Pasuria e politikanëve duhet kontrolluar

Nga Express më 25.02.2009 në ora 17:40
Miratimi i Ligjit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë të institucioneve është i nevojshëm për ta zvogëluar korrupsionin dhe pasurimin e politikanëve në mënyrë të paligjshme. Nëse do të kishte transparencë në deklarimin e pasurisë së zyrtarëve, atëherë do të dihej saktë pasuria e një politikani dhe mundësitë për korrupsion do të zvogëloheshin. Këto konstatime janë nxjerrë në debatin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), programi “Qendra për Avokim dhe Këshilla Ligjore”, që zbatohet në partneritet me “Transparency International”, me temë “Publikimi dhe deklarimi i pasurisë së personave zyrtarë të lartë”, të organizuar nga po ashtu u tha se përveç miratimit të Ligjit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë, duhet miratuar edhe Ligjin për financimin e partive publike.
Sipas një komunikate të KDI`së, në debat është vlerësuar se mungesa e vullnetit politik institucional, është arsyeja kryesore e cila ndikon në mungesën e transparencës së zyrtarëve të lartë karshi qytetarëve.
Të pranishmit në debat, kanë konsideruar se për të rritur transparencën dhe për ta zvogëluar korrupsionin, duhet miratuar Ligjin për Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë, ligj ky i kthyer prapa nga Qeveria, me mbështetje të Kryesisë së Kuvendit.
Merita Mustafa nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka paraqitur krahasimet nga vendet tjera të rajonit, partnere të Transparency International, si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi.
Sipas Mustafës, vendet e rajonit kanë praktika më të mira sa i përket deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, për faktin se kanë infrastrukturë ligjore, gjë që në Kosovë mungon.
“Në bazë të të dhënave që ekzistojnë, në vendin tonë personat e lartë zyrtarë, nuk janë transparent dhe hezitojnë të bëjnë deklarimin e pasurisë. Po ashtu, tërheqja e Ligjit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve nga Qeveria, vendim ky i mbështetur edhe nga Kryesia e Kuvendit, dhe pa asnjë arsyetim, tregon më së miri për mungesën e transparencës së institucioneve tona”, ka thënë Mustafa.
Muharrem Mustafa nga Agjencioni Kundër Korrupsion, ka folur për procesin e deklarimit të pasurisë nga zyrtarë të lartë.
Mirëpo, duke iu përgjigjur kërkesave të OJQ-ve për bërjen publike të formularëve të pasurisë së zyrtarëve, Mustafa ka përjashtuar këtë mundësi, kjo pasi sipas tij, një gjë e tillë, nuk lejohet me Ligjin e Agjencisë.
“Bërja publike e formularëve të deklarimit të pasurive të zyrtarëve të lartë, nuk është e mundur, kjo pasi nuk e lejon ligji”, ka thënë Mustafa.
Merita Mustafa, nga KDI-ja tha se në bazë të të dhënave që ekzistojnë, personat zyrtarë të lartë nuk janë transparentë dhe hezitojnë të bëjnë publike deklarimin e pasurisë.
“Mungesën e transparencës së institucioneve tona e vërteton edhe tërheqja e Ligjit për deklarimin e pasurisë që është bërë nga ana e qeverisë, pa asnjë arsyetim, vendim ky i mbështetur edhe nga kryesia e Kuvendit të Kosovës”, tha Mustafa.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Pasuria e politikanëve duhet kontrolluar
Vërejtje!
Të gjitha afishimet të cilat ofendojnë pa u dokumentuar fajsia e ndonjërit, do të fashihen. Jemi faqe që synonzhdukjen e armiqësive ndërshqiptare. Ata që kanë informata të sakta se kush ka vjedhë e përvetësuar mjetet e popullit, le ti paraqesin në polici dhe prokurori.
Ne nuk jemi as polici e as prokurori!
Pa hidhërime dhe vllëzërisht ju përshëndes.
Të gjitha afishimet të cilat ofendojnë pa u dokumentuar fajsia e ndonjërit, do të fashihen. Jemi faqe që synonzhdukjen e armiqësive ndërshqiptare. Ata që kanë informata të sakta se kush ka vjedhë e përvetësuar mjetet e popullit, le ti paraqesin në polici dhe prokurori.
Ne nuk jemi as polici e as prokurori!
Pa hidhërime dhe vllëzërisht ju përshëndes.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sa është pasuria e Naim Tërnaves?
» Marius Chelaru:Për mënyrën se si duhet dashur dhe si duhet jetuar
» Ja pasuria e zyrtarëve nga Komuna e Prishtinës
» Aktivitetet dhe aksionet e partive politike
» LDD: Po falet pasuria e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi