Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Kuqi: Një kurs simpatik

Shko poshtë

Suzana Kuqi: Një kurs simpatik Empty Suzana Kuqi: Një kurs simpatik

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 27, 2009 3:24 am

Suzana Kuqi: Një kurs simpatik U1_SuzanaKuqi
Suzana Kuqi
Një kurs simpatik

“... Mos kujtoni se jeni të aftë të jepni ndihmën e shpejtë... vetëm të parën... sepse nuk duam Rambo këtu, as heronj,... prandaj dhe i është ndryshuar emri, sepse shumë nga ju kur ndodhen në situata të tilla kujton se di shumë gjëra dhe hidhet...”
E bukur kjo mendova, mezi i pret dy ditë pushimi bashkë, e del se duhet të bësh medoemos një kurs. Pale, kujtova se ishte i ndihmës së shpejtë, këtë kurs e kam bërë tre vjet më parë me vullnetarët e kryqit të kuq.
Ah, po ky është doktor... Pastaj ato shkronjat në mur që dalin nga projektori nuk i shoh fare... Nejse, duhet ti lexojë doktori. Por atij nuk i rrihte fare se unë nuk mund ti lexoja ato rreshta, ai lexonte dy fjalë të një fjalie apo neni e pastaj hidhej në shembuj konkretë. Një kolegia ime, kish nxjerrë bllok e laps e mundohej të fiksonte diçka, por me sa dëgjova, shfrynte me zë të ulët: “s'morra vesh asgjë, një m... mora vesh”
Nuk ja vara shumë asaj, leksioni u bë simpatik, shembujt ishin fantastikë.
“... dënoheni në se shihni në rrugë pleq apo fëmijë të humbur që kërkojnë ndihmë dhe nuk ja jepni, as të mos ju shkojë ndër mend se do dilni pa lagur... Më ndodhi një ditë, unë banoj në rrugën... Deri tek porta e pallatit janë tri shkallë...
Një ditë gjeta të ulur mbi shkallë një grua të re, i kish a s'i kish tridhjetëpesë vjeç, e veshur me fustan mbrëmje... e pyes se ç'kërkonte... më bëri një diskutim që nuk ishte tjetër veçse një sallatë fjalësh... Nuk mund ta merrja ashtu e ta futja brenda në shtëpi, dikush mund të më shihte e të thonte se e kisha ftuar me paramendim për ta... Aty kalojnë makinat si pikat e shiut... po pikërisht edhe për këtë arësye nuk mund ta lija aty, i rashë ziles, thirra gruan time, i thashë të merrte një pallto me vete e të zbriste, pastaj të dy e ftuam në shtëpi, e hipëm lart e pastaj i telefonova policisë. Erdhën dhe e morën...”
- Ishte arratisur nga burgu, doktor? - pyeti një nga kursantët.
- “Jo, kishte një alzheimer akut, e kish hedhur poshtë... Pastaj me fëmijët... ndën dhjetë vjeç, përse jo tetëmbëdhjetë, as gjashtëmbëdhjetë, ata nuk humbin, ama këtu shkruan se po të shihni një fëmijë ndën dhjetë vjeç që kërkon e bërtet “mama” ... ndaloni. Por mos t'ju marrë koka erë ta mirrni e ta hipni në makinë, e as ta çoni në polici ashtu... por ndaloni dhe njerëz të tjerë, dy, tri, katër sa të mundeni, të jenë të gjithë dëshmitarë që nuk jeni pedofilë dhe e keni violentuar... ligji thotë ndihmoni të tjerët, pa dëmtuar veten...”
“-... Kalojmë tek pjesa tjetër, duhet marrë aprovimi i viktimave përpara se të ndërhyjmë, sepse të marrin më qafë, kush e ka parë atë lajmin në gazetë vitin e shkuar, për atë gruan e moshuar që kish gangrenë në këmbë e nuk donte të operohej... nuk u operua dhe vdiq, por mjeku edhe sot bredh gjykatave si i pandehur... Apo për atë gruan që kish kancer në gji, në sallën e operacionit, kur e hapën zbuluan se tumorri ishte shumë i zhvilluar dhe i hoqën tërë gjirin, i shpëtuan jetën. Po ajo çfarë bëri?
I hodhi në gjyq se e kishin dëmtuar estetikisht e nuk e kishin pyetur më parë. Ndaj u duhet marrë çdo gjë me shkrim... Por jo ju, se ju përshembull duhet të nxirrni dikë nga një shtëpi ku ka rënë zjarr e kur ta tërhiqni mund ti nxirrni krahun vendit. Mos u bëni merak, në këtë rast nuk ju dënon ligji. Pastaj duhet të vihen maskat pritëse, një infermiere, para një viti, gabimisht në vend të venës, shpoi një arterie të pacientit. E dini si del gjaku nga arteria ..? Me spruco! I sprucoi në sy e pacienti kish qëlluar sieropozitiv me HIV, infermierja u infektua dhe u bë nami deri sa fitoi gjyqin. Pastaj mbani doreza me vete, edhe nga ato të kuzhinës, mbajini ti keni, në xhep, në makinë, kudo. Nuk i dihet, dikush aksidentohet, je i detyruar sipas ligjit të ndërhysh po pa dëmtuar veten... ndryshe nuk të jep të drejtë askush...
Detyra juaj nuk është të ndërhyni për të bërë ndonjë gjë të madhe, por të mbani qelizat e të dëmtuarit gjallë... Kur ka hemorragji... ah, duhet të mbani llastiqe me vete... Kur dëmtohet një venë, llastiku vihet poshtë plagës, dëmtohet një arterie, sipër plagës... e dini ju se çdo të thotë të çahet një arterie..? Trupi zbrazet nga gjaku me shpejtësi, një fëmijë që kishte prerë femurin me një sharrë elektrike mbaroi brenda disa minutash...”
Kishim ngrirë të gjithë tek përfytyronim fëmijën e shkretë...
-“Misioni juaj është të mbani gjallë qelizat. Kush janë organet kryesore e dini..? Truri dhe zemra. Zemra është një organ i ndërtuar në atë mënyrë që është autonom... si është ndërtuar... ndahet në katër pjesë, por më kryesoret janë dy anët e saj, e majta me gjak të pastër e të fuqishëm, e djathta me gjak ... ashtu të ngordhët... Them është organ i pavarur sepse vetë zemra ka një qendër që rregullon lëvizjet e saj, nuk pret ngacmime nga truri... Edhe po të vdesë njeriu... ju që punoni në azile, e dini se pacientët e vdekur lihen ne korridor ose në një dhomë sepse ndodh... ose mund të ndodhë që nganjëherë njerëzit ngjallen dhe...
-Ashtu është,- ja priti një tunizine,- tek ne ka ndodhur... i kanë varrosur dhe pastaj ndonjë kalimtar ka dëgjuar zhurmë...
Dreq o punë, thashë me vehte, tek imagjinova veten tek me fanitej ndonjë i ringjallur kështu pa pritur e kujtuar nga prapa, nuk e di se sa do të vazhdonte t'i rrihte zemra atij më pas, por jam e sigurtë se e imja do të pushonte po atë çast...
- Pra edhe po te vdesë njeriu... dhe ja heqim zemrën e ja vëmë mbi tavolinë, ajo vazhdon e pulson... pastaj e fusim në lëngje ushqyes e mund ta përdorim
për trapjantim...”
Ai tregoi me gisht tryezën e ne shikonim syçakërritur, zemrën imagjinare të njeriut të vdekur që pulsonte.
Impresionuese vërtet, por nuk është se më trembi shumë. Ajo që më shtiu frikën ishte... diferenca e presionit të gjakut. “Kur është e vogël, - tha ai,- infarkti është në rrugë e sipër...”
Papritmas ndjeva dhimbje në krahëror, nuk e di se si më erdhi, gjatë leksionit mendoja se gëzoja shëndet të plotë, e tani... e kam të vogël atë dreq diference tensioni... infarkti e kish prere biletën... e shkreta unë... E humba fillin e dëgjimit një çast e po i qaja hallin vetes, po kush të linte...?
- “Truri, - deklaroi ai me zë të lartë,- është ai organ që na tregon se sa afër jemi me kafshët... pjesa e sipërme është ajo që jemi, pjesa poshtë është ajo e fillimit, e origjinës... kur dëmtohet pjesa e sipërme... kthehemi në kafshë, hamë për të ekzistuar, pijmë për të ekzistuar... bëjmë seks për të ekzistuar...”
E harrova
zemrën time të sëmurë, vrava mendjen se si mund të bësh seks për të ekzistuar, mirë të hash e të pish po...
-“Edhe pedofilët kanë tru të dëmtuar, edhe përdhunuesit... janë të sëmurë... - befas futi dorën në xhep e nxorri celularin, siç dukej e kish vënë në vibrim.
- Duhet të jetë gruaja ime, - na u drejtua duke buzëqeshur më ëmbëlsisht se sa gjatë leksionit. Hapi celularin :
- O,
Andrea... në shtëpi... në shtëpi jam në orën shtatë por nuk do të jem, i kam premtuar gruas që të shkojmë në kursin e ballos latine,- ai pa orën dhe i ra ballit me dorë. Donte dhe shtatë minuta të shkonte shtatë. Mblodhi fletët, i futi në dosje e nga ajo nxorri një fletë tjetër të cilën e la mbi tryezë.
- Më firmosni këtu përbri emrit tuaj, kështu vërtetoj pjesmarrjen tuaj në kurs për datën e sotme.
Mirupafshim nesër!
-Mirupafshim! - zëri im ishte çuditërisht i gëzuar. E përse jo, nuk më vinte aspak keq të vija ato tri orë të nesërmen. Edhe unë që nuk e pata me qejf këtë kurs...



Imperia 2, Shkurt 2009

Një kurs simpatik “... Mos kujtoni se jeni të aftë të jepni ndihmën e shpejtë... vetëm të parën... sepse nuk duam Ra
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi