Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (14)
Faqja 1 e 1
Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (14)
REFORMAT NË LDK (14)
QIK-U ËSHTË PASQYRA MË E MIRË E LDK-SË
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Në kuadrin e reformave dhe ndryshimeve që duhet t’i bëjë LDK-ja vëmendje të posaçme duhet t’i kushtoj Qendrës për Informim të Kosovës e njohur me siglën (QIK), institucion ky partiak që po luan rol jo aq pozitiv sa po thuhet e mendohet nga drejtuesit e saj. QIK-u, tashmë është bërë një portal që nuk thotë gjë as për LDK-në e as për Kosovën. QIK-u në fushën e informimit dhe të propagandës ka rënë aq poshtë sa për t’i ardhur keq secilit qytetar të Kosovës.
Sa do që është thënë se QIK-u është institucion i Kosovës, me të përfunduar lufta kjo Qendër Informative është katandisur dhe deri më sot nuk ka arritur ta gjej veten në Kosovën e lirë dhe konkurruese edhe në fushën e informimit. Madje drejtuesit e saj po sillen me një prepotencë dhe me një injorancë e papërgjegjësi morale, qoftë në aspektin politik apo profesional. Themi papërgjegjësi morale, sepse është jo e shëndetshme t’ua mohosh shkrimet me dhjetëra veprimtarëve, degëve e nëndegëve të kësaj partie kudo që ato veprojnë, veçmas të atyre në Evropën Perëndimore ku simpatia për QIK-un sikur nuk ka të sosur. Të mos i publikosh informacionet për veprimtaritë dhe aktivitetet partiake, në “portalin e partisë” në të cilën militojnë edhe drejtuesit e QIK-ut, është më shumë se një injorim politik. Themi papërgjegjësi profesionale sepse profesionalizmi i treguar në QIK, sidomos në këto dhjetë vitet e pasluftës, roli i gazetarit në këtë qendër, kultura e tij shprehëse dhe pjesët tjera përcjellëse që duhet ta kompletojnë një institucion informativ, janë larg çdo profesionalizmi që mund të thuhet e diskutohet në shoqëritë e vendet demokratike.
Drejtuesit e QIK-ut është dashur që moti të pensionohen, dhe të dërgohen për rehabilitim klimatik në vendet piktoreske të Shtërpcës dhe të bëjnë lojën e djallit bashkë me minoritarët e pa përmirësuar, të cilët shohin ëndrra në mitin e tyre të një koncepti të perënduar, duke i shkaktuar të parët dëme Kosovës, kurse këta të dytët po i shkaktojnë dëme të pa kompensueshëm LDK-së. Drejtuesit e kësaj qendre të mos hidhërohen me konstatimet e mia pasi konsideroj se ata janë treguar tepër të ngathët dhe joprofesional, qoftë në përcjelljen e ngjarjeve, e qoftë në pasimin e lajmeve. Lajmet, informatat, komentet dhe materialet e tjera nuk kanë një renditje e sistemim profesional, ndonëse drejtuesit e tij mund të pensionohen si gazetar profesionist. Kjo papërgjegjësi e skajshme mund ta shpjerë QIK-un në shtendosje, bile edhe në katandisje të këtij institucioni informativ.
Sot një qendër informative siç është QIK-u nuk ia vlen ta ketë asnjë Bashkësi Lokale pa le më të thuhet se kontrollohet e menaxhohet nga vet LDK-ja, sepse ne mendojmë QIK-u është pasqyra më e mirë e LDK-së. Në secilën etapë kohore dhe në secilën shoqëri fusha e informimit dhe ajo e propagandës e kanë rolin prijës në proceset e brendshme partiake, ose në proceset e përmasave nacionale. Në këtë plan QIK-u tashmë është në pus të fundit, a më mirë të themi në një gjendje të mjeruar dhe larg çdo etike profesionale në fushën e politikës dhe të gazetarisë.
Në fushën e propagandës LDK-ja ka çaluar më së shumti, pasi ky sektor ka qenë hallka më e dobët e kësaj partie që nga themelimi i saj, dhe nuk arriti të konsolidohet kurrë, madje LDK-ja nuk arriti të ketë një gazetë të vetën, as një radio e televizion. Të paktën të kishte një gazete ku e ushtronte ndikimin e saj, ashtu siç do t’i duhej të kishte edhe një radio e televizion ndoshta do të na vinte si një ngushëllim i mirë, por gjendja e krijuar brenda LDK-së dhe në të gjitha hallkat e organizimit të saj na bënë për tu ndjerë keq, madje shumë keq.
Te kryesia qendrore e LDK-së sikur duken disa shenja me konotacione të një narcisoidi, përndryshe s’ke se si e kupton njëfarë krenarie të marrë, përndryshe s’ka se si të ndjehet mirë kryesia e LDK-së me politikën drejtuese të QIK-ut, ku drejtuesit e saj nuk do të lejojnë publikimet e opinioneve sidomos nga veprimtarët shumëvjeçar të LDK-së dhe madje sikur është e verbuar kjo parti nga vetëkënaqësia, pasi në QIK, s’ka mbetur gjë as për t’u krenuar e as për tu lavdëruar.
Sot në portalin e QIK-ut më parë publikohen shkrimet e autorëve që s’kanë qenë kurrë në strukturat e partisë se sa shkrimet e ndonjë autori militant në radhët e LDK-së i cili me gjithë përpjekjet e tij për t’i ndihmuar QIK-ut, nga drejtuesit e tij, ai nuk do të gjej strehën e LDK-së, ndonëse LDK-ja jo pak është bërë strehë e atyre që posedojnë vila me paratë e shoqërisë.
Përpjekjet për të dal nga robëria informuese e ka tkurrur hapësirën manovruese brenda LDK-së sa vetëm me një gjysmë fjale po ta kritikoje presidentin a dikë në stafin qeverisës, QIK-u jo që do ta bllokoj, por ka mundësi të të fut si “person non grata” dhe të mos e shihje më lumturinë në këtë vend të pasur me ndjenja burrërie e dashurie.

Zvicër, 29 qershor 2010.
*Autori, është anëtarë i LDK-së që nga viti 1989, për vite të tëra ishte anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe i Nëndegës në Kantonin St. Gallen, ku ai jeton. Po ashtu autori i shkrimit ishte delegat në dy Kuvendet e LDK –së në Prishtinë të mbajtura në vitet 1994 dhe 1998, autor i dhjetë librave të publikuar dhe analist politik në kohët më të vështira që kalonte LDK-ja, duke u bërë zëri më autentik i saj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (8)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (10)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (11)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (12)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (13)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (10)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (11)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (12)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (13)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi