Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hasan Qyqalla: Mishërimi në botën e fatosëve dhe shkëlqimi i artit

Shko poshtë

Hasan Qyqalla: Mishërimi në botën e fatosëve dhe shkëlqimi i artit Empty Hasan Qyqalla: Mishërimi në botën e fatosëve dhe shkëlqimi i artit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 07, 2010 12:37 am

Hasan Qyqalla: Mishërimi në botën e fatosëve dhe shkëlqimi i artit U1_HasanQyqalla
DIBRAN DEMAKU
„GJEOGRAFIA E KLASËS SIME“
Botuar: „ Shkëndija “
Biblioteka: „ Dedja “
Redaktor: Sulejman Dermaku
Recensent: Sabit Jaha
Prishtinë , 2007;
MISHËRIMI ME BOTËN E FATOSËVE, DHE SHKËLQIMI I ARTIT
“Të shkruarit e një libri, është përpjekje e tmerrëshme sfilitëse, porsi një lëngatë e gjatë e një smundje plot dhëmbje”- Xh. Oruell
Nga Hasan QYQALLA
Filloj me këtë maksimë, mbase një “smundje të tillë kronike” të të krijuarit artistik, e hasim tek poeti, gazetari e krijuesi I palodhshëm z. Dibran Demaku, që tani për lexuesit e pasionuar nuk është emër I panjohur. I panjohur është vetëm brendia, përbërja dhe koncepti i këtij libri në fjalë, pra “Gjeografia e klasës sime”, për ata që ende nuk kishin rastin ta lexojnë. Sapo e lexova, nuk më la duarkryq pa thënë dy-tre fjalë, për meszhet e brengën e autorit që nxjerrë nga vepra në fjalë.
Të krijosh e kultivosh artin komunikues për fatosët, nuk është të posedosh talentin e pendës së përkryer, por padyshim tregon nivelin e pjekurisë së lartë të vlerave specifike letrare. Talentin e prirë, tani edhe të përsosur poetik të kësaj strukture e dëshmon dhe arsyeton veten si krijues i veçantë z. Demaku. Pas librave “Voglushe dhe shtatore”; “Rrëfimet e klasës së vjetër”; edhe në librin më të ri “Gjeografia e klasës sime”, spikat vlerat artistike, komunikative permes vargjeve: të kapshme, me figura metaforike, e herë-herë edhe konkrete, të drejtpërdrejta.” Parathënjen” e librit e përshkruan Bardha: e bardhë, e bukur, e kendshme, e ëmbël si gjithë fëmijët tjerë; në monolog, që nga emocioni i ditës së pare në shkollë. Bardha e perception strukturën e klasës, shoqet e shokët që shndrisin si lule në fusha, për të hiperbolizuar portretin e mësueses Liri, kur padyshim është kurreshtje e dëshirë e çdo shkollari fillestar. Më tej bëhet ndarja e librit në pseë (5) kapituj: 1. lotë pikëllimi; 2. Zogj të Lirisë; 3. Ëndërr; 4. Kjo është jeta jonë; dhe 5. Kur kthehen dallëndyshet!
Hasan Qyqalla: Mishërimi në botën e fatosëve dhe shkëlqimi i artit U1_DibranDemakuNë kapitullin “lotë pikëllimi”, poeti mishërohet aq ngjeshëm me moshën e voglushëve, që krijon bindjen e thellë të afrisë, jo vetëm permes ilustrimeve poetike por gjithësesi edhe shpirtërore! Nxjerr mllefin e pezmin fëminorë se nuk janë të lirë si fëmijët tjerë të Botës, e për një cope LIRI edhe ata vetëflijohen,… për Tokën e shenjtë stërgjyshërore, që e mjerisht është mizorisht e shkelur dhe okupuar. Bile “Gjeografia e klasës sime”, është pasqyrë realiste e migrimeve tona, tok me vogëlushët nëpër Botë,…e vërtet nuk ngelet gjë tjetër:_”veç shënimeve ku(?), kush(?), kah migroi (!?), siç vrgënon poeti me dhëmbje:
“Ikin shokët, ikin, zvogëlohet klasa ime,
Ç’farë të bëjë unë(?), veç të mbaj shënime”!
Në këtë vepër gjejmë edhe prototipin e “Lulit migjenian”, pasi “Ata” që autori as nuk i zë n’gojë (mbase dihet për kë e ka fjalën); I rënduan, rrahën, okupuan, maltretuan, burgosën e varruan më të pafajshmit, të padjallëzuarit: pra fëmijtë! Gjejmë një përshkrim kronologjik të ngjarjeve me një formë sinkronizimi të gjendjes sociale, material, e të Familjes si p.sh.
“ Ne kemi frikë mos trkasin në derë;
Mami e pyet babin:_a do të ketë Pranverë?”
Është e interesanta e veçantë e poetit që hetueshëm lidhë ose gërsheton shpirtëroren e ideologjinë, si p.sh. në vjershën “Poezi”, ku autori në mënyrë të stërholluar zbërthen monologun në dysh kur thot: “_kush është dhe poeti që shkroi poezi,
në ndonjë shteg mbeti, ka rënë për Liri…”!
Shtrohet pyetja: _ Pse poeti zhytet në botën e fëmijve ? Arsyeja qëndron pikërisht në nxjerrjen dhe pasqyrimin objektiv të psikologjisë së adoleshencës, që është një spektër I veçantë më vete. Ai din të “qajë” si fëmijë, të gëzohet, të qeshet, të lozë dhe të futet në rritën e përditshmërisë së tyre! Autori komunikon me gjuhën e çiltër të pionierëve, që do të thot: flet me secilin fëmijë të botës shqiptare. I ngacmon, i provokon në situata të nxjerrë në pah të paekspozuarën e tyre, apo më qartë: të harruarën e çastit, mbase edhe të djeshmen, aktualen dhe të nesërmen.
Parametrat poetike të z. Demaku, shtrihen disproporcionalisht me dimensione të gjëra e gjata mbi horizonte! E prekë çdo pol të Globit ku migruan shoqet e shokët e klasës që vërtet ngërthen formulimin metaforik të vet titullit të librit “Gjeografia e klasës sime”! Veçori tjetër është që shpresa jo e rastësishme të kthehet në bindjen çuditërisht të paluhatur të poetit se: _Kosova dë të ngrihet gradualisht “shkallë-shkallë, me diell në dorë, me diell në ballë”! Diell i cili rrezon e ngroh trojet tona, etnin e moçme shqiptare dhe sugarin, gjegjësisht fatosin më të ri të Globit “Republika e Kosovës”, me rritën e jehonën e së cilës nuk do të ketë më të vegjël!
Prandaj krejt për fund, ju propozoj voglushëve e të rriturëve, prindëve e arsimtarëve; t’i qasen një çik më me seriozitet leximit e komunikimit shqip, përgjithësisht letrave shqipe…!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi