Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I)

Shko poshtë

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) Empty Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 5:20 pm

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I)
Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) U1_EmrushBejtullahu
Shënime për autorin
Emrush Bejtullahu u lind më 5.03.1934 në fshatin Përlepnicë, komuna e Gjilanit. Katër klasat e shkollës fillore i kreu në vendlindje, Gjimnazin e Ulët në Gjilan dhe një klasë Normale në Gjakovë. Së pari u emërua mësues në Gjilan, pastaj u transferua në Llashticë, ku ka punuar me katër klasë.
Në gusht të vitit 1952 u burgos për shkak se nuk ka lejuar që motra e tij të shkonte në shkollën që ishte hapur në gjuhën turke. Hapja e shkollave në gjuhën turke bëhej me qëllim që të mos hapeshin, ose të hapeshin sa më pak shkolla në gjuhën shqipe dhe në atë mënyrë të hapnin rrugën që shqiptarët të deklaroheshin si turq. Pas vuajtjes së dënimit prej dy vitesh, më 1954, u inkuadrua në Gjimnazin e Ulët të Tugjecit, në kohën e torturave serbe për mbledhjen e armëve. Së bashku me Shaban Shalën, Ali Pecin dhe Selim Buzukun formuan Organizatën e Ballit Kombëtar për rajonin e Gjilanit. Më 1956 zbulohen dhe arrestohen që të gjithë. Pas lirimit nga burgu, më 1959, punon në fshatin Pogragjë. Si i përndjekur, permes një shpalljeje nga drejtori Llaz Stefanoviqi, i ishte ndaluar puna në arsim dhe shkollimi në Shkollën Normale, i cili detyrohet të vazhdojë Gjimnazin në Gjilan.
Duke qenë i përndjekur, si shumë të tjerë gjatë asaj kohe, detyrohet ta lëshojë vendin dhe shkon në Zagreb, ku regjistron dhe kryen Fakultetin e Defektologjisë, drejtimin e Patologjisë së të folurit (Logopedinë) si dhe retardimet mentale. Këtu vazhdoi edhe studimet pasuniversitare. Këtu e kreu edhe sistemin Verbotonal (specializimin për diagnostifikimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me ngecje në zhvillimin psikofizik dhe mental).
Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) U1_EmrushBejtullahu2Emrush Bejtullahu është themeluesi i Logopedisë në Kosovë. Më 1970, duke iu falënderuar Riza Alajt, edhepse i përndjekur, intervenon për pranimin e tij në Shkollën për të verbërit “Migjeni” në Prishtinë, ku së pari hapet ambulanta e logopedisë në Kosovë. Me ardhjen e Letrës së Titos, më 1972, sërish e largojnë nga puna. Mbas një kohe, inkuadrohet në Sipërmarrjen “Ramiz Sadiku” si punëtor social. Më 1973 prap kalon në Shkollën e të verbërve. Brenda disa muajsh kjo shkollë shpërngulet në Prizren, dhe, Emrushi, prap mbetet i papunë.
Po të njëjtin vit hapet ambulanta e parë pranë fakultetit të mjeksiësë –klinikës së ORL.
Në hapjen e kësaj ambulante ka kontribuar Prof.Dr. Talat Pallaska, dekan i atëhershem i fakultetit të mjeksisë , i cili e dinte rëndsinë e kësaj ambulante .
Me hapjen e kësaj ambulante më nuk dërgohen fëmijët në rehabilitim në Beograd dhe Shkup , kështu që edhe ata pacientë të cilët gjindeshin në rehabilitim jashtë Kosovës u ktheheshin për të vazhduar terapinë në ambulantën tonë.
Mosdërgimi i pacientëve për rehabilitim në Beograd dhe Shkup , nxiti urrejtje ndaj ofrimit të shërbimeve në Prishtinë , mu për shkak të mungesës së derdhjës të mjeteve për përfitime të tyre , që i merrnin nga Kosova në emër të sherbimeve ndaj pacienteve , a në dëm të buxhetit të Kosovës.
Me 1977 kjo ambulancë u shndërrua në repart pranë klinikës të ORL. , më vonë me ngritjen e objektit të ri (të veçantë) , ky repart u ngrit në Qendrën e rehabilitimit të të dëgjuarit dhe të të folurit , pranë fakultetit të Mjekësisë, në një hapësirë prej 1200m2 , me kabinete dhe mjete të përsosura .
Për të gjitha këto duhet falënderuar Prof. Dr. Talat Pallaska për përkrahjen e dhënë në zhvillimin e kësaj lëmie , si dhe Baki Statovci dhe Fazli Kajtazi .
Me 1989/90 pushtuesi serb i largoi nga objekti punëtorët shëndetësor dhe pacientët mbrenda ditës , ndërsa Prof.Emrush Bejtullahun e largojnë masat e dhunëshme nga klinika si kuadër i papërshtatëshem ndaj politikës të pushtuesit serb dhe tani gjendet në pension.
Prof. defektolog Emrush Bejtullahu, logoped
Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) U1_1
NJOHURI MBI AFTËSINË E KUFIZUAR DHE REHABILITIMI
Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) U1_2
Prishtinë, 2007
Recensentë:
Prof. Dr. Murat Zejnullahu, Klinika e Pediatrisë – QKUK, Prishtinë
Dr. sc. Mimoza Shahini, psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë - QKU Prishtinë
Nexhat Ibrahimi, prof. pedagog
Haxhi Telaku, defektolog
Redaktor teknik: Besnik Mehmeti
Lektor: Gani I. Mehmeti, prof.
Radhitja kompjuterike: Aziz Nishori
Parathënie
Çka kuptojmë me fjalën person me aftësi të kufizuar, apo person i retarduar si dhe person me ngecje të kufizuar,që, në kohen e fundit, janë duke u quajtur persona me nevoja të veçanta. Të gjitha këto fjalë i dëgjojmë dhe i lexojmë përmes mediave, siç janë TV, shtypi, tubime të ndryshme ku bëhet fjalë për këta persona.
Këto fjalë të lartëshkruara, për disa nga lexuesit janë të pakuptueshme, të padefinuara, sepse nuk dinë se për çfarë bëhet fjalë pasi aftësitë e kufizuara janë të shumëllojshme, të vogla dhe të mëdha, të lehta dhe të rënda. Nuk ka njeri në botë që i posedon të gjitha aftësitë e punës. Për ta kuptuar fjalën aftësi e kufizuar, ngecje apo retardim apo nevojë e veçantë, duhet të ceket se çfarë aftësi të kufizuar ka personi apo fëmija, duhet të ceket se a është ajo aftësi e kufizuar fizike, apo aftësi e kufizuar mentale, aftësi e kufizuar mendore, apo aftësi e kufizuar në të folur, të dëgjuar, të pamur (parë) apo aftësi e kombinuar. Me cekjen e këtyre aftësive nënkuptojmë se këta persona nuk janë të paaftë për punë, por në masë të madhe, apo të vogël, te ta paraqitet zvogëlimi i aftësisë së punës.
Në bazë të diagonostifikimit bëjmë edhe klasifikimin e aftësisë së kufizuar.
A. Aftësia e kufizuar fizike nënkuptojmë personin apo fëmijën që ka të meta trupore siç janë: çrregullimet e ekstremiteteve, për shkak të tyre paraqitet moslëvizshmëria, çrregullimi senzomotoriket. Mirëpo, te personi apo te fëmija është e ruajtur inteligjenca.
B. Aftësia e kufizuar në të dëgjuar, e kuptojmë kur përsoni i cili nuk mund të bëjë përceptimin auditiv.
C. Aftëstia e kufizuar në të pamurit e kuptojmë kur personi në mënyrë vizuele nuk mund të bëjë përceptimin e gjërave që i sheh .
D. Aftësia e kufizuar mentale nënkuptojmë kur personi apo fëmija fizikisht është i shëndoshë, por mentalisht ngec në intelegjencë, i mungon orientimi në kohë dhe hapësirë dhe percepcionet e të menduarit.
E. Aftësia e kufizuar mendore kuptojmë personin, të cilit i mungon gjykimi dhe paragjykimi dhe vetëvendosja për diçka, dhe se, çdo gjë që vendos e vendos sipas paragjykimit dhe ndikimit të huaj. Kjo mund të jetë edhe e përkohshme.
F. Aftësia e kufizuar në të folur quhet kur personi apo fëmija, i cili nëpërmes të shprehurit të të folurit nuk mund t`i përcjellë informatat apo porositë. Çrregullimet e të të folurit janë të llojlloshme.
G. Aftësitë e kufizuara të kombinuara nënkuptojmë kur personi është i goditur prej të gjitha aftësive të kufizuara, siç janë: fizike, mentale, mendore, në të folur, etj.
Me edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me të meta mentale merret pedagogjia speciale e cila quhet (oligofreno-pedagogjia), e cila në bazë të diagnostifikimit, bën klasifikimin e fëmijëve. Dhe, në bazë të metodave speciale bën rehabilitimin-arsimimin e këtyre fëmijëve.

Ky libër u dedikohet atyre që janë të interesuar për të marrë njohuri, mbi Aftësinë e Kufizuar e sidomos: prindërve, edukatorëve, mësimdhënësve dhe studentëve.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) Empty Re: Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 5:21 pm

***
PEDAGOGJIA SPECIALE
Pedagogjia Speciale është shkenca e cila merret me studimin dhe karakteristikat e fëmijëve me të meta në zhvillimin psikofizik si dhe me studimin e metodave dhe parimeve të punës në rehabilitimin e tyre. Sidomos kësaj të fundit i kushtohet rëndësi e veçantë sepse kjo nuk i studion vetëm dukuritë patologjike si dukuri, por, hulumton dhe bën zbulimin se si ato dukuri ndikojnë në zhvillimin psikofizik, si dhe deri në ç`masë mund t`i shfrytëzojë (aktivizojë) aftësitë e mbetura në fushën e habilitimit dhe rehabilitimit.
Karakteistikat e këtyre fëmijëve me të meta psikofizike dallohen shumë prej fëmijëve me zhvillim normal, këto karakteristika manifestohen me çrregullime të ndryshme, të cilat shkaktohen në kohën paranatale gjatë natalitetit dhe posnatalitetit.
Karakteristikat endogene - egzogene
Të parët, endogene, shkaktohen gjatë kohës së graviditetit dhe gjatë lindjes, kurse egzogenet gjatë zhvillimit dhe jetës së fëmijës.
Para lindjes dhe gjatë lindjes sëmundjet e ndryshme e dëmtojnë fëmijën siç janë: infeksionet, intoksikacionet, traumat. Ndërsa, sëmundjet e fituara egzogene paraqiten pas lindjes së fëmijës, siç janë: infeksionet e ndryshme, traumat dhe ndikimet e dëmshme të jashtme.
Të metat psikofizike të këtyre fëmijëve praqiten në mënyrë të ndryshme dhe për këtë këta fëmijë, sipas të metave i klasifikojmë në disa grupe :
a) Në grupin e pare bëjnë pjesë, fëmijët me invaliditet trupor, me dëmtim të dëgjimit, të pamurit etj.
b) Në grupin e dytë bëjnë pjese fëmijët me çrregullime psikike siç janë vonesa mentale, psikopatia, neurastenia etj.
c) Në grupin e tretë bëjnë pjesë fëmijët me çrregullime në të folur, qofshin ato centrale , organike apo funksionale .
d) Në grupin e katërt bëjnë pjesë fëmijët me të meta të kombinuara mentale dhe trupore.
Sa i përket aftësimit të këtyre fëmijëve, me pengesa në zhvillim, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë mendime të ndryshme. Gjatë historisë këto mendime herë pas here kanë pësuar ndryshime, këto ndryshime janë varë prej vetë llojit dhe shkaqeve të çrregullimit dhe mundësisë së rehabilitimit të fëmijës. Shumë kohë është menduar se fëmijët me vonesë në zhvillim mental nuk mund të korrigjohen, dhe, për ketë, këta fëmijë i kanë trajtuar si jo produktive për bashkësinë shoqërore.
Pedagogjia bashkëkohore i hudhë poshtë mendimet e tilla ndaj këtyre fëmijëve si jo shkencore, në të kundërten ajo parasheh se fëmijët me ngecje në zhvillimin psikofizik, përveç atyre të rasteve të rënda, të metat e tyre mund të korrigjohen dhe nuk paraqesin invaliditet paaftësi, të plotë për punë prodhuese. Në të kundërten, në bazë shkencore është treguar, se këta fëmijë me aftësi ekzistuese të tyre dhe me metoda specifike, të metat e tyre mund të zbuten ose të eliminohen në tërësi nëpërmes metodave korrektuese ku këta fëmijë bëhën të aftë për vetvete dhe për tërë shoqërinë. Përndryshe, nëse këtyre fëmijëve nuk u afrohet ndihma profesionale rehabilituese, ata ngelin të paaftë dhe mbesin në barrë të përhershme familjes dhe shoqërisë.
Pedagogjia speciale mohon dhe injoron mendimet hulumtuese jo shkencore të bërë te fëmijët me aftësi të kufizuara, ajo hulumtimet shkencore i shikon dhe i mbështetë në bazën materiale, duke marrë për bazë faktorët biologjikë dhe sociologjikë.
Pedagogjia speciale nuk bazohet në shikimin e vjetër të patologjisë mbi çrregullimet e aftësive të kufizuara, veç si kriterium i merr dhe i shikon se si manifestohen aftësitë e tyre në aspektin psikologjik. Nga ky aspekt vërejmë qind për qind (100%) invaliditetin e tyre, me këtë bëjmë zbulimin e aftësive të kufizuara. Poashtu, zbulojmë çrregullimet neurovegjetative, emocionale, dëshirës dhe jetës etj.
Pedagogjia bashkëkohore merret me aspektin e gjërë në fushën e rehabilitimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Ajo, para së gjithash, nuk i shikon dhe nuk i merr gjërat lineare mbi mundësinë dhe suksesin e tyre, po në të kundërtën, ajo mbështet hulumtimet reale të aftësive të mbetura të tyre (aftësitë e ruajtura të tyre), por nuk përjashtohet edhe mundësia në disa raste në paaftësi totale, të paaftë për asnjë punë produktive.
Pedagogjia bashkëkohore me metoda speciale bën aktivizimin e aftësive ekzistuese, kështu që nëpërmes ushtrimeve vijnë deri të mielizimi i procesit kompenzator, ndërsa te ata të cilët nuk ekziston mundësia e procesit kompenzator rehabilitimi mbetet i pamundur.
DETYRAT E PEDAGOGJISË SPECIALE
Detyrat e pedagogjisë speciale janë të shumëta dhe të ndryshme, ndër to më të rëndësishme janë :
a) Të popullarizojnë rëndësinë dhe nevojën e kujdesit dhe ndihmën fëmijëve me nevoja të veçanta
b) Në bazë të shikimit të gjithanshëm mësojmë karakteristikat e këtyre fëmijëve me qëllim të konstatimit – specifikimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar.
c) Në bazë të këtyre karakteristikave bëjmë klasifikimin adekuat të këtyre fëmijëve, pa të cilin klasifikim, nuk mund të mendohet habilitimi dhe rehabilitimi i këtyre fëmijëve.
Merret me metodat e punës më bashkëkohore edukative- arsimore të punës në aftësimin e këtyre fëmijëve drei të bëhen të aftë për vetëveten dhe komunitetin .
NDARJA E PEDAGOGJISË SPECIALE
Sipas mënyrës së studimit, pedagogjia speciale ndahet në disa fusha apo grupe të ngushta speciale, të cilat veçanarisht (nergut) merren me habilitimin dhe rehabilitimin e një grupi të fëmijëve me të meta në zhvillim, pasi që këto kategori ndërmjet veti dallohen. Atëherë është e kuptueshme ndarja e këtyre fëmijëve në grupe, mu për këtë shkak të specifikimit të lëmisë, në veçanti të shkencës disiplinore, e cila merret me studimin ekskluzivisht të grupeve. Si e tillë, përbëhet nga këto fusha:
a) Surdopedagogjia
b) Tifllopedagogjia
c) Oligofrenopedagogjia
d) Ortopedia (samotopedia)
e) Logopedia
SURDOPEDAGOGJIA
Është shkenca e cila merret me studimin specifik të përsonave – fëmijëve të cilët kanë dëmtime në të dëgjuar.
Shurdhëmemec e quajmë atë fëmijë apo person, i cili e ka të humbur të dëgjuarit dhe aftësinë e të folurit. Fjala shurdhëmemec simbolizon dy të meta, të cilat janë të lidhura ngusht njëra me tjetrën, pra shkaku i të mosfolurit është shkaku i të mosdëgjaurit. Fëmija, i cili ka lindur i shurdhër nuk mund të flasë pa u rehabilituar.
Sipas humbjes së të dëgjuarit këta fëmijë i ndajmë në tri shkallë: me dëmtim të lehtë (humbje e kontaktit social) deri në 40 db. me dëmtim të mesëm prej 40 - 80 db., me dëmtim të rëndë mbi 80 – 120 db. Humbjen e të dëgjuarit e masim me audiometer tonal dhe verbotonal dhe me audiometrin objektiv, sidomos te fëmijët e vegjël parashkollorë. Fëmijët me humbje të lehtë dhe të mesme shkollohen me fëmijët e rregullt. Kurse fëmijët me humbje totale mësojnë nëpër shkolla dhe paralele speciale.
TIFLOPEDAGOGJIA
Tiflopedagogjia është shkenca e cilla merret me edukimin special të fëmijëve me të meta në të parë (shikuar) siç janë të pamurit e dobët, gjysmë të dobët dhe total sa i përket shkollimit të këtyre fëmijëve, ata shkollohen ne shkollat e rregullta, shkrimin e leximin e bëjnë sipas aflabetit të Brajjit.
OLIGOFRENOPEDAGOGJIA
Është shkenca e cila merret me edukimin, arsimimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me të meta në zhvillimin mental. Këta fëmijë, sipas shkallës dhe klasifikimit mental, mund të shkollohen në shkolla të rregullta, shkolla speciale si dhe paralele speciale. Ndërsa ata me dëmtime të renda mentale- fizike nuk mund të edukohen – arsimohen, prandaj duhet përcaktuar kujdesin e posaçëm ndaj tyre.
Pra, me sa po shihet oligofrenopedagogjia merret me edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me vonesë mentale. Vetë termi oligofrenopedagogji është i ndërlikuar, i përbërë prej dy fjalëve (oligofrenia) që do të thotë vonesë në zhvillimin mental (shpirtëror). Kurse fjala pedagogji do të thotë shkenca mbi edukimin, e nëse e marrim përkthimin bukfalisht, atëhere oligofrenopedagogjia është shkenca e cila merret me edukimin e fëmijëve me të meta mentale.
Të metat mentale nuk mund të trajtohen si të izoluara nga dukuritë psikopatologjike por vetëm si një gjendje e përgjithshme psikike, si një dukuri, në të cilin përqëndrim paraqiten turbullime të zhvillimit psikofizik në tërësi. Kjo është e kuptueshme. Kur shikojmë në fushën intelektuale nuk mund ta shikojmë si një moment të izoluar të jetës psikike, por si një fushë në të cilën fushë, janë të lidhura ngusht ndërmjet veti dhe përbëjnë jetë të përbashkët, dobësimi i ndonjë fushe nënkupton automatikisht dobësimin e kësaj bashkësie, pra nuk mund të bisedohet vetëm për fushën intelektuale. Siç shihet, kjo nuk mund të merret vetëm me çrregullimet mendore, të cilat manifestohen me moszhvillimin e duhur të jetës psikike në tërësi dhe se nga kjo shihet se oligofrenopedagogjia nuk mund të merret si shkencë vetëm për edukimin e fëmijëve me vonesë mendore, por edhe me çrregullime psikike dhe me vonesë të zhvillimit mentalo-fizik.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) Empty Re: Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 5:22 pm

ORTOPEDIA ( Samatopedia)
Është shkenca e cila merret me edukimin special të fëmijëve me invaliditetin fizik që manifestohet me çrregullimet e organeve të lëvizjes trupore, (me çrregullimin ) të eshtrave, muskujve. Fëmijët invalidë klasifikohen në bazë të manifestimit dhe gjendjes së invaliditetit si dhe shkallës së vonesës psikike dhe mentale.
LOGOPEDIA
Është shkenca e cila merret me zhvillimin dhe çrregullimin e të folurit.
Çrregullimet e të folurit janë të shumta dhe të llojllojshme. Këto çrregullime dallohen sipas lokalizimit dhe shkaqeve e çrregullimeve që mund të jenë të sistemit nervor qendror /SNQ/ ato organike dhe funksionale. Për këtë është e kuptueshme kur flasim dhe themi se të folurit është proces delikat dhe kompleks, sepse në formimin e tij prezenton SNQ e tërë motorika dhe organet periferike. Çrregullimet në të folur më së shumti janë: dyslalitë, mos shqiptimi i shkronjave, nazaliteti, të folurit ndër hundë, mbyllur, belbëzimi, të folurit me ndërprerje, klatering, të folurit e shpejtuar, pastaj kemi aphazionet, dysphazinë, ahonitë, dysphonit, aphonit,aleksia, dysleksia, agarafia, dysgrephia , aphonija etj.
DETYRAT E OLIGOFRENOPEDAGOGJISË:
Kjo merret me studimin e veçorive të fëmijëve me vonesë psikike dhe mentale për të ardhur deri të zbulimi i plotë i shkallës së vonesës të zhvillimit psikik, që do të thotë vimë deri te specifikimi i llojit të vonesës si dhe shkallës së vonesës psikike, vonesës në zhvillimin mental.
a) Merret me klasifikimin e këtyre fëmijëve për të krijuar kushte speciale të edukimit , arsimimit dhe rehabilitimit të tyre.
b) Në bazë të kësaj dhe përvojës praktike, kërkojmë dhe i përqëndrojmë principet korrektuese dhe edukuese të punës rehabilituese me këta fëmijë me qëllim të formimit të personalitetit për të bërë të aftë për punë produktive për vetvete dhe për shoqëri.
Si shihet, detyrat e oligofrenopedagogjisë janë më të shumta numerike se sa pedagogjia e përgjithëshme. Është e kuptueshme kur e marrim parasysh se për ta mësuar këtë lendë, nuk është vetëm pyetja e edukimit të ngushtë, por janë momente të ndryshme specifike, të cilat e kushtëzojnë edukimin -arsimimin special.
Nuk ka dyshim, se, oligofrenopedagogjia të gjitha të mbërrimet shkencore i bazon, i formon dhe i zhvillon në bazë materiale, duke pasur parasysh momentin biologjiko-sociologjik. Më këtë përjashton të gjitha bashkëpunimet joshkencore mbi edukimin dhe arsimimin e fëmijëve në tërësi, posaçërisht ndaj fëmijëve me të meta mentale. Oligofrenopedagogjia bashkëkohore i kundërshton këto mendime dhe paraqet mendime të reja shkencore në bazë të së cilës fëmijët me vonesë mentale nuk paraqesin invaliditet dhe paaftësi të plotë për punë produktive. Çrregullimet e këtyre fëmijëve në masë të madhe apo të vogël e zvogëlojnë aftësinë e punës së tyre. Por nëse këta fëmijë edukohen, arsimohen në bazë të aftësimit professional të tyre nëpër ente speciale, çrregullimet motorike dhe vonesa mentale e tyre zbuten ose zvogëlohen deri në atë masë sa që ata bëhen produktivë dhe anëtarë të dobishëm për shoqëri. Në të kundërtën, rastet do të jenë të rënda sepse këta fëmijë janë limituar në edukimin—arsimimin special dhe si të tillë ata paraqesin sëmundje të përhershme të prindërve dhe të shoqërisë në tërësi.
OLIGOFRENOPEDAGOGJIA DHE SHKENCAT TJERA
Sikurse shkencat tjera, edhe oligofrenopedagogjia vetë, është ngushtë e lidhur me shkencat tjera të saj si dhe me ato shkenca ndihmëse. Për të ardhur te njohja e gjithanshme, të cilat lidhen ndërveti, duhet filluar prej asaj se oligofrenopedagogjia nuk merret vetëm me veçoritë e kategorive të këtyre fëmijëve, por është shkencë e cila merret me habilitimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar mental, në të kundërtën e pedagogjisë së përgjithshme e cila merret me problemin e edukmit të fëmijëve me zhvillim normal. Ndërsa oligofrenopedagogjia merret dhe studion problemet dhe aftësimin e fëmijëve me vonesë psikofizike, të cilat vonesa duhet korrigjuar dhe krijuar kushte për edukimin dhe arsimimin special të tyre.
Korrektimi i këtyre çrregullimeve nuk është punë e vetme e mjekësisë, por edhe e oligofrenopedagogjisë. Në raste të tilla mjeksia dhe oligofrenopedagogjia plotësohen në mesveti, kështu që medicina punën e vet e drejton në largimin e çrregullimeve anatomike fiziologjike derisa oligofrenopedagogjia e bën korrektimin e çrregullimeve funksionale si psh. korreksionin e të dëgjuarit, korreksionin e të folurit, korreksionin e të pamurit , motorikës si dhe çrregullimin e vonesës në zhvillimin psikik të fëmijës.
Si shkencë, oligofrenopedagogjia, merret me fëmijë kryesisht që kanë vonesë mentale, studimet e veta i mbështet në: Biologji, Anatomi, Fiziologji, Samatopedi, Psikopatologji, Psikologji, Psikiatri, Gjenetikë, Sociologji , Medicinë , Jurisprodencë etj.
BIOLOGJIA
Shkenca, e cila studion ligjet e zhvillimit të jetës në tërësi, ndihmë të madhe i jep oligofrenopedagogjisë në ndriçimin e faktoërve, të cilët kushtëzojnë zhvillimin normal të përsonalitetit, dhe me këtë, mundëson shikimin e zhvillimit dhe funksionimin jonormalitetit të tyre . Në këtë aspekt, rol të madh luajnë anatomia dhe fiziolgjia të cilat merren me studimin dhe funksionimin e organeve të brendshme. Të dyja këto së bashku merren me studimin dhe huazohen në mes veti. Funksioni i këtyre organeve është shumë me rendësi për studimin e oligofrenopedagogjisë sepse çrregullimet anatomike-fiziologjike të fëmijëve, shkaktojnë çrregullimin e zhvillimit normal, është e kuptueshme se në këto raste nuk mendohet vetëm në çrregullimin e SNQ por edhe në sistemin endokrinologjik dhe organeve të mbrendëshme.
ORTOPEDIA (Samatopedia)
Si shkencë që merret me organet e lëvizjës trupore dhe mjekimit të tyre, ndihmon oligofrenopedagogjinë e cila ka të bëjë me metodologjinë e punës ne korreksionin e çrregullimeve motorike, ku shumë apo pak paraqitet te të gjitha kategoritë me të meta në zhvillim e veçanërisht të fëmijët me të meta fizke, invalid.
PSIKOLOGJIA
Psikologjia është shkencë e cila merret me zhvillimin e jetës psikike te fëmijëve dhe të të rriturve , siç merret psikiatria, psikopatologjia me studimimin e personave të sëmurë shpirtror . Rezultatet e këtyre ndihmojnë në studimin e drejtë dhe të suksesshëm të oligofrenopedagogjisë, ku së pari njoftohemi me gjendjen normale psikike të personit. Së dyti i zbulojmë shkaqet e paraqitjeve psikopatologjike, të cilat shkaktohen te fëmijët gjatë zhvillimit mental. Kështu, me këtë vimë së shpejti te masat korrektuese.
PSIKIATRIA E FEMIJËVE
Qendër e subjektit të saj janë çrregullimet e sjelljes dhe emocionet e fëmijës dhe adoleshencës, por shumica do të përfshinin edhe simptomet fizike “psikosomatike”, si p.sh. kokëdhembja joorganike dhe dhembjet në stomak, në të cilat stresi apo faktorët tjerë të ambientit duket që luajnë rol të rëndësishëm kauzal. Vonesat dhe devijimet në zhvillim, sikur se edhe problemet e përgjithshme dhe specifike në mësim, shtrihen në kuadër të praktikës së psikiatrisë së fëmijëve. Faktorët e ambientit janë shpesh të rëndësishëm si shkaktar, por jo domosdo gjithmonë, të shoqëruar apo të përcjellur nga shqetësimet sinjifikante emocionale dhe të sjelljes.
Për shkak se zhvillimi i fëmijës është afërsisht i lidhur me kualitetin e kujdesit të dhënë nga prindërit, dështimet në dhënien e kujdesit prindëror dhe në shkathtësitë prindore, shpesh shihen si pjesë përbërëse e praktikës psikiatrike fëmijërore
GJENETIKA
Shkenca mbi trashëgiminë në studimin e vet ndihmon oligofrenopedagogjinë për studim të drejtë të trashëgimisë si faktor i rëndësishëm në habilitimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me vonesë mentale.
SOCIOLOGJIA
I ndihmon oligofrenopedagogjisë meqë merret me problemet sociale dhe shikon se si faktorët socialë ndikojnë në gjendjen psikofizike të fëmijëve me vonesë në tërësi, veçanërisht duhet shikuar se si ato negativisht mund të ndikojnë në zhvillimin e tyre.
Oligofrenopedagogjia nuk mund të mendohet pa njohjen e shkencave ndihmëse të saj, nga ana tjetër oligofrenopedagogjia ka rëndësi jo vetëm në fushën e pedagogjisë por edhe në fusha tjera me të cilat është e ngjashme dhe e lidhur direkt drejt për së drejti apo indirekt me to.
Shikuar në bazën shkencore, oligofrenopedagogjia është shkenca e cila merret me një studim të ri, i cili deri më tani shumë pak është përpunuar. Kjo i ndriçon shumë gjërat jonormale, të cilat paraqiten në kohen e zhvillimit mental të fëmijës. I gjen metodat e punës për zbutjen e shkaqeve të jonormalitetit dhe, kështu, krijon kushtet për edukimin special të fëmijëve. Kontributi i oligofrenopedagogjisë, sidomos ndaj shkencës pedagogjike, është shumë i madh. Me studimin e saj ose më mire të themi, me rezultatin e këtij studimi, oligofrenopedagogjia mundëson diferencimin e mësimit dhe edukimit pa të cilën pedagogjia bashkëkohore nuk mund të mendohet. Për këtë, oligofrenopedagogjinë, duhet ta njohin të gjithë pedagogët, jo vetëm për shkak se në mes tyre gjinden fëmijët me të meta të ndryshme po edhe për shkak të njohjes së eksperiencës me fëmijë me vonesë në zhvillimin mental dhe mund të përfitojnë në punën edukuese arsimore me fëmijë normalë. Fëmijët me të meta në zhvillimin mental paraqesin një numër prej 5 % të popullatës (botërore), kurse në vende tjera si në Amerikë, Angli prej 8 – 10 %. Pra. njohja e oligofrenopedagogjisë për punëtorët socialë është më se i nevojshëm sepse iu mundëson këtyre në zbulimin e rasteve të zhvillimit mental si dhe zhvillimin e rrjetit të formimit të enteve speciale sipas diferencimit dhe shkallës të vonesës mentale.
MJEKËSIA
Njohja e oligofrenopedagogjisë i jep ndihmë të madhe mjekësisë , sidomos mjekëve specialistë, të cilët merren me vlerësimin - përcaktimin e aftësisë së kufizuar .
Njohja e kësaj shkence është e nevojshme për mjekë të specializimeve të caktuara. Këta mjekë japin diagnoza të pastra, por nuk janë në gjendje të japin udhëzime në pikëpamje të habilitimit dhe rehabilitimit të fëmijëve me vonesë në zhvillimin mental. Prindërit e tyre mbesin pa ndihmën e tyre, ndodh që disa mjekë specialistë japin deklarata demoralizuese për habilitimin dhe rehabilitimin e fëmijëve në zhvillimin mental. Njohja e kësaj shkence lehtëson diagnostifikimin dhe masat që marrin konkretisht për aftësimin e këtyre fëmijëve.
JURISPRUDENCA
Njohja e kësaj shkence i nevojitet gjykatësit sepse fëmijët me vonesë mentale duhet të trajtohen në gjyq, në mënyrë të posaçme. Gjykatësi, i cili i njeh vçoritë e këtyre fëmijëve, do ta ketë më tepër të njohur përcaktimin e masës edukuese dhe përcaktimin e edukimit në shtëpinë përmirësuese.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) Empty Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (II)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 12:36 pm

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) U1_EmrushBejtullahuNJOHURI MBI AFTËSINË E KUFIZUAR DHE REHABILITIMI
Nga Prof. defektolog Emrush Bejtullahu, logoped
ZHVILLIMI HISTORIK MBI KUJDESIN E EDUKIMIT
Historia na tregon se kujdesi për personat me vonesë mentale ka filluar në gjysmën e shekullit 19. edhe pse sëmundjet kanë ekzistuar me ekzistimin e vetë njeriut.
Në kohën e vjetër, si dhe në kohën e mesme, as që është menduar në lidhje me edukimin e përsonave me vonesë mentale, në të kundërtën, janë sjellë në mënyrë më arrogante dhe i kanë mbytur, sepse këta persona i kanë konsideruar si sëmundje e shoqërisë. Në kohën e vjetër spartakët përsonat me vonesë mentale i kanë mbytur dhe i kanë hudhë nëpër gropa. Indianët këta fëmijë i kanë hudhur jashtë qytetit dhe i kanë mbytur. Romakët, me pëlqimin e fqinjve, fëmijët me të meta në zhvillim, i kanë hudhur në lumin Tibër.
Eleminimi i fëmijëve me vonesë mentale është motivuar për shkak të religjionit si dhe çështjeve ekonmike për nevojat e ushtrisë për ushtarë të aftë. Në Spartë secili person është dashtë të bëhët ushtar, kështuqë për t`u bërë ushtar ka qenë dashtë të jetë shpirtërisht dhe fizikisht i shëndoshë dhe i fortë.
Në kohën e mesme këta fëmijë i kanë injoruar, përqeshur dhe maltretuar në defektet e tyre. Për këta fëmijë kanë menduar se është denim i Zotit. E njëjta gjë ka qenë edhe gjatë kohës së re.
Luteri ka thëne se fëmijët jonormal i janë të nënshtruar dreqit, për atë Zoti i ka dënuar.
Nigo thotë: Ajo që është e kalbur le të bijë në tokë dhe le të shkatërrohet. Në atë kohë janë marrë me sterilizimin, që të paaftit të mos vijnë deri te lindja e fëmijëve. Nëpërmes të operacionit i kanë bërë të paaftë për tërë jetën që të mos lindin - meshkujve ua kanë lidhur kanalet e spermetozoideve, kurse femrave kanalet e vezëve.
Sterelizimi edhe sot përdoret në disa shtete siç është rasti te ata prindër që lindin fëmijë me epilepsion, me shizofreni dhe në raste të trashëgimisë që paraqesin invaliditet të rëndë si dhe alkoolistët.
Sterilizimi në Amerikë ka filluar në vitin 1910, ku edhe sot përdoret në Kanadë, Danimarkë, Zvicër. Përveç këtyre masave, bëhet edhe segregacioni i këtyre, sepse të gjitha këto masa janë mbytje. Kastrakcioni, sterilizimi dhe segregacioni janë shumë të këqia por edhe utopike. Mbytja e njerëzve të pa vlefshëm nuk ka arsyetim te asnjë qytetar. Në bazë sociale të paaftit nuk mund të mbetën si jo produktivë të shoqërisë, atëherë bota kishte për t`u ndarë në atë produktivë dhe joproduktivë, me këtë bota kishte për t`u ndarë në dy klasë apo tabore, përmbytja do të merrte përmasa të gjëra. Shikuar nga aspekti biologjik i popullsisë, mbytja e këtyre fëmijëve, është e paarsyeshme sepse me mbytjen e këtyre fëmijëve nuk i asgjëson shkaqet e dobësisë mentale.
Në fund të shekullit 18, me fillimin e ideve filantrope, ka filluar praktika dhe kujdesi për fëmijët me të meta mentale (mendore) si dhe edukimi i tyre. Kjo ka ardhur si mbështjetje humane për të ndihmuar fëmijët me vonesë mentale, në radhë të parë kretenët ku më së shumti ka pasur në regjionin e Alpeve të Zvicrës. Në kantonin e Volës ku ka pasur mbi 300 (terqind) kretenë.
Enti i Parë
Enti i parë për të vonuarit mentalë është formuar në të njëjtën kohë, në vitin 1841, në Francë dhe Gjermani. Ky ent në Francë është formuar afër Parisit, aty janë bërë hulumtimet dhe shikimet e para pedagogjike. Në këto ente më së shumti kanë punuar dhe më së shumti janë marrë mjekët PINEL dhe ITARD. Këta dy mjekë kanë qenë të dalluar në punën e tyre me Ajvarofin 11 vjeçar të egër, të cilin e kishin gjetur gjahtarët në malin Ajvarof, Lituani. Pinel, në bazë të përcjelljes se Ajvarofit dhe shikimit të tij, ka konstatuar se Ajvarofi nuk mund të adaptohet në jetën shoqërore. Ndërsa ITARDI pas 10 vjetëve të përcjelljes së Ajvarofit ka konstatuar se Ajvarofi mund të adaptohet dhe të jetojë në shoqëri, por nëse me të punohet sistematikisht. Itardi punën me të e ka organizuar sikurse punën me të shurdhët, e cila metodë bazohet në ushtrime të zgjimit të të dëgjuarit.
Enti i parë është formuar në Gjermani më 1803 afër Frankfurtit në Insenberk. Dr. Gugenbel, Jakob të lindur në Zvicër si studentë kanë qenë të interesuar për krijimin e një enti për kretenët, fëmijë me vonesë të rënda mentale, me që në shtetin e tij, në kantonin e tij, sidomos në Alpe, ka pasur shumë fëmijë të tillë.
Gugenbeli si mjek e ka formuar entin e parë për kretenët në Adenberk në Zvicër në vitin 1841 dhe ka kontribuar për kujdesin e kretenëve jo vtëm në shtetin e vet, por edhe jashtë shtetit si dhe ka dhënë literaturë të pasur për kretenët. Nëpërmes literatureës së tij ka treguar se kretenizmi mund të shërohet, nëse fillon shërimi i hershëm, qysh në fëmijëri. Edhe ato nëpërmes ajrit të pastër dhe ujit të pijes të shëndoshë. Ky ka treguar se përmes edukimit special, kretenët mund të edukohen, por duhet kushtuar vëmendje ushtrimeve të të dëgjuarit, me qëllim të zgjimit të jetës emocianale. Sipas metodave pedagogjike të Dr. Gugenbelit fillon edukimi dhe arsimimi i këtyere fëmijëve ne disa vënde si në Francë, Gjermani, Itali. Kështu, në pjesën e parë të shekullit 19 në të gjitha shtetet e kulturuara janë formuar entet për fëmijë me vonesa mentale.
Në Çekosllovaki, në vitin 1871 është formuar ENTI I PARË ku kanë qenë të vendosur raste të shkallës së mesme dhe në shkallë të rëndë si dhe rastet tëjet të rënda. Këtë ent e ka formuar pedagogu Amerling. Po ashtu në të gjitha shtetet e civilizuara janë formuar entet për mbikëqyrjen e këtyre fëmijëve, siç janë:
a) Në Rusi në vitin 1830
b) Në Angli në vitin 1846
c) Në Amerikë në vitin 1848
d) Në Holandë në vitin 1858 etj.
Siç shihet, këto ente janë formuar për raste të rënda. Kryesorja është se me këta fëmijë kanë punuar vetëm mjekët, pasi që fëmijët me të meta të rënda kanë qenë në shikimin e parë si raste të rënda, kështu që anonimet humane kanë qenë të drejtuara kundër kuptimit të vjetër për mos afrim të ndihmës të këtyre fëmijëve. Kjo ndihmë u është dhënë vetëm në fushën medicinale dhe së pari kanë konstatuar se gjendja e këtyre fëmijëve mund të përmirësohet me implikimin e metodave të tjera siç janë: fizioterapia, terapia e punës, korrigjimi i masave korrektuese sociale e edukuese të këta fëmijë kretenë.
EDUKIMI I FËMIJËVE ME VONESA MENTALE TË LEHTA
Edukimi i fëmijëve me vonesë mentale të lehta ka filluar me vonesë, në gjysmën e shekullit 19. Vonesa e edukimit ka qenë shkas sepse çrregullimet dhe të metat e këtyre fëmijëve me vështirësi janë dalluar dhe me vonesë janë zbuluar, kështu që edukimi dhe arsimimi i këtyre fëmijëve me vonese ka filluar, edhe ajo në bazë të diferencimit të tyre.
Mësimi plotësues, paralelet ndihmëse dhe shkollat speciale kanë filluar në vitin 1859, mësimi plotësues ka filluar në këto vënde:
a) Në vitin 1860 në Zvicër
b) Në vitin 1867 në Drezden
c) Në vitin 1881 në Gjermani
d) Në vitin 1887 në Austri
e) Në vitin 1889 në Angli është formuar shkolla speciale
f) Në vitin 1878 në Amerikë
g) Në vitin 1897 në Belgjikë
h) Në vitin 1896 në Çeki, Pragë paralele ndihmëse.
ZHVILLIMI I SHKOLLAVE SPECIALE
Zhvillimi i shkollave speciale sidomos merr hov në shekullin XX. Vetëm në këtë shekull në Gjrmani – Berlin ka pasur mbi 30 shkolla speciale. Të gjitha këto shkolla janë zhvilluar pas luftës së parë botërore si në Çekosllovaki ashtu edhe në Austri janë formuar shkolla të pavarura me planprograme mësimore të dedikuar për këta fëmijë, ka pasur të formuara edhe paralele për ushtrime në të folur.
Në vitin 1908, në Rusi, masovikisht janë hapë shkolla për edukimin dhe arsimimin e këtyre fëmijëve. Vetëm në Leningrad janë hapur 20 shkolla, kurse në Kijevë është formuar Instituti Defektologjik si dhe Fakulteti i Defektologjisë. Po ashtu, masovikisht hapen nëpër të gjitha vëndet paralele ndihmëse dhe shkolla speciale në Francë, Itali, Danimarkë, Zvicër, Norvegji, Japoni, në Slloveni 1911, Maribor, në Zagreb, Novagoricë, Beograd, Zemun, Novi Sad - Vojvodinë, Sarajevë, Shkup, etj. Në Kosovë edhe pse ekzistojnë një numër i madh i fëmijëve me vonesë në zhvillimin mental për edukimin dhe arsimimin e këtyre fëmijëve, ekzistojnë vetëm tri shkolla, edhe ato, në Mitrovicë, Prizren, Pejë dhe në Prishtinë. Në vitin 2002 për arsimimin dhe edukimin e këtyre fëmijëve janë hapur edhe 30 paralele me ndihëmen e FSDEK nga Finlanda, të cilat punojnë në kushte minimale dhe me kuadër të trajnuar për këtë qëllim . Me prurjen e ligjit të ri për edukimin special parashihet përfshirja e fëmijëve parashkollorë - shkollor si dhe orientimi profesional i këtyre fëmijëve. Sipas ligjit, është e obligueshme dhe parashihet evidenca dhe katergorizimi me të meta psikofizike, në mënyrë që sa më drejt dhe me sukses të planifikohet zhvillimi i këtyre shkollave.
Në vitin 2003. pranë degës së Pedagogjijës , Fakultetit Filozofik është hapë edhe drejtimi i Pedagogjijës Speciale ku mësimet i ndjekin 20 studentë.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) Empty Re: Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 12:37 pm

KUPTIMI I VONESËS SË ZHVILLIMIT MENTAL
Çka është dhe çka kuptojmë me fjalën vonesë e zhvillimit mental?
Vonesa e zhvillimit mental është shumë më e gjërë se sa mendohet. Ajo, në realitet do të thotë, pengesë në tërësi të jetës psikike, ajo fillon prej shumë pak të theksuar e deri në shkallën ku nuk ekzistojnë mundësitë për korrekcion edukues. Vonesë e zhvillimit mental, pra nuk është e njëjtë sikurse vonesa e të menduarit. Identifikimi i këtyre dy mendimeve në realitet është i gabuar, pra në kuptimin e të menduarit ka të bëjë vetëm me mungesën e paramendimit dhe gjykimit. Me një fjalë, me këtë ka të bëjë vetëm me zvogëlimin e inteligjencës, kurse në kuptimin e vonesës të zhvillimit mental, në masë të madhe ose të vogël, mund të jetë e dëmtuar intelegjenca. Në vonesën e zhvillimit mental paraqiten shumë fusha tjera të dëmtuara, p.sh. ndjenjat , vullneti, dëshira, instiktet, etj. Çrregullimet e këtyre fushave ndikojnë negativisht jo vetëm në inteligjencën por edhe në fushën e aftësisë psikike. Pra, kuptimi, apo fjala vonesë e zhvillimit mental, është shumë më i gjërë se sa vonesa e shvillimit mendor. Pra, si po shihet, kjo ka të bëjë me çrregullime në fushën e jetës psikike. Kuptimi, apo fjala vonesë mendore ka emërtime të ndryshme, disa e quajnë vonesë e zhvillimit psikik, disa e quajnë subnormale, disa defekte psikike etj. Nënkuptohet se këto terme nuk janë adekuate dhe mund të jenë pengesa të përkohshme të zhvillimit psikik ku kanë ndikuar shkaqet egzogene e bashkangjitur dhe qendrimet negative të pedagogëve dhe edukatorëve. Termi Subnormal më tepër përdoret në fushën psikiatrike kur duhet theksuar sëmundjet shpirtërore. Termi defekt është për së tepërmi i ashpër, kuptimi apo fjala defekt ka të bëjë më së shumti me gjërat teknike, siç janë makinat, të cilat simbolizojnë gjendjen dhe kohën e punës së ndërprerë gjatë apo shkurt. Te përsonat, konkretisht, te fëmijët me vonesë mendore për fat nuk janë raste të tilla. Çrregullimi dhe ngecja e këtyre fëmijëve nuk do të thotë se janë të paaftë për punë, në të kundërtën, ata në masë të madhe apo të vogël, e zvogëlojnë aftësinë e punës së tyre. Por në bazë të edukimit special, e para se gjithash, me punë sistematike . Si komponent i këtij edukimi, shkaqet e çrregullimit në masë të madhe zbuten dhe kështu aftësia e punës së tyre rritet.
KLASIFIKIMI NDERKOMBËTAR I VONESËS MENTALE
Vonesa ne zhvillimin mental është një gjendje e ndalimit apo paaftësisë së zhvillimit të mendjes, e cila është e kategorizuar nga dëmtimi i aftësive te fëmijës në periudhat e ndryshme të zhvillimit të tij e të cilat kontribuojnë në nivelin e inteligjencës si psh; aftësitë njohëse të femijës, gjuhës, motorikës si dhe aftësitë sociale. Vonesa mund të shoqërohet edhe me çrregullime te tjera por ndodh që dhe jo. Mundësia e tyre për te patur dhe çrregullime te tjera është 3 deri në 4 herë më e madhe se për fëmijët normal. Gjithashtu fëmijët e retarduar janë në rrezik më të madh për t`u abuzuar si fizikisht edhe emocionalisht dhe seksualisht. Sjellja e tyre përshtatëse është e lënduar, por nëse ata jetojnë në një ambient të mbrojtur me dashuri dhe përkujdesje, atëhere këto aftësi nuk janë shumë të dukshme të lënduara.
Karakteristikë e katërt, e cila është e nevojshme të specifikohet është deri në çfarë shkalle sjellja është dëmtuar, nëse ajo nuk është shkaktuar nga ndonjë çrregullim tjetër.
Prezenca e vonesës në zhvillim nuk përjashton mundësinë që fëmija te ketë edhe diagnoza të tjera si psh; depresion, retardim psikomotor, humbje apetiti, çrregullime gjumi etj.
Inteligjenca nuk është i vetmi element që duhet të merret në konsideratë pasi ajo përfshin një seri aftësish që ka fëmija. Sigurisht që të gjithë fëmijët nuk i zhvillojnë aftësitë e tyre në të njejtën kohë, megjithatë pritet që të gjithë fëmijët në një moshë të caktuar të kenë arritur të zhillojnë pjesën më të madhe të aftësive që janë përgjegjëse për atë moshë. Fëmijët që kanë vonesë mentale kanë një dallim shumë të madh prej këtyre fëmijëve të tjerë. Ata kanë dëmtime të fushave të ndryshme si psh. te të folurit, kujdesit për veten, shoqërorizimin, etj.
Sipas klasifikimit ndërkombëtar, vonesa mentale ndahet në:
• Vonesë mentale e lehtë
• Vonesë mentale mesatare
• Vonesë mentale e rëndë
• Vonesë mentale shumë e rëndë
• Vonesë mentale e paspecifikuar.
RETARDIMI EDUKATIV
Është një përzierje e çrregullimeve të ndryshme. Edhe varietetet “specifike” të retardimit siç është pamundësia për të lexuar, formojnë një grup mjaft heterogjen. Retardimi mund të jetë i përcaktuar gjenetikisht, ajo mund të lidhet me defekte të ndryshme perceptuale, mund të jetë pasojë e lëndimit të trurit, mund të formojë një pjesë të ndonjë çrregullimi psikiatrik, apo mund të jetë rezultat i deprivimit kulturor apo edukativ, apo faktorëve tjerë të panjohur. Kështu, shumë fëmijë neurotikë dhe delikuentë janë në mënyrë të konsiderueshme të retarduar në progresin e tyre edukativ, por gjithashtu është më se e mundshme që shumica e fëmijëve me retardim edukativ, nuk kanë ndonjë çrregullim psikiatrik. Klasifikimi i llojeve të retardimit edukativ është akoma shumë i palakmueshëm, por është e qartë se ekziston një grup i fëmijëve të cilët janë mbrapa në shkollimin e tyre, por që nuk janë neurotikë, delikuentë, apo intelektualisht subnormalë. Madhësia e këtij grupi është e panjohur, por duhet të dallohet nga subnormaliteti mental dhe çrregullimeve psikiatrike.
SHKAQET E ZHVILLMIT TË VONESËS MENTALE
Shkaqet e zhvillimit të vonesës mentale janë të llojllojshme dhe si të tillë sipas natyrës i ndajmë në ato endogene dhe egzogene, që do të thotë në ato paranatale dhe posnatale ( paralindjes dhe pas lindjes) së fëmijës. Para lindjes dhe gjatë lindjes bëjnë pjesë infeksionet dhe intoksikacionet, helmimet, traumat fizike, traumat psikike, lëndimet, streset e nënës gjatë kohës së graviditetit si dhe organizmi i dobët i prindërve. Pasojat më të rënda janë infeksionet, të cilat ndikojnë negativisht në zhvillimin e përjetshëm të fëmijës, sepse infeksionet bëjnë helmimin e sistemit nervor qendror (SNQ), i cili ndikon në ndërrimin e materies dhe bën dëmtimin e indeve dhe me këtë shkakton çrregullimin e funksioneve indore të organeve të zhvillimit të fëmijës. Nëna shtatzënë e infektuar me SIFILIS vjen deri te abortimi i fëmijës, ose nëse e lindë fëmijën, ai lind me të meta mentale si dhe sëmundje tjera psikike, siç është epilepsia, neurastenia, etj. Dëmtimi i SNQ te fëmija paraqet çrregullimin psikofizik siç është të vëbërit, dëmtimi i të dëgjuarit si dhe shkallë të ndryshme të retardimeve mentale.
Tuberkulozi
Një ndër shkaqet e vonesës mentale mund të jetë edhe TBC-ja e nënës gjatë kohës së graviditetit që mund të jetë një ndër shkaqet e vonesës mentale të fëmijës. Dobësia, si dhe mos ushqimi i mjaftueshëm i nënës, gjatë kohës së graviditetit ndikon negativisht në zhvillimin psikofizik të fëmijës. Fëmijët e prindërve të sëmurë nga TBC-ja nuk lindin me TBC, por ata pas lindjes infektohen nga prindërit. Fëmijët e këtyre prindërve janë të dobët dhe nuk kanë imunitet dhe, për shkak të mungesës së imunitetit, vijnë shumë lehtë te sëmundjet infektive.
Intoksikacioni
Intoksikacioni ndikon negativisht në zhvillimin dhe formimin e fëmijës, sidomos gjatë marrëdhënieve seksuale. Femra, e cila mbetet shtatzënë në gjendje të dehur, sidomos gjatë marrëdhënieve seksuale, mund të lindë fëmijë me të meta mentale pasi që alkooli bën helmimin e spermatozoideve etj. d.m.th degjeneron organet dhe tërë organizmin.
Organizmi i dobët i prindërve
Po ashtu organizmi i dobët i të dy prindërve në shumë raste ndikon në zhvillimin jo normal të këtyre fëmijëve. Këta fëmijë lindin me peshë të vogël, nuk marrin gjirin e nënës, duhet ushqyer, dhëmbët nuk i kanë të zhvilluar, ecin me vonesë për shkak të rakitisit, në këto mund të ndikojnë edhe lindjet e shpeshta të nënës, sepse organizmi i nënës harxhohet prej lindjeve të shpeshta. Këta fëmijë nuk janë imun ndaj sëmundjeve infektive.
Kryqëzimi i gjakut
Grupi i njëjtë i gjakut ndikon negativisht në zhvillimin psikofizik të fëmijës. Martesat e afërta në mes familijarëve, për shkak të grupit të njëjtë të gjakut, kanë paradispozicion për përcjellejen e sëmundjes që ata e kanë. Martesat që nuk e kanë grupin e njëjtë të gjakut te këta rreziku është ma i vogël për përcjelljen e sëmundjes. Kemi raste afër Lloshinjit (Dalmaci) ishull ku 50 % të banorëve janë me vonesë mentale për shkak të martesave në mes veti.
Sekrecioni i gjendrave endokrine
Sekrecioni jonormal i gjendrave endikronologjike gjatë kohës së graviditetit të nënës mund të shkaktojë çrregullime sidomos në kohë embrionale të zhvillimit të fëmijës. Është e njohur se tajimi normal i hormoneve endikronologjike mbron oganizmin nga helmimet. Çrregullimi i këtyre gjëndrave ndikon në ndërrimin e materies së frytit dhe bën helmimin e organizmit të nënës, kështu që negativisht ndikon në zhvillimin e fetusit, pra këto çrregullime shkaktojnë zhvillimin e vonesës mentale.
Traumat e nënës gjatë shtatzanisë
Traumat e nënës gjatë kohës sa është shtatzënë janë të llojllojshme (gjatë graviditetit). Gjatë kësaj kohe, e cila është bukur e gjatë, nënat mund të kenë trauma të ndryshme, të rënda dhe të lehta. Traumat janë shumë të rrezikshme, ato mund të shkaktojnë vonesë mental sidomos në kohën embrionale, paraqitja e vështirësive për mbajtjen e fëmijës, vështirësi gjatë lindjes, lindja me dana, lindja me shtypje, lindja me operacion si dhe trauma të tjera psikike të nënës, të cilat lënë pasoja në SNQ te fëmija dhe shkaktojnë vonesa mentale.
Degjenerimet trashëguese
Prindërit me çrregullime të degjeneruar, gjithmonë degjenerimet i përcjellin te fëmijët e vet, sidomos degjenerimet psikike që shkaktohen nga përdorimi i alkoolit si dhe sifilisi.

Degjenerimet e fituara
Degjenerimet e fituara janë sëmundje të llojllojshme siç janë infeksionet e ndryshme të përcjellura me temperatura të larta, siç është difteria, sharllahi, fruthi, tifusi, meningitisi, encifalitisi, menogoencefalitisi etj. Pasoja më të rënda lënë meningoencefalitisi (ndezja e trurit). Hulumtimet e bëra të këta tregojnë se 40 % të këtye fëmijëve janë me pasoja të vonesës mentale. Këto sëmundje ndikojnë në dëmtimin e inteligjencës, ne dëmtimin e të dëgjuarit, të pamurit si dhe organeve të tjera, të gjitha këto negativisht ndikojnë në zhvillimin mental dhe psikik të fëmijës. Mu për këtë jeta psikike e këtyre fëmijëve është e varfur dhe i mungojnë emocionet. Këta fëmijë janë apatikë, melankolikë, të pavullnetshëm në punë, të ndieshëm dhe kanë paradispozicion për sëmundje.
LËNDIMET FIZIKE
Lëndimet fizike mund të jenë shkas i vonesës mentale sidomos lendimi i kokës që varet se cila pjesë e trurit është lënduar. Qendra e motorikës, apo qendra e të folurit, apo qendra e intelegjencës. Kemi edhe shumë shkaqe që shkaktojnë vonesën mentale, kemi të bëjmë edhe me sëmundje siç janë: epilepsia, sizophfrenija si dhe paradispozicioni për humbjen e të menduarit, çrregullimin psikik, çrregullimin e disponimit, humbjen e aftësisë së të menduarit etj.
MASAT PREVENTIVE
Masat preventive bëhen në fusha të ndryshme: ajo medicinale, sociale e pedagogjike. Në planin e përgjithshëm ajo merret me edukimin shëndetësor të prindërve, bëhet luftë sociale kundër sëmundjeve venerike, kundër alkoolizmit, luftë për mbajtjen e higjienës kolektive dhe përsonale, siç bëhet konkretisht vaksinimi i popullsisë si dhe mjekimi vetëm i atyre që janë të sëmurë. Duhet bërë ndalimin e kurorëzimit atyre që vuajnë nga sifilisi, AID ( sida) po nëse ndodhë kjo, atëhere duhet ndalur lindjen e fëmijëve. Po ashtu, duhet ndalur martesat e trashëgimisë për shkak të degjenerimit të pasardhësve. Te prindërit e shëndoshë, gjatë kohës së graviditetit të nënës, higjiena duhet të jetë e përkujdesshme për të mos ardhur deri të ndonjë infeksion që kishte për të dëmtuar frytin si dhe zhvillimin e fëmijës, sidomos duhet patur kujdes gjatë lindjes, kur lindja është e vështirë dhe bëhet me shtypje. Në fushën sociale shëndetësore kemi të bëjmë me një numër të madh të kretenizmit, kjo sëmundje të fëmijët paraqitet për shkak të mungesës së jodit në ujë, për këtë uji duhet të jodizohet për t`i ikur kësaj sëmundjeje. Masat për të cilat mirren për t`i penguar sëmundjet infektive te fëmijët nga infeksionet, traumat. Të gjitha këto mbërrihen me mbajtjen e higjienës si dhe mbajtjen e ligjëratave nëpërmes shtypit, filmave, broshurave dhe publikimeve etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) Empty Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (III)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2009 8:29 pm

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) U1_EmrushBejtullahu
NJOHURI MBI AFTËSINË E KUFIZUAR DHE REHABILITIMI
Nga Prof. defektolog Emrush Bejtullahu, logoped
KARAKTERISTIKAT E ZHVILLIMIT TË FËMIJËVE ME VONESË MENTALE
Nuk janë të njëjtë të gjithë fëmijët por ata janë individualitete dhe dallohen prej njëri-tjetrit. Kjo varet prej shkallës së vonesës mentale. Fëmijët me shkallë të lehtë mentale, të metat e tyre psikofizike shihen më pak, kurse te shkalla e mesme gjysmë e rendë dhe të rendë shihen dhe janë drastike. Karakteristikat e tyre shihen edhe sipas ndërtimit të trupit të tyre. Kështu, sipas zhvillmit të trupit të tyre, i ndajmë në disa tipa:
a) Piknik (me trup të ngjeshur)
b) Atletik (me zhvillim jo të natyrshëm)
c) Leptosomik (astenik i dobët e i thatë)
d) Infantile (i ndieshëm, i pa zhvilluar)
e) Displastik (me radhitje jo të barabartë të shtresave të indeve të trupit).
Disa raste të këtyre tipave paraqiten edhe të fëmijët me intelegjencë normale, mirëpo në këtë rast mund të jetë shkak mos funksionimi i sistemit vegjetativ endokrinologjik (SVE).
Karakteristika fizike e këtyre fëmijëve me vonesë në zhvillimin mental manifestohet edhe me paraqitjen e simptomeve të ndryshme somapatologjike.
Rastet e rënda
Nevojitet kujdesi i familjes dhe i shoqërisë
Personat e tillë lëkurën e trupit e kanë të thatë, pa yndyrë natyrale, nëpër trup kanë nyje të ndryshme me shumë dëmtime të indeve nën lëkurë. Disa, muskujt e trupit i kanë të zbutur. Kanë çrregullime të lindura organike si dhe deformacione të ndryshme, siç janë anomalitë e zemrës, sëmundja e sistemit urinar si dhe çrregullime të tjera organike. Përveç këtyre karakteristikave, te fëmijët me vonesë në zhvillimin mental sidomos te ata fëmijë me vonesa të mesme dhe gjysmë të mesmre dhe të rëndë, tek ata paraqiten shpesh edhe malformacione të ndryshme jo normale siç është zhvillimi jonormal i kokës (mikro – makro) koka e madhe – kokë e vogël (hidrocefalija) për së tepërmi koka të madhe me lëng në tru, kemi raste me kokë të shtypur, me kokë në formë të vesë, me kokë të mprehtë, me kokë në formë të qynkos etj. Disa autorë, në bazë të këtyre deformimeve të kokës, bëjnë klasifikimin e vonesës mentale që është gjë e gabuar, spese vonesa mentale nuk mund të përcaktohet në bazë të malformacioneve të kokës, nuk mund të përcaktohet vonesa mendore. Por ajo përcaktohet në bazë të dëmtimit të masës e cila gjendet në tru.
Eshtrat e deformuar të kokës mund të ndikojnë në rritjen e shtypjes së trurit dhe në bazë të kësaj shtypjeje mund të shkaktohen çrregullime anatomike fiziologjike të SNQ.
KARAKTERISTIKAT FIZIKE TRUPORE
Trupi te fëmijët me vonesë në zhvillim mental manifestohet me trup asimetrik që bjen në sy moszhvillimi normal i gjoksit, deformimi i boshtit kurrizor, skolioza, krahët asimetrikë të qitur jashtë ose prapa krahërorit, si dhe deformime të tjera siç i kanë ekstremitetet asimetrike “O “ – “X”, shuplakat e këmbëve të rrafshëta, duart e gjata deri të gjunjt e këmbëve, gishtat e dorës jo simetrike. Këta fëmijë karakterizohen edhe me deformacione me fëtyrë asimetrike, me buzët e trasha, veshët jonatyralë, veshët i kanë të gjatë si të lepurit, llarinksin e deformuar, por këto të gjitha nuk mund të simbolizojnë retardime mentale, këto anomali mund t’i kenë edhe fëmijët që janë mentalisht normalë. Këto anomali më tepër paraqiten të fëmijët me vonesa të lehta mentale .
Të dëgjuarit te këta fëmijë paraqitet nga dobësimi i lehtë e deri te humbja totale, po ashtu, dobësimi i të pamurit (shikuarit apo të parit) manifestohet deri të verbimi total. Ndieshmeria e të prekurit paraqitet në forma të zvogëluara ose rritje të ndishmërisë, poashtu mungesa e erës dhe shijes të ta është e padallueshme (nuk mund të dallojnë as erën as shijen).
[size=12]
JETA PSIKIKE E FËMIJËVE ME VONESË NË ZHVILLIMIN MENTAL
Jeta psikike e fëmijëve me vonesë në zhvillimin mental manifestohet me çrregullime të shumta siç janë: a) çrregullimet e të vërejturit, b) të mbajturit në mend, c)të menduarit, d) të instiktet , e) dashje , f) vullnetit.
a ) Të vërejturit
Të vërejturit është shumë e theksueshme te fëmijët me vonesë në zhvillimin mental , vërejtjet e tyre janë pasive dhe nuk kanë kurrfarë interesi, sidomos gjërat që i shohin, dmth e kanë vëmendjen e shpartalluar (çorientuar), pak dinë të orientohen në kohë dhe hapësirë. Gjërat që i shikojnë shpejt i harrojnë, gjëra të tilla paraqiten edhe të fimijët normalë, por ato janë të përkohshme, kurse te fëmijët me vonesë mentale janë të përhershëm, nuk janë të koncentruar. Gjatë të verejturit e tyre kalon prej një objekti në objekt tjetër.
b ) Çrregullimet e të mbajturit në mend
Çrregullimet e të mbajturit në mend është një ndër karakteristikat e mungesës të këtyre fëmijëve. Të mbajturit në mend është ruajtja e eksperiencës së kahershme nga kalimi i reproduksionit, që do të thotë, ajo që është përvetësuar, të mobilizohet dhe të aftësohet, e këtë e kushtëzon të vërejturit aktiv, me që përcepcionet janë të lidhura suksesivisht me kohën e të mbajturit në mend.
c ) Çrregullimin e të menduarit
Çrregullimin e të menduarit e shkakton mungesa e të vërejturit, të vetëdijes, përcepcionit në kohë dhe hapësirë. Mungesa apo çrregullimet mund të jenë kualitative dhe kuantitative, kemi paaftësi në të menduarit total (amnezia) si shkas është lëndimi i rendë i trurit, kurse e dyta është kur janë të dëmtuara disa qendra të kokës, psh. kur s’mund të mbajnë në mend shkronjat ose numrat, sepse janë të dëmtuara qendrat ku kanë qenë të lokalizuara shkronjat apo numrat. Te fëmijët me vonesa mentale, të mbajturit në mend e kanë të dobët dhe harresën e shpejtë.
Çrregullimet dhe mungesa e të menduarit janë karakteristika kryesore te fëmijët me vonesë në zhvllimin mental. Të menduarit është një proces i ndërlikuar i funksioneve psikike. Të menduarit nuk është reaksion i lindur sikur që janë instiktet dhe shprehitë, por kjo paraqet vetëm kombinimin e asociacioneve në bazë të analizave dhe sintezave. Do të thotë se nëpërmes të menduarit bëhen zbulime të reja. Lidhshmëria dhe marrëdhëniet nëpërmes gjërave që rrethojnë e që paraqiten në botë në fushën e të menduarit, ekzistojnë te të menduarit e ngadalshëm. Të menduarit e njëjtë (me fjalë të njejta kur do të thotë diçka ai i përsëritë fjalët e njëjta qi i ka thenë më parë). Fëmijët me të vonesë mentale e kanë vështirë të japin ndonjë mendim sepse shumë ngadalë mendojnë për gjëra që ndodhin pranë tyre. Më së rëndi e kanë të bijnë ndonjë vendim. Të menduarit abstrakt te këta fëmijë nuk ekziston. Për të zhvilluar të menduarit abstrakt te këta fëmijë duhet bërë në mënyrë vizuele dhe me fotografi.
d) Instiktet
Instiktet dhe dashja janë karakteristike tek fëmijët me vonesë mentale. Është e kuptueshme se me instikte merren shumë funksione psikike, dobësimi i këtyre funksioneve psikike shkaktojnë aksione impulsive.
Të fëmijët me vonesë mentale sidomos te ata me të meta të renda mentale, paraqiten çrregullimet e instikteve, sidomos instikti për vetëmbajte dhe instikti seksual. Instikti i parë manifestohet në kërkesën e ushqimit të pakontrolluar (hanë pa ndërpre dhe nuk ngopen kurrë), ndërsa i dyti manifestohet në epshet seksuale në anoni pederasti dhe sadomi etj.
e) Vullneti
Çrregullimi i vullnetit te këta fëmijë manifestohet në mënyrë të ndryshme: shpejt lodhen dhe nuk kanë kurrfarë vullneti për punë , nuk mund të udhëheqin me vetveten , janë sugestibil dhe bijnë nën ndikimin e të huajit, nga njëhere, për shkak të kokëfortësisë vijnë te negativizmi .
f) Dashja
Çrregullimi i dashjes te këta fëmijë me vonesë mentale është në vetë sjelljen e fëmijës në lëvizje, në punë, në të folur, gjestikulacione etj. Te këta fëmijë manifestohet në dy mënyra: në impulset e rritur (hipërbolia) dhe hipobolia (abolia) impulse të dashjes të dobësuar.
Në impulset e dashjes të rritur hiperbulia fëmija anon gjithnjë të jetë në levizje të punojë diçka, të përziejë diçka (lëvizjet e tij nuk kanë ndonjë qëllim të caktuar dhe nuk e dinë se pse e bëjnë këtë levizje. Janë jo të vetëdijshëm pse e bëjnë këtë levizje. Në rastin e dytë fëmija bën të kundërtën, fëmija i cili vuan prej hipobulia (rend dhe ngadalë flet) lëvizjet i ka të ngadalshme pa dashje e pa vullnet të punës. Te (abulija) fëmijët e tillë janë të paaftë për punë dhe nuk kanë kurrfarë dëshire për punë. Pra fillimi apostafat i dëshirës se fëmijës me vonesë mentale është sugjestioni (çdo gjë që e bëjnë, e bëjnë nën ndikimin e huaj) ky sugjestion të këta fëmijë paraqitet në dy mënyra:
a) mënyra e pare është: Sugjestioni automatik (kur fëmija e kryen atë punë që i urdhëron pa marrë parasysh se a është ajo punë e dëshirueshme për të apo jo.
b) mënyra e dytë dytë është : Katatonia kur fëmija për kohë të shkurtër apo të gjatë rri në një vend i palevizshëm në pozitën që e kemi lënë.
Negativizmi: te këta mund të jetë aktiv dhe pasiv:
Negativizimi aktiv: mund të manifestohet nga ana e këtyre fëmijëve çdo gjë që i thua për ta bërë ai e bën të kundërtën.
Negativizmi pasiv: atë që e kërkon prej tij nuk e bën. Në bazë të edukimit korrketues MUND të arrihet shumë në përmirësimin e korreksionit të dashjes. Kjo mund të arrihet përmes instikteve, duke analizuar nëpërmes punës korrektuese.
VEÇORITË E VONESË MENTALE
Këto karakteristika të veçorive të fëmijëve nuk janë gjë tjetër, përveç tregues të zhvillimit specifik që na tregojnë për shumë veçori të zhvillmit psikik dhe fizik. Shikuar në përgjithësi këto veçori manifestohen në mënyra të ndryshme dhe jo të barabarta dhe të plota në formimin e konstrukcionit psikomotorik të fëmijës. Fëmijët me të meta mentale, nëse i marrim në tërësi, ata karakterizohen me shumë veçori samopatologjike dhe neuropatologjike. Veçoritë neuropatologjike kanë të bëjnë me sistemin nervor qendror vegjetativ (SNQV). Kurse veçoritë samopatologjike kanë të bëjnë me indet nën lëkurë me eshtrat dhe organet e brendshme, ndërsa simptomet neuropatologjike shihen në zvogëlimin e të pamurit dhe të dëgjuarit si dhe lloje të ndryshme të parezave dhe çrregullimi i motorikës.
Simptomet samopatologjike, të cilat paraqiten dhe manifestohen të këta fëmijë janë: Lëkura sipërfaqësore e trupit të tyre është e thatë dhe pa yndyrë, me plot lëvoshë, lëkurë e fortë me plot nyje, nyje me dëmtim të indeve të lëkurës, me zhvillim jo të mirë të eshtrave për shkaqe të zhvillmit të hershëm ose të vonë të eshtrave dhe moskryqëzimi i tyre. Po ashtu, kemi dobësimin e organeve të mbredshme sikur që është anomalia e zemrës, çrregullimi i traktit të urinës dhe veshkëve, çrregullimi i gjëndrave endokrine siç është zvogëlimi apo rritja e tajimit të gjëndrës mbrojtëse të hipofizës ku shkakton (hipofunkci-hiperfunkcion), çrregullimin si dhe moszhvillimin e shpejtë të organeve seksuale (hipogjenitelizëm) hipergjenitelizëm) etj. Të gjitha këto veçori të fëmijës me zhvillim të vonë mental, shikuar nga aspekti i shkaqeve të tyre, nuk mund të shikohen si patologji e izoluar, por si veçori e huazuar dhe e kushtëzuar e organeve.
Është e njohur se dobësimi i një sistemi qendror nervor (SQN) ndikon negativisht në sistemin tjetër dhe anasjelltas. Është vërtetuar, gjithashtu se çrregullimet e sistemit endokrinologjik, negativisht ndikon në zhvillimin fizik e psikik të fëmijës. Zvogëlimi apo rritja e sekrecionit, tajimi jo normal të gjëndrave endokrine (hipofuncia ose hiperfunkcia) te fëmija, shkaktojnë zhvillim të dobët fizik dhe psikik , të cilat manifestohen në mënyra të ndryshme.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) Empty Re: Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2009 8:30 pm

Veçoritë e zhvillimit mental te fëmijët janë shkaktuar në masë të madhe nga shkaku i çrregullimeve të (SQV) sistemit qendror vegjetativ, mirëpo këto çrregullime paraqiten edhe për shkak të çrregullimit të sistemit endokrinologjik (ndërrimi jonormal i materies) tajimi jo i mire i brendshem që ndikon në çrregullimin e organit dhe të organizmit.
Këto çrregullime ngativisht ndikojnë në zhvillimin jonormal psikofizik të fëmijës si në kohën paranatale ashtu edhe posnatale.
Zhivillimi fizik i fëmijëve me vonesë në zhvillimin mental, manifestohet i luhatur qysh në kohën paranatale dhe pasnatale. Kjo luhatje manifestohet në formimin dhe zhvillimin e ngadalshëm fizik si dhe mungesa e formimit të ndonjë pjese të trupit. Për këtë fëmijët me të vonesë mentale lindin dhe vijne në këtë botë me konstituim më të dobët fizik se sa fëmijët me zhvillim normal. Dobësia e këtyre fëmiëjve shihet në vonesë të zhvillimit të eshtrave, muskujve të butë dhe të dobësuar, moszhvillimi i të folurit , në moszhvillimin e eshtrave në tërësi të trupit. Për këtë shkak disa fëmijë ecin me vonesë, të ecurit e tyre nuk është i sigurt, kurse lëvizjet i kanë të pakoordinuara, rastet e rënda mund të jenë të palëvizshme. Konstruktimi i dobët fizik shihet shumë heret sikur që e kanë daljen e gjoksit jashtë (gjokës të pulës), dalja e vonshme e dhëmbëve, deformimet e organeve tjera trupore siç është anomalia e zemrës, çrregullimi i frymëmarrjes etj. Këto anomali më së shumti janë të paraqitura te fëmijët me të vonesa mentale se sa te fëmijët normalë. Këta fëmijë, sidomos, rastet e rënda vuajnë nga organet e tretjes, nuk mund të përtypen normal, sistemin urinar nuk e kanë në rregull për atë shkak urinojnë pa kontrollë, në mënyrë drastike e kanë të dobësuar sistemin endokronologjik sikur që janë sëmundjet e gjëndrave me sekrecion të brendshëm, zvogëlimi i punës së gjëndrës teroide (hipotireoza,hipophiza) e sidomos çrregullimi i gjëndrave seksuale.
ZHVILLIMI PSIKIK
Jeta psikike e këtyre fëmijëve nuk mund të jetë e ndarë (e izoluar) nga jeta fizike, kur dimë se çrregullimet fizike e çrregullojnë jetën psikike. Po ashtu, dimë se Sistemi Nervor Qendror (SNQ) është bartës dhe rregullator jo vetëm i gjendjes fizike, por edhe i zhvillimit psikik. Po, nëse dobësohet ky sistem, atëhere negativisht ndikon në zhvillimin psikofizik. Moszhvillimi normal i këtij sistemi ndikon në moszhvillimin, jo vetëm të intelegjencës, por edhe të çrregullimeve në fushën emocionale, dashjes dhe vullnetit. Si shembull. Mund të marrim gjendjen psikike të ndonjë personi të sëmurë nga ndonjë sëmundje infektive ku përfiton traumë të rendë psikike. Shkencëtarisht është treguar se sistemi endokrinologjik luan rol të rendësishëm jo vetëm në zhvillimin fizik por edhe në zhvillimin psikik.
Sekrecioni normal i gjëndrave endokrine rregullon korelacionin në mes organeve dhe mbrojnë organizmin prej vetë helmimeve. Në anën tjetër çrregullimet dhe mungesa e funkcioneve të këtyre gjëndrave shkaktojnë intoksikacion dhe negativisht ndikojnë në zhvillimin psikofizik të fëmijës. Psh. në rastin e kretenizmit kemi (hipofunkcionin dhe hiperfunksionin) e gjëndrës teroide dhe degjenerimin e tyre. Këto degjenerime ndikojnë në mënyrë direkte në zhvillimin fizik të fëmijës siç është rritja e madhe, ose shumë e vogël e fëmijës, kuptimi nga të cillët mendohet se shkak i vetëm i vonesës të zhvillimit mental është Sistemi Nervor Qendror (SNQ), në realitet është i gabuar. Këto ngecje shkaktohen dhe nga mungesa e funksionit të sistemit endokrinologjik. Këto moszhvillime, nuk janë gjëra të izoluara, por janë gjëra të koordinuara nën ndikimin e organeve të tjera të lidhura njëra me tjetern në rend të parë me SNQ.Veçoritë e çrregullimit psikik të këtyre fëmijëve kushtëzohen me çrregullimin dhe mungesën e të dëgjuarit të të pamurit dhe organeve të tjera.
Në bazë të këtyre konstatimeve shohim se jeta psikike e këtyre fëmijëve është shumë e skuqur në krhasim me fëmijët normal. Kështu që, jeta e tyre dallohet me shumë veçori. Në rastin e parë dallohet mungesa e paraqitjes të kuptimit hapësinor, fundi i fundit paraqitja e kuptimit modest të kufizuar intelektuale. E në anën tjetër, paraqitja e çrregullimit shumë të kufizuar në fushën emocionale. Gjendja psikike dhe zhvillimi mental i këtyre fëmijëve në tërësi, duke marrë edhe zhivllimin fizik, manifestohen me disa luhatje dhe nuk ka ligj dhe rregull të përcaktuar, por në të kundërtën ato i karakterizojnë pamjet jo të natyrshme të (vonesës) apo të zhvillimit të tyre, e cila në mënyrë kuantitative paraqitet prej rasteve më të lehta e deri te rastet më të rënda.
Këto vonesa mund të paraqiten në kohën paranatale si dhe posnatale. Në të parën mund të mos vijë deri te zhvillimi i fëmijës ose zhvillimi është i kufizuar. Në rastin e dytë zhvillimi bëhet në suazat e kufizuara dhe se vjen deri te regresi (bëhet humbja e aftësisë ekzistuese). Kufizimi psikik i këtyre fëmijëve paraqitet me çrregullime dhe vonesa të ndryshme në tërë jetën psikike të tyre qysh në moshën e hershme fëmijënore, siç është ngecja apo vonesa ne të menduarit, zhvillimi i të folurit letrar, të folurit e ngadalshëm dhe të folurit të rëndë (të pazhvilluar) te fëmijët me vonesë mentale, flasin më vonë se sa fëmijët normalë. Kurse të rastet tjera tejet të rënda të folurit të keta fëmijë nuk mund të zhivllohet.
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE , DËSHIRËS DHE VULLNETIT
Çrregullimet emocionale të këta fëmijë paraqiten në mënyrë të ndryshme p.sh. (neurosimptomet janë paraqitja e dobësisë emocionale) instiktet, dashjes dhe vullnetit.
Në tërësi, shikuar veçoritë e zhvillimit psikik te këta fëmijë me vonesa mentale, ato paraqiten në mënyra të ndryshme në ato kuantitative dhe kualitative. P.sh. te fëmija me të vonesa mentale (në rast të oligofrenisë), kemi çrregullime zhivllimore në tërësi të pazhvilluar. Kurse te rastet demencia kemi të humburit e aftësisë ekzistuese.
Te oligofrenia më së shumti vërehet mungesa kualitative në diferencimin e procesit psikik që do të thotë qartësia e pamjaftueshme: shkaparderdhje e percepcioneve dhe të menduarit, si dhe emocionet edhe dashjet e papërcaktuara. Në këto raste kemi çrregullime kuantitative, ndaljen e zhvillimit të procesit psikik në mënyrë jo të njëjtë të dëmtimit të procesit psikik dhe se më pak është e shprehur oligofrenia se sa te demensia.
KLASIFIKIMI I FËMIJËVE ME VONESË MENTALE
Klasifikimi i fëmijëve me vonesë mentale është qëllimi dhe pika kryesore në korrektimin e edukimit dhe rehabilitimit të katergorisë së këtyre fëmijëve. Pa klasifikimin e këtyre fëmijëve nuk mund të mendohet asnjë korrgjim në çrregullimin e tyre si dhe pasojat në edukim-arsimim dhe orientimin profesional të tyre.
Në bazë të klasifikimit të këtyre fëmijëve formohen rrjetat shkollore dhe entet edukuese, formohen edhe entet sociale për ata fëmijë, të cilët nuk mund të rehabilitohen. Fëmijët me vonesë mentale nuk mund të radhiten të gjithë në një grup, sepse sipas karakteristikave psikofizike të tyre, ata dallohen shumë ne mes veti. Te këta fëmijë të metat mentale manifestohen në mënyrë të ndryshme, gjë që edhe janë shkaqet e të metave të tyre, në të cilën, fushë të jetës psikike, është paraqitur vonesë dhe në çfarë shkalle këto vonesa janë të manifestuara. Sipas lokalizimit të vonesës të zhvillimit mental të këtyre fëmijëve e ndajmë në dy grupe:
a) në grupin e parë bëjnë pjesë fëmijët me vonesë mentale në fushën e intelegjencës.
b) Në grupin e dytë bëjnë pjesë fëmijët me çrregullime në fushën emocionale dhe dashjes siç janë neuroptët, psikopatët, epileptikët, histerikët etj.
Në rastin e parë nuk përjashtohet paraqitja patologjike në fushën emocionale - instiktet dhe dëshira edhe atë te rasteve rënda . Ndërsa në të dytën nuk përjashtohen çrregullimet dhe vonesa në intelekt.
Fëmijët e grupit të parë ndahen në disa nëngrupe:
a) sipas shkaqeve të vonesës mentale
b) sipas shkallës së paraqitjes të vonesës mentale.
Sipas shkaqeve të vonesës mentale oligofrenia është e lindur ndërsa demensia është e fituar.
Në rastin e parë kemi pengesa në moszhvillimin në masën e duhur, çka do të thotë se nuk është zhvilluar mjaft. Në rastin e dytë humbja e asaj veç që ka ekzistuar. Termi demenci është fjalë latine (de – humbje mes – mend ) shkaqet e oligofrenisë paraqiten në kohën paranatale, në kohën e graviditetit të nënës si dhe gjatë lindjes. Kurse shkaqet e demensisë paraqiten më vonë gjatë jetës së fëmijës. Këto dy vonesa mentale si e dimë dallohen në ato kuantitative dhe kualitative.
Diferencimi i tyre bëhet në bazë të anamnezës dhe simptomet e përcjellura. Të oligofrenia kemi disi progrese, kurse te demensia regrese. Këto i ndajmë sipas shkallës të vonesës mentale edhe ato në bazë të koeficientit të intelegjencës (IQ), kështu që në bazë të diagnostifikimit i ndajmë në ato normale dhe jonormale. Shkalla e kufirit midis asaj normale dhe jonormale është IQ (koeficienti i intelegjencës) 70-85, sipas (IQ) përsonat me aftësi të kufizuara mentale i ndjamë në tri shkallë:
a) shkalla e rendë fillon (IQ) prej 0 – 25
b) shkala e mesme fillon (IQ ) prej 25 – 50
c) shkalla e lehtë (IQ) prej 50 – 70
Fëmijët me aftësi të kufizuara mentale tejet të rëndë nuk mund të aftësohen dhe janë të paaftë për punë. Për këta nevoijtet ndihma dhe kujdesi i huaj që do të thotë ndihma e familjes dhe e shoqërisë.
Fëmijët me të meta mentale me shkallë të mesme mund të arrihet me terapi okupuese në mbajtjen e higjienës personale dhe veshmbathjen, orientimin në hapsirën familjare dhe rrethit social të familjes dhe vet ushqimit. Janë të paaftë për shkollim.
Fëmijët me të meta mentale të lehta mund të shkollohen nëpër shkolla të rregullta, shkollë speciale si dhe paralele speciale.Këta fëmijë janë të ngadalshëm dhe tipa vizual. Nëse këtyre fëmijëve u kushtohet arsimimi dhe edukimi i drejtë profesional, ata arrijnë jo vetëm të aftësohen për punë të pavarur, por bëhen edhe të dobishëm për shoqëri. Nuk mund të ketë perkufizime në mes të grupeve të lartëpërmendura sipas shkallës të lehtë, të mesme dhe të rëndë. Sepse në shkallën e lehtë mund të ketë raste të lehta, të mesme, dhe të rënda. Po ashtu edhe në dy grupet e tjera. Dallimet kualitative dhe kuantitative ekzistojnë edhe në disa shkallë të tjera të këtyre fëmijëve. Kemi fëmijë me çrregullime në fushën emocionale dhe dëshirës padisponim, por edhe që janë pa emocionet , pa dashjes , pa instiktet, psh. Te fëmijët epileptikë më së shumti paraqiten çrregullime në fushën emocionale, kurse te fëmijët histerikë paraqiten çrregullime instikte, te fëmijët psikopatë paraqiten çrregullimet e dashjes etj.
Në fund kemi raste të veçanta të vonesës në zhvillimin mental të cilët kanë shkallë të ndryshme në ngecje të zhvillimit mental.
Kretenët, mongoloidët, hipofizet, patulakët infantilët etj. Klasifikimi i vonesës në zhvillimin mental është shumë i rëndësishëm sepse me këtë bëjmë (zgjidhjen) korektimin e edukimit dhe arsimimit të këtyre fëmijëve, sepse në edukimin e këtyre fëmijëve nuk shkohet frontalisht por individualisht me metoda mësimore kreative, metodat e punës duhet përshtatur aftësive të fëmijëve që e posedojnë.
Njohuritë mbi terminologjinë e fjalës debilitet, imbecilitet dhe idiot. Shumë njerëz kur nervozohen e përdorin fjalën idiot, budallë, debil etj.
Fjala më e lehtë e vonesës mentale është debilitet. Kjo fjalë rrejdh prej fjalës latine debilitation (që do të thotë dobësimi, zvogëlimi i aftësive mentale) debilitat.
Fjala inbecil rrjedh prej fjalës latine (imbeciles) që do të thotë zvogëlimi i të menduarit,vonesës së ndjenjave shpirtërore, kjo është shkalla e mesme e vonesës mentale.
Fjala idiot rrjedh prej fjalës greqishte (idiotizëm) që do të thotë budallë, kjo është vonesë e rendë mentale.
Këto termine nuk duhet përdorur gjatë të folurit apo gjatë të shkruarit, sepse janë fjalë jo humane dhe tash në vend të këtyre fjalëve duhet përdorur aftësi e kufizuar, d.m.th përsoni me aftësi të kufizuara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) Empty Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (IV)

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 11:45 am

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) U1_EmrushBejtullahu
NJOHURI MBI AFTËSINË E KUFIZUAR DHE REHABILITIMI
Nga Prof. defektolog Emrush Bejtullahu, logoped
FËMIJËT ME VONESË MENTALE TË LEHTË
Me fjalën vonesë mentale të lehtë kuptojmë zvogëlim të aftësisië të fëmijës që tregon shkallën më të lehtë të vonesës mentale.
Në këto raste, shikuar nga aspekti në tërësi i aftësisë psikike, më së afërmi janë me fëmijët me zhvillim normal. Vonesa mentale me aftësi të kufizuar të lehtë, mund të jetë edhe me aftësi të kufizuar të lehtë dhe të rëndë mentale, gjë që është e kuptueshme, vonesa mentale e lehtë në shkallë të rëndë është më afër shkallës së mesme (mesatare) , sesa zhvillimit të fëmijëve me zhvillim normal.
Fëmijët me vonesë të lehtë mental, në shikimin e parë vështirë mund të dallohen prej fëmijëve me zhvillim normal, siç është zhvillimi i motorikës te të folurit e tyre, llafazania, zhivllimi fizik etj. Shikuar sipërfaqësisht ata lënë përshtypjen e plotë të fëmijëve normalë. Mirëpo, nëse i shikojmë sistematikisht, këta fëmijë, për një kohë të gjatë, gjatë ndonjë pune të tyre, gjatë ndonjë organizimi argëtues të tyre si dhe gjatë manifestimeve të tjera të jetës psikike te ta shohim disa veti psikike ku te fëmijët normal nuk paraqiten. Këto veti të tyre shprehen në mënyra të ndryshme psikofizike dhe janë shumë latente për shkak se shumë rëndë vërehen. Fëmijët me të meta mentale të lehta pak me vështirësi dallohen prej fëmijëve me zhvillim normal, por prap bijnë në sy.
Këta fëmijë mund të edukohen dhe të arsimohen me femijët në shkolla (klasa) të rregullta.



Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) U1_nxenesit
Nxënësit e shkollës fillore “Përparimi”, Prishtinë.
Veçoritë fizike

Veçoritë fizike të këtyre fëmijëve manifestohen në mënyrë të ndryshme sa i përket konstruktimit fizikë të tyre, siç është zhvillimi i pamjaftueshëm i muskujve dhe i eshtrave të trupit në përgjithësi. Kanë një zhvillim jo të mjaftueshëm dhe herë pas here paraqiten dëmtime trupore, si psh. zhvillimi i krahërorit, është në formë të gjoksit të pulës, deformimet e boshtit kurrizor, si dhe deformime të tjera, shpeshherë paraqiten edhe çrregullime në të dëgjuar dhe në të parë. Moszhivllimi i funksioneve psikike ndikon negativisht në të dëgjuar.
Veçoritë fizike të këta fëmijë manifestohen me frymëmarrje të dobët, mosfunksionimi jonormal i qarkullimit të gjakut, bluarjen e ushqimit si dhe çrregullimet dhe mosfunksionimi normal i gjendrave endikrinologjike.
Veçoritë psikike
Te fëmijët me vonesë mentale të lehtë pak me vështirësi hetohen por prap bijnë në sy. Ato manifestohen në zhvillimin e dobët të aktivitetit psikik të tyre, që e dobësojnë zhvillimin intelektual, dobësimin e vullnetit dhe çrregullimin psikomotorik. Aktiviteti i dobët psikik i këtyre fëmijëve vërehet në mangësinë e të VEREJTURIT, e cila në mënyrë të ndryshme manifestohet, kurse te disa me vështirësi mund të zgjojnë të vërejturit, sepse asgjë nuk i interson dhe janë indiferentë për çdo gjë që i ndodhë afër dhe rreth tyre. Janë apatikë, ndërsa te disa, të vërejturit i kërcen prej një gjësendi në gjësend tjetër. Kështu që, askund nuk koncentrohen dhe se në asnjë gjë nuk e përcaktojnë vemendjen. Janë të padisiplinuar, ngucakeq ndaj shokëve dhe arsimtarëve, janë erotikë. Të verejturit e tyre është labile, në disa momente janë të përqëndruar. Ky përqëndrim zgjatë disa kohë, pastaj të vërejturit bjen dhe nuk ekziston. Përsëri përqëndrohen por prap humb, çka do të thotë se ekziston një labilitet, luhatje dekoncentrim të vemendjës së tyre .
Aftësitë e vështrimit
Si duket nuk mund t`i vështrojnë karakteristikat e gjërave, që do të thotë, ato gjëra që i shikojnë nuk i klasifikojnë dhe nuk i veçojnë gjërat që i shohin. Gjërat e rëndësishme dhe jo të rëndësishme, shumë vështirë i dallojnë, sidomos gjërat që duhet shikuar në brendësi, ato nuk mund t`i përceptojnë dhe t`i klasifikojnë. Mungesa e vështrimit shkaktohet nga mungesa e të vërejturit, mendimit dhe gjykimit. Këto mund të shkaktohen edhe nga mungesa e të dëgjuarit.
Të mbajturit në mend
Të mbajturit mend te këta fëmijë është i ngadalshëm dhe më së shumti është mekanik, procesi i harresës te ta është më i thekësuar.
Çrregullimi i të menduarit te ta vjen nga shkaku i çrregullimit të vëmendjes si dhe çrregullimeve të përceptimit në kohë dhe hapësirë.
Mungesa e të menduarit
Është shumë e theksuar te këta fëmijë dhe manifestohet në mënyra të ndryshme :
a) Paraqitjen e dukurive të vobekëta, pra si të tillë me fjalor të vobektë.
b) Me fjalor agramatik
c) Zvogëlim i aftësisë në të menduar abstrakt
d) Zhvillimi i dobët i fantazisë (imagjinata)
e) Orientimi i dobët në kohë dhe hapësirë
f) Vështir gjenden në situata të reja
a) Vobektësia e fjalorit të dobët të këtyre fëmijëve është shkak i mungesës së paraqitjes së kuptimit dhe asociacionit të dobët të tyre. Këto vështirësi paraqiten për shkak të mungesës së mjaftueshme të vërejtjes. Gjatë vërejtjes të ndonjë objekti, këta përfitojnë përshtypje të dobët dhe si të tillë ndikojnë në vetëdije dhe te ta paraqiten dukuri jo të qarta. Mundësitë për të formuar dukuri tjera janë të pakëta , janë shumë të zvogëluara funksionet psikike. Pasi këta fëmijë i kanë të zvogëluara funksionet psikike, e kanë vështirë për të formuar abstraksione dhe gjeneralocione, për të formuar dukuri të të vrejturit, sepse këtyre fëmijëve u mungojnë funksionet psikike. Paraqitja e abstraksioneve dhe gjeneralocionet si dhe asociacionet te këta fëmijë janë shumë të vështira. Paraqitja e asociacionit dhe fjalëve si simbol i tyre u mungon. U paraqitet fëmijëve shumë pengesë, sepse fëmijët nuk dinë se çka simbolizon fjala për të cilën flitet dhe nuk dinë se ajo fjalë paraqet ndonjë diçka.
b) Të folurit e këtyre fëmijëve është agramatik dhe jo i qartë. Të folurit e tyre me vonesë formohet dhe shpeshhere në të folurit e tyre paraqiten deformime siç janë deformimet në shqiptimin e shkronjave gjatë të folurit, të folurit ndër hundë, të folurit e shpejtuar, kllatering, të folurit me ndërprerje, belbëzim, të folurit e ngadalësuar etj.
c) Aftësitë e të menduarit abstrakt te këta fëmijë janë shumë të zvogëluara, paraqiten vështirsitë në formimin e idesë si dhe përmbylljen e asaj ideje.
Mungesa e të menduarit, gjykimit dhe paragjykimit. Fëmijët me aftësi të kufizuara mentale kanë vështirësi në paraqitjen e ideve dhe përfundimin e ideve. Ky është shkasi më i madh dhe ma i rendë i të menduarit dhe paragjykimit. Mungesa e të menduarit dhe paragjukimit të këta fëmijë paraqitet dhe në kohën kur ata vërejnë diçka ndonjë fenomen, i cili paraqitet në natyrë si p.sh. verdhësia e barit në pranverë, rënia e gjetheve të pemëve në vjeshtë, paraqitja e mjegullës, vetëtima, murmurima, etj., që do të thot u mungon lidhja kouzole.
d) Fantazia (imagjinata) te këta fëmijë nuk është e zhvilluar dhe se produkti i fantazisë së tyre është jo i plotë, shpeshhere dhe i gabuar, mungesa e fantazisë së tyre në shumë plane është i parealizuar. Disa karakteristika të këtyre fëmijëve në shumë raste tregojnë aftësi kombinatorike. Si shembull mund t`i marrim fëmijët e shkollës speciale. Me trajnimin e tyre, ata arrijnë të bëhen shahistë të mirë stonoteniserë, bokserë, futbollerë etj. Nuk ka dyshim, këtu kemi të bëjmë me fëmijë me aftësi të kufizuar të lehtë mentale.
e) E kanë të zvogëluar orientimin në kohë dhe hapësirë , vështirë e bëjnë orientimin - poshtë-lartë , djathtas-majtas. Shpesh herë, nëse largohen nga shtëpia nuk dinë të kthehen, po ashtu, në situata të reja nuk dinë si të veprojnë.
f) Fëmijët me mungesë në të menduar si dhe në të mbajtur mend gjenden me vështirësi në situata të reja e të paparashikuara, të cilët hamenden edhe në situata të rëndomta.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) Empty Re: Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I)

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 11:47 am

ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË DASHJES DHE VULLNETIT
Te fëmijët me aftësi të kufizuar, karakteristikë e këtyre manifestimi, në fushën emocionale vullnetit si dhe në fushën seksuale, disponimi i këtyre fëmijëve manifestohet në mënyra të ndryshme. Disa janë apatikë dhe nuk paraqesin kurrfarë ndjenjash, janë të tërhequr në vete dhe të urtë , kurse te të tjerët ndieshmëria është jo e natyrshme, disponimi për çdo moment tek ata ndërron. Stabiliteti emotiv manifestohet prej një skajshmerie në një skajshmëri tjetër. Këta fëmijë shpeshherë janë eksplozivë dhe kanë kahje të ngatërresës, përlarjes. Janë të padisiplinuar dhe me vështirësi i vejnë marrëdhëniet me shokët e vetë, here-herë ankohen se janë të sëmurë dhe të ndieshëm. Për një gjë të vogël, reagojnë keq, të qarit e tyre është histerik e bijnë në depresion shpirtëror. Në fund te disa fëmijë ndishmeria gradualisht zvogëlohet.
Dobësimi i vullnetit
Vullneti i punës të këta fëmijë është i dobët dhe manifestohet në mënyrë të ndryshme. Pa kurrfarë vullneti në punë, shpejt lodhen dhe nuk mund të udhëheqin me vetveten dhe qendrimet e veta dhe pa kurrfarë kushtëzimi bijnë nën ndikimin e dëshirës së huaj, janë sugjestibil si dhe në kundërshtim të dëshirës së huaj. E kanë kokëfortësinë patologjike, e cila kokëfortësi herë pas here vjen deri te negativizmi.
Epshet seksuale
Epshet seksuale te këta fëmijë shumë pak manifestohen, epshet e tyre më së tepërmi manifestohen në fushën seksuale në pervezine të ndryshme siç janë anonia, pederastia, këto manifestohen në kohën e pubertetit.
Çrregullimi motorik
Çrregullimi i motorikës me vonesë në zhvillimin mental të lehtë është gjithmonë prezent dhe vjen në shprehje në mungesën e qëndrimit statik të trupit të tyre si dhe mungesa e lëvizjes së mjaftueshme të trupit sidomos me lëvizjet impulsive të tyre, instikteve ku shihen lëvizje jo të natyrshme motorike.
Fëmijët me vonesë mentale të lehtë karakterizohen me disa të meta psikike, në lidhje me këtë bëjmë pyetje: sa dhe si dhe në cilën masë këto çrregullime ndikojnë në edukimin dhe rehabilitimin e këtyre fëmijëve dhe si përcaktohet karakteri i punës me ta. Nuk ka dyshim, te këta fëmijë paraqiten pengesa të mëdha në edukimin dhe arsimimin e tyre, sidomos gjatë kohës së ligjërimit, arsimtarit i krijojnë problem, bëjnë shamatë (zhurmë) për shkak të mungesës së koncentrimit të tyre në mësimin teorik. Gjatë orës së mësimit ata kërkojnë disa herë të dalin jashtë nga klasa për nevojat fiziologjike dhe për të marrë ajër, sepse këtyre fëmijëve më tepër ju mungon oksigjeni sesa fëmijëve me zhvillim normal. Është mirë që gjatë ores së mësimit të ketë klasa më tepër ajrosje. Këta fëmijë në punë dhe mësim janë të ngadalshëm, puna me ta duhet bërë më së shumti në mënyrë individuale – audiovizuele dhe taktile. Me punë permanente individuale këta fëmijë mund të aftësohen për jetë të pavarur dhe të dobishme për shoqërinë.
Na është e njohur se në edukimin dhe arsimimin e tyre në tërësi luajnë rol shumë faktorë, para së gjithash, zhvillimi normal i të dëgjuarit dhe të pamurit si dhe funksionet psikike. Mirëpo, te këta fëmijë shohim çrregullime si në njërën anë, ashtu edhe në tjetrën. Këto çrreugllime negativisht ndikojnë në zhvillimin psikik, siç janë përfitimet e nevojshme të njohurive në aftësimin teknik dhe të shprehive, për këtë në punë me këta fëmijë duhet llogaritur edukimin dhe arsimimin e kufizuar në procesin e rehabilitmit dhe mundësitë e edukimit dhe arsimimit të tyre kushtëzohen me të metat psikofizike të shëndosha që për fat te këta fëmijë ekzistojnë.
Në bazë të korrektimit të drejtë edukues të këtyre fëmijëve dhe duke falënderuar gjendjes së përgjithshme të tyre, në masë të madhe përmirësohen dhe me sukses edukohen dhe arsimohen, habilitohen dhe rehabilitohen. Është e kuptueshme se te këta fëmijë nuk mund të shikojmë linearisht në rezultatet e arritura, por kryesorja te këta fëmijë është përcjellja individuale në mbërritjen e rezultateve. Pra, si shihet me edukimin e drejtë të këtyre fëmijëve, ata mund të aftësohen për jetë të pavarur dhe të dobishem për shoqërinë.
FËMIJËT ME VONESË MENTALE TË MESME
Sipas karakteristikave, këta fëmijë me aftësi të vonesë mentale, dallohen shumë prej fëmijëve me zhvillim normal. Nuk është e vështirë të dallohen edhe prej fëmijëve me aftësi të lehtë mentale sepse vetitë e trye shumë dallohen prej tyre.
Karakteristikat fizike
Karakeristikat fizike të këtyre fëmijëve i shohim në shikimin e parë. Zhvillimi fizik i këtyre fëmijëve në tërësi është i dobët i disa organeve. Në shikimin e parë te këta fëmijë shohim eshtrat e trupit të pazhvilluar, muskujt e trupit të zbutur dhe shpesh vuajnë prej sëmundjeve organike, sikur që janë anomalitë e lindura të zemrës, çrregullimet e frymëmarrjes, si dhe çrregullimet e organeve të tretjes mandej sistemi urinor, që do të thotë në tërësi dobësimi i sistemit vegjetativ nervor (SVN). Te këta fëmijë shpeshherëë paraqiten sëmundjet epileptike kështu që paraqiten shumë çrregullime të endokrinopatologjisë. Po ashtu, te këta fëmijë kemi çrregullimin e të dëgjuarit, i cili është shumë i theksuar, si dhe çrregullimet anatomike-fiziologjike që, shpesh here këto janë funksionale. Përveç të metave fizike dhe dobësimeve organike, te këta fëmijë bijnë në sy çrregullime të ndryshme samopatologjike dhe patologjike sikur që janë buzët të thara e të mavijosura, lëkurën e trupit e kanë të thatë, pa yndyrë, me fluska të çuara, me nyje të imëta dhe të mëdha e të forta, të mbledhura nën indet e lëkurës etj.
Kokën e kanë të deformuar (mikro-makro) hidrocefalia që do të thotë kokë të madhe, kokë të vogël, kokë të mbushur me lëngë. Si dhe pjesë të tjera të trupit asimetrik.
Çrregullimet psikike
Çrregullimet psikike më së shumti janë të theksuara te fëmijët me vonesë mentale të mesme se sa te fëmijët me vonesë mentale të lehta. Te fëmijët me aftësi të kufizuara mentale të mesme është shumë e theksuar. Pasiviteti psikik, i cili pasivitet bjen në sy të parë, ajo manifestohet në mungesë të vëmendjes dhe koncentrimit, vëmendja e tyre është aq e dobët sa të mund të llogarisim se nuk ekzistojnë. Te disa është e pamundur të zgjohet vëmendja, sepse asgjë atyre nuk u intereson. Edhe nëse ndodh diçka rreth tyre, ata tërë kohën janë indiferentë, te disa në momente paraqitet vemendja, por ajo kalon prej një gjëje në gjënë tjeter dhe nuk janë në gjendje për të fiksuar vëmendjen.
Vështërsitë e të vërejturit
Aftësitë e të vërejturit i kanë aq të dobëta sa që edhe gjërat siperfaqësore nuk mund t`i vërejnë dhe për atë arsye ata nuk mund të bëjnë dallime prej një gjëje në gjënë tjetër, më së vështiri e kanë për ta bërë dallimin dhe ruajtjen e dukurive në mes gjërave, mu për shkak të mungesës së mendimit dhe gjykimit, për këtë ata nuk janë ne gjendje t`i kuptojnë lidhjet kauzale në mes gjërave që ekzistojnë psh. Vetëtima , murmurima, pranvera , vera , vjeshta etj..
Vështërsitë e të menduarit
Te këta fëmijë vështërsitë e të menduarit normal dhe të gjykimit notyror, shumë vështirë paraqitet. Paraqitja e përshtypjeve nga bota e jashtme te këta fëmijë ëshët e skuqur dhe e zbehtë, gjërat që i paraqesin nuk janë të sakta dhe jo të vërteta. Formimi i paraqitjeve të përshtypjeve te këta fëmijë është i rëndë dhe i pamundur, orientimi në kohë dhe hapësirë është shumë i pakuptueshëm dhe drastik. Për shkak të mungesës se të menduarit dhe gjykimit, ata janë mendjelehtë dhe shumë vështirë gjinden në situata të reja pa ndihmën e dikujt tjeter.
Vështërsit e të mbajturit në mend
Të mbajturit në mend te këta fëmijë jo vetëm që është e shterrur (zbehtë), jo vetëm sipas madhësisë, por edhe të besueshmërisë, sepse gjykueshmëria te këta është krejtësisht e dobët, thuaj se në tërësi i mungon. Këto dobësi ndikojnë në rrejdhjen e paaftësive në kohë dhe hapësirë. Mirëpo te disa fëmijë kemi të bëjmë me të mbajturit në mend emrat, të cilët i kanë ndier vetëm një herë, tjetri mban në mend numrat, mirëpo nuk janë në gjendje të bëjnë llogari arithmetikore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) Empty Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (V)

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 05, 2009 9:26 pm

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) U1_EmrushBejtullahu
NJOHURI MBI AFTËSINË E KUFIZUAR DHE REHABILITIMI
Nga Prof. defektolog Emrush Bejtullahu, logoped
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE
Vullneti
Çrregullimet dhe ngecja e vullnetit në fushën emocionale te këta fëmijë janë shumë keq të manifestuara gjithëhere njësoj. Në bazë të karakteristikave të tyre disponimi i tyre nuk manifestohet në shprehje të vërteta emocionale, për këtë karakteristikat e tyre i ndajmë në dy grupe. Disa prej këtyre fëmijëve janë indiferentë dhe apatikë ndaj çdo gjëje që ndodh rreth dhe afër tyre. Nuk paraqesin kurrfarë shije të kënaqësisë dhe të pakënaqësisë (gëzimi ose hidhërimi), kurse të dytët në shikimin e parë, paraqiten si të sëmurë dhe ,të ndieshëm, shumë shpejt reagojnë, hidhërohen dhe bijnë në efekt, janë histerikë, bëjnë çdo gjë vetëm për ta tërhequr vërejtjen nga vetja.
Mungesa e vullnetit - dëshirës
Mungesa e vullnetit – dëshirës te këta fëmijë manifestohet edhe kur angazhohen në punë, vullneti i tyre është i dobët dhe i ngadalshëm. Shpejt lodhen dhe punën e lëshojnë vet, ose dalin nga klasa, janë shumë sugjestibil, vullnetin e vet e zëvendësojnë me vullnetin e huaj, çdo gjë që e bëjnë, e bëjnë pa kurrfarë vërejtje, edhe nëse është e rrezikshme, ajo punë për shëndetin dhe jetën e tyre, pasi ata nuk e kuptojnë rëndësinë e asaj pune.
Çrregullimet e instikteve
Çrregullimet dhe mungesa e instikteve është shumë e theksuar te këta fëmijë, epshet për vetvete janë shumë të theksuara, shumë hanë dhe janë të pangopur, karakteristikë te këta është vetëmbajtja, shumë janë të frikësuar, epshet seksuale te këta fëmijë janë të natyrshme, sepse te këta fëmijë paraqitet heret puberteti dhe për këtë shkak bëjnë pervezione seksuale sikur janë anonia pederastia. Puberteti lë pasoja të rënda te fëmijët me vonesë mentale.
Ngecja e motorikës
Karakteristikat e ngecjes motorike te këta fëmijë paraqiten në mënyrën inerte, jo të shkathtë, lëvizjet e tyre janë jo të koordinuara dhe të pasigurta gjatë të ecurit, të ecurit e tyre është i përcjellur me luhatje dhe dridhje.
Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) U1_femijetÇrregullimet psikofizike
Çrregullimet psikofizike më tepër janë të manifestuara te fëmijët me aftësi të kufizuar të mesëm se te fëmijët me aftësi të kufizuara të lehtë, jeta psikike e këtyre është shumë e vështirë dhe labile. Për këtë edhe mundësitë e edukimit dhe aftësimit të tyre për punë janë shumë të vogla.
Në bazë të këtyre veçorive janë të mundshme dy mendime të kundërta. Mendimi i parë është se puna dhe mundimi që bëhet me këta fëmijë janë të kota. Kurse mendimi i dytë thuhet se me procesin rehabilitues të këtyre fëmijëve arrihen rezultate të mjaftueshme. Nuk ka dyshim se të dy mendimet janë ekstreme dhe nuk ka dyshim se në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me vonesë mentale të mesme . Duhet shikuar realitetin, edukimi i tyre gjendet ende në fazën eksperimentale dhe ende nuk mund të vërtetojmë se çka mund të mbërrijmë. Mirëpo, në bazë të eksperiencës (nëpërmes terapisë okupuese) të punës me këta fëmijë janë arritur rezultate të mira edukuese.
Me organizimin e drejtë të punës dhe kushtet specifike ku i kushtojnë rëndësi dhe vëmendje, higjienës së ushqimit, përcaktimit të drejtë të punës dhe kohës së pushimit, me këta bëhet përmirësimi dhe forcimi i gjendjes fizike siç është forcimi i punës së zemrës, mushkrive, organeve të tretjes së ushqimit. Me këtë mundësohet sekrecioni (tajimi) i drejtë i gjëndrës endokrinologjisë në arritjen e ndërrimit të materies. Nëpërmes punës fizike vjen deri te zhvillimi (përmirësimi) i gjendjes së motorikës, të cilët janë manifestuar te këta fëmijë, më parë sikur që kanë qenë lëvizjet e pakoordinuara, të ecurit e luhatur, luhatjen e krahëve të gjatë deri në lëvizjen e gjunjëve. Mungesa e koordinimit të gishtave të dorës paraqesin pengesë në punë sikur është veshja e këpucëve, çorapëve etj. Për t`i përmirësuar këto gjëra janë vetëm lëvizjet që ndihmojnë në përmirësimin e motorikës.
FËMIJËT ME VONESA MENTALE TË RËNDA
Kjo është shkalla më e rëndë e vonesës mentale, dallohen edhe me konstitucionin trupor, trupin e kanë të deformuar dhe asimetrik, kanë çrregullime në të dëgjuar, paraqiten çrregullimet endokronolgjike. Dobësia fizike e tyre manifestohet në ngecjen e zhvillimit fizik, siç i kanë eshtrat e trupit dhe muskujt të pazhvilluar, trupin asimetrik, krahët i kanë të lëshuar ose të qitur jashtë gjoksit. Gjoksin e qitur jashtë ose të tërhequr në brendësi (gjokës të pulës) gjatësinë e krahëve e kanë deri të gjunjt si dhe deformime tjera, siç janë deformacionet e kokës, me fytyrë të rrudhur, veshët të deformuar si të lepurit, hundë të shtrembër, gjuhën e mbajnë jashtë, dhëmbët i kanë të deformuar si dhe deformimet e organeve të tjera siç janë anomalitë e zemrës, të frymëmarrjes si dhe organeve të tretjes. Çrregullimi i sistemit nervor qendror (SNQ) si dhe sistemit të gjëndrave endokronologjike, çrregullimi i sistemit urinar (eneuroza), mungesa e kontrollimit të nevojës së madhe, në tërësi janë të papastër.
Mungesa e të dëgjuarit
Mungesa e të dëgjuarit te këta fëmijë, përveç çrregullimeve anatomike, fiziologjike paraqiten edhe ato funksionale (të dëgjuarit jo të mpreftë) e cila shkakton mos pranimin e të dëgjuarit (mungesa e ndjenjave të të dëgjuarit) të plotë. Shqisat, siç janë të prekurit, të nuhaturit, erërave dhe shijeve, si dhe ndieshmeria e të prekurit kinestetik, mund të jenë deri në atë masë sa këta fëmijë edhe pse i bijnë vetvetës, i bijnë murit me kokë, i bijnë kokës me gjëra të forta dhe nuk ndjejnë dhimbje, kafshojnë, nuk ndijejën kurrfarë ere etj.
Çrregullimi i instikteve - epsheve
Epshet e tyre janë shumë prezente, sidomos epshet për vetëmbajtje, kanë zhvillim jo të natyrshëm, hanë shumë dhe gjithmonë janë të pangopur dhe çdo gjë që u bjen në dorë e fusin në gojë (bërllog, sapuna) etj.
Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) U1_kujdesiÇrregullimet motorike
Çrregullimet motorike manifestohen me lëvizje të pa kontrolluara, lëvizjet i kanë të pakontrolluara, të ecurit e tyre të luhatur dhe plot primasa, lëvizjet i kanë të ngadalshme. Gjatë ecjes i luhatin krahët dhe i bijnë vetëvetes me ndonjë gjësend . Gjatë të mëshuarit të trupit, ata e rrudhin fytyrën dhe kapakët e syrit. Sipas sjelljeve dhe lëvizjeve të tyre, këta fëmijë i ndajmë në apatikë dhe erotikë.
Fëmijët apatikë me orë të tëra rrinë në pozitë të palëvizshme, kurse ata erotikë janë gjithnjë në lëvizje. Janë destruktivë dhe agresivë. Këta fëmijë nuk mund të ushqehen vetë, të pastrohen vetë, nevojitet kujdesi i huaj.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) Empty Re: Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I)

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 05, 2009 9:27 pm

Çrregullimet psikike
Çrregullimet psikike nuk kanë kurrfarë interesimi pasi që te ta nuk ekziston të vërejturit, nuk kanë interesim për zgjimin e të verejturit, ata nuk dinë të vërejnë pasi që te ta nuk ekziston të vërejturit.
Sa i përket të dëgjuarit, nuk bisedohet, sepse të dëgjuarit e tyre nuk kryejnë punën e pranimit të të nxiturit nga jashtë. Për shkak të çrregullimeve anatomike, fiziologjike, shqisat e të dëgjuarit, paraqiten shumë pak ose aspak. Ata nuk i njohin prindërit e vet si dhe anëtarët e familjes. Ata nuk i njohin personat që i ushqejnë dhe kujdesen tërë kohën për ta.
Mungesa e të menduarit dhe gjykueshmëria
Nuk kanë interesim për jetën psikike, të verejturit te ta nuk ekziston sepse nuk dinë të vërejnë. Shqisat e të dëgjaurit të tyre nuk kryejnë punë të formimit të nxitjes nga jashtë për shkak të çrregullimeve anatomike fiziologjike. Të dëgjuarit te ta paraqitet shumë pak.
Mungesa e të menduarit dhe gjykueshmërisë lë përshtypje të njëjta në mosinteresimin e menduar. Nuk e kanë të zhvilluar të folurit dhe nuk mund të aftësohen në të folur. Por qesin zë të paartikuluar, kurse rastet e lehta mund të mësohen të këndojnë e të recitojnë vjersha, por zëri i tyre është i pakuptueshëm.
RASTET E VEÇANTA TË VONESËS TË ZHVILLIMIT MENTAL
Me raste të veçanta konsiderojmë ata fëmijë me vonesë në zhvillimin mental dhe psikofizikë. Mirëpo, nuk do të thotë që ata e kanë shkallën e caktuar të vonesës mentale, ngecja mentale paraqitet në shkallë të ndryshme. Për këtë, këta fëmijë dallohen prej fëmijëve të tjerë me shumë karakteristika, të cilat karakteristika fëmijët mentalë nuk i kanë. Në këto raste në shkallën e caktuar bëjnë pjesë këta fëmjë: kretenët, hipofizët, fëmijët mongoloidë, fëmijët infantilë, psikopatët dhe neuropët.
Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) U1_shtatiFËMIJËT KRETENË (Kretenizmi)
Kretenizmi është rast i vaçantë i vonesës mentale. Kjo fjalë rrjedh prej fjalës frengjishte (creten) që do të thotë mentalisht dhe fizikisht i pazhvilluar. Vonesë e zhvillimit në këtë rast është shkak i degjenerimit të gjëndrës teroide (gjëndrës mbrojtëse). Kjo gjëndër është një ndër gjëndrat kryesore endokrine, të cilat luajnë rol të rëndësishëm ne zhvillimin psikofizik te fëmijët. Degjenerimi dhe sëmundja e këtyre gjëndrave shkakton dëmtime të rënda psikofizike.
Vonesa psikike nuk është gjithnjë shkas i sëmundjes dhe çrregullimit të trurit. Ajo është edhe shpesh i çrregullimit të gjëndrës endokrine. Këto gjëndra, që të dyja gjinden në tru (hipofiz--epifiza). Në dy vjetët e para të lindjes tonusi i fëmijëve në mushkëri rritet, më vonë ngadalësohet dhe në tërësi zhduket. Kështu që tash, gjëndra teroide e qafës e bën tajimin e hormoneve në trup dhe e mbron trupin prej vet helmimeve, të cilat paraqiten gjatë ndërrimit të materies.
Çrregullimi i këtyre gjendrave (funksionimi i dobët i tyre) (hipofunksioni dhe tejkalimi i funksionit hiperfunksionit) ndikojnë në helmimin e tërë organizmit e më së shumti në pjesët e ndieshme të trurit. Helmimi shkakton çrregullimin anatomik-fiziologjik i cili ndikon në ndërprerjen e rritjes së trupit. Dhe, në shumë çrregullime në fushën e intelegjencës (psikopati) humbjen e disponimit, emocioneve, dashjes, të menduarit, etj.
Kretenizmin e shkakton çrregullimi i gjëndrës teroide e cila shkaktohet nga mungesa e jodit në ujë të pijeshëm, për këtë kretenizmi shpeshhere paraqitet në ato vise ku ujit të pijshëm i mungon jodi. Vendet që u mungon jodi janë viset në Zvicër, Alpet, Pirineja, Kaukz, Slloveni, në pjesën lindore të Bosnjës, në Serbi rreth Novi pazarit, kurse në Kosovë rreth Prizrenit dhe Rugovës.
Karakteristikat fizike
Karakteristikat fizike të këtyre fëmijëve manifestohen: me trup të vogël 100 – 140 cm në raste të rradhës me rritje të trupit gjigant mbi 2 metra, me ekstremitete asimetrike, me këmbë dhe duar të shkurta dhe të trashë, me lëvizje të vogla, fëtyrën e kanë me ngjyrë të zbehtë me lëkurë të bardhë dhe të mavijosur, fytyren dhe ballin e vogël me rrudha (ftyrë pleqrie) si dhe deformacione tjera siç janë: Mikreocefalia- kokë e vogël, makro - kokë e madhe, gushat - struma, këmbët e shtrebëta iks (X)).
Karakteristikat psikike
Karakteristikat psikike të këtyre fëmijëve manifestohen në mënyra të ndryshme. Kretenët mund të jenë në shkallë më të ulët mendor si dhe në shakllë tjera. Por, kretenizmin nuk duhet identifikuar me retardim të rëndë mental (idiot).
Te kretenët janë të theksuara çrregullimet në fushën emocionale, ato shihen në mungesë të ndjenjave gjatë gjithë jetës në tërësi, janë tipa apatikë, pa vullnet dhe dashje, kanë çrregullimin e motorikës, këta të fundit paraqiten të pasigurt, në lëvizje të pakontrlluar, të ecurit e luhatur (dembel) pa vullnet. Puna me këta fëmijë duhet përshtatur të metave të shëndosha psikofizike të tyre. Puna me ta është e mundur nëse te ta është e ruajtur të dëgjuarit sepse nëpër mes të dëgjuarit zgjojmë jetën emocionale të tyre. Me organizimin sistematik dhe të drejtë të punës, këta fëmijë aftësohen për punë normale edhe ata sipas aftësive ekzistuese të tyre .Kështuqë, si nëpërmes të dëgjuarit, bëhet zgjimi i jetës emocionale, mbërritja e rezultatit në punë, zgjon interesim dhe ndikon te ta në zhvillimin e vullnetit për punë dhe në të njejtën kohë ndikon në disponim e vullnet ndaj punës. Si shihet, ky është kushti i parë për zbutjen e shkaqeve të çrregullimeve psikofizike, kështu që nëpërmes punës bëhet përmirësimi i gjendjes së tyre. E tërë puna me këta fëmijë duhet të jetë praktike, sepse fitojnë shprehinë e punës të automatizuar e pastaj shkallë-shkallë, ngadalë kalon në punë gjysmë të automatizuar. Nëpër mes punës përfitohen edhe ushtrimet motorike si dhe të ndihmuarit në të dëgjuarit.
Puna korrektuese
Puna korrektuese me këta fëmijë përsoset me pëdorimin e ushqimit higjienik, me ujë të pijes të shëndoshë dhe me ajër të freskët dhe të pastër. Me përmirësimin e gjendjes psikofizike bëhet përmirësimi i punës. Me përmirësimin e punës së gjëndrave endokrine bëhet përmirësimi i tereides në tërësi të Sistemit Nervor Qendror (SNQ).
FËMIJËT HIPOFIZIKË
(patulakë – shtatshkurtër)
Fëmijët hipofizikë duhet dalluar prej fëmijëve kretenë për shkak të çrregullimeve të gjendrave endokrine (hipofizës) për shkak të sekrecionit të mberndshëm. Fëmijët patulakë lindin normalë me peshë dhe gjatësi, mirëpo kufizimi i rritjes së tyre paraqitet në dy vjetët e para për shkak të çrregullimit të hipofizës (gjëndrave endokrine) e cila gjindet në tru. Nuk përjashtohet edhe si faktor trashëgimia. Disa shtete hulumtimet e bëra i kanë mbështetur në degjenerimet trashëguese dhe sekrecion të brendshëm.
Pamja fizike e tyre
Në shikimin e parë te këta fëmijë na bjen në sy pamja fizike. E kanë trupin jo të natyrshëm, janë shumë të vegjël dhe pjesën e trupit të tyre e kanë të shkurtër (vogël) 100 – 140cm me lëvizje të vogël, ekstremitetet e poshtme të shkrtra. Kurse pjesa e epërme e trupit është asimetrik, me duar të shkurtëra, të trasha dhe fytyrë të zbehtë.Arsimohen në shkollat e rregullta.
Zhvillimi psikik
Karakteristikat psikike të këtyre fëmijëve manifestohen në mungesë të intelegjencës dhe paraqitja psikopatologjike. Sipas vonesës intelektuale, këta fëmijë janë në shkallë të ndryshme të vonesës mendore, te këta më së shumti bijnë në sy mungesa e emocioneve pa vullnet, pa disponim. Emocionet e tyre janë shumë të varfër. Ndjenjat, pakënaqësia, kënaqësia, gëzimi e hidhërimi manifestohen në mënyra jo të natryrshme, ose aspak nuk manifestohen. Disponimi i shtatshkurtëve (patulakëve) kohë pas kohe ndërrohet dhe manifestohet në ekstremizëm. Në momente janë shumë apatikë, në momente janë të pa disiplinuar dhe eksplozivë, në momente të sëmurë. Me shokë shumë vështirë i vejnë marëdhëniet, për këtë shkak ata izolohen prej shokëve ose shumë keq sillen ndaj tyre, për këtë ata ndihen inferiorë ndaj fëmijëve me zhvillim normalë. Dobësimi i dëshirës dhe i vullnetit te këta fëmijë paraqitet në fusha të ndryshme, siç janë pamundësia e kontrollimit të qëndrimeve të vetvetës e deri te pavullneti për punë.
Çrregullimet e epshit dhe instiktet
Çrregullimet e epshit dhe instiktit zakonisht vijnë në shprehje deri të fëmijët patulakë, ato manifestohen në marëdhënie jo normale seksuale. Në fund, te këta fëmijë paraqiten çrregullime në sjellje, e cila sjellje manifestohet me shumë veti negative. Shetisin shumë, mirren me gjëra jo të vërteta. Fëmijët patulakë në shkallën e lehtë të retardimit mentalë, shkollohen nëpër shkolla të rëndomta si dhe speciale, suksesi i tyre varet prej punës korrektuese, e cila punë arrihet në bashkëpunim me pedagogun special dhe mjekun special. Edukimi dhe arsimimi i tyre varet prej shkallës mentale të fëmijës siç është gjendja emocionale në fushën e dashjes dhe vullnetit. Nga kjo e gjithë puna edukuese te këta fëmijë (hipofizë) shtatshkurtër ka karakter edukimi. Kjo arrihet vetëm nëpërmes punës, nëpërmes të cilës bëhet edhe korreksioni i motorikës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I) Empty Re: Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi