Më ka marrë malli për Bardhyl Ajetin
Faqja 1 e 1
Më ka marrë malli për Bardhyl Ajetin
Më ka marrë malli për Bardhyl Ajetin
Shkruan Bajrush MORINA
5 vjet pa mikun
Pesë vjet ka zgjatur njohja jonë. Pastaj pesë ditë e pesë net, Ti në gjendje kome në Klinikën Univesitare të Prishtinës, e unë bashkë më të dashurit e Tu, nënën, vëllaun, motrën, të fejuarën, pritnim, pritnim e pritnim që ti të bëje më mirë, t’i hapje sytë dhe të na shihje neve, hijet e përlotura që nuk bënim gjë tjetër pos që pritnim një lajm të mirë me lot në sy. Më pas, të përcollëm në Aeroport që të kthehesh shëndosh e jo në arkivol. Jo në arkivol miku im Bardhyl Ajeti!
Tash jam prapë në redaksinë e gazetës “Bota sot” ku punonim së bashku. Te ai vend i punës, te ai kompjuter Yt ne kemi folur shumë, tepër shumë. Kemi folur gjithëçka. Herë me zë e herë pa zë. Herë vetëm unë e ti përmes kompjuterit. Ti zakonisht flisje me zë të lartë. E nxirrje përjashta gjithë “misterin” e bisedës tonë “të fshehtë”. Ah, sa më ka marë malli me të pa me sy, o Bardhyl Ajeti. Më ka marrë malli me të pa duke folur me të madhe, duke bërtitur nëpër redaksi.
Më ka marrë malli me të pa me sy, ulur pranë kompjterit Tënd o Bardhyl Ajeti. Me të pa të gjallë!
Dëgjo tash Ti Bardhyl! Hajt se mjaft fjete. Qohu dhe fol diçka pa lidhje. Bone ndonjë sjellje të lazdruar, prish diçka, bjeri tavolinës me grusht. Hajt pak prishe këtë heshtje monotone. O njeri, nxjerre një fjalë prej goje, shtyjma karrikën ose fikma kompjterin tim. Hajt bre, prishmi nervat njëherë! Hajt se më ka marrë malli të përlahem me Ty. Të them çka është një e zezë prej gojës. Unë e di se të në rastet e tilla nuk ma ke kthyer fjalën, nuk je grindur me mua. Ti veç më shikoje dhe pritje deri sa të më qetësoheshin nervat mua, derisa të më kalonte nervoza, derisa të pushoja së ulurituri me zë të lartë nëpër redaksi. E pastaj, ma hudhje në tavolinë një lemenkë “coca-cola”, dhe merrte fund “lufta” mes nesh.
Qohu edhe njëherë se dua të grindem shumë më Ty. Dhe mbaje mend nuk kam me të folë një kohë të gjatë!
Dëgjo tash, mos ma përzij me kos! Jo shkojmë nesër në Prizren, jo nesër në Mitrovicë, jo në Pejë! Mos më shtyj me u grind prapë me Ty tash. Bonu njëherë i vendsour. Po shkojmë ose nuk po shkojmë. Po rrimë ose nuk po rrimë. Qe, prapë duhet më të thënë diçka... Nejse! A fole me atë njerin për atë punën? E çka të tha ai? Si mbeti tash puna? Bonu more njëherë serioz dhe fol si flitet! Mos qesh more ashtu! Nejse!
A ke ndonjë ide se çka do të shkruash sot? Nëse ma paguan një “coca-colë” ta jap një ide.
O hajde të rrimë se më ka marrë malli o Bardhyl! Hajde se nuk po rrihet në punë, nuk po dilet me pi kafe! Hajde më shpejt e mos u vono. Kur të vjen afër redaksisë ma cingërro telefonin! Mos harro, hajde!
E tash? E tash çka të bëjmë ne? Familja jote, nëna jote e dashur, vëllai, nipat, ne shokët dhe miqtë e tu, të prisnim që të kthehesh i gjallë, i shëndosh, i shëruar, e jo në arkivol, Bardhyl! Jo në varr Bardhyl! Jo! Ne po bëheshim gati për dasmën Tënde e jo për varrimin Tënd! Nuk i kemi pasë fjalët kështu, as atë ditë të 3 qershorit të vitit 2005 kur për herë të fundit u takuam. Atë ditë kur u ndamë e nuk u pamë më për së gjalli.
Pesë vjet pas vrasjes tënde, dhembja bëhet më e rëndë. Përvjetorët edhe më të rëndë. Ne të kujtojmë me mall, dhe nuk do të harrojmë. Këto nuk janë fjalë goje, as shkronja në letër. Janë plagë të dhimbjes, janë lot ngushëllimi, janë ndjenja kolegiale e njerëzore për humbjen e mikut, për humbjen e kolegut, për humbjen e më të dashurit tonë.
Pavarësia e Kosovës është një fitore e madhe e popullit të Kosovës. Por kjo pavarësi e Kosovës do të ishte edhe më madhe, edhe më e bukur sikur Ti të ishte gjallë, sikur edhe të merrje pjesë në festën e lirisë e pavarësisë. Ti sihe pishtar i kësaj pavarësie. Ishe zë i gjallë e i fortë që me laps të guximshëm e shkruaje emrin Pavarësi.
Por kështu e paska jeta. Tash Mirupafshim Bardhyl Ajeti! Të fala Xhemës, Shabanit, Faikut, Smajlit, Ukës, Tahirit, Besimit, Bekimit....mos harro Bekimit, Bekim Kastratit! Mirupafshim!....Mirupafshim!....Mirupafshim!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» A e dini kush e vrau Bardhyl Ajetin?
» Ramiz Dërmaku: Pak fjalë në një dhëmbje të madhe
» Debat rreth poezisë për Bardhyl Ajetin
» Bajrush Morina:Ju thaftë dora kush e vrau Bardhyl Ajetin!
» Agim Gashi:IN MEMORIAM PER BARDHYL AJETIN

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi