Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (12)

2 posters

Shko poshtë

Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (12) Empty Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (12)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 15, 2010 3:32 am

Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (12) U1_ShefaqetDibrani
REFORMAT NË LDK (12)

LDK-JA DUHET TI KËROJ FALJE DIASPORËS SË SAJ

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Reformat që do ta përfshijnë LDK-në po shpresojmë se së pari do ta këndellin këtë parti për t’i kërkuar falje diasporës së saj me të cilën ka bërë mëkat të pafalshëm. E bëra me qëllim këtë segregacion pasi në njëfarë mënyre partitë tjera i kanë kryer obligimet ndaj veprimtarëve dhe përkrahësve të tyre.

Në këtë plan LDK-ja ke mbetur në fund të pusit, prandaj themi se do të ishte mirë, se do të ishte në shërbim të shëndetit të saj politik, do të ishte në dobinë e saj që t’i rregulloj raportet me diasporën e saj në Evropën Perëndimore dhe në SHBA, të cilës i ka shumë borxh, aq shumë që vetëm Zoti mund t’ua falë mëkatet që i kanë bërë ndaj një armate veprimtarësh të cilët e kanë mbajtur gjallë shpirtin e kësaj partie edhe pse as atëherë LDK-ja nuk ka qenë aq mirënjohëse.

Ky mëkat moral dhe kjo disfatë politike e LDK-së duhet t’i këndell njëherë e përgjithmonë drejtuesit e saj që të mos sillen me megalomani sikurse deri më tani, por t’u kërkohet falje pa hezitim sepse është e moralshme, është njerëzore. Ata duhet ta dinë se kjo nuk arrihet ndryshe vetëm duke i kërkuar falje publike për injorimin, nënçmimin dhe përbuzjen që ua ka bërë me mijëra e mijëra veprimtarëve të kësaj partie që për vite të tëra kanë qenë në shërbim të tyre dhe të Kosovës në përgjithësi, kurse me të mbaruar lufta kryesia qendrore është sjell si despot ndaj tyre, duke i harruar dhe madje kurrë nuk i ka falënderuar.

Nuk ka despotizëm më poshtërues se sa mënyra e sjelljes kaq të keqe që kryesia e LDK-së e ka mbajtur karshi gjysmë milion mërgimtarëve kudo në botë. Nuk ka asnjë parti politike që është sjell me anëtarësinë e vet siç është sjell LDK-ja me veprimtarët e saj në Diasporë. E kur themi LDK-ja nuk dua ta kufizoj akuzën vetëm në kryesinë qendrore. Kjo sjellje prepotente, madje dhe poshtëruese ndaj mërgimtarëve është shtrirë e zgjeruar cep më cep ku ka LDK në Kosovë. Madje sjelljet poshtëruese nuk kanë të ndalur, thuaja diaspora e kësaj partie për vite të tëra ka marrë frymë me mushkëritë e kryesisë qendrore, e sot po hakmerret duke harruar se vota e tyre është një përcaktuese e madhe e fatit të LDK-së.

Janë degët dhe nëndegët e kësaj partie që për vite të tëra e kanë mbajtur në këmbë shpirtin patriotik te Kosovës, janë veprimtarët e kësaj partie që më shumë se kushdo tjetër i trandën metropolet më të mëdha botërore, dhe janë pasurit e tyre që dikujt në kryesinë qendrore ua mbushen gushat dhe asnjëherë nuk përtonin të vinin në diasporë, madje edhe për Shën Mitër e Shën Gjergj, sidomos në Zvicër dhe Gjermani. Kurse me të përfunduar lufta kryesia qendrore në mënyrë rapide i ka shkëputur marrëdhëniet me Degët në Evropë të cilat vetëm formalisht tani ekzistojnë, madje kryesia qendrore as nuk i ka njohur dhe as nuk i njeh kur kthehen këta mërgimtar në Kosovë, pa le të mos flasim nëse këta veprimtar, ndonjëri syresh është ftuar në ndonjë solemnitet rasti, në ndonjë përvjetor që ka shënuar partia në Prishtinë a nëpër degët e saj kudo në Kosovë. Asnjë veprimtar i LDK-së nuk është caktuar në ndonjë post partiak, në ndonjë post të qeverive lokale, qoftë edhe si këshilltar të jashtëm në ato komuna ku ka udhëhequr LDK-ja, e të mos flasim në institucionet qendrore e ato presidenciale, pa le më nëpër ambasadat e shumta që janë hapur nëpër botë. Edhe nëse është ndonjë rast i rrallë, që nuk mund të përjashtohen, sigurisht që nuk thonë gjë për shpirtin organizativ të kësaj partie kudo nëpër Evropë, pasi dihet se karrieristët do të jenë të parët që shpërblehen, jo vetëm nga LDK-ja. Përkundrazi kryetari i partisë, si për inat të diasporës, ka avancuar dhe ka shpërblyer dy kreaturat më poshtëruese që kanë shkretuar shpirtin e mërgimtarit, dhe kurrë mbase asnjëherë as kryetari dhe as kryesia qendrore nuk kanë shprehur një mirëkuptim për veprimtarët e saj. Madje, partia, shteti dhe Kosova ka shumë e shumë sektor të tjerë që do të ishin justifikuar se kanë një respekt për diasporën. Madje as si bashkëpunëtor, a këshilltar human në fushën e kulturës, arsimit, humanizmit dhe të informimit nuk kanë bërë gjë, pa le në atë të politikës, reformimit a të këshilltarëve juridik të cilët nuk mungojnë, ku do të kishin ngushëlluar sadopak diasporën e kësaj partie se mbase qendra dhe Kosova nuk i ka harruar. Pastaj degët e LDK-së nëpër komunat e Kosovës kanë mundur ta luajnë një rol të madh në këtë plan, duke i dalluar veprimtarët e regjioneve të tyre për t’i nderuar, kurse këta të fundit do të kishin bartur mesazhin pozitiv deri në vendet dhe regjionet ku jetojnë dhe veprojnë.

Po ashtu shumica e Degëve të LDK-së në Kosovë ka mundur të bëjë pritje për mërgimtarët e saj kurse qeveritë lokale ku janë udhëhequr nga LDK-ja është dashur të organizojnë pritje për të gjithë mërgimtarët pa dallim partie për të shpreh falënderimin e tyre për punën e bërë. Jam i sigurt se as Degët e LDK-së dhe as qeveritë lokale nuk do të shpenzonin asnjë cent, pasi shpirti i këtyre mërgimtarëve është edhe sot e kësaj dite solidar, por rezultati pozitiv do të shkonte vetëm në favorin e LDK-së dhe të Kosovës sepse ata do të ndikonin te familjarët e tyre për të dalë në votime dhe për ta votuar pikërisht partinë që është mirënjohëse për punën dhe angazhimin e tyre.

Përkundrazi mërgimtarët e Kosovës kur janë kthyer në Kosovë, jo që s’janë pritur e përcjellur, jo që s’janë falënderuar e respektuar, por janë torturuar gjatë kohës së nxjerrjes së dokumentacionit të domosdoshëm dhe jo rrallë kanë paguar taksa dënimi dhe lëmoshë sikur në administratën me zyrtarët serb. Madje, madje akademik të LDK-së, dhe titullar me famë që po kridhen në kryesinë qendrore nuk janë kursyer duke u shprehur edhe haptazi kundër diasporës e cila gjatë gjithë veprimtarisë së saj nuk paska vrapuar nga metropoli në metropol në këmbë por paskan shkuar në mënyrë luksoze me automjetet që nuk ua ka blerë LDK-ja, por edhe kështu siç janë shprehet një mllef i pa par mbi ta. Ky konstatim është më shumë se marrëzi, sepse të dilte nga goja e një fshatari injorant do të ishte e dhimbshme, pa le nga goja e akademikut që rrihet e shtiret si njeri me famë.

I vetmi shpërblim, nëse mund të quhet shpërblim, ka qenë injorimi, nënçmimi dhe përbuzja e skajshme të cilën e kanë gjetur mërgimtarët e LDK-së me bollëk sa herë që janë kthyer në Kosovë. Kryesia qendrore me asnjë shembull nuk mund të dëshmoj se ka shprehë një mirënjohje për punën e degëve dhe nëndegëve në diasporë, sidomos për ato degë që kanë vepruar dhe kanë derdhur mjetet e tyre në Fondin e Qeverisë që e ka udhëhequr Bujar Bukoshi dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave Isa Mustafa të cilët tashti janë avancuar dhe janë shpërblyer si një kundërpërgjigje cinike ndaj degëve që kanë bartur me vite të tëra mallkimin e zi të këtyre dy përfaqësuesve të të ashtuquajtur institucionalist, por që janë sjell më zi e më keq se sa vet “djalli i zi”.

Nëse këtë akt moral nuk e ka arritur ta kryen kryesia qendrore, atëherë duhet ta bënë KP i LDK-së i cili duhet të formon një grup punues i cili duhet të merret me vlerësimin, riparimet dhe meremetimet e gjithë këtij shkatërrimi moral dhe politik mjaftë të kushtueshëm për LDK-në. Po ashtu ky grup punues duhet t’i krijon nëngrupet lokale nëpër degët dhe nëndegët e LDK-së në tërë Kosovën që do të merren me këtë çështje, duke gjetur forma e mënyra për t’u shfajësuar së pari, dhe pastaj për të riparuar shkatërrimet që ia kanë bërë LDK-së kjo garniturë udhëheqëse e cila përveç anëve negative nuk di se me çka do të krenohet.

Nëse një gjë e tillë mund të bëhet, atëherë interesi do të jetë i dyfishtë pasi përftohet në aspektin politik dhe do të riktheheshin investimet qoftë për partinë apo për vendin në përgjithësi. Këtë ide në aspektin e qeverisjes lokale duhet ta kryen edhe PDK-ja dhe AAK-ja nëpër ato komuna ku ato qeverisin, duke i shpërblyer mërgimtarët e saj pa dallim partie, për angazhimet e tyre për dekada me radhë.
Në aspektin global qeveritë lokale duke krijuar lehtësira do t’i joshte interesat e mërgimtarëve për të investuar në Kosovë. Këto investime mund të orientohen në ekonomitë private, pastaj pushteti duhet të krijon lehtësira në zgjedhjen e banimit a të ndërtimit të shtëpive të tyre, të cilët do ta bënin me dëshirë pasi shpirti i tyre është i lidhur ngushtë me Kosovën.

Qeveritë lokale duhet të dinë të hartojnë programe serioze që do të thithin investitorët e vegjël të cilët janë mërgimtarët e shumtë ku nëpër disa komuna të Kosovës do të kishin luajtur një rol me rëndësi në zhvillimin e ekonomive familjare dhe të prodhuesve të vegjël, qofshin këta bujqësor, blegtoral a hotelier.

Si do që të jetë, i takon LDK-së të kryej obligimin e saj ndaj diasporës, për t’u shfajësuar, e pastaj për të krijuar kushtet që mërgimtarët të ndjehen mirë në shtëpinë e tyre dhe të bëhen pjesë aktive e proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

Zvicër, 27 qershor 2010.

*Botuar në gazetën „Epoka e Re“, 1 korrik 2010, Prishtinë.

*Autori, është anëtarë i LDK-së që nga viti 1989, për vite të tëra ishte anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe i Nëndegës në Kantonin St. Gallen, ku ai jeton. Po ashtu autori i shkrimit ishte delegat në dy Kuvendet e LDK –së në Prishtinë të mbajtura në vitet 1994 dhe 1998, autor i dhjetë librave të publikuar dhe analist politik në kohët më të vështira që kalonte LDK-ja, duke u bërë zëri më autentik i saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (12) Empty Re: Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (12)

Mesazh nga selimi Fri Jul 16, 2010 10:54 pm

Agim Gashi shkruajti:

selimi

Numri i postimeve : 2
Registration date : 16/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi