Blerim Shala:Rremuja kosovare
Faqja 1 e 1
Blerim Shala:Rremuja kosovare
Rremuja kosovare
24.02.2009
nga Blerim Shala
Brenda territorit të Kosovës kemi: dy shtete, tri sisteme të pushtetit, tri modele legale, katër polici, tri sisteme gjyqësore, një mori shërbimesh të zbulimit, dy sisteme ekonomike, dy valuta, etj. etj.
Kanë qenë tri qëllime kryesore të Misionit të Presidentit Martti Ahtisaari, Emisarit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Së pari, Kosova të bëhet shtet i pavarur, në kufijtë e njohur nga Kushtetuta e vitit 1974 (duke adresuar edhe temën e shënjimit të kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë), me një periudhë kalimtare kur sovraniteti do të ushtrohej bashkërisht, prej autoriteteve të Kosovës dhe autoriteteve ndërkombëtare, civile dhe ushtarake.
Së dyti, që në shtetin e Kosovës të krijohen dhe të zbatohen mekanizma të veçanta kushtetuese (ligjore), dhe politike të mbrojtjes të të drejtave të komuniteteve pakicë, veçmas të komunitetit serb, ashtu që pastaj të ndodhë integrimi i plotë i serbëve të Kosovës në shtetin dhe në pushtetin e Kosovës.
Së treti, që pushteti në Kosovë të jetë funksional në gjithë territorin e Kosovës, apo, që assesi të mos përsëritet rasti a shembulli i Bosnjës dhe Hercegovinës. Më konkretisht, Ahtisaari dhe Ndihmësi i tij kryesor, diplomati austriak Albert Rohan, nënvizonin që në Kosovë dhe nga Kosova, nuk duan të krijojnë një “Përbindësh Administrativ”, i cili me ndërlikueshmërinë e tij do të paralizojë shtetin e Kosovës.
Përmbushja e këtyre tri qëllimeve do të garantonte që Kosova, si shtet, të jetë një rrëfim i suksesshëm, i cili do të ofronte siguri, stabilitet dhe mirëqenie për qytetarët e vet, dhe do të hapte perspektivën e integrimit të këtij shteti në Paktin NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Ku jemi sot, pak më shumë se një vit pas bërjes së shtetit të Kosovës, në jetësimin e këtyre qëllimeve themelore, pa të cilat nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë për Kosovën dhe për rajonin? A ka rrezik të ndryshimit të Pakos së Ahtisaarit, në “përshtatje të realitetit” (formulim ky i njohur i kreut të OKB-së, Ban Ki-Moon, në justifikim të lansimit të procesit të Rikonfigurimit të UNMIK-ut), i cili do të dëmtonte shumë përmbushjen e këtyre synimeve të përbashkëta të Prishtinës, Perëndimit dhe Ahtisaarit? Çfarë dëmi do t’i shkaktohej në atë rast shtetit të Kosovës?
Përshtypja e përgjithshme, kur të bëhet krahasimi midis caqeve të përcaktuara qartë te Ahtisaari, dhe realitetit të sotëm kosovar, është që kemi mbetur në gjysmë të rrugës, që kemi edhe ngecje të mëdha, të cilat kërcënojnë me prapakthim.
Për shembull, te detyra e parë: Kosova është bërë shtet i pavarur, është njohur deri më tash nga 55 shtete anëtare të OKB-së, por nuk kemi arritur të garantojmë tërësinë territoriale të Kosovës. Veriu i Kosovës, por edhe pjesa më e madhe e vendbanimeve të tjera me shumicë serbe, realisht, nuk janë nën pushtetin e Kosovës. Me bërjen e shtetit të Kosovës, ka ndodhur edhe transformimi i strukturave paralele të pushtetit serb, në struktura të shtetit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Aktualisht, pra, kemi një “bashkëjetesë” paradoksale midis shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, në kuadër të Kosovës. S’do mend që kjo “bashkëjetesë” nuk ka kurrfarë perspektive politike. Do ta shohim se si do të zgjidhet kjo “luftë” politike dhe legale midis shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Ne, kosovarët, do të bënim gabimin më të madh të mundshëm po që se do t’i mbyllnim sytë para këtij fakti.
Sa i përket qëllimit të dytë, autoritetet kosovare i kanë kryer obligimet e tyre, në atë dimensionin legal, ndaj Pakos së Ahtisaarit, duke miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjet nga Agjenda legjislative e kësaj Pakoje. Por, implementimi praktik/politik i këtyre detyrimeve kushtetuese/ligjore, pos tjerash, përmes krijimit të komunave të reja me shumicë serbe, siç parashihet në Aneksin për decentralizim, apo, krijimit të Zonave mbrojtëse për Kishat dhe Manastiret Ortodokse, siç është përcaktuar me Aneksin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe religjioze, është pamundësuar për shkak të refuzimit këmbëngulës të Beogradit zyrtar për të qenë qyshdoqoftë bashkëpunues me Bashkësinë Ndërkombëtare për sendërtimin e Pakos së Ahtisaarit.
Caku i Beogradit është që asgjë të mos lëvizë në Kosovë, sa i përket realizimit të Propozimit Gjithëpërfshirës të Ahtisaarit, derisa të mos kumtohet mendimi i ICJ-së, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, për procedurën e pavarësimit të shtetit të Kosovës. Pasi që ky qëndrim i ICJ-së nuk pritet të bëhet i njohur para gjysmës së dytë të vitit 2010 (në mos edhe më vonë), atëherë mund të parashihen telashe shumë të mëdha për autoritetet e Kosovës dhe ICO-në, Zyrën Civile Ndërkombëtare, në kryerjen e detyrave që dalin prej Pakos së fituesit të Çmimit Nobel për Paqe, për vitin 2008.
Gjendja nuk është aspak më e mirë edhe kur bëhet fjalë për realizimin e Qëllimit të Tretë të Presidentit Ahtisaari: Krijimin e një pushteti funksional të Kosovës.
Këtu jemi përballë me vështirësi tepër të mëdha, të cilat, kur të dyzohen, nuk kanë si mos ta rikujtojnë makthin e Ahtisaarit dhe Rohanit: Përbindëshin Administrativ.
“Prerja e pastër” midis fazës kur do të ketë një lloj bashkëjetese midis autoriteteve të Kosovës, UNMIK-ut, ICO-së dhe EULEX-it, në katërmujorin e parë të ekzistencës së shtetit të Kosovës, dhe fazës kur gjithçka do të qartësohej, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nuk ka ndodhur.
UNMIK dhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë tutje këndejpari. Njëkohësisht, kemi Zyrën Civile Ndërkombëtare, me mandatin e ditur në favor të shtetit të Kosovës, EULEX-in që ka hyrë në Kosovë me atë qasjen absurde (gjithsesi) të “neutralitetit ndaj statusit”, OSBE-në që ka mbetur në Kosovë me po të njëjtin “lejekalim” (“neutral ndaj statusit”), KFOR-in që njëkohësisht funksionon në bazë të Rezolutës 1244 dhe Pakos së Ahtisaarit (krijimi i FSK-së, Forcës së Sigurisë së Kosovës është përgjegjësi e tij dhe e Paktit NATO në bazë të kësaj Pakoje), më në fund, dhe më së pari për nga rëndësia, kemi vetë pushtetin e Kosovës që nga 15 qershori i vitit 2008, duhet të veprojë në bazë të Kushtetutës së Kosovës.
Rrumbullakimi i kësaj analize do të mund të bëhej në këtë mënyrë: Në shkurtin e vitit 2009, në Kosovë, brenda territorit të Kosovës kemi: dy shtete, Kosovën dhe Serbinë, tri sisteme të pushtetit, atë të Kosovës, të Serbisë dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare, tri modele legale, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Pakon e Ahtisaarit/Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe modelin e Serbisë, katër polici, atë të Kosovës me zinxhir komandues të njohur, Policinë e Kosovës, segmentin e policëve serbë në kuadër të Policisë së Kosovës, me zinxhirin komandues që njeh EULEX-in si autoritet më të lartë, MUP-in e Serbisë (Ministrinë e Punëve të Brendshme) dhe EULEX-in; një mori shërbimesh të zbulimit, ku kjo e Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës, tek ka bërë hapat e parë; dy sisteme ekonomike, financiare, tatimore; dy valuta, etj.etj.
A mund ta përballojë Kosova këtë rrëmujë të madhe?
Jo, është përgjigja e vetme.
Dëmet e kësaj rrëmuje po vazhdojnë të akumulohen në “konton” politike, ekonomike, sociale, diplomatike, shtet-ndërtuese, mbi të gjitha, të Kosovës. Kemi të bëjmë me një “deficit” të rrezikshëm, tepër të rrezikshëm, për shtetin e Kosovës, dhe për synimet e përbashkëta të Prishtinës dhe të Perëndimit për stabilizimin e këtij shteti dhe të kësaj pjese të Evropës. (Express)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Blerim Shala:Partia që është Shtet
» Blerim Shala:Refuzimi institucional i realitetit
» Blerim Shala:Politikë e re për stabilizimin e Kosovës
» Blerim Shala:Nënshtrimi i Kushtetutës me nënshkrimet politike
» Edhe Blerim Shala heq nënshkrimin për hetimin e SHIK'ut
» Blerim Shala:Refuzimi institucional i realitetit
» Blerim Shala:Politikë e re për stabilizimin e Kosovës
» Blerim Shala:Nënshtrimi i Kushtetutës me nënshkrimet politike
» Edhe Blerim Shala heq nënshkrimin për hetimin e SHIK'ut
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi