Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Arqile Gjata

Shko poshtë

Poezi nga Arqile Gjata Empty Poezi nga Arqile Gjata

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 06, 2010 9:31 am

Poezi nga Arqile Gjata 34121_132748440092367_100000716346990_205093_6676321_n
Poezi nga Arqile Gjata

VËNDI IM KËRKËLLIN VAJTUESHËM

Ishull shpërndar nëpër ujë,
një i bukur, vendi im.
Drejt tij gjithçka fluturuese
kërkëllinë vajtueshëm virgjërinë.

* * *
Vendi im, jugë e shi.
Qielli prerë nga vetëtimat
era dhunshëm loz.
Për gjatë ditës,
gri e i qulltë qielli, ajri e toka.

* * *
Mbrëmjeve
vendi pikëllimë ngjyrash
si mendim në fluturim
shpend të gjalla firuar nga uria.

* * *
Nëpër rrugë të shkara
me mushka e xhipa drejt tokave të vjetra.
Nëpër det,
njeriu luan monologun e shishes
veshur me gjethe greke a romake.

* * *
I lajthitur
nëpër sheshet e fshat-qyteteve
vendi im përtyp i verbër,
ato çka i kanë mbetur nga torba e gjyshërve,
me dëshirë t’i vër zjarrin pranverës vyshkur nëpër pyje.
Ku fëmijë topbore heqin vallen
e Lek Dukagjinit.

20-2-2010 Athinë


Pluhuri i të vdekurve


Pluhuri i të vdekurve
trazohet
në vite e shekuj...
Mbushur fushat dhe kodrat.

Së afërmi do ngopen dhe malet
me pluhur kufomash,
Pluhuri i të vdekurve do bashkohet
me retë.

Do ketë shi të vdekurish?
Besoj te dyshimi.

Vagabondi

Një mik
më thoshte gjithmon:
Je shumë vagëbond!

Po i tillë
më pëlqen të jem,
të shijoj ato
që të tjerët s’i prekin dot.

Vagabond të jem në mbrëmje,
më pëlqen të jenë net me shi,
kështu nuk do i ndiej lotët e shtirë.

Kur të jem ulur në karige
dua të dukem më shumë vagabond,
aspak i tillë në shtrat...

Mëngjezi i këthjellët
të më gjej përsëri vagabond
kudo ku ka poetë...!

NË KOPSHTIN E DASHURISË TONË

Në kopshtin e dashurisë tonë, po i gëzohem një luleje
të mbjellë në kohë të rinisë...
Flokët e ndritshme të kohës 60 vjeçare morën dashuri
nga dashuria jonë.
Ende Asaj i lëngëzojnë sytë dhe i qeshin fjalët,
prej shkëlqimit të vështrimeve akoma kemi shumë dritë
e tingëllima e jetës na mirëpret.

Dritarja e shtëpisë buzë detit
na buzëqesh që të mblidhen brenda saja
buzët e fëmijëve...

E dashur !
Duke parë detin,
do përsërisim dëshirën tonë:
-Të jetojmë deri sa të bien yjet e mbrëmjes së gjatë...!!

Vlorë 9-1-2010


Fytyra e fotografisë

Në perëndim të vitit...
I habitur vështroja fytyrën e fotografisë.
Nga malli ajo dëshironte të shkëmbente disa urime.

* * *

Kudo dëgjoheshin hapat e rrugëve,
përshëndetje sysh
dhe fytyra në rrugëtim për diku larg.

Të pambaruarat mbrëmjet vlonjate
murmurisnin nga detit e deri lart...
Duke prekur ndjeshëm fytyrën e fotografisë.

* * *

Fytyra e fotografisë fle
mbi valëvitjet e vargjeve
duke kundërmuar aromë dëshirash,
që sa po kanë filluar të nanurisin
nën hijen e hënës verdhuese të fillim vitit.

Nën xhamat e hollë të syve
ndizet përsëri agimi i një dite tjetër nga ku;
Shumë gjëra të vogla-a të mëdha,
të harruara-apo të shndritshme,
të fjetura-ose të vërteta ikin dhe shpërndahen
për të lënë pas
Kopshtin tonë të këngëve.

Vlorë 6-1-2010

E Kuqjaraki

Dje...
Të nesërmen e darkës së madhe
djem këmishë-bardh, mustaqe-spic
hedhur mbi sy buzëqeshjen dhuronin të kuqen raki.

Gëzohej djalëria nga rakia e kuqe
rrjedhur nga poshtë këmbëve të trëndafilta
të dashurisë virgjërore.

* * *
Sot...
Në natën e lodhjes së madhe
muret e virgjërisë thërrasin përmallshëm
gjysëmburrërinë vjeshtore.

Krehur nga erërat, djemuria
mbushin enët e lashtësisë me parfum,
që frymëmarrin të dëshpëruar në qetësinë e natës.

* * *
Nesër...
Ata brenda qendrës së tyre
të shpërndarë në qiellin gri, të shkelur e me fytyrë të vetmuar,
do kujtohen të thonë:
E kuqjaraki i përket legjendës njerëzore!

Kjo poezi është frymëzuar nga një traditë e vjetër(zakonore) që djemtë e fshatrave të jugut të vendit bënin të nesërmen e dasmës së tyre.


Athinë Dhjetor 2009

NGJYRAT E MAJIT

Kam veshur kujtimet e saja të bardha...
E si Ezopi skllav, hedh gurë në qypin e dashurisë
Etjen që kisha po ma shuan flladi i Majit.

Tani jetën e kam në pëllëmbë të dorës
dita e re ndizet nga ngjyrat
si në kohë të kaluara.
Majit ja hoqa xhaketën
i vesha kostum plazhi.
Nga joshja dhe dëshira e luleve
të gjithë bëhemi gjethe
në buzët e saj,
ndërsa unë një varg më shumë.

Jeta në syrin tim

Një gjysmë pylli në syrin tim
ecën me hapin e mëngjesit
drejt pjesës së ndritshme
ku rrëzohen drurë nga heshtja e tyre.
Në mbasdite shoh koka kafshësh
me bishtin ngrehur drejt kthjelltësisë
të ndonjë pike uji,
ku lodrojnë zogj të pa dukshëm
në djepin e tyre të cicërimave.

Nata me gjysmën e hënës lëviz
majë pemëve të përgjumura
mbushur me fole fluturuesish,
që krokasin mistershëm.
Ajo,
nata, është këtu
dhe pret ta përshëndes
skajin e saj lakuriq,
si një grua e përdalë,
që mendon të këndoj
deri sa të fshihen yjet
nga gjijtë e saj.

Më 9 Maj

Në sheshin e madh
skeptikët e luftës thërrasin...
Nga prehri i tokës,
të vrarët,
trembur nga madhështia e harresës
stërviten të vënë në lëvizje botën moderne
me flok që u lëkunden nëpër re.
Është Maj.
Sot të vrarët e shekullit
në radhë me rroba të zeza
ngrejnë kryet për të parë në sy
botën e lënë përgjysmë në vuajtje.

Në Maj
Evropa një ditë në vit
shtron tryezën e këngës së lashtësisë.
Në këtë stinë vjen dashuria e tharë nga koha:
-Ta duam veten më shumë se Evropa.
Në këtë ditë zbuten orët, e hijshme
kthehet kënga e prejardhjes,
shtegtojmë si shpend të egra...

7-10 Maj 2010 Athinë



Zgjodhi:Haxhi Muhaxheri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi