Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mario Ferri italiani i fundit që doli nga Botërorit 2010‏

Shko poshtë

Mario Ferri italiani i fundit që doli nga Botërorit 2010‏ Empty Mario Ferri italiani i fundit që doli nga Botërorit 2010‏

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 09, 2010 5:26 pm

Mario Ferri italiani i fundit që doli nga Botërorit 2010



Ka mundësi që të denohet deri në dy vjet burg, denim ky që nuk është i pari për këso gjeste
Mario Ferri italiani i fundit që doli nga Botërorit 2010‏ MarioFerri


DURBAN AFRIKA JUGUT : Dy ditë më parë, në gjysmëfinalen e dytë midis Gjermanisë dhe Spanjës, u paraqit edhe italiani i fundit i këtij botërori. Pasi eliminimit të axurrëve(të kaltërve) në grupe dhe pas largimit të arbitrit Rosseti (xhaketa e zezë u largua, pasi gaboi rëndë në 1/8-at në takimin Argjentinë-Meksikë, ku nuk anuloi një gol të Tevezit që ishte “kilometra” off-side), italianët kishin humbur shpresat që t’u përmendej emri në Afrikë të Jugut. Por ja që Mario Ferri goditi përsëri.


Shtypi shkroi gjatë për “Njeriun e bezdisshëm” - që njihet si supertifoz i kombëtares italiane dhe adhurues i futbollistit italian Antonio Cassano. Kësaj radhe, 23-vjeçari hyri në fushë në minutën e katërt dhe i tërhoqi “veshin” trajnerit të Italisë, Marcello Lippi, i cili në këtë kupe bote, ku Italia u eliminua në grup, nuk ka marrë futbollistin që ai adhuron, Antonio Cassano. Kështu, afro një miliard njerëz që ndoqën ndeshjen e së mërkurës mbrëma, pyetën njëri-tjetrin dhe në heshtje vetveten: "Kush ishte ky njeri dhe pse hyri në fushë duke ndërprerë lojën - në ankthin e saj???"


Gazetarët, për të thyer kureshtjen, menjëherë e zbuluan se kush ishte 23-vjeçari, qe i veshur me një fanellë me ngjyrat e kombëtares së Italisë - ngjyrë blu - dhe me logon e Supermenti, me mbishkrimin "Paqe në botë" dhe nënshkrimin poshtë fotos, “Lipi, të kam thënë, Cassano në përfaqësuesen e Italisë". Por tashmë Mario Ferri, sipas shtypit anembanë botës, ka mundësi që të dënohet deri në dy vjet burg, dënim ky që nuk është i pari për kësisoj sjelljesh.



Supertifozi Mario Ferri është tërhequr nga forca speciale të policisë italiane në hyrje, gjatë një ndeshjeje futbolli të ngjashme, në nëntor të vitit të kaluar gjatë një ndeshjeje miqësore midis Italisë dhe Holandës në Pescara. Po ashtu, ai ka hyrë edhe në ndeshjen Sampdoria-Napoli. “Papritmas ai u ngrit nga stoli dhe u fut me vrap në fushën e lojës”, - tha dje në një konferencë për shtyp ministri afrikano-jugor i Sigurisë, Nathi Mthetwa. “Ishte një episod i çuditshëm, por ne jemi të gëzuar me mënyrën se si u neutralizua individi", - shtoi Mthetwa.


Një tjetër e veçantë e Ferrit të 2010-s është edhe afrimi i sponsorëve. Tani ai ka evoluar shumë, pasi në fanellë mbante emrat e dy sponsorëve që i kishin mundësuar udhëtimin në Afrikë të Jugut. Dje, e përditshmja “Il Centro” publikoi fjalët e “të famshmit” Mario që kishte folur para se të nisej drejt Afrikës: “Nisem si pushtues, do të futem së s’bën”.


Ndeshja e luajtur në stadiumin në Durban, u mbyll me fitoren 1-0 ndaj gjermanëve, ku Spanja del për herë të parë në finalen e Kupës ë Botës. Në Durban, Gjermanët, tri herë kampionë të botës, u vunë përballë kampionëve në fuqi të Europës, Spanjës. Në 20 takimet e zhvilluara mes tyre, gjermanët kanë fituar 8 herë, spanjollët 6 dhe gjashtë ndeshje kanë përfunduar me barazim.


Spanja mund Gjermaninë dhe del në finalen e Botërorit 2010 Pas triumfit në Euro 2008, Spanja e kryesoi renditjen e FIFA-s për 16 muaj rresht. Të djelën, më 11 korrik, spanjollët kanë përballë holandezët, me të njëjtat shpresa dhe CV të ngjashme.Finalja e Botërorit 2010 luhet në Johanesburg.





Mario Ferri italiani i fundit që doli nga Botërorit 2010‏ FAN-RUNS-FIELD-WORLD-CUP-SPAIN-GERMANY
Mario Ferri italiani i fundit që doli nga Botërorit 2010‏ FAN-RUNS-FIELD-WORLD-CUP-SPAIN-GERMANY
Mario Ferri italiani i fundit që doli nga Botërorit 2010‏ FAN-RUNS-FIELD-WORLD-CUP-SPAIN-GERMANY
Mario Ferri italiani i fundit që doli nga Botërorit 2010‏ FAN-RUNS-FIELD-WORLD-CUP-SPAIN-GERMANY



Mario Ferri italiani i fundit që doli nga Botërorit 2010‏ Vuvuzelafanspainvgermany20100708_275x155
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi