Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shoqata Kulturore Humanitare – Associazione Culturale Umanitaria-“Nëna Tereze” – “Madre Teresa di Calcutta”

Shko poshtë

Shoqata Kulturore Humanitare – Associazione Culturale Umanitaria-“Nëna Tereze” – “Madre Teresa di Calcutta” Empty Shoqata Kulturore Humanitare – Associazione Culturale Umanitaria-“Nëna Tereze” – “Madre Teresa di Calcutta”

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 30, 2010 6:39 pm

Shoqata Kulturore Humanitare – Associazione Culturale Umanitaria-“Nëna Tereze” – “Madre Teresa di Calcutta” Moz-screenshotShoqata Kulturore Humanitare – Associazione Culturale Umanitaria-“Nëna Tereze” – “Madre Teresa di Calcutta” 2007-08-30-xxl--20070830063236_MUTTER_TERESA_JAHRESTAG_JFRA501


Shoqata Kulturore Humanitare – Associazione Culturale Umanitaria
“Nëna Tereze” – “Madre Teresa di Calcutta”
Via Michelangelo, 3, 23900 LECCO
Tel. +390341420952, Tel.cell.+393471753784,
e-mail: kosova1@hotmail.com


F T E S Ë
PERSONALITETEVE TË DEVOTSHME
TË MËRGATËS SHQIPTARE NË EUROPË


Me rastin e shënimit të 100 Vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, të parës shenjtëreshë shqiptare që tërë bota e quajti Nënë dhe që do të jetë shenjtëresha e parë e dashurisë, kemi nderin ta ftojmë shoqatat dhe personalitetet e devotshme të Mërgatës Shqiptare në Europë, më sa vijon:
Shoqata Atdhetare Kulturore “Bashkimi Kombëtar” – Bassano del Grappa, Shoqata “Kosova e Lirë” – Magenta (Milano), shoqatat “Kosova” dhe “Albania” – Firencë, Shoqata Italo-shqiptare “Miqësi e Bashkëpunim” dhe Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare – Milano, si dhe shoqata të tjera shqiptare – nga Roma, Celano e Aquilas, Pistoia, Ravenna, Rimini, Trieste, Fabriano, Macerata, Treviso, Monte Belluna, Cembra e Trentos, Foligno, Parma, Torino, Genova etj. Behgjet Pacolli, Vitore Stefa – Leka, Llesh Kola, Albert Prenkaj, Visar Zhiti, Mardena Kelmendi, Arsim Berisha, Gëzim Muçolli, Avdi Beqiri, Beqir Cikaqi, Mirella Bicaj, Anita Duro, Mimoza Sali. Violeta Gjoka, Sose Dumani, Adelina Dokja, Arta Mezini, Xhafer Berisha, Agron Berisha, Xhavit Berisha, Reshat Berisha, Petrit Bashota, Arsim Mulliqaj, Xhavit Mahmuti, Musli Drenica, Mehmet Spahiu, Hamdi Llugaxhiu, Xhevdet Drenica, Fatos Faslliu, Nehat Marku, Adnan Kopliku, Miradije... Lili Bimi, Demetrio Patutici, Darling Vlora, Sejdi Jakupi, Dajlan Kola, Baki Ymeri, Sylë Mujaj, Hetem Ramadani. Dashnim Hebibi, Shefqet Dibrani, Pal Sokoli, Agim Gashi, Shaban Cakolli, Alma Papamihali, Jon Kaceli, Etjon Valle, Fran Ibra, Gafurr Buduri, Behxhet Bytyqi, Faik Tafolli, Edmond Budina, Kristina Rasi, Faruk Tasholli, Frok Ballabani, Shtjefën Martini, Luz Gjergji, Fadil Osmani, Fatmir Guri, Mejdi Ismajli, Tefik Dërguti, Mirella Draçini, Nazoralda Gjoshi, Tereza Illia, Anila Husha, etj,
që të na nderojnë ne e më shumë Nënë Terezën, me pjesëmarrjen e tyre, në kremten tonë të madhe – multietnike, që do e organizojmë më 5 e 6 qershor 2010, në Lecco të Lombardisë.
Bashkëngjitur me ftesën jua dërgojmë edhe programin festiv.
Pjesëmarrja Juaj na nderon dhe na gëzon.
Lecco, më 29 maj 2010
Mirëardhshi!
Engjëll Koliqi, veprimtar e autor i librit “Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell” që do të promovohet në këtë festë, më 6 qershor 2010
P.S. Festa mbahet nën patronazh të trefishtë – të Ministrisë së Kulturës së Kosovës, së Qarkut të Lecco-s e të Komunës së Lecco-s.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi