Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abdullah Konushevci: JA, CILA JE TI

Shko poshtë

Abdullah Konushevci: JA, CILA JE TI Empty Abdullah Konushevci: JA, CILA JE TI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 18, 2010 9:20 pm



Abdullah Konushevci: JA, CILA JE TI 22358_1344730745979_1462573627_30945514_5490926_n


Abdullah Konushevci: JA, CILA JE TI



Portreti yt është i thjeshtë
Mund të hiqet edhe me një vijë

Së pari
Shkele mbi kokën time
Dhe mbi kokën e tjetrit
Do të shkelësh me siguri

Do të lodhesh
Dhe do të djersish pak
Duke ngjitur pirgje kufomash

Është me gjemba
Rruga deri te yjet
Natyrisht

Po ti nuk jepesh
Siç jepet kurmi yt
Për të ngjitur vetëm një shkallë
Për të shtuar vetëm një lek

Kujdes
Lartësitë janë marramendëse
Mund të shembesh lehtë përtokë

Prishtinë, më 18 qershor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi