Blair Doktor Nderi i UP-së
Faqja 1 e 1
Blair Doktor Nderi i UP-së
Blair Doktor Nderi i Universitetit të Prishtinës
Publikuar: Sot, më 09 korrik 2010
Prishtinë, 9 korrik – Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është shpallur sot Doktor Nderi i Universitetit të Prishtinës. Në këto momente ai po takohet me qytetarë të Kosovës para Tetarit Kombëtar.
Unë dhe vendi im do të jemi përkrah jush në rrugën tuaj drejt së ardhmes, sot dhe përgjithmonë, ka thënë ish-kryeministri i Britanisë së Madhe me rastin e pranimit të çmimit “Doctor Honoris Causa”, të ndarë nga Universiteti i Prishtinës.
Çmimi “Doctor Honoris Causa”, ish-kryeministrit Tony Blair i është dorëzuar të premten për kontributin e madh të dhënë për lirinë e Kosovës.
Me këtë rast Blair tha se marrja e këtij çmimi është një nder i madh për të, dhe pohoi se gjatë studimeve nuk ka qenë aq student i mirë, kurse për mikun tjetër të Kosovës, Bill Clinton, tha se ka qenë student i shkëlqyeshëm.
“Kur kam qenë unë në universitet, kam qenë pak më shumë i interesuar për rokënrolin, se për studimet”, tha Blair, kurse në moshën e mëvonshme e kam kuptuar se sa i rëndësishëm është arsimi.
Ai pohoi se njerëzit e rinj që edukohen në Kosovë, do të jenë udhëheqësit e ardhshëm të vendit dhe cilësia e tyre do të përcaktojë të ardhmen e vendit.
Ai foli edhe për vendimin që është marrë 11 vjet më parë për të ndërhyrë ndaj caqeve ushtarake serbe.
“E mbaj mend, shumë vite më herët morëm ato vendime që i morëm, duke mos ditur se cili është rezultati, por duke e ditur se nëse nuk do të përballemi me atë sulm, nuk do të meritonim emrin e civilizimit të madh”, pohoi Blair, ndërsa premtoi se nëse do të ketë ndonjë rol për ta ndihmuar Kosovën, do ta kryej me kënaqësi.
“Unë dhe vendi im do të jemi përkrah jush në rrugën tuaj drejt së ardhmes, sot dhe përgjithmonë”, premtoi Blair.
I cilësuar si mik dhe hero i Kosovës për kontributin e dhënë gjatë fillimit të fushatës ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe të Millosheviqit, që më pas solli lirinë dhe pavarësinë e sotme të Kosovës, Toni Bler po pritet në Prishtinë me nderimet më të mëdha.
Ndërsa u shpall Doktor Nderi i Universitetit të Prishtinës, Blair tha se para 11 vjetësh kishte parë një Kosovë të rrënuar e me plot sfida të luftës. Kurse sot, ai tha se po shihte një Republikë, shtet të ri, ku njerëzit po e mirëpresin me ngrohtësi.
“Më kujtohet koha, para disa viteve më parë, kur ne i morëm ato vendime, pa e ditur se cilat do të jenë rezultatet, por duke e ditur se nëse nuk do të vepronim, rreziku do të ishte më i madh dhe nuk do të meritonim emrin e civilizimit më. Pra, vepruam dhe jam shumë krenar që e bëmë këtë”, tha Toni Blair.
Ai tha se ndihej krenar që ishte ndër të parët që mbështeti intervenimin e NATO-s, që çoi deri te çlirimi i Kosovës.
“Është një vend i madh ky shtet i pavarur i Kosovës dhe do ta bëni edhe më të madh ju vetë”, tha Tony Blair, duke ofruar edhe angazhimin e tij nëse kjo shihet e domosdoshme për të mirën e Kosovës.
Ndërkohë, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, rikujtoi ditët e fundit të luftës së vitit 1999, kur Kosovës po i shtoheshin shpresat e lirisë, kurse emri i kryeministrit Tony Blair ishte bërë tashmë një nga ikonat e kësaj lirie.
“Sot, para 11 vjetësh, një ushtar i paushqyer, me një pushkë dhe përplot zemër, luftonte për lirinë e popullit të vet. Sot, para 11 vjetësh, një nënë, përveç mbijetesës së minutave të fundit të luftës, kishte edhe një hall, se si ta pagëzonte djalin që lindi në mal. Mendja i shkoi që ta pagëzonte në Çlirim apo në Shpëtim. Por, ajo gjeti një emër që personifikonte edhe çlirimin, edhe shpëtimin - vendosi ta pagëzonte djalin e saj me emrin Toni Bler”, tha Hoxhaj.
Ish-kryeministri Tony Blair vazhdoi agjendën me takimin dhe fjalimin e mbajtur para Kuvendit të Kosovës, si dhe një takim me qytetarët në qendër të Prishtinës.
Dje, presidenti Fatmir Sejdiu i ndau atij “Medaljen e Artë të Lirisë”, kurse kryeministri Hashim Thaçi i dhuroi një kopje e “Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhaxhi doktor, mos i merrni lekë babit tim..
» Blair: Nuk shekli më në Shqipëri, nuk më paguan
» Doktor Hysni Bytyçi kritik i ashpër i situatës në Kosovë
» Blair: Kosova është çështje e zgjidhur
» Tony Blair, takoi “Toni Blerët” e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi