kishin kaluar shume e shume vite qe mësuesi ynë Isa Demaj, nuk shihej shpesh ne qytetin tonë te Pejës as ne Rugove, fajet ishin diku qe nga qyteti i Klinës kur se bashku edhe me një grup shokësh si Zymer Neziri, Sadri Kelmendi, Hajdar Mekaj e tjerë, kishin bëre një proteste kundër padrejtësive ndaj shqiptareve dhe kështu qe nga viti 1967-68 ishte i përndjekur dhe thuaja qe gati ilegalisht diku punonin e diku mësonin nëpër ndonjë shkollë fshati ku përndjekja e tyre ishte me e vështirë.
Mësuesi ynë i dashur ishte shkëputur nga komuna jonë, herë jepte mësim ne anën e Lipjanit e nëpër fshatra tjera te Ferizajt here ne Drenicë.
Ne vitin 1978-79 u pranua ne shkollën e mesme te mjekisë ne Prishtinë, e ku nga këtu rifilloj takimi me mua Rizën, Ibrahimin se si dhe çka mund te bëjmë ne avancimin e qeshjes tonë. Takimet ishin te shpeshta ku u pajiseshim me materiale te nevojshme si me libra dhe broshura te ndaluara te atyre ditëve ...
Ne vitin 1979 policia na e mori prapë mësuesin tonë e burgosen për motive politike.
Sot si kurre duhet te ndihet zeri qytetar, qe te mos lejohen abuzime e keqeperdorime te aparati shtet te Kosoves qe padyshim eshte nje e arritur po nga martiret tane, Kosova sot done drejtesi e ligj, sepse keshtu deshironte vete Abdullah TAHIRI |
Pallati i rinisë apo ai pallati i sherrit te rinise quhej “25 Maji”, këtu bëheshin tubimet me te rrepta apo ndeshjet me te forta te asaj kohe ishte vendi ku ndesheshin dy kultura ajo shqiptare dhe ajo pushtuese, qe shtyheshin se cila po e mund te ja zënë vendin tjetrës.
Rasti i solistit Zdravko Qoliqit e ndezi qendrën studentore, kur ne mbrëmjen e organizuar nga komuna e Prishtinës, ne si studente u përgatitem qe ne njërin nga buqetat e luleve qe te ja dërgojmë ne skene te jene edhe lulet e famshme qe rriten vetëm ne rrethinën e Obiliqit e qe era e tyre është e pa këndshme dhe vërtet e pa këndshme qe e vërtetoj dhe ish këngëtari nga Beogradi Zdravku i Qoliqve i cili tha mbase qe ne duart e tij mbërritën këto lule, ai i gjuajti lulet dhe klithi “Shtaje je ovo shta smerdi, oho je govno, govno je”, era e tyre ishte disi afërt me këtë kundërmim, ju prish edhe atmosfera mbaroj edhe koncerti i “famshëm” i asaj nate Prishtinase.
Mbas një jave po ne këtë sallë pritej organizimi i grupit te muzikës se lehtë nga Shqipëria, ne krye me Ema Qazimin, Gaqo Qako, si dhe Bik Ndoja, Ibrahim Tukiqi e te tjerë.
Takim i veçantë e ardhjes se grupit nga Shqipëria ishte e organizuar ne oborrin e Hotel Grandit sepse brenda nuk lënin njerëzit e sigurimit.
Pritja dhe përshëndetja ishte dhe mbeti si një shenjë e mirë e njërit nga organizimet qe dinë ti bëjnë vetëm studentet.
Grumbullimi i studenteve për koncertin e lajmëruar ne pallatin “25 Maj” filloj qe nga mbas dita, ne anën tjetër rritej dhe numri i policeve dhe civileve te policisë qe sa do kudo mundoheshin ta mbajnë disiplinën ne ketë vende, unë me kënaqësi rasti takova dhe mësuesen time te shkollimit fillor Sonje Ibish Veselin, e me te e përgatitem një vajzë te vogël me një buqetë lule qe njërit nga me te mirëve te ja dërgonim ne skenën e këtij grupi te mirë nga Shqipëria.
Ne ishim te ulur normalisht ne vendet tona por ne skenat rrethe nesh vëreheshin civil te policisë qe ne mënyre jo te mirë silleshin nga rendi ne rend afër nesh një herë e pame dhe një njeri nga komuna jonë qe për ne zgjoi dyshim se edhe këtu paska mbërri Abdukishrugisi, i cili ishte i njohur ne Pejë si djalë i kafehaneve sidomos te atij lokali te tmerrshëm te Rastovices.
U krye koncerti por ne dalje nën shkallet e daljes ndodhi ajo me e keqja mua me ndaluan dhe grumbulli i policeve me pendrekat e tyre me dëmtuan, kështu kaloj edhe Sonja e shoku im Riza Demaj, Ibrahim Nikqi e Abdullah Tahirin ne dalje çka te shohim te gjithë studentet na kishin pritur dhe dalja jonë u përzier me klithjet e studenteve qe na u drejtonin: “shqipe...shqipe”.
Mbetet edhe sot enigmë lëvizja e Abdukishrugisi i cili me atë qyrkun e zi e te gjatë deri ne fundin e këmbëve, herë u shihte ne këndin mbi karriget e koncertit e kur dolëm ishte afër grupit te policisë qe na dërmoi atë natë prishtinase te veçantë...mos u harroftë ajo natë qe pati shumë gëzime e ne fund e paguam me kërbaç policie.....
E 79 – TA
Ne Kosovë u dha lajmi qe Marshalli po vinte ne Kosovë, studentet filluan te shqetësohen dhe ne fytyrat e tyre tregonin diçka te zymtë tregonin qe kjo pritje nuk ishte e tyre nuk dëshironin kësi lloj Marshallit...
Një javë me parë nëpër qendrën e studenteve shihnim fytyra te panjohura qe vinin e kontrollonin si ditën ashtu dhe natën, ne konvikte u zvogëlua muzika qe zakonisht ne mbrëmje ishte e mirë e veçante e atyre ditëve studentore,
Thanë se civilet e policisë po e përgatitin terrenin e qendrës sepse ne Prishtinë po vije Marshalli.
Te gjitha këto lloj fytyrave te reja e te pa njohura pra ishin bashkëpunëtor me rrogë apo pa rrogë te policisë te “bacit” Mahmut Bakallit qe vërtet e hetonte gjendjen dhe nuk gjente mënyrë qe me çdo kusht Marshalli te kalonte mirë ne Kosovën se qysh e mendonte ai.
Edhe ne e bëme tonën qe nga mëngjesi i kësaj dite filluam aktivitetin tonë, qe se pari ne kontakte me te gjitha bibliotekat dhe me përkrahjen e thuaja te gjithëve qe mos te del kush ne pritje te kalimit te Marshall Titos, kështu dhe u be por kishim problemin qe shumë vështirë e zgjodhëm atë ne grumbullimin e sa qeneve qe edhe ne me anën e tyre ta përshëndesim Marshallin, 5 qenët e nxënë gati me mundin e një ditë u shpagua kur ne bishtat e tyre i vendosem tenxheret e zbrazëta qe i morëm ne mbeturinat e mezes se studenteve dhe ne kohën e caktuar atëherë bash kur mbërrini Marshalli i lëshuam ne mesin e kolonës para veturës se Mareshali Titos qenët vraponin për mrekulli sepse korridori ishte i përgatitur nga vizitoret. Qeni me i mirë fitoj një drekë te mrekullishme te atij vrapimi prishtinas te asaj dite te vizitës se Marshall Tites afër Qendrës se Studenteve.
Gjate këtyre njerëzve te pa njohur shpesh shihej edhe silueta e qyrkut te zi Abdukishrugisi dhe ku si te tjerët i kryente punët e veta te caktuara apo vetëm si vullnetar i tyre këtë as sot e kësaj dite nuk po mund ta marrë vesh, dhe shpesh duke e pyetur vetën çka është ky njeri qe vazhdimisht noton e vepron sa ne atë ane sa ne ketë anë. !!!? E dhe sot kur e pyes ndonjë shok me thotë e dije Syle por ky ka punuar e po punon shumë...!!!, shtrohet pyetja por për kënd po punon ky njeri vazhdimisht pa u ndalur sa ne atë sistem te okupatorit e tash ne krye te popullit te çliruar...po po punuaka shumë qyrku i zi...
I mbetet historisë ta dëshmoj edhe ketë margaritar te veçantë te përzierjes se kësaj gjallese nëpër te gjitha porët dhe problemet e lëvizjes shqiptare?
Qe disa edhe nga shokët e mijë te vuajtjes se burgut me thonë “se po e dijë po Abdukishrugisi po punon me shumë se te tjerët” e unë mbetem ti pyes se për kënd punon me te vërtet Abdukishrugisi apo “Luani” si e paskan quajtur ne Zvicër.
11-26 MARS 1981-TA
Dalja jonë ne përgatitjen e marshimit për qytet ndodhi te merkurtën me 11 mars aty nga ora 17 h.
Thane se i paskan thyer pjatat e ne grumbullimin afër semaforëve te qebaptorja “Palma” pritem bukur shumë qe te kemi lëvizjen tonë te organizuar, një grup i ndarë nga ne te çilet shkuan ne drejtim te institutit albanologjik, qe ne fillim hasen ne ndeshje me policinë e cila kishte qenë e kamufluar aty afër nesh.
Lëvizja jonë ne drejtim te qytetit si dhe brohoritjet Unitet, Duam kushte me te mira, Bashkim – bashkim, mbas takimit tonë me sa me duket Muhamet Mustafen /ishte ne njërën këmbe i çalë/, mos kuptimin e tij nga ana jonë masa e studenteve u ndez dhe ne drejtim te Hotelit Grand kur para disa ditësh kishte qene Stane Dollanci i ftuari i Mahmut Bakallit, e ne kantinieret e hedhurinave te Hotel Grandit, na thanë se janë te hedhura me qindra pula te pjekura qe ju paskan tepruar gjatë festës se tyre.
Këtu studentet brohoriten parulla ne kurriz te Mahmut Bakallit dhe shërbëtoreve te tij.
Abdullahu i martirutuar per qeshtejen kombetare per simbolin Kombetar |
Turma e tyre pranë fakulteteve dhe institutit albanologjik u ndaluan dhe filluan te kërkojnë qe dikush nga kryesia e Kosovës te vinte, ne trafo e semaforëve doli dhe miku im Ali Lajqi e qe ju drejtua masës: Me fjalët: se cili është qëllimi i juaj çka doni edhe unë jam me ju nëse doni po nisemi nëse doni po qëndrojmë.
Masa brohoriti e i tha qe ne dëshirojmë qe te shkojmë përsëri ne qytet drejt komitetit krahinor e nëse nuk vijnë këtu kryesia e Kosovës te na pretë atje, Aliu vetëm përshëndeti iniciativën qe me shprese se mbas pak kohe do te vinte ndokush nga kryesia, Ne ato momente thane qe erdhën ne ballë te tyre ishte Pajazit Nushi i cili me interesim i dëgjoj te gjitha kërkesat e asaj mbrëmje, vërtet ai u shprehte mire, dhe kërkoj nga ne qe te caktohemi një grup i studentor dhe mund te shkojmë ne komitetin krahinor, por gjendja e krijuar nga një grup i policeve qe i kishte dëmtuar grupin qe kishte tentuar te kalonte mbas Institutit Albanologjik i prishi fjalët e marrëveshjes dhe masa ju drejtua Ali Lajqit qe te nisemi për qytet.
Aliu mbas sa e sa fjalëve te urtë u tha masës se nëse jeni dakord ti jepni “Vurmak” edhe unë nuk po ju ndahem po nisemi....
Ne atë momente ne rrethin tonë afër qendrës se studenteve veç filluan te dukeshin vetura te policisë, e ku studentet filluan te revoltohen, filluan brohoritje te zhurmshme Unitet, Bashkim, poshtë udhëheqësja jone servile, na tradhtuan, na rrethuan....
Masa filloj te lëvizjes ne mënyrë te çrregulluar ne pamë se nga njëra veturë afër mezes se studenteve doli një grup i policeve te cilët u drejtuan nga ne, me veti kishin armatim.
Nuk kaloj shumë kohë kur ne e pamë afër policit mikun tonë Ibrahim Nikqin i cili ja mori revolen, e ne kacafytje me te ne veturën e tij 101, kolegu i tij deshi ta vras Ibrahimin, ky e vërejti dhe shtiu ne drejtim te tij, polici mbeti i plagosur, ne i ndihmuam Ibrahimit dhe shkuam ne drejtim te veturës 101.
Policet i lanë makinën dhe armët e ikën ne drejtim te qytetit, mbas pak u morën edhe i plagosurin me ambulancën e spitalit.
Ishte ora 12.30 minuta kur ne qendrën e studenteve ndryshoj çdo gjë kush po vinte e kush po dilte, për çdo gjë lajmëronin studentet nëpër ndodhitë e konvikteve nga vinin. Atë nate te gjithë u mblodhëm ne mesin e konvikteve dhe e ndezëm një “Zjarre si Shenjë” qe pa dyshim mbeti shenja natyrore e takimit te interesuarve studente atdhetar.
Nga kjo natë nëpër qendrën e studenteve u be riorganizim vullnetar qe merrnim informata qe mos te dorëzoheshim te jemi te bashku te gjithë.
Nga kjo natë ne çdo veprim e organizim ishim: Ali Lajqi, Riza Demaj, Ibrahim Nikqi, Abdullah Tahiri, Hamdi Hajdini, Bajram Kosumi, si dhe te tjerë te njohshëm si Xun Qetaj, Xhevat Zekaj, Kostas Mizis, Dhimiter Patitucci e ..... Lëvizjet tona kryesisht ishin te koncentruar ne konviktin nr.3 dhoma 401.
Ne ditët ne vazhdim situata ndihej paksa e relaksuar filloj muzika e zakonshme por njerëzit civil nga sigurimi filluan te shpeshtohen, ata vinin tash dhe filluan te flenë nëpër dhomat e te njohurve te tyre. Kjo te ne shkaktoi një huti deri sa e morëm vesh nga studentet se ku gjenden nëpër cilat dhoma po qëndronin njerëzit e sigurimit.
E njëjta gjë ishte dhe ne konviktet e vajzave ashtu si u dëshmuan me vonë, deri diku i morëm edhe emrat e tyre dhe shih ne këta emra ishte edhe emri i Abdukishrugisi.?
Ndodhia ne mes te 11.03.1981 – 25.03.1981 ishte kur ne një dalje te vetme te Ali Lajqit jashtë nga qendra e studenteve ne vendin e quajtur “Lakërishte”, kur befas mbas tij qëndrojnë dy polic e qe pa pritur e kapin dhe nisen me te ne drejtim te sekretariatit krahinor.
Ne afërsi te asaj ndodhia shihet ish studenti Ibish Mujaj, qe menjëherë fshihet mbas ndërtesave te “Lakërishtës”, Aliu i nxënë peng çuditet kur njeri police ja liron pakëz dorën, kur tjetri ja shtrëngonte shumë, Aliu ju shpëton nga dora dhe përmes pallateve ne anën e poshtme te konvikteve hynë ne qendrën e studenteve.
Rasti me eklatant dhe interesant është rasti im kur unë nga dita e diele e data 14.03.1981 largohen nga qendra dhe shkoj për Pejë.
Ky rast i lëvizjes time me kalohet ne një kurdisje te llojit te veçantë “se kinse unë paskam shkuar e paskam fjetur te burri i tezes një farë Rexhep Nikqi, dhe te nesërmen ne nisjen për Rugovë, tek jam ndalur ne krye te qytetit dhe paskam hy ne Patrikanën e Pejës dhe ja paskam dhëne zjarrin”.
Ky rast do te bisedohet edhe me vonë se si u zbulua se kush e përgatiti ketë shpifje te llojit te veçantë.
Qe nga e hëna data 16 mars 1981 ne te gjithë: Unë, Aliu, Riza, Abdullahu, Ibrahimi, ishim vazhdimisht se bashku ne çdo lëvizje e veprim, dhe ku herë mbas here na mbërrinin informata se kush hyri e ku e kush doli nga qendra kuptohet për atë pjesën e veçantë te atyre civileve policor, qe edhe ata ne te vetën kontribuonin për klasën e tyre.
Gjendja ne qendrën e studenteve sa vihej e ashpërsohej, ne nuk dilnim me nga qendra e studenteve,takimet tona nisen ta zgjerojnë numrin e bashkëbisedueseve si me Abdullah Tahirin, Bajram Kosumin, Demetrio Patituqin, Kostas Mizisin, Hamdi Hajdinin, Muhamet Pepshin etj.
Bisedonim për te gjithë situatën jo vetëm ne qendrën studentore por flisnim edhe për gjithë Kosovën, flisnim për udhëheqësin e saj, sa a është adekuate a mund te ta kuptoj vërtet gjendjen e Kosovës etj etj.
Flisnim edhe ne lidhje me ardhjen e stafetës se Titos, flisnim dhe mendonim se si do te kalohej ketë vite me te gjitha këto tensione te padurueshme.
Evidencimi ynë ne organet e sigurimit veç ishte bërë para shumë ditësh vërtet tani ne veç ishim te përndjekur te sistemit.
Vetëm se nuk guxonin qe ne prezencën e studenteve te na marrin, te gjithë i përsëritnin emrat tanë si te Aliut, Rizes, Avdullahut, Ibrahimit si dhe mua Syle Mujaj.
Kjo gjendje sa vihej e ne ishim deshëm apo nuk deshëm, te gjithë na përshëndetnin disa me respekt e shih neve na përshëndetnin edhe ata civilet qe ne i përcjellim nga dhoma ne dhomë, ata pra ne çdo hap jepnin informata diku për ne por edhe ne na vinin informata te bollshme për ta nga vetë te afërmit e tyre aty ku jetonin përkohësisht.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Sylë Muja: Nisma, organizimi i ngjarjeve të vititi 1981 dhe enigmat pseudopatriotike të fshehura gjatë periudhave të ndryshme
Kështu kalohej jeta thuaja se ne dy “taborret te paqes” qe nga 12.03.1981- 25.03.1981. Qe silleshim mirë te dy palët ne atë kolektivitet studentore qe ishte padroni i
Abdullahu ishte dhe mbeti Shqiponje krenare e popullit tone |
Ndryshoj strukturën e këtyre njerëzve u ndërruan ne vendin e tyre filluan te vijnë edhe aty këtu ndonjë uniformë, e cila vërehej dhe ishte krejtësisht e pa pranuar nga te gjithë studentet, nuk bënin ndonjë veprim dhe lehtas u largonin.
Ne mbrëmje ndryshoj puna ne afërsi te konviktit te vajzave nr-1 u vërejtën njerëz te tjerë por shih dikush i paska njohur e pa një pa dy i treguan emrat: Ishin Rexhep Maqedonci e Avdullah Prapashtica, ata paskan ardhur ne emër te komitetit krahinor qe nesër thane është stafeta dhe duhet te bisedonim qe kjo festë te kalohet mirë, dhe duke e lutur Ali Lajqin qe te shkoj me ta deri ne sekretariatin krahinor.
Fjalët e tyre ndezën atmosferën ne qendër dhe ne mesin tonë filluan fjale fyese si për ta ashtu edhe për udhëheqëset e tyre.
Atmosfera u keqësua kur lëvizja e Rexhep Maqedoncit te rebeluar u ndesh me ne në atë mbrëmje te famshme te 25.03.1981.
Atmosfera e tensionuar i largoi pa mëshirë këta njerëz te sigurimit, por gjendja ne mesin tonë sa dhe u ashpërsua mbetem ne raporte publike se ne do te përgatitemi për ditën e nesërme qe me mos te kemi këso provokimesh ne qendër, ashtu dhe u veprua.
Një grup i caktuar si Ali Lajqi, Riza Demaj, Bajram Kosumi, Abdullah Tahiri, Hamdi Hajdini unë Syle Mujaj.
Se pari ishim ne organizim e sipër ne dhomën time 401, por mbas disa informatave qe ne qendër pikërisht ne konviktin nr.3 hynë disa inspektor te sigurimit.
Ne nga dhoma 401 kaluam ne dhomën 402, /qe ishte dhoma e kolegëve te mijë nga fakulteti i Bujqësisë e Bashkim Berishës e Agim Sades/ dhe ne dhomën time mbeten Malë Zekaj, Shaban Mujaj, Osman Nikqi, Shaban Nikqi, Shaban Husaj, etj qe nuk po me kujtohen... ne ketë dhomë kishin hyre policia civile dhe te gjithëve u kishin marrë krejt dokumentet si letërnjoftimet, pasaporte, si dhe çka kishin gjetur ne dhomën time libra e dokumente te ndryshme, i kishin pyetur për ne se ku jemi; Ata ju paskan thënë se tani kanë shkuar ne konviktin nr- 4, menjëherë paskan marrë ato materiale dhe paskan kaluar ne konviktin e cekur.
Mbas shkuarjes se tyre na lajmëroj Malë Zekaj, i cili na njoftoj se dhoma është e bastisur dhe na i kane marrë te gjitha dokumentet tona.
Ora ishte 02.45 minuta, kur ne grupi ne dhomën për bri bënim përgatitjet e duhura organizative se si do te duhej te rrjedhtë organizimi qe nga mendjezi e deri sa te na përgjigjeshin te kryesisë se Prishtinës
Gjate punimeve tona ne dhomën 402, Gjatë përpilimit te kërkesës tonë qe ne i dhamë mendimet e shkroi Bajram Kosumi, e qe ramë te gjithë një zëri dakord qe teksti te lexohet nga Riza Demaj ne u ngarkuam me shkuarjen e afisheve dhe rregullimi i tyre ne çarçafët e qendrës se studenteve, kjo punë na u besua mua dhe Hamdi Hajdinit,si dhe emrat e parullave qe duhej te shkruhen: “UNITET”, “BASHKIM”, “Trepça punon e Beogradi ndërton”,”Lironi shokët nga burgu”, “Poshtë borgjezia”, te gjitha duheshin te merreshin dhe te vendoseshin nëpër bele /brezat/-e trupi tonë, poshtë pantallonave te secilit dhe kur te jepet sinjali te nxirren nga beli e te qiten ne opinion publik.
Çarçafët i gjetëm disa ne atë dhomë te tjerat ne katin sipër, por fatkeqësisht për veç ngjyrës se katërt na mungonin ngjyerat tjera. Ideja erdhi qe ne katin tonë jetonte dhe artisti?. Ibrahimi, shkuam ne dhomën e tij por dikush nga ta tha se këtu është edhe një nga “civilet e famshëm” ne krevatin përbri.
Ne i morëm ngjyrat por me ne erdhi dhe?. Ibrahimi dhe sa me duket tjetri quhej Enver Maloku!!?
Ardhja e tyre moralisht ishte disi e kushtëzuar nga vetë ata qe mos te ishin te paktën ata te akuzuar si te dyshimtë?.
Ora u bë 03.15 minuta kur ne e larguam një cep te batanijes qe e kishim vendosur ne mbulimin e dritares se dhomës 402, kur nga jashtë vërejtëm ne drejtim te konviktit tone vinin një mori e inspektoresh apo policesh te tjerë.
Një herë menduam qe mos te prishte marrëveshja e organizuar qe mendonim te dilnim ne mbylljen e konvikteve ne orën 05.00 h. te mëngjesit, menduam dhe tentuam ti fshehim materialet, mbi derën nga pllaka e drurit, por me mendimin e te gjithëve e shpejtuam procesin dolëm ne kohen kur inspektoret vetëm hynë ne konviktin tonë.
Hamdi Hajdini shkoj ne konviktin nr-4, Bajram Kosumi ne konviktin nr- 2.
Ne konviktin nr. 3 /tre/ mbetem unë Aliu e Riza, marrëveshja ishte dhe mbeti mbas mbylljes se konviktit nr-3, për mes telefonit lajmërohem nëpër te gjitha konviktet me Fjalën: “Studenti lajmëron”. Pra urdhri duhej te jepej nga ne pra nga Konvikti numër tre. Ku ashtu dhe u bë.
Ishte ora 03.55 minuta kur ne konviktin nr-3, e ku ne atë mbrëmje ishte si e quanim Baci Numan Jashari.
Te cilit po sa ju afruam na e ktheu se vërtet është çdo gjë e gatshme qe revolja dhe telefoni e për hair na qoftë. Na e dorëzoi revolen e telefonin, e ku nga ky moment Qendra e studenteve ishte ne duart tona ...
Nga aty lajmëruam konviktin nr-4, Hamdiun, ashtu çdo gjë ne rregull si dhe konviktin nr- 2, Bajramin. “Studenti lajmëron” konvikti 3-4-2 janë te mbyllura mbetet vetëm konvikti nr-1 qe për arsye te pa njohura, apo deri diku te njohura na mungonte, nuk ishte personi “R”.
Aty shkuam ne këmbë dhe me vullnetin e një vajze sa duket ishte Fitore Bujupi edhe ky problem u zgjedh.
Qëndrimi ynë nëpër konvikte ishte qe te sqarohet mirë qëllimi ynë, te mos kemi probleme, te tubohemi te organizuar ne mesin e konvikteve aty ku ishte simboli ynë ku me 11.03.1981 u ndez “zjarri i parë i një zgjimi te asaj pranvere studentore”, punët shkonin si mbas organizimit te paraparë edhe pse u shpejtuam për dy orë me parë me rastin e ardhjes se sigurimcave ne konviktin nr- 3, Nga ora 04.10 minuta i gjetëm ata sigurimcat thuaja te gjithë ishin 13 veta, ua morëm dokumentet qe një natë me parë i kishin marrë ne dhomën time 401, materialet ua dhamë personave te kontrolluar, ju tërhiqem vërejtjen se duhet te qëndrojnë se bashku me ne deri ne orën 05.00 deri sa te fillojmë te dalim ne mesin e konvikteve. Ishin shumë te disiplinuar sa me duket emrat e tyre mund te gjenden ne dokumentet e Abdullah Tahirit, i cili i mori për sipër.
Ne orën e caktuar u dha lajmi qe te gjithë studentet te dalin ne mesin e konvikteve e qe pa dyshim do te vijnë edhe nga kryesia jone qe ti shohin e ti prekin hallet tona. Mbas ftesës tonë vërtet ne qendrën studentore arritën disa profesor si Prof. Gazmend Zajmi, Pajazit Nushi, ne orën 7.45 minuta filluan dhe fjalimet tona: Riza Demaj lexoj kërkesat tona te përpiluara me parë, e mori fjalën e Ali Lajqi i cili e ceku te terë problemin jo vetëm te Qendrës studentore por foli për Kosovën, për shfrytëzimin e saj nga Serbia apo nga ajo lloj Jugosllavie.
U fol për resurset tona qe i posedojmë e te ne nuk mbete asgjë, u fol për te gjitha problemet qe ekzistonin.
Fjalët e Prof. Gazmend Zajmit e te Pajazit Nushit ishin fjalë te sinqerta dhe thënë: “Se tani po e kuptojnë vërtet qëllimin tonë, është punë e vështirë e dali faqebardhë”.
Mbas këtyre fjalimeve erdhi edhe Azem Vllasi i cili me atë qeshjen e tij karakteristike jugosllave, na pyeti se a mos jemi kundër rrugës se Titos, nëse mendoni kundër gaboni, dhe do te pësoni, fjalën e tij e ndërpreu masa studentore duke i thënë se edhe ti je student i këtij Universiteti dhe si nuk te vjen keq ta përmendesh Titon këtu, rasti u ashpërsua dhe kur ne hapjen e një korridori u dëgjuan fjalët qe ju drejtuan Azemit: Ti ke qenë i caktuar ti kundërvihesh Limanovskit e ti ne mënyrën me djallëzore e ke përkrahur atë ne ndërrimin e emrave shqiptare ne atë Maqedoni”, ky qe e pyeti Azemi me vonë kemi dëgjuar se paska qenë studenti shqiptar Bardhyl Mahmuti.
Mbas këtij fjalimi foli dhe një studente nga ana e Pejës sa duket Fate Zymberi.
Fjalimet nuk ishin te logjikshme te Azemit dhe pyetjet e studenteve sa vijoshin e ashpërsoheshin, Azemi filloj te djersitet lypte cigare, sa me duket Hamdi Hajdini i ofron një cigare “Drinë”, /bie fjala për ketë se sa e sa herë Azemi i ka cekur duke thëne se i paskan dhëne studentet cigare “KENT”, ishte “Drine”/. Nuk me kujtohet por dikush nga studentet nga rrjedha e një pyetje dhe përgjegjës pa mend e Azemit, e godasin Azemin, Azemi shtrihet, disa e ndihmojnë disa e shkelmojnë, disa i thonë te na prije disa e shtyjnë, disa e ruajnë disa e pështyjnë, por Azemi zverdhet kur u dha lajmi qe te hapen parullat atëherë ne nga beli nxirrem ne rrethin e Azem Vllasit Parullat e dekoruara qe ju kushtonin kësaj ngjarje, nëse ishte fjala qe te provohet çdo gjë me marrëveshje.
Marrëveshja u prish dhe filluam edhe me Azemin te nisem ne drejtimin e qytetit. Afër rrugës kryesore qe qonte ne drejtimin e semaforëve te mezes se studenteve, Azemi me marrëveshje u lirua dhe doli nga qendra e studenteve, ne fillim si grup i madh por dal nga dal mbetem disa me flamurin shqiptar filluam te ju afroheshim kordonit te policisë e cila ishte e vendosur pranë semaforëve te qendrës studentore.
Vërtet numri nuk ishte i madhe me kujtohen me emra se kush ishte e pash Ali Lajqin me dorë ne flamurë, Riza Demaj, Abdullah Tahiri, Bajram Kosumi dhe një apo dy te tjerë...
Po është e vërtet se numri me i madhe i studenteve ishte pranë mezes qe pa dyshim i gjuanin policin me gur, kur ne ju thonim qe mos ti ngacmonin...
Mbas pak minutash, ne befasi u dëgjuan te shtëna shumë te forta, ishin ne drejtimin tonë afër nesh ne anën tjetër dëgjonim klithje se u plagosen, filluan klithje te mëdha, policia shtinte pa pra dikur me gazin lotsjellës, ne nuk u largonim, para nesh shikuam dhe lloj- lloj profesori qe mund ti jap edhe emrat qe komiteti i kishte dërguar te ndalemi, secili autoritet ndalej te vetët si ishte dhe rasti ynë nga Rugova e ku nga disa personalitete te njohura, kështu ishin dhe te tjerët nga regjionet se nga vinin studentet.
Tentimi ynë qe te depërtonim ne anën e qytetit nga rruga kryesore ne ketë drejtim pra ishte e kotë dhe e pa mundur, e kthyem drejtimin ne drejtim te solitereve nder qendrën studentore, ku vërejtëm diç te re një lloj policie tjetër, kishin shumë shenja te bardha nëpër duart e tyre, dhe as mirë nuk kishim marre drejtimin nga këta solitera kur breshëria e armeve ishte shumë e fortë, dhe u dha lajmi se u plagos Zymer Kuqi, tjerët njoftuan se u plagos Isa Bajra nga Istogu...
Tentuam edhe ne drejtimin e Kodrës se Diellit ishte e kotë, por vërtetuam se krejt ishim te rrethuar, jo nga policia jone por thanë se nga mëngjesi kjo lloj policie thonin se ka ardhur nga regjioni i Nishit, pra ishte polici speciale.
Shih edhe këtu u shfaq silueta e Abdukishrugisi, e ku u njoftuam si spiuni tek është këtu, Ali Lajqi u a tërhoqi vërejtjen “te hiqen tij mos te kemi punë me te”, kjo fjali e Aliut na kushtoj te gjithëve ne procesin e me vonshëm te hetuesisë se kinse ne “kishim dashur ta eliminojmë Abdukishrugisin”.
Ky rast Abdukishrugis është një rast i vazhdimësisë shumë interesante te rrjedhave tona edhe nëpër burgjet dhjetë vjeçare, edhe bas burgut dhe shih edhe tash ne çlirimin e Kosovës, por nejse, kur te gjithë shih edhe shokët me thonë “se ky Abdukishrugis po punon shumë”, e ku edhe sot unë pyes për këndë po punon shume ky Abdukishrugis edhe sot e kësaj dite !!!?
Kur deri me sot askund nuk u ndalua e se paku ta shpjegoj atë sjelljen e tij ne qendrën studenteske?
Është diçka interesante se për veç studenteve qe atë dite ishin aty me mijëra – mijëra, unë pash dhe njoha edhe ca punëtor te “Elektromotorëve” qe me thanë se për mes drejtorit te tyre Adem Salihaj kishin depërtuar me autobus qe herët ne qendrën e studenteve.
Ne orët e mbas ditës njësitet policore fillua te afrohen ne drejtim te qendrës, vërtet kishin shumë te bardhë ne trupin e tyre kishin edhe kërbaçët te mëdhenj ne duart e tyre.
Ora ishte diku nga 17.30 e enjte me 26.03.1981, kur ndeshja jonë qe nga afër ishte me ketë tip te policeve, ndeshja jone fizike u be ne afërsi te barakave, se pari na gjuajtën gaz lotsjellës me sasi te mëdha, e me vonë me ato kërbaçët e bardhë dhe me pincgaveret e tyre na merrnin si peshqit e na ngarkonin e na dërgonin ne stacionin policor te Prishtinës.
Q`te shohim aty ishin si konservat shumë e shumë te rinj, pashë lot, pashë gjak, pashë te plagosur, pashë e q`nuk pashë...atë ditë te tmerrit nëpër korridoret e sekretariatit te milicisë se Prishtinës, ku i binin me grupe-grupe e ku nuk kishin se ku ti shtinin, i vendoseshin njërin mbi tjetrin, ishte një llahtari e veçantë...
Edhe unë i plagosur ne njërën këmbë, qe nuk i dëgjoja dhimbet, kur nga flokët me mbanin tre persona thanë se me paskan gjetur, me futen nëpër kanale te ndryshme me sillnin, me rrahin, me shanin, me dërmuan qe vërtet as vetë nuk e dija se ku gjendem, mbas nuk e dije se sa e sa orë apo ditë e pashë vetën te shtrirë ne dyshemenë e stacionit te policisë. Po dikush me fliste shqip, me shante shqip, me shkelmonte shqip.
Mbas këndelljes time qe as sot nuk e dijë se sa ditë zgjati, para veti pash inspektor te quajtur shqiptar: Muharrem Dana, Bashkim Kursani, njëfarë Saviqi, pash dhe një njeri tjetër qe u ndihmonte qe lidhjet me Beogradin te ishin te lidhura shpejte qe materialet i shtypnin dhe me faksi ti dërgonin menjëherë ne Beograd.
Fytyra edhe sot me kujtohet e këtij njeriu ekspert i radio-lidhjeve pa dyshim se do te me kujtohet edhe emri e mbiemri se secilën ditë e me shume po me kujtohen ato ndodhi...
Si ekspert e zgjedhjes se luftës kundër armiqve ne dorë me mori i ashtu quajturi Asllan Sllamniku, i cili thane paska metodën me frytdhënëse qe te nxjerrë te vërtetën edhe aty ku nuk ekziston.
Me mori ne pyetje, me shante me lidhi i me dërmoi shëndetin duke me thënë “qe te pranoj se nga mesi i 11.03.1981 nga data 14 -15 paskam shkuar ne Pejë dhe paskam folur ne një vend se keni me dëgjuar se çka do te bëhet me 26 mara 1981, mbas kësaj paskam zbritur nga autobusi i Rugovës dhe paskam hyrë ne Patrikanën e Pejës dhe si mbas tij i paskam vure zjarrin”.
Vërtet nuk i besoja veshëve qe te akuzohem për gjera te tilla te pa bëra, shumë pakë me pyeste se çka kam vepruar ne qendrën studentore.
Pra vërtet Asllani tek është ai qe nga asgjëja po krijuaka çudi.
Mbas disa muajve me te vetmen akuzë, ne një nate qe vërtet ishin te tmerrshme kur nga cingërima e telefonit ne korridor e hetoja se me kërkonin mua, kështu çdo natë ishte e tmerrshme nga lloj-lloj pyetje provokimi, rrahje deri ne alivanosje.
Kjo natë ndryshoi para meje ishte një njeri tjetër i madh i veshur shumë modern ishte krye shefi i policisë Mustafa Sefedini, me pyeti si jam, a po te mundojnë shumë.
Ti je shumë kokëforte me tha: “pse nuk po e pranon veprën e bërë ne Pejë, pse nuk po e pranon shkuarjen tënde me datën 14.03.1981 ne Pejë, kemi dëshmi kanë me te dalë përpara, pse po e dëmton vetën, pranoje e do te kalosh mirë, je i ri duhet te jetosh.
Te gjitha i dëgjoja si nëpër gjumë dhe asgjë nuk besoja deri sa e tregoi se kush ishte me tha se jam Mustafa Sefedini, me tregoi se Mahmut Bakalli kishte dhënë dorëheqje, me tha se edhe unë do te tërheqim, përsëri te gjitha i dëgjoja por nuk kisha q`ti them duke menduar dhe pritur se edhe ky tash ja fillon sikur Muharremat, Bashkimat, apo ai djalli me brirë Asllan Sllamniku.
Ti me tha duhesh mos ta dërmosh shëndetin tënd kur ne kemi fakte e ne gjykimin tënd ka me te dalë tezaku yt Osman Nikqi.
Kjo me bëri te dëgjoj me interesim se çka ka me thanë mandej.
Me tha se ne i kemi sektorët e ndara, ti duhet qe nga nesër te gjendesh ne sigurimin e Pejës dhe te hetohet rasti yt me ne detaje.
Ne i kemi njerëzit tanë qe e kanë vërtetuar lëndën tënde e ata janë babai i Osmanit me mikun e vetë Bajram Dreshaj...
Ishte muaji i dytë qe unë çdo natë merresha ne pyetje për këtë gjë, sonte kuptova se me siguri diç e tmerrshme po me përgatitej nga Peja ime ne krye me Bajram Dreshaj.
Isha i molisur, rraskapitur por nder - vetëdija ime filloj te funksionoj me mirë, ku nga kjo natë mu cekem emra e mbiemra individësh te ndryshe nga po Kryeshefi Sefedini...
E vetmja fjalë qe ja thash ishte; Unë kam vepruar ne Prishtinë dhe këtu mund te me akuzoni për raste qe kam bërë e jo për pallavrat e njerëzve qe kanë qëllime te poshtra si kundër meje ashtu dhe kundër familjes time.
Te nesërmen ne aktgjykimin qe ma prunë ne dorë ishte akuza e kalljes se Patrikanës dhe emri i Osman Nikqit i cili shpreh dëshirën qe te dëshmoj edhe ne gjygj, haptas kundër meje.
Përsëri asgjë nuk besoja edhe pse me dërmuan fizikisht duke menduar se këto janë lojë te UDB-së kështu po trilluakan...edhe pse tash emri i Osman Nikqit, Rexhep Nikqit e Bajram Dreshaj u përfolën.
Nga një gazete e vjetruar qe e gjetëm ne WC e burgut disa ditë me vonë, e lexova se Kryeshefi i Sigurimit Mustafa Sefedini ka dhënë dorëheqje nga posti i vetë.
Nga ky momente vërtet e ndjeva veten keq duke menduar se vërtet fjalët e tij paskan qenë te vërteta ne lidhje me rastin e Patrikanës dhe fillova te dridhem se çka mund te bëj para gjykimit qe e prisnim...
Ne gjykimin e Grupit te studenteve te marsit 1981 ne fillim ishim katër vetë: Unë, Ali Lajqi, Riza Demaj e Bajram Kosumi, me vonë si mbas Mahmutit e Dollancit duhej 9 apo 11 veta, nuk u ndalen as këtu i grumbulluan 21 persona student, dhe dënimet ishin aso me te rëndat qe mund te ketë kush nga 6 deri ne 15 vite burg.
Me Aktgjykimin e madhe me 125 faqe material....
BURGU HETUES NE PRISHTINE
E njëjtë ishte ajo ditë kur qe ne mëngjesin e hershem ishim veç te rrethuar nga urdhrat e “bacit” Mahmut qe ai sado kudo ta kryente ketë ditë te “stafetës” festive ne qëndrine e Prishtinës. Ne mbrëmjen e cekur te 25 marsit, se si ndodhi tash ishim me grumbulluar te simboli i “zjarrit pranveror” ne mes konviktesh, shkoi krejt proceduar diku - diku edh e përkrahur nga fabrika e “Amortizerëve, me disa autobus, si dhe rasti i ndihmës se shkollës se mesme te mjekësisë, apo rasti me i mirë i spitalit, apo i kryeshefes Sadete Mekuli me duket.., e cila e mori kontrollin e spitalit ne duart e veta ne shërimin e plagosjeve te asaj dite.
Te ceku edhe një herë aty nga ora 13.30 na erdhi lajmi se Abdukishrugis na kërkoi qe ta pranojmë ushqimin nga mensa e studenteve, këtu u bë përplasje e madhe e fjalëve se pse ky te na ofroj ushqim nga mensa jonë, nuk e pranuam, këtë ofertë ku mund te themi një gjë interesante kur fëmijët e moshës 7-10 vjeçare te Kodrës se diellit, për hiq me pakë se 30 minuta te gjithë na prunë buke e ujë nga familjet e tyre, do te ishte “mëkat” po te mos ceket kjo gjë shumë e rëndësishme e asaj dite qe do te mbetet një ditë e lumtur e Kosovës ne zgjim e sipër.
Deri ne ora 15 qëndruam me ato tentim kalime por ne orën 15.10 minuta filluam ti vërenim disa uniforma te veçanta qe veç kishin qëndruar te paluar mbas fontanës ne afërsi te solitereve dhe nga Kodra e diellit.
Ishte ora afër 16.20 minuta kur këto uniformat jo ne grupe te mëdha por te ndarë nga te gjitha anët na u afrofshin, kishin diçka te veçantë ne veshjet dhe pajisjet e tyre se pari kishin disa shkopinj druri apo gome me te mëdhenj se sa kërkaçet e zakonshëm policie, kishin helmeta ne kokë,!
Afrimi i tyre bëhej me hapin e ngadalësuar, te gjithë e pritnim diçka te keqe nga kjo hajke policesh apo ushtaresh te veçantë .!!!?
Ne afërsinë te thuash 40 m. nxirren ne te njëjtën kohë diçka e vendosen ne automatet e tyre ishte bombë gaz hedhëse qe për 10 minuta u mbulua ne tym krejt qendra, ky lloj gazit shkaktoi huti e marramendje te madhe te gjithë, disa u alivanosen, disa kërkonin ndihme nga sytë disa qanin, te tjerët shfrytëzuan materialin ndërtimor te konvikti nr.5 dhe te thuash u zhvillua një betejë e drejte për drejte apo trup me trup, me këta ushtar, beteja ishte krejtësisht e pa barabartë kur ne ishim vetëm me dërrasa e hunj te ndërtimtarisë e ata me helmeta e me kërbaç special me ngjyrë te bardhë.
Askush nuk u dorëzua te gjithë ishim veç te shtrirë për toke nga gazi e kërkaçet.
Na morën nga dy tre vetë na vendosen nëpër “pincgaveret” e tyre qe vërtet ishin shumë, na dërguan ne stacionin e milicisë ne qendër te Prishtinës. Aty ishte një mori studentesh apo te thuash s`kishte vend se ku ta vendosesh ndonjë tjetër.... te gjithë te përgjakur te molisur me sytë e skuqur qe i ndihmonin njeri tjetrit...diçka e llahtarshme ishte për sytë e mije edhe pse edhe unë kisha ne këmben e majte gjakderdhje sa duket nga përleshja apo nga gjuajtja ime qe me shtinë dhunshëm nëpër ata hekura ne “pincgaveret” e tyre.
Molisja e studenteve qe kërkonin ujë e ju mungonte bëhej edhe me e pa durueshme ku filluan alivanosjet e mëdha,
Dy tre vete civil te SUP-it shpesh dilnin me disa foto ne duar e kërkonin gjahun e porositur, unë isha te thuaj ne kënd duke i duruar plagët e mija dhe ndihmuar tjerëve, kur njeri tha: qe ku është ky është: kapni qenin. Te gjithë u frikuan se për kënd ishte fjala. Ata ma ngjiten mua për flokësh, dhe për mbi turmën qe ishte e dendur pa pyetur fare me morën dhunshëm e me dërguan nëpër shumë e shumë korridore, /ne çdo korridor kishte grumbull te rinjve te pa fund/.
Se fundit ne prezencën e katër apo pesë vetëve inspektor apo ku ta dish q`ishin ata. Ne anën tjetër kishte dhe disa te rinj qe dëshmuan se ne tek jam Syle Mujaj.
Ata dolën jashtë njërin nga ta e kisha parë qe ishte njeri nga te dyshuarit nga ana e Mitrovicës, qe thoshin se është nga SUP-i, por shtihet si student, por nejse po vazhdoj.
Me thanë qe te shkruaj deklaratë se çka kam bëre, ju thash se ne këtë gjendje nuk muaj as te flas e lëre te shkruaj deklaratë, bëni q`te doni, njëri nga ta me goditi nuk e dijë se çka u bë me mua.....
Ishte data 28 mars kur me doli ç`pija apo goditja qe me bënë, isha ne një vend tjetër i shtrirë ne dysheme se bashku me duart e mija te lidhura pre karrige....
Me kujtohet se para syve te mijë e pash njeriun qe me kishte goditur qe me vonë e kuptova quhej Muharrem Dana. Mbas këtij rasti sillej mirë me pyeste për familjen ku janë si janë...ne atë hyri një far Asllan Sllamniku i cili fjalët e tij nuk po kam dëshirë as ti përshkruaj sepse ishin aq te liga aq te poshtra, aq fyenin ne ndjenjat e mija dhe familjen time sa kisha deshi te me godiste por mos ta dëgjoja këtë majmun njeri...se bashku ne këtë dhomë ishte edhe Bashkim Kursani, i cili me fliste pre jetën e bukur, për femrat, për veturat, çdo herë ky njeri ne rastin tim nuk me ka goditur...ishte e mbeti një njeri enigmatik me një njeri tjetër qe shpesh gjate hetuesisë time ishte si një inxhinier qe thoshin ka ardhur nga Zvicra qe te ua mundësoj, qe lajmet e shpejta për mes fakset e telefonit te mbërrinin ne kohen e duhur ne Beograd. Kisha dashtë ta dije se kush vërtet ishte dhe mbetet ky inxhinier aq i përkushtuar për ndihmën e SUP-it te Prishtinës, po te pyetet Bashkim Kursani, mësiguri do te i dihet edhe emri, është me rëndësi për shumë gjera. Sepse ky njeri dinte çdo gjë, dinte se nga katër vetë sa ishim te thuash një javë mbas 26 marsit, duhej te bëheshin 9 veta, ky dinte se nga 9 veta duhej te bëheshin 11 veta te burgosur, ky dinte se nga 11 veta duhej te rrumbullakohej numri 21 veta qe te mbushet kupa e shefit apo kryeshefit, pra nuk ishte një lalo inxhinier ishte i ngritur shumë e shumë larte, diku ne mes te “bacit” Mahmut e Kryeshefit te UDB-së Mustafa Sefedinit këtu diku ishte roli i inxhinierit “X”.
Pra deri ne sistemimin tonë qe ne fillim e kishim nenin 133 si propagande armiqësore, e me vërejtje nga lartë qe te na rrahin fizikisht: /te kalohej disi vetëm fizikisht si ne vitin 79-te, kur i rrahëm e nuk guxuan me te ndihen, si atë grupin e Ferizajt!!!?, këto fjalë zhvilloheshin ne mes te Muharrem Danes e Asllan Sllaminikut i cili na mori nga kjo dite ne mbi kqurjen e hetimeve nga ana e tij mua Ali Lajqin e Riza Demaj/ diçka u ndërrua, te gjitha këto lojëra ishin te krijuara nga “baci” Mahmut M. Sefedini e ky inxhinieri ”X”. Gjatë ditës na linin te qetë batareja e maltretimeve fillonte nga ora 21 h e natës te thuash pa ndërprerje deri ne mëngjes, shpesh ne ndihmë te Muharrem Danes, Bashkimit simpatik, inxhinierit ”X”, ishte edhe një Saviqi, i cili quhej shef, po po tregon krejt...thoshin këta...
/një ditë ne korridorin e hetuesisë sa e rëndësishme hyri një njeri i njohur qe quhet H.Sh. i cili veç me përshëndeti e bëri me aprovimin e kokës e doli, edhe sot me shkon nder mend pse u gjet këtu dhe pse ky aprovim kokë për te tjerët....me shprese qe një ditë do te me tregoj e ta bëj një tregim te bukur apo jo.../
Cingërima e telefonit ne orën 21 te mbrëmjes ishte dhe mbetet edhe sot një fobi e imja me duket se po me thërrasin....
Këtu shprehu falënderimin e veçantë për Idriz Llumnicen. Një far Cakiqin, e Xhaferin si gardian te cilët na u gjeten po si familjare ne lidhje me hetimet tona...por je far Shaipi nga Drenica qoftë me faqe te zezë, sillej si Filipoviqi e Nikoliqi, shumë poshtër e shumë ashpër, na fyente edhe pa nevojë, edhe gjatë asaj shëtitje te shkurtër qe nga karakollët me armatim na u kërcënoheshin qe je dite nga ky vend do te ju “vrajë si qentë” thoshin... thoshin e ç`nuk thoshin kur ishin ne ndërrim ky far Shaipi, Nikoliqi e Filipoviqi...
Dhoma ime nr.17, ishte ne katin e dytë te një gjysme harku te ndërtesës se burgut te Prishtinës, ushqimi ishte mizor, ne ditët e para nuk u ndiente uria por ne kalim kohe, filloj te kuptohet nga marramendja se vërtet organizmit po i mungonte gjeja elementare, kam rastin kur jo njehe i mbledhja “troshat e bukës”, nga ndonjëri ish i burgosur, gazeta vinte me vonesë te madhe te thuash mbas dy –tri ditëve.
Një dite me ftoi gardian Kameri i cili me tha a po e merr një shok tenin nga qeli ne dhomën tënde, i thash po ishte fjala për Salih Salihun te cilin e mora dhe te thuash afro një javë i dhashë qaj e bukë, qe te këndellej e kishin maltertuar aq shumë sa “urinonte gjak”.
Një ditë ishte një rast tjetër me një mësues Naim Bujupin i cili hyri brenda ne kantier e kokën e kishte mbushur me sanë livadheve.
I thash e ty q`te gjeti: ma ktheu: këtë ma kurdisi axha im Hajredin Bujupi i cili me erdhi ne livadh e me tha: Naim; eja me mua deri ne Komoran për dy tri fjalë e kthehu mos merr asgjë me veti, kur mbërrina ne Komoran tha Naimi, me shkoj trupi nga kthesa për ne stacionin e policisë....Aty ma priti Hajredin axha e me tha. Naim ty po te dërgoj ne Prishtinë mos gabo me luajt, se e hanë keq. Kështu e paska pësuar edhe kolegu i tij Ismet Sopi qe për te cilin ndijonim se e kanë shkatërruar nga veshkat, e ku pritej nga momenti ne moment te vdiste, kështu kishte kaluar edhe Halil Koliqi dhe ai Gashi i Llapushnikut.
Një ditë ne dhomën time e prunë dhe një fëmijë quhej Avni Llumnica, i cili me shokët e vetë kishin bëre një barrikadim diku ne Besi-Barilevë, gëzohej se është i burgosur, krenohej qe është ne një dhomë me një studente, ishte djali i vëllait te gardinatit Idriz Llumnica, ku ky gardiani me këshillonte te kujdesem për Avniun është i ri thoshte...
Një ditë ne dhomën time hyri vendasi im Shpend Salihaj i cili te thuash pa asfare motivi ishte i nxënë diku ne Prishtinë me motivin se i paska bartur te plagosurit me veturën e vetë e i paska dërguar ne spital, ky vendas nuk e përjetonte mirë apo normal burgun, ishte shumë i tronditur për familjen, te afërmit e tij edhe pse i jepja kurajë se i vëllai Adem Salihaj ishte dhe mbetet një martir i vazhdueshëm i lirisë...
Ne dhomën për bri kisha edhe Adem Salihaj nga Ferizaj qe u përshëndeteshim nga dritarja me grila ne orët e vona...
Dorëheqja e Mahmut Bakallit pati jehonë edhe nëpër korridoret e burgu te Prishtinës, disa e quanin kurvë, disa trim, disa hero, disa frikacak, disa e quanin qe ai i ka rregulluar krejt punët e tash kinse i pafajshëm del ne korzo me popullin dhe populli i thotë; Mirëmbrëma baci Mahmut pse nuk po e vendos një plis te bardhë, disa i thoni mos te ha ka... se mirë ja u bërë atyre qe deshën me ta prish rahatinë e pushtetit qe kurrë nuk e kemi me te mirë se sa sot...!!!?. Thoshin e ç`nuk thonin nëpër zyrkat e natës nga vetë inspektoret, thuhej kështu edhe nëpër dhomat e korridoret e burgut hetues te Prishtinës, folnin me zë edhe disa gardian, sa duket te familjeve te mira shqiptare qe ju kishte ardhur edhe atyre “deri ne hundë padrejtësia si ne vendin e punës ashtu edhe nëpër familjet e tyre”, po po flitej fort atyre ditëve te marsit 1981-tës.
Një ditë me tregoi gardiani Idriz Llumnica qe një njeri i quajtur Ibish Muja paska ardhur dhe gati krejt kohen po e kaluaka afër derës time, kinse duke pastruar. Sherri me ndodhi këtu se cili Ibish mund te jetë Ibish Mujaj Kryecullaku, apo studenti i përjetshëm apo mos kushëriri im i cili para 5 vitesh kishte plagosur për vdekje një shef policie ne Vushtrri. Me tregoi se e ka kryet cullak dhe bardhokan, atëherë e kuptova se kush dhe për çka është aq pastrues i mirë i derës time nr.17 te burgut te Prishtinës.
Vizitat ishin te vështira dhe nga ato grila te telave katrore ishte e vështirë te dallohej mirë edhe fytyra e prindërve, gjendja e maltretimeve, ushqimi i munguar, largimi i bacit Mahmut.
U largua edhe Mustafë Sefedini qe e kam cekur me lartë qe një nate e shpjegoi tere situatën, e ku ne nuk i besoja pra për kurdisjet e lëvizjes time ne Pejë e Rugovë, me tha se fjala ime ne Pejë: “se me 26 mars do te bahet punë e madhe”, se paskam kallur patrikanën, se paskam biseduar për krejt organizimet ne Kosovë, se rastin tim nga tash do ta merr SUP-i i Pejës se do te me ndanin nga Riza e Aliu e Ibrahim Nikqi, se ne rastin tim do te dëshmoj familjari im pra Osman Nikqi.
Se Bajram Dreshaj e Rexhep Nikqi për me e shpëtuar nga burgu Osman Nikqin do te bëjnë q`do gjë....te gjitha mi tha siç i thash, por asnjërës nuk ju besoja, deri sa vërtet u lajmërua se Mustafa Sefedini ka dhëne dorëheqje. Dhe se procedura e hetimeve tash e rregulluar është se do te ngarkohem me nenin 136 lidhur me 114 si kontrarevolucionar, nacionalist, irredentist, separatist.
Akuzat ishin te ndryshme ne elementin e eliminimit te njerëzve si shembulli banal, se si ne një ish bisedë diku ne vitin 1979 kur ne një sheqeri paskam biseduar se Ibish Mujes, /studentit te përjetshëm/, Zukë Dajakut e Abdukishrugisi do u dashka pak me u a pre veshët si ne kohën e Azem Bejtes, se po sillen si te pa disiplinuar ne qendrën e studenteve, /te gjitha këto akuzime na vinin me shkrim me emrat e eliminimit te këtyre personave, qe mësiguri janë edhe sot te shkruara nëpër arkivat e gjykatës komunale apo po ta pyesim Metush Sadikun e Orhan Rekathtin e dinë se ku janë..
Ç´do kund ishte edhe enigma inxhinieri disi “X”, qe thoshte a po e kishte vetëm detyrën e shenjet qe lajmi i shpejt për mes elektronikes Faksit e telefon te tregohet situata nga momenti ne moment për Beligradin.
Ne ishim pra te akuzuar me shkrime fallco si “terroriste”, ku ky shkak i shpifjeve apo kurdisjesh nga “baci” Mahmut & Company na i ndryshuan edhe nenet e ligjet, na bënë te rrezikshmit e vëllazërim–bashkimit apo shkatërrues te vetëqeverisjes Jugosllave. U bë e interpretuar shumë serioze dhe me arsye te madhe rrezikshmërisë për qytetaret e dhe për vëllazërim–bashkimit e asaj Jugosllavie. Dënimet tona ishin drakoike te mëdha nga 6 deri ne 15 vite burg te rënd, gjykimi zgjati tri dite ku nen kordonët e kolonave policeske te lidhur ne pranga u niseshim e vinim nga gjykatorja. Me gjykatës hetues Metush Sadikun, Gjykatë vëllazërim–bashkimit te gjykimit Orhan Rekathatin me një prokuror ...Kolë Shala, /nëse nuk gabohem/!!?
Prapë po e ceku se kurdisja e tmerrshme e veprave jo te bëra qe me kushtoj shumë me maltretimet fizike psikike, e shpirtërore ishin e mbeten te pa justifikueshme edhe sot e kësaj dite qe jam ënde ne pritje qe se paku ata apo këta emrat e cekur, te kërkojnë se paku falje, e cila do te ishte mendojë e lehtë për vetë shpirtin e tyre, atëherë shumë dinak, e te pa mëshirshëm po po jam ne pritje, qe te u a fali sepse është vetëm nga një jetë e jo dy, prandaj jam i fort se e kemi fituar betejën e na duhet Drejtësi e ligj....duhet edhe pala tjetër humbëse ta pranoj se paku moralisht fajin, se nëse jo do ti përcjellë deri ne amshim, apo do te u lë ankth, gjeneratave te pa hile e te pa sherre e ta pa intriga e te para...
Lugano, 19, 05.2010
[/justify]Për ZSH: Asllan Dibrani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Syle Mujaj: Rekuiem: DEMONSTRATAT STUDENTORE TË MARSIT 1981
» Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013
» Syle Mujaj: TE BURGOSURIT DUHET TA THONE TE VERTETEN E KOSOVES 1981-2010
» Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010
» Sylë Mujaj:PËRVJETORIT TE 30 TE DEMONSTRATAVE, PËRIUDHA E BURGJEVE 1981-199
» Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013
» Syle Mujaj: TE BURGOSURIT DUHET TA THONE TE VERTETEN E KOSOVES 1981-2010
» Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010
» Sylë Mujaj:PËRVJETORIT TE 30 TE DEMONSTRATAVE, PËRIUDHA E BURGJEVE 1981-199
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi