Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Behxhet Dibrani: Kriptokrisitianizmi (Laramania) si proces në Kosovë gjatë shekujve XVIII-XIX

Shko poshtë

Behxhet Dibrani: Kriptokrisitianizmi (Laramania) si proces në Kosovë gjatë shekujve XVIII-XIX Empty Behxhet Dibrani: Kriptokrisitianizmi (Laramania) si proces në Kosovë gjatë shekujve XVIII-XIX

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 07, 2010 12:27 am




Behxhet Dibrani: Kriptokrisitianizmi (Laramania) si proces në Kosovë gjatë shekujve XVIII-XIX U1_Clement_XI
Klementi XI ose Gjon Françesk Albani
Kriptokrisitianizmi (Laramania) si proces në Kosovë gjatë shekujve XVIII-XIX




Nga Behxhet Dibrani



Kur flasim për laramaninë si fenomen mendoj se është një specifikë te shqiptarët ,i cili si proces ndodhi për arsye të shumë faktorëve duke filluar nga diskriminimi ekonomik, politik, juridik dhe i mbështetur edhe nga një presion shumëdimesional, i cili ishte ushtruar nga zyrtarët e pushtuesit osman në tokat shqiptare.

Kriptokatolicizmi i pati edhe veçoritë e veta si dukuri, duke tentuar për ti shpëtuar keqtrajtimit banorët katolik shqiptarë ndrronin emrin por shpirtërisht me zemër ndiheshin katolik. Një moment Gjon Mazrreku rrëfen se si një mysliman nga Mamusha e Prizrenit i lutej atij që ti rrëfehej dhe ta kungonte fshehurazi, pra katolikët ishin para alternatives ose të pranonin heroikisht se ishin të krishterë dhe të merrnin parasysh taksat e rënda deri në vdekje, ose të ruanin jetën e të shpëtonin duke sakrifikuar emrin e krishterë, por jo edhe besimin.

Dukuria e laramanisë mori hov sidomos pas luftërave austro-osmane 1689, pas tërheqjes së austriakëve nga Kosova një pjesë e shqiptarëve katolik u detyrua të largohej së bashku me austriakët vetëm për të shpëtuar.

Si rezultat i këtyre proceseve që po kalonin populli duke jetuar një jetë fetare të dyanshme u thirr Koncili i Arbrit më 1703, të cilin e udhëhoqi Vinçenc Zmajeviqi arqipeshkv në këtë kohë i Tivarit. Në këtë kohë roli i Papa Klementit XI Albani dhe involivimi i tij ishte shumë i madh, i cili edhe ishte me origjinë shqiptare dhe i dinte rrethanat shumë mire në këtë pjesë te Ballkanit. Ai qe shumë aktiv , atij i arrinin shumë lajme për rrënimin e kishave, qyteteve dhe fshatrave që ndodhnin në Kosovë dhe mbarë viset shqiptare, pra paraqitej një situate mjaft delikate që po kalonin katolikët shqiptar. Me iniciativën e tij ishte i thirrur edhe Koncili i Arbrit, këtë e potencon edhe biografi i tij francez.

Papa Klemienti XI u tregua mjaftë i kujdesshëm për ngritjen sa më lart të çështjes shqiptare në atë kohë. Ai themeloi një vend te përhershëm të lire në Propagandë, themeloi një kolegj për shqiptarët , që do të ishte sikurse seminari arbëresh i Palermos.

Përmenda këto fakte për të parë nga afër rolin që kishte luajtur ky papë në proceset e gjithëmbarshme që po kalonin shqiptarët gjithandej dhe kontributin e madh të tij në përmirësimin e situatës së katolikëve shqiptar në mbarë trojet e tyre, të cilat ishin nën një sundim mjaftë të egër osman.

Dy ishin çështjet kryesore në këtë koncil që u trajtuan ; e para ishte që të korrigjoheshin gabimet në përhapjen e islamizmit dhe kriptokrisitianizmit duke u bërë një reformë e përshtatshme katolike e mbështetur në doktrinën katolike dhe e dyta Koncili kërkonte shkëputje publikisht nga feja islame i atyre laramanëve dhe predikimi i hapur i krishterimit. Në këtë koncil u shtrua edhe nevoja e hapjes së shkollave për edukimin fetar të rinisë.

Konkluzionet e koncilit ndihmuan në tentimin për vendosjen e një rendi deri diku dhe ndërprerjen një devijimi shpirtëror siç e quajtën shumë relatorë të kohës.

Edhe pse u morën këto vendime situata në teren ishte mjaft e komplikuar dhe vështirë për tu zbatuar, kur themi këtë kemi parasysh se shumë familje ishin të përziera martesa katolike dhe myslimane dhe luteshin që kleri të vazhdonte t’i kryente shërbesat dhe pagëzonte fëmijët ende, një gjë e tillë me koncilin e Arbrit bëhej thirrje të mos zbatohej dhe të vihej një rregull në këtë aspekt. Kleri i ulët katolik duke parë situatën nga afër në teren shpeshherë nuk zbatoi vendimet e Koncilit sepse ishte shumë vështirë.

Koncili me vendimet e tij ndalonte për të ngrënë në ditët e caktuara për katolikët, ndalonte mbajtjen e emrave mysliman të popullatës katolike ,katolikëve marrjen pjesë në ceremonitë fetare islame e kjo nuk ndodhte në mesin e popullatës të cilët shpeshherë për të mos u vërejtur se ishin të krishterë para pushtetit osman vepronin në publik si të tillë.

Si shkak për laramanin në literature përmendet edhe dhuna politike. Kur jemi te procesi i laramanisë Gjon Nikoll Kazazi arqipeshkv i Shkupit e njoftonte Selinë e Shenjtë duke raportuar se në arqipeshkvinë e tij kishte dy grupe besimtarësh; ata që shpallnin hapur krishterimin dhe bëheshin subjekt i çdo padrejtësie dhe përndjekje dhe grupi i dytë, i cili nuk donte t’i nënshtrohej haraçit turk, brenda këta mbanin fenë e krishtere, nganjëherë as vet babai nuk u tregonte përkatësin e vet fetare fëmijëve dhe anasjelltas.

Deri në vitet 40-të të shekullit XVIII, u zhvillua një dyluftim në mes selisë katolike dhe klerikëve të ulët, në këtë çështje u detyrua të ndërhynte edhe papa Benedikti XIV personalisht duke konfirmuar që vendimet e Koncilit të Arbrit ishin të detyrueshme për t’u zbatuar.

Numri kriptokatolikëve prej vitit 1744 deri në mesin e shekullit XIX si rezultat i faktorëve ekonomik u rrit shumë. Vetëm në dioqezën e Shkupit e Prizrenit ishin më shumë se 3000 laraman që ishin përjashtuar nga sakramentet e shenjta, vetëm në famullinë e Prizrenit kishte 16 mijë laraman.

Pra, kriptokristianizmi u bë për arsye ekonomike duke mos i përjashtuar edhe ato politike, derisa taksa e dhjeta dhe xhizja u merrej popullatës katolike nga spahiu edhe pushteti qendror vazhdonte kërkonte për vete , kështu dyfishimi i sasisë në aspektin ekonomik e pati domethënien e vet në nxitjen e islamizmit.

-Sa i përket popullatës katolike të Kosovës dhe gjendjes së tyre fetare ,kemi të dhëna jo të mjaftueshme se deri në cilin shekull qëndruan pa filluar ta pranonin në masë më të madhe islamizimin ,por ka mendime të bazuara që deri shekujt XVIII-XIX nuk ka filluar një kalim i madh nga katolik në mysliman. Vlen të përmendim disa fise tek të cilët në Kosovë nuk filluan ta pranojnë deri në shekullin XIX fenë islame siç ishin; fiset e Gashit, Krasniqi, Merturi, Shalës,Kelmendit. etj. Një pjesë tjetër e popullatës vazhduan si kriptokatolik të vepronin varësisht prej rrethanave; në shtëpi të ruanin traditën si katolik, para pushtetit osman si mysliman dhe tërë këtë situate të vështirë të tyre qarqe të caktuara sllavo- serbe në shek XIX tentuan ti paraqesin si serbe disa nga këto familje kriptokatolike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi