Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abas Fejzullahi: Administrimet në Kosovë gjatë periudhës 1999-2009

Shko poshtë

Abas Fejzullahi: Administrimet në Kosovë gjatë periudhës 1999-2009 Empty Abas Fejzullahi: Administrimet në Kosovë gjatë periudhës 1999-2009

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 25, 2009 2:14 pm

ADMINISTRIMET NË KOSOVË GJATË PERIUDHËS 1999-2009

Nga Abas Fejzullahi

Çështja, e administrimit në Kosovë pas hyrjes së forcave të NATOS, është mjaft e ndërlikuar dhe kompkekse, që don një studim dhe analizë të hollësishme , për të ardhur në përfundim, se cilat kanë qenë efektet pozitive dhe negative të kësaj periudhe tani më 10 vjeçare .
Se është tejet e ndërlikuar dhe komplekse të trajtohet kjo temë, dëshmojnë këto të dhëna:
Në Kosovë pas 10 qershorit 1999 kur forcat NATOS detyruan Serbinë të nënshkruan marrëveshtjen për tëheqjen e forcave ushtarake dhe policore dhe shumë formacione tjera paramilitare të gjitha të koordinuara nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit,thënë troq, në Kosovë vërshuan organizata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare , nga vende të ndryshme si edhe themelimi i organizatave vendore gjatë qeverisë së përkohëshme pas lufte , gjeten terreninin për të vepruar e administruar secili në mënyrën e vete , ashtu siç u duhej dhe u përshtatej, pa i dhënë llogari e përgjegjësi askujt, për të gjitha veprimet e bëra pozitive apo negative , që mund të themi se që të dya kanë qenë të pranishme, por fatkeqsisht kjo e fundit me përmasa shumë më të mëdha dhe shqetsuese ..!
Zyrtarisht për administrimin e brendshëm civil, nga KS të OKB u emrua UNMIK-u, që erdhi pa ndonjë vështërsi në të gatshëm dhe u ulë këmbkryq në Kosovën hallemadhe,me fjalë e premtime për ndihmë Kosovës sa që shumica mendonin se për një kohë të shkurtër Kosova do të lulëzojë në të gjitha drejtimet…Fttkeqsisht ndodhi e kundërta dhe shumica që fillimisht e mirëpriten UNMIK-un, jo vetëm se u zhgënyen nga administrimi i tyre me rregulloret e tyre të përgjithësuara , të pa përcaktuara dhe shumkuptimshe, sa që s`kaloj shumë kohë dhe u vërejt se administrimi i ushtruar nga UNMIK-u dha këto rezultate për 10 vite:
Me këtë rast po i përmendim vetem disa nga shumë prej tyre.
• Mblodi rreth vetes punetor vendor të dëgjueshëm i pagoi mirë dhe i shërbyen për mrekulli, jo për të mirën e Kosovës dhe zhvillimin e saj ekonomik,politikë e demokratikë…!
• Jo vetem që lejoj por ishte edhe bashkëpjesëmarrës me vendorët( e uritur për pasuri) që të lulëzoi krimi i organizuar ekonomik dhe politikë pa u penguar fare, korrupsioni shtriu rrënjet në të gjitha fushat e jetës shoqërore epolitike në Kosovë…
• Unmiku vepronte dhe punonte me ligjet e Serbisë dhe isht administratë civile ndërkombëtare e cila bëri diskriminimin (siç e quanin dhe e pranonin edhe vet,si diskriminim pozitiv,xhevahir i ri i ndërkombëtarëve, duke i përkdhelur 5% serbë kolonizator të Kosovës, duke krijuar enklavat dhe strukturat paralele sipas planit dhe kërkesave të Serbisë…
• Unmiku përkrahte hapur veprimet e kriminelve Serb në Mitrovicën e veriut dhe bëri ndarjen e saj për qëllime që tani më po dihen e shifen haptas…
• Vuri standarde për Kosovën e lehtsime për Serbin, gjë që do të duhej e kundërta…!
• Kontrollonte doganat dhe ato i bëri jo për ta ndihmuar ekonomin e Kosovës por të Serbisë dhe Maqedonis duke u bërë lehtsime ndërsa Kosovës duke i vu kushte e standarde…!
• Në vend se të ndihmon zhvillimin ekonomik dhe punësimin, ndodhi e kunderta dhe pothuajse për 10 vjet administrim papunësia kalon mbi 60% dhe varfëria tek shtresa e gjërë e popullatës ka arrijtur në skajshmëri…!
• Vetvrasjet si fenomen i pa njohur më parë në Kosovë tani janë jo vetem shqetsuese por edhe tmerruese.
• E rjepen pasurin e mbetur të Kosovës në forma dhe mënyra të ndryshme si me enrgjitikën ( më shumë në terr se me dritë,dhe drejtime tjera administrative ku ndërkombëtarët u majen edhe me rrogat e tyre të mdhaja edhe nga burimet tjera pa u ngopur kurr dhe në këtë mënyrë krijuan një burokraci dhe korrupcion trishtues…si të ndërkombëtarët dhe vendorët..!
• Unmiku fliste dhe përfaqsonte Kosovën jashtë vendit, ashtu siç donte dhe i përshtaej për jetëzgjatjen e tij në Kosovë, për interesat dhe përfitimet e tyre e për varfërimin e Kosovës.
• Vendorët s`kishin kurrfar kompetencash, ndërsa ngarkoheshin me përgjegjësi …edhe për gabimet që i bënte me qëllim e vetdije, vet administrata e UNMIK-ut!
• Unmiku ishte dhe shërbente për stërzgjatjen e zgjedhjes së statusit të Kosovës, mu ashtu siç kërkonte serbia sa që ende sot e kësaj dite jo vetem që se njef pavarësinë e Kosovës, por bashkëpunon me strukturat paralele serbe të krijuar në Kosovë me bekimin e Serbisë dhe vet UNMIK-istanit të famshëm.
• Për të gjitha këto dhe shumë që s`po i përmendim me këtë rastë, shpeshëherë vendorët fillimisht besa edhe deri në fund e lavdronin UNMIK-un -ndërsa Serbia e kritikonte-edhe pse bashkëpunonte me te e per vete, ndërsa tani Serbia e lavdron dhe kërkon që UNMIKU të qëndron, e vendoret kur e panë sherrin që ka bërë e që po bënë, kërkojnë të largohet, por shumë me vonesë e me shumë pasoja.. dhe pa ndonjë efekt konkret për largim…!
• Lidhur me të gjitha këto veprime të dëmshme ,s`janë pa faj edhe klasa politike vendore, e cila gëlltiti dhe po gëlltit çdo propozim të ndërkombëtarëve dhe bëri aq shumë kompromise sa që jo vetem që janë të dhimshme siç e prnojnë edhe vet por e dhe me pasoja afatgjate për të ardhmen e Kosovës.
• Ndërsa Organizata të ndryshme humanitare qeveritare dhe jo qeveritare,nderkombëtare apo vendore , ka pasur me qindra e mija dhe secila ka vepruar në mënyren e vete dhe format e tyre të përshtatshme sa që analiza të hollësishme per rezultatet e tyre pozitive apo te kundërtën ende në mënyrë zyrtare sjanë të njohura, mu ashtu si edhe të UNMIK-ut, që do të thot, kjo temë është shumë interesante dhe me rëndësi si për trajtim dhe hulumtin,në mënyrë të hollësishme dhe serioze per të nxjerrur një përfundim , perafërsisht real, në os qoft edhe katastrofal…?
• Kjo barrë dhe detyrë duhet, t`i takoj institucioneve të caktuara të Kosovës, duke zgjedhur ekip punues për t`i hulumtuar, studiuar, zbëthyer e analizuar në hollësi e thellësi, këtë periudhe të shumë administrimeve në Kosovë brenda këtyre 10 vitesh, në mënyrë të pa anëshme pa pasur kurrfar trysnie nga asnjëfaktor i brendshëm politik dhe i jashtëm,por me punë sistematike ndergjegje e përgjegjësi të lartë, të paraqesin e shkruajn të vërtetën, por edhe të gjithë atyre që tregojnë interesim për të gjurmuar dhe hulumtuar në këtë drejtim…
• Si përfundim:
• Me vendosjen e UNMIK-ut në të gatshëm, në Kosovën e pasluftës, pa mundë e sakrificë, sepse mundin dhe sakrificën e bëri NATO dhe populli i Kosovës me bijtë e saj të UçK-së, gjëja për të administruar sipas rregullave të saja dhe ndihmuar në bërjen e themelimin e institucineve shtetërore. UNMIK-u në mënyrë mjeshtrore me dredhi e ndërskamca, me premtime të mdha, filloj jo për të bërë institucionet, por për t`i zhbërë edhe ato të cilat me gjakë e sakrificë ishin krijuar pas referendumit popullor për pavarësi të viteteve 1990-ta dhe shpalljen e Kosovës Republikë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në Kaçanik- që njifet si Kushtetuta e Kaçanikut.Aso kohe ju dha urdhër Kryetarit të parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës , që në afat prej 30 ditësh t`i shuan së ekzistuar institucionet e Kosovës Parlamentin , dhe organet e qeverisë..i!? Kështu dhe u bë falë gabimeve të vendorëve që mendonin se tani do marrin pushtetin dhe i mohonin institucionet që vepruan dhe punuan aq sa munden nënë okupimin serb pothuajse 10 vite me rradhë.

2009-06-13
Abas Fejzullahi


Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit?

Nga Abas Fejzullhi

Po Kosova e dal nga lufta e djegur dhe e shkruamuar në shumë drejtime, si ate shpirtëror dhe material nga barbaria serbe e çfrenuar, e përkdhelur në të gjitha periudhat nga BE në formë direkte apo inirekte. OKB me fjalë e premtime të mdhaja,se do e ndihmojnë Kosovën edhe dërguan të ashtuquajturin UNMIK, jo për t`na ndihmua siç premtonin, por për t`na penguar, dëmtuar e rrënuar ekomnomokisht ,dhe për t`na ofruar shkopin e lypsit…në dorë, mu ashtu siç kërkonte ASHA të Sërbisë në vitet 1988 -1990-ku përjashtoi nga puna pothuajse gjithë punëtorët shqiptarë përmes organeve të dhunëshme të pushtetit okupues serb, dhe faktori ndërkombëtar aso kohe vetem se bënte sehirë, sikurse dhe tani...?!

E për këtë ka aq shumë argumente e fakte, jo për të shkruar një referat disa faqë por edhe vëllime librash me mija faqe. UNMIK-u që në fillim në bazë të Rezolutës 1244 e administronte Kosovën me ligjet e Serbisë, dhe ato me mjeshtri i praktikonte dhe i praktikon duke dëmtuar interesat e Kosovës, edhe sot vazhdon për të bërë pengesa,aty ku mundet e sa mundet. Nga shumë dëme që ka bërë administrimi i UNMIK-ut në shumë drejtime është edhe privatizimi i shumë ndërmarrjeve shoqërore- Fabrikave dhe pasurive tjera në Kosovë.

Fillimisht deklaronin se do punojnë me ligjë e drejtësi, e nuk mungonin deklaratat lavdruese për rezultate të shkëlqyera në rajon , bile edhe nga vendorët merrnin lavdrata e pse jo:

Siç thot populli: Mazën e merrnin UNMIKASIT-Hierren disa vendas, ndërsa punëtorët e gjor mbeten të pa punë,me gishta në gojë, edhe ato 20% të mjeteve nga privatizimi shumica prej tyre si morren kurr por si shërblim për punën dhe djerësen e tyre në krijimin e këtyre pasurive mbeten rrugëve dhe u shëndërruan në lypsarë- me varfëri të skajshme. Si pasoj e këtyre veprimeve, vetvrasjet u shtuan si fenomen i pa njohur më parë tek shqiptarët në Kosovë- as gjatë okupimit serb bile, sepse solidariteti dhe ndihmat mes veti ishin në nivel lakmues…

Një ndër shumë veprimet e UNMIK-ut ishte pikërisht Shtylla e katërtë lidhur me privatizimin në Kosovë.
Për t`ua lënë këmët e arushës në dorë, siç thot një fjalë e urtë popullore, vendorëve krijoj të ashtu quajturen AKM- AGJENCIN KOSOVARE E MIRËBESIMIT- që nga themelimi i saj e deri me sot, ka dëshmua të kundërtën dhe realisht i përgjigjet kjo shkurtes por me një ndryshim jo të vogël të një fjale dhe konkretisht AGJENCIN KOSOVARE E MOSBESIMIT.

Asnjëhere nuk ju dhanë raste e mundësi kredi e investime për ti rivitalizuar apo provuar të prodhojnë ato fabrika e ndërmarrje ku ka pasur mundësi…me arsyetime te tyre dhe rregullat e UNMIK-ut për privatizim dhe përfitimet e tyre. Aty ku janë bë përpjekje nga punëtorët janë penguar në forma dhe mënyra të ndryshme.

Në muajn shtator të vitit 2008 shtypi vërshoi me lajme se u djegën dokumentet e AKM pra të privatizimit nga administrata e UNMIK-ut..!UNMIKASIT thonin se janë djegur dokumente tjera, jo me vlerë dhe kështu u krijue rrëmuj e huti dhe u la në harresë dal ngadal, deri sa vëlersuan se është koha e përshtatshme për t`i mbuluar veprimet e shëmtuara dhe keqpërdorimet,duke shëndrruar AKM - AGJENCIN KOSOVARE E MOSBESIMIT në AKP, AGJENCIN KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT apo PSHTJELLIMIT.siç thuhet në popull Ali Hoxha-Hoxh Alia…!
Të gjitha këto ndryshime dhe pshtjellime janë bërë dhe bëhen vazhdimisht,për ti fshehur apo zhdukur gjurmët e keqpërdorimeve nga zyrtarët e UNMIK-ut dhe vendor në bashkëpunim dhe bashkëveprim.
Pasojat nga këto veprime janë të rënda dhe afatgjata për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien e popullatës në përgjithësi dhe varfrimin e saj në veçanti…

Shpronsimi toksor i pasurive të mdhaja shoqërore në Kosovë,përmes lojrave me Ligje duke bërë politizimin e pronësisë për të krijuar anarki dhe mjegulli rreth pasurive shoqërore dhe natyrore, duke ndërruar pronarët sipas interesave dhe diktatit partiak e të zyrtarëve të UNMIK-ut, duke krijuar huti,dyshime e mosbesim rreth pronarit të vërtetë-popullit…si dhe shumë fabrika dhe ndërmarrje shoqërore u privatizuan në mënyrën më djallëzore , në dëmin e punëtorëve dhe rrënimin e ekonomisë së Kosovës edhe ashtu të rrënuar e plaçkitur nga okupatori serb, e ajo që ka ngelur po e pson të njejtin fat përmes AKM- por me udhëheqjen dhe realizuesin kryesor –zyrtarë e të uritur të administratës së UNMIK-ut dhe pse jo edhe vendorët për përfitimet e tyre rreth privatizimeve duke ndërruar pronarët e vërtetët të pronave përmes rregullave të pa rregullta të UNMIK-ut..!
• Këto pra i bëri AKM- AGJENCIN KOSOVARE E MOSBESIMIT.
• Çfarë po bënë e do të bënë AKP, mbetet të shifet , por me sa duket se nuk do të ket ndonjë mrekulli në këtë drejtim ,vetëm se janë dyshimet dhe mosbesimi se do e vazhdojnë të njejtin veprimtari fitimpruese si AKM- sepse siç janë shenjat vetem se kanë ndërruar uniformën sikurse UNMIKU në EULEX, me qënrime të pa çarta e konkrete të mbshtjelluar me ndikime politike e intersa të ndryshme, mbetet në vazhdimsi dyshimi i bazuar se AKP do të jetë:Agjencioni Kosovar i Pshtjellimeve.

• Veprimi i Agjencionit Kundër Korrupsionit , lidhur me hulumtimin e korrupsionin ne të gjitha drejtimet por edhe reth privatizimit deri me tanika pak shpresa për veprime konkrete në këtë drejtim dhe evetmja shpresë është përseri te vllai i UNMIK-ut EULEX-i dhe ja se çfarë shkruan gazeta Express e 15 prill 2009.

Të gjitha nivelet institucionale që nga Komunat e deri te nivelet e republikës-Kuvendi i Kosovës, deri më tani s`kanë bërë diç konkrete në këtë drejtim, as pas pavarsisë. Mbetet të pritet e të shifet çfarë do bëhet në të ardhmen …!

2009-06-13
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi