NDAHET NGA JERTA SHKRIMTARI ZYHDI MORAVA
Faqja 1 e 1
NDAHET NGA JERTA SHKRIMTARI ZYHDI MORAVA
Lamtumirë Zyhdi Morava
NDAHET NGA JERTA SHKRIMTARI ZYHDI MORAVA
Ish-kreun e Lidhjes së Shkrimtarëve, një figurë e rëndësishme e letrave shqipe, Zyhdi Morava, u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare. I njohur si një shkrimtar disident, Morava është nga ata shkrimtarë që vuajti vite të tëra burgu në regjimin e kaluar komunist,
konkretisht 8 vite në burgun e Spaçit të Burrelit dhe vetëm pas viteve ’90, ai mundi të shfaqë krijimtarinë e tij para publikut të munguar për dekada me radhë. Dënimi i parë u bë 22 prill më 1971 për agjitacion e propagandë. I ndalohet botimi dhe më 1977-1985 kryen pesë vjet burg në Spaç. 1982-1991 ka punuar si punëtor ndërtimi, punëtor ngarkim-shkarkimi, punëtor në fermë bujqësore dhe roje nate në një stallë kuajsh Në prill 1991, gazetar tek gazeta “Sindikaliste”. Në vitin 1992, kryeredaktor i gazetës “E vërteta”, gazetë e sindikatave të pavarura të Tiranës. Në vitin 1993, drejtor i “Hotel Dajti”, në 1994 drejtor i Ndërmarrjes së Prodhimeve të imta plastike. 1995-2000, zëdhënës shtypi në Bashkinë e Tiranës. Shkrimtari Zyhdi Morava ishte një prej personaliteteve të letrave shqipe. Krijimtaria e tij letrare është vlerësuar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë por dhe jashtë tyre. Për kontributin e tij në letërsinë shqipe ai është vlerësuar me disa çmime. Me një kontribut të çmuar në krijimtarinë letrare, emri i Zyhdi Moravës i takon atyre emrave që do të kujtohen gjithmonë nga lexuesit, për ato vlera që i sollën letërsisë shqipe. Krijimtari letrare, 1991 vëllimi me poezi “Autoportret”, 1992 “Dashuritë e mia” poezi, 1994 “Shpirtra të uritur” tregime, “Armiqtë e dashurisë” roman, 1995 “Puthje pa fund” poezi, “Vjeshtë e një burri” tregime, 1996 “Për atë që iku” poezi, “Ujku i natës së fundit” roman, 1997 “Dashuri në dy stinë” roman, “Tërbimi” roman, 1998 “Dy herë tradhti”, tregime “Qefini i hënës”, poezi “Ky jam unë”, 1999 “Udhë të humbura”, roman 2000 “E papritura” tregime, 2001 “Hingëllimat e shiut” poezi, 2003 “E veçanta e një dashurie” roman, “99 poezi dashurie” 2004 “Një grua e ndershme”, novelë, “Bashkëshort i çmendur” roman, “Burri i të dashurës sime” roman “E zhdukura” roman, 2005 “Historia e një vajze” roman. Gati për botim: Vëllimi me poezi “Ngashërimet e vjeshtës”, romani “Ajo dhe të tjerët”. Në 2004-ën, fitues i “Pendës së Argjendtë” nga Ministria e Kulturës për romanin “E veçanta e një dashurie”.
(h.m)
Zyhdi Morava
PUTHJA E FUNDIT
Pikon, rigon nje pikez uji,
E dale shkembit veshur myshk,
Si lot i gruas epshezjarrte,
kur sheh fytyren qe iu vyshk.
Fluron, lodron nje gjeth ne renie,
Kur era fryn e shfryn ne vjeshte,
Si psheretim e zemres tende,
E dale befas, fare thjeshte...
Fluturon e iken fluturim,
Nje zog qe shume gaze kishte,
Dhe mbetet bosh foleze shkreta,
Mes degeve, ne shelgjishte.
Si lot, si zog, si psheretime,
Gjithcka e shoh si shkoi, si treti,
Vec puthja e fundit mes kujtimesh,
Si tjeter plage e thelle mbeti...
SHIU PIKON
Pikon shi nga streh' e pranveres,
Si loti qerpikeve te mi.
Me behet se degjoj hera-heres,
Zerin tend neper shi.
Zerin tend qe vjen hapsires se heshtur,
Me pamjen tende, tenden bukuri,
Dhe bernda meje shperthen nje e qeshur,
Qe brengen e tret, e ben hi.
Pa ze lulezoj si terfili ne ara,
Dhe ze te lodroj si qengj i pafaj,
Dhe ndjej se rrenkime, ofshama, te qara,
S'do kem psketaj.
Pikon shiu ne streh te pranveres,
Qerpikut te mallit pelini pikon.
Me behet se ndrojtur, ti, prapa deres,
Deshirat e mia pergjon.
Shtyje! Shkallmoje te shkreten!
Se zemra ma di, mall kam te vish,
Te rrime se bashku shtrenguar gjith' jeten,
Humbur ne puthje, te puthur serish...
PO PASTAJ
Ja e piva nje kantine vere,
ja fjeta me njemij virgjeresha,
keputa njemije lule ne pranevere,
ja do beje,gjithe c`te beja desha...
Po pastaj,oo mikja ime, po pastaj?
I strukur tek nje qoshe pleqerie,
vetmuar dhe trishtuar do te qaj,
nje dite, vec nje diteze rinie....
MERRNI
Merrini gjithe vitet qe me mbeten,
ngarkuar me shemtime pleqerie,
e me ketheni vec nje jav` te humbur,
ah, nje jav`me vrull dashurie...
Merrini,iu them, i ndrroj fet e fet,
pa pyetur per fitim a humbje,
me jepni pra nje jave dashurie,
t`u jap gjithe vitet me smundje!...
ADAGIO
Gjithe diten ra shi, dhe dita me gri,
Ze thithet nga mbremja qe qete po zbret.
As une nuk e di, as ti nuk e di,
E nesmja c'na sjell, te nesmen c'na pret...
S'do beja habi, sikur ne pusi,
T'me priste ai, qe eger te vret.
Po ja qe vjen ti, e sjell gas te ri,
Dhe iken ai, me vdekjen e vet...
NDERSA SHKRUAJ
Ne cdo germe, rrokje, ne cdo rrjesht,
Ne hapsiren mes tyre, nga vargu ne varg,
Lundron dashuria, dashuria qe s'resht,
Te kerkon ty, detrave, larg...
Ne cdo jamb, ne cdo strofe, ne cdo vjershe,
Ne cdo agim me mjegull e pa mjegull,
Me shfaqesh ti, plot hire dhe e thjeshte,
Mbeshtjelle rreth meje, si kulper, si pjergull.
Ashtu me zente vdekja...
FLUTURA KUJTIMESH
C'feshferin keshtu
Ketij muzgu
Arome jargavani?
Flutura kujtimesh
Ma trazojne shpirtin.
Me shum' nga te tjerat,
Ah, te tuat ndritin...
VESHUR ME DIELL
Ah, keto flutura qe shpupurisin diellin,
Me dhuruan ca dit' feminie...
Tek i ndiqja me sy,
Te pashe ty,
Veshur me diell bukurie.
Me mbuluan zambaket...
ZEMER E LIDHUR
Kur i zoti qenin e mban lidhur,
Disa ditenete pa e zgjidhur,
Ze dhe angullin me shpirtkeputje,
Me nje ze te trishte dhe te hidhur.
Angullimen time, bota mbare,
(Angullime e shkrete ne te qare)
Do ta ndjeje diten kur, e dashur,
Zemres sime do t'ia heqsh litare...
NE LENDINAT E PRILLIT
Hapat e mi te ngathet
Ne lendinat e prillit,
Si kuaj te lodhur...
Sa vjec eshte ai zog
qe kendon ate perralle
Aq te njohur?
Kenga e tij kerkon te me joshe.
E degjoj edhe lutem qe ndarja,
Mos kete ate moshe!...
NEPER LIBRA
Kur prej jete do te shkoj, te humb,
Me te zezen vdekje qe do vije,
Shpirti im ne libra, gjer ne fund,
Dashurisht i bukur do te ndrije.
Vende-vende po u shfaq merzia,
Pak nervoze do te dridhet fleta,
Nga e keqja qe me dha njerezia,
Prej goditjesh qe me fali jeta.
Ato flete mos i shih me sy,
Mos lexo atje se c'eshte shkruar
Kur i shkrova nuk te njihja ty,
Moj pranverza ime e praruar...
Marrë nga Sofra poetike
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lori Xhaferi: Kushtuar shkrimtarit Zyhdi Morava
» Ndahet nga jeta shkrimtari i shquar Ernesto Sabato
» Zyhdi Dervishi: Një zë në polifoninë e leximeve
» Linda Morava:BILBIL KENDO NE KOPSHTIN TEND
» Ndahet nga jeta Artisti i Meriuar Sali Mani
» Ndahet nga jeta shkrimtari i shquar Ernesto Sabato
» Zyhdi Dervishi: Një zë në polifoninë e leximeve
» Linda Morava:BILBIL KENDO NE KOPSHTIN TEND
» Ndahet nga jeta Artisti i Meriuar Sali Mani
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi