Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (10)

Shko poshtë

Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (10) Empty Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (10)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 13, 2010 12:06 pm

Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (10) U1_ShefaqetDibrani
REFORMAT NË LDK (10)
ME MBETJET MORTORE TË FUNDRRINAVE TË LKJ-SË NUK DUHEJ TË REXHINEROHEJ LDK-JA
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Në vend që kryesia e LDK-së të merrej seriozisht me gjendjen e krijuar në parti, të studiojnë dhe analizojnë shkaktarët që e sollën partinë në këtë gjendje, ata më shumë po merren me improvizime për të krijuar imazhin e rrejshëm se punët janë mirë në LDK., kurse në anën tjetër po pretendojnë elektoratit të saj t’i qesin hi syve.
Kryesia qendrore e LDK-së më shumë është angazhuar të rikthej në “shtëpinë e vjetër” LDK-istët që braktisën partinë dhe u pozicionuan në grupimin politik që udhëhiqej nga Nexhat Daci, se sa të avancojnë e të përparojnë kuadro të reja që nuk janë të pakta as në këtë parti. Loja politike që bëhej dhe po vazhdon me kthimtarët “në shtëpinë e vjetër” ka rrëzbitur deri në këtë gjendje autoritetin dhe imazhin pozitiv që pretendohej se LDK e ka.
Ndër veprimet më eklatante, më të papeshuarat dhe më të papranueshmet të kësaj kryesie mund të konsiderohet pranimi nën sqetullat e LDK-së të mbetjeve dhe fundërrinave të fundit të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë të cilat ishin të pozicionuara fillimisht në Organizatën Joqeveritare që më pas u bë edhe parti politike me emrin “ORA”, që shënonte një rast unikat ku një “Orë - Sahat” punonte si parti politike?!. Me këtë mbetje të cilës qytetari kosovar ia tregoi pozitën inferiore në zgjedhjet e fundit parlamentare duke ia caktuar pozitën tejet nënçmuese në shoqërinë politike të Kosovë. Ndaj kësaj mbetje mortore, kryesia e LDK-së u tregua tepër humane duke e futur pa e filtruar fundërrinën në radhët e saj. Për t’u treguar zemërgjerë kryetari i partisë do ta merr në presidencë zonjën Teuta Saraqija për t’i treguar jo vetëm LDK-së, po tërë Kosovës se mbetjet mortore të fundërrinave të “LKJ-së tani më do t’i gjenim në arkivolin e quajtur LDK”, ustallarë të të cilit janë të instaluar në kryesinë e LDK-së”.
Nëse i bëhet një analizë e sinqertë këtij zhvillimi, do të besojm se subjekti “ORA” nuk ka mundur të qëndroj më tutje në këmbë, pasi “Arkivolin e zbrazur” që moti e pat varrosur Veton Surroi - arkitekti më dështak i UJDI-t, që ishte i fundit nga të gjithë komunistët e Jugosllavisë që përpiqej të shpëtonte anijen e quajtur “Jugosllavi” e cila po fundosej në ujërat e turbullta të proceseve demokratike që kishin përfshirë Kosovën dhe regjionin në përgjithësi. Thjesht kryesia e LDK-së nuk kanë pasur të drejt të veprojnë kështu sepse nuk është dashur ta pranoj ORËN si pako, por është dashur të paktën të bëjnë një seleksionim formal. Përkundrazi Fatmir Sejdiu në cilësinë e kryetarit të partisë në kabinetin presidencial do të do ta rehabiliton edhe në pushtetin e Kosovës z. Haraqija.
Nëse thuhej dhe dyshohej në vitet e nëntëdhjeta se “Kalaja e LDK-së” do të pushtohet nga brenda, prej të burgosurve politikë, që deri në fillimin e luftës ishin të pozicionuar edhe në këtë parti, tani pushtimin e “Kalasë përbrenda” do ta bëjnë zevzeket dhe zvarranikët e LKJ, dhe kjo do të ndodhë përmes “ORËS” që tashmë u bë si të ishte “SAHATI” i LDK-së, duke u nënshtruar pa kushte vetëm e vetëm që të sigurojnë një kulm mbi kokë. Por simptome edhe më tragjike për LDK-në është involvimi i të gjithë konformistëve politik të kompanisë Bujar Bukoshi,&Isa Mustafa u. Co., të cilët do ta bëjnë luftën e shtrigave për ta bërë pikë e pesë të gjithë kuadrin e kësaj partie që për vite të tëra kanë kultivuar njëfarë “rugovizmi”, si koncept më i pranueshëm, koncept dhe ideologji të cilën B. Bukoshi dhe I. Mustafa, bashkë me Eqrem Kryeziun dhe Fatmir Sejdiun si duket e paskan urryer gjerë në palcë. Tani më s’ka dyshim se të gjithë aktivistët e LDK do të paguajnë tagrin me ndëshkim, kurse një ndër viktimat e para të kësaj lufte të shtrigave do të pësoj ish Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ali Sadrija të cilin Bukoshi e Mustafa do ta zhbëjnë nga jeta publike dhe do ta shporrin nga Partia me bekimin edhe të kryetarit të partisë z. Fatmir Sejdiu, nga të gjitha postet udhëheqëse në institucionet shtetërore të Kosovës.
Reformat në LDK, mbase janë të domosdoshme, por siç thotë populli ynë “Dita e mirë shihet në mëngjes”, lëvizjet e para reformatore brenda partisë dhe lufta e shtrigave që ka nisur Bukoshi e Mustafa për të ndëshkuar pikërisht ish kuadrat e LDK-së do të jetë sfida e vjeshtës së sivjetme, atëherë kur partia do të nis zgjedhjet e brendshme partiake të cilat duhet të mbyllen para mbylljes së kalendarit stinor të kësaj partie.
Zvicër, 22 qershor 2010.
*Autori, është anëtarë i LDK-së që nga viti 1989, për vite të tëra ishte anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe i Nëndegës në Kantonin St. Gallen, ku ai jeton. Po ashtu autori i shkrimit ishte delegat në dy Kuvendet e LDK –së në Prishtinë të mbajtura në vitet 1994 dhe 1998, autor i dhjetë librave të publikuar dhe analist politik në kohët më të vështira që kalonte LDK-ja, duke u bërë zëri më autentik i saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi