REHABILITIMI, RIATDHESIMI DHE RISHPËRBLIMI I BUJAR BUKOSHIT
Faqja 1 e 1

REFORMAT NË LDK (7)
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Rehabilitimi i Bujar Bukoshit dhe “riatdhesimi?!” e më pas edhe rishpërblimi i tij nga LDK-ja, në kushtet e zhvillimeve normale do të ishte jo vetëm akt human dhe moral, por një patriotizëm i rrallë. Por Bujar Bukoshi është njeriu që i ka shkaktuar dëmet më të mëdha pikërisht LDK-së, institucioneve të dala nga LDK-ja, dhe të atyre institucioneve që kishin dalë nga vota e popullit, shpërblimi që i bëhet atij është ankronik dhe i dëmshëm për këtë parti.
Në rrjedhat e kohës Bujar Bukoshi do të bëhet politikani më kontrovers i cili do të shkatërroj jo vetëm sistemin shtetëror, por do të shkatërroj më së shumti organizimin e mirë të LDK-së në diasporë, veçmas do t’u krijon telashe degëve të LDK-së në Zvicër dhe Gjermani. Pastaj përmes komisioneve tagërmbledhëse, (ku pagesa e anëtarëve të LDK-së prej trepërqindëshi u pagua si tagër nga LDK-istët në diasporë). Promotor i një fushatë hakmarrëse ndaj LDK-së ishte gjatë shumë viteve Bujar Bukoshi që do të ndërsen tagërmbledhësit e tij që të silleshin si xhandar nëpër tubimet dhe mbledhjet e LDK-së, e cila për vite të tëra e paguante haraçin me çmimin më të lart të Republikës.
Të gjithë veprimtarët dhe aktivistët e LDK-së, në Kosovë dhe Evropë e din se si është sjell Bujar Bukoshi me Qendrën për Informim të Kosovës, me Presidencën që iu kishte bërë halë në sy, dhe me kryesinë qendrore të LDK-së në Prishtinë. Në kohën e qeverisjes së tij diaspora shqiptare, veçmas ajo në Zvicër dhe Gjermani, do të pësojnë debakël në aspektin e organizimit të tyre, veçmas në sektorin e organizimit. Bujar Bukoshi do të mbahet mend si njëri nga politikanët me tekanjoz që i ka pasur historia kosovare në këtë njëzetëvjetëshin e fundit. Ai do të arrij t’i bëjë pikë e pesë edhe oficeret e karrierës të cilët do të bien pre e tekeve të tij, kurse ai nuk do të ka mëshirë as gjatë luftës së tmerrshme që bënte Serbia në Kosovë, por do ta vazhdojë aventurën e tij antiinstitucionale që do të shoqërohet me dramacitetin e konflikteve të mëdha në relacionin UÇK – Qeveri, për të vazhduar këtë avaz edhe në vitet e para të çlirimit të Kosovës.
Mbarimi i luftës do ta gjej herë në Prishtinë dhe herë në Gjermani duke shantazhuar veprimet politike majtas e djathtas, vetëm e vetëm për të mbijetuar ai dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë. Dihet se në një seancë Parlamentare Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Isa Mustafa do ta arsyetoj tërë buxhetin shtetëror që e ka menaxhuar ai dhe eprori i tij Bujar Bukoshi ku me këtë rast me një duartrokitje frenetike nga kuvendarët e Kosovës do të spastrohen dhe rehabilitohen brenda natës dhe me kalimin e kohës po shihet se janë rikthyer, janë rehabilituar dhe janë shpërblyer pikërisht nga LDK-ja.
Përveç shumë e shumë shantazheve të tjera që mbeten enigmatike edhe sot e kësaj dite, po aq mbeten enigmatike edhe letrat që vinin nga adresa elektronike “bujarbukoshi@yahoo.com”.
Është fjala për ndërhyrjen në shumë sfera të jetës. Këtë shkrim po e ilustrojmë vetëm me një fakt, kur ishte aksioni humanitar që kishte të bënte me familjen e ish shefit të QIK-ut Enver maloku, i cili u vra në një kohë rrëmujë, e ku B. Bukoshi (gjithmonë sipas adresës së theksuar më lart), do të insistoj që parat e grumbulluara të mos dorëzoheshin në destinacionin e caktuar, pasi duhej të krijohej përshtypja se dr. Ibrahim Rugovës nuk i interesonte fare për familjet e bashkëpunëtorëve të tij të vrarë, qoftë në luftë, apo me shantazhe politike menjëherë pas lufte. Kërcënime dhe shantazhe të shumta janë ato fill pas mbarimit të luftës që mbeten të freskëta dhe sidomos letrat e mesazhet kërcënuese që vinin përmes postës elektronike që edhe sot e kësaj dite ruhen si mister në të cilat pretendohej të disiplinonte edhe fjalën e lirë dhe angazhimin humanitar.
Në kohën kur këto shantazhe patën kaluan caqet e normales është kërkuar ndihmë nga Edita Tahiri, atëherë zyrtare e lartë në LDK, e cila kur kuptoi qëllimin e takimit, nuk do të gjej kohë edhe pse atëherë rrinte te të afërmit e saj në Zvicër. Madje që nga ai rast Edita Tahiri nuk do të pranon kurrë të ulej në një bisedë por do t’u shmangej vazhdimisht takimeve, qoftë edhe shikimit sy me sy. Një ndihmesë për një kontakt të domosdoshëm me Presidentin Rugova do të kërkohet edhe nga nënkryetari i LDK-së z. Kolë Berisha me të cilin në atë kohë ishin disa “armiqësi brenda partiake”, dhe ai me injorancën e tij tashmë të njohur as nuk do të përfill e as nuk do të merret me rastin në fjalë. Përpjekja për t’i dorëzuar ato letra në vendin e duhur, (letra që ishin shumë), aq shumë sa mund të bëhej një kallëzim penal, është kërkuar edhe ndihmesa e Melihate Tërmkollit me të cilën ishte një lloj miqësie edhe para se të themelohej LDK-ja. Dështimi i ardhjes së saj në kohen e duhur te presidenca ka qenë enigmatik deri me kalimin e saj në AAK, ashtu siç pat mbetur enigmatike edhe hidhërimi dhe mllefi i saj i shprazur në platformën e Hotelit Grand në Prishtinë pse disa nga komentet ishin botuar gjatë vitit 2004-2005 në gazetën “Epoka e re”.
Shpërthimi i kordonit të sigurimit të Presidencës ishte i pamundur ngase edhe në ato letra kishte rrahur gjoks B. Bukoshi se njerëzit e tij ishin kudo dhe kahdo të cilët ishin në gjendje të përcillnin çdo lëvizje a iniciativë për t’i bërë publike.
Pas disa muajsh, pikërisht në pranverën e vitit 2001, pas një udhëtimi me një delegacion nga Italia që kishte shkuar në Kosovë për “Sheshin e Paqes”, rasti i këtyre letrave do të bëhet temë diskutimi edhe në takimin me akademikun dhe shkrimtarin e njohur Sabri Hamiti i cili qëlloi të ishte së bashku me një profesor tjetër universitar, dhe me një tjetër person që me sa di ishte i angazhuar në sigurinë e tij. Sabriu si askush më parë do ta mbyll këtë temë duke e cilësuar rastin e letrave trillim dhe si të pavërtetë. Tani më duket jo etike të lëshohem më thel e të komentoj tërë rrjedhën e ngjarjes, por kur e kam lexuar librin “DULLES” të ish Drejtorit të CIA-s amerikane të viteve pesëdhjeta, gjesti i intelektualëve dhe funksionarëve të LDK-së më ka shqetësuar edhe më shumë, pasi ata nuk e mbrojtën interesin e shtetit dhe të partisë për injoronin informacionet që vinin nga një qytetar i rëndomtë i Kosovës.
Tani barra e përgjegjësisë politike për rehabilitimin e Bujar Bukoshit dhe rikthimin e tij në LDK, madje duke e shpërblyer me postin e Ministrit të shëndetësisë bëhet edhe më komplekse e cila si rast “sui generis” bie së pari mbi kryetarin e partisë i cili tashti në cilësinë e Presidentit të Kosovës e ka ngrirë postin partiak, duke i lëshuar frenjat e partisë në kryesinë qendrore që tashmë botërisht dihet se drejtohet nga një klan i ngushtë që s’kanë gjë të përbashkët me interesin partiak e aq më pak me interesin e Kosovës në përgjithësi.
Paradoksi i rehabilitimit të Bujar Bukoshit merr përmasa edhe më tragjike kur njeriu që dikur terrorizonte opinionin publik me deklarata kundër Bujar Bukoshit , sidomos gjatë kohës së Luftës z. Hashim Thaçi, tash në cilësinë e eprorit të qeverisë së Kosovë e ka pranuar në kabinetin e tij qeverisës duke ia shtuar rehabilitimet edhe në institucionet shtetërore, kurse Bujar Bukoshi fill pas Isa Mustafës do të shquhet për kërkesën e shqyrtimit të pozicionit të LDK-së në bashkëqeverisje me PDK-në.
Shihe kah ta shihesh gjendja në LDK është mbase kaotike dhe dalja prej kësaj klanikrature me përmasa mafioze dhe të interesit personal është vështirë të mendohet dhe të paramendohet edhe për një kohë të gjatë.
E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch
Zvicër, 15 qershor 2010.
*Botuar në gazetën „Epoka e Re“, 22 qershor 2010, Prishtinë.
*Autori, është anëtarë i LDK-së që nga viti 1989, për vite të tëra ishte anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe i Nëndegës në Kantonin St. Gallen, ku ai jeton. Po ashtu autori i shkrimit ishte delegat në dy Kuvendet e LDK –së në Prishtinë të mbajtura në vitet 1994 dhe 1998, autor i dhjetë librave të publikuar dhe analist politik në kohët më të vështira që kalonte LDK-ja, duke u bërë zëri më autentik i saj.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» INTERVISTË SUPEREXLUZIVE E BUJAR BUKOSHIT DHËNË GAZETËS "EPOKA E RE" ME 3 SHKURT 2005
» Riatdhesimi i shtetasve të Kosovës i domosdoshëm
» Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I)
» Konfirmohet aktakuza ndaj Bukoshit dhe të tjerëve
» EULEX: Aktakuzë kundër Bukoshit dhe 10 zyrtarëve tjerë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi