Vullnet Mato sjell: SOT TE "TIRANA OBSERVER"
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato sjell: SOT TE "TIRANA OBSERVER"
NJË DITË ME “PARLAMENTARËT” E MENÇURISË
DHE DIJES INTELEKTUALE FTERRIOTE.
Esse-Reprortazh Raimonda Moisiu
Korça ende flinte, por unë u zgjova më herët se zakonisht. Po ashtu edhe nëna ime, me merakun për të më bërë kafen para se të nisesha për udhë. Ndërsa pija kafen dëgjoja shiun që binte dhe zhurmën gurgulluese të tij, që rridhte në ullukun pranë dritares dhe lagte plloçat e oborrit. Zgjata paksa kokën jashtë dritares. Pikat e reshjeve të shiut gërshetoheshin me njëra tjetrën dhe rrëshqisnin poshtë degëve të mbushura me gjethe dhe trungut të kumbullës. Kishte disa dhjetëra vjet që nusëronte dhe ia ruante akoma hijeshinë oborrit. I hodha sytë jargavanit të lagët, bulëzat e shiut përzierë më ngjyrën lila, ndjeja frymëmarrjen e tyre në mjegullën e reshjeve, që ashtu si mua prisnin të agonte dita e re. Ishin ditët e fundit të qëndrimit tim në vendlindje dhe sipas një kontakti telefonik me kolegun dhe mikun tim, shkrimtarin Vullnet Mato, duhet të isha në ora 9 a.m, te e quajtura “Kafe taverna”, pranë hotel ‘Dajti”, në qendër të Tiranës. Do të njihesha e takohesha nga afër me “parlamentarët fterriotë”. Buria e furgonit theu heshtjen që prehej në gjumin e ëmbël mëngjesor të mëhallës. Dola me të shpejtë. Pas meje edhe nëna. U ula mbrapa shoferit pranë dritares. Nën dritat e rrugës dallova të lagej dora e mplakur e nënës, teksa më përshëndeste deri sa fugoni mori kthesën dhe hyri në autostradë ku mbështeta kokën në dritare. Ndihesha mirë dhe mundohesha të depërtoja në errësirë, të shihja diçka nga peizazhi natyror i rrugës Korçë-Tiranë. Megjithëse i njihja mirë vendet që përshkonim, mu zgjua padashur ajo ndjesia personale, nostalgjia për fshatrat apo qytetet që i kam vizituar sa herë më jepej rasti dhe ndryshimet që ato kishin bërë në vite. Kasetofoni shpërndante një serenatë të vjetër korcare me zërin melodioz e të ëmbël, të Ermira Babaliut. Pa e kuptuar as vetë më pati kapur ai gjumi i ëmbël i mëngjesit. Zilja e celularit ma prishi atë. Ishte Kozeta Zavalani. Bisedova e përgjumur me të. Pyetja e saj, “Ku është fugoni këtë çast?”- më bëri të hapja sytë e përgjumur. Shoferi ndërhyri duke thënë se po i ngjitemi Qafës së Kërrabës. Si mbylla celularin, treta vështrimin lart mbi majën e errët të malit, ku lëvizte dendësia e reve. Në kilometrin 29, në të dyja anët vura re agimin që sapo kishte filluar të zbardhte në majat e thepisura të maleve të vaditur nga shiu. Kur mbërrita në Tiranë, shiu kishte pushuar dhe iu luta shoferit të më çonte te Bar “Opera”, pranë Pallati të Kulturës, ku më priste Kozeta . Si gjithmonë mikja ime ishte aty në kohë, nën shoqërinë e dy ikonave të galaktikës intelektuale shqiptare, këngëtares së mirënjohur e të talentuar Myfarete Laze dhe folëses së dikurshme të TV Shqiptar, aktualisht gazetare e TV” PLANET”, Violeta Gjoka. Si shkëmbyem përshendetjet e zakonshme, porositëm kafet dhe ia shtruam diskutimeve rreth aktivitetit që kishim bërë një javë më parë në Burgun e Grave – 325. E mira dhe e papërtuara Violetë na e kishte sjellë kronikën televizive në CD-i. Ora po i afrohej 9 –ës, dhe sikush nga ne do të merrej me punët e ditës. Shiu ia nisi përsëri. Bie zilja e celularit. Ishte shkrimtari Vullnet Mato.
-Kam gati dy orë që kam ardhur nga Korça, i nderuar. Jam këtu te kafe “Opera”, po vij tani me Kozetën, - i them shpejt e shpejt.
Nën një çadër morëm rrugën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ecnim me shumë kënaqësi dhe lëshonim ndonjë batutë, qeshnim me zë, në trotuarin përpara hotel ”Dajtit”, të pabezdisura nga shiu që na lagte krahët e zbuluar. Përfund tij te një portë hyrëse e vogël prej hekuri na priti Vullneti, si gjithmonë i qeshur dhe gazmor. Të tre së bashku i drejtohemi tavolinës ku na prisnin edhe miq të tjerë, që njiheshim virtualisht, si shkrimtari e gazetari Bardhyl Xhama, inxhinieri Dilaver Shkurti, ekonomisti Agron Xhama, inxhinieri-gjeolog Rexhep Krupi, etj. U ulëm rreth tavolinës në një ambient të çlirët, nën tendat e ngritura për tu mbrojtur nga shiu dhe në mjedisin e gjallëruar nga shkurret e blerta dhe pemët dekorative të gardhit rrethues.
-Është një vend i mrekullueshëm. E quajmë ‘kafja jonë”, ndërsa këtë tavolinën e thjeshtë e thërrasim “Parlamenti I Fterrës”.- do të na thoshte shkrimtari dhe poeti Vullnet Mato. Më pas do të zbulonim se çfarë fshihej në atë “parlament”, një pjesë e historisë, nisur nga pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore, historike, shpirtërore dhe materiale të Fterrës, ndërkohë që në tavolinë kishte filluar bashkëbisedimi , për promovimin e këtyre vlerave.
Fterra është një fshat në jug të Shqipërisë, në krahinën e bregdetit të rrethit të Sarandës, e ndriçuar nga margaritarët e mençurisë popullore, dijes intelektuale e shpirtërore, që i gjejmë në thellësi të mençurisë natyrore e të historisë së shekujve. Shkëmbi i Kuq i dëgjuar I Fterrës, është monumenti madhështor i trashëguar nga natyra me bukurinë shkëmbore të një monoliti të rrallë me qëndrimin e tij pingul përballë fshatit. Ndërsa hedh sytë të ai gur, ku janë skalitur emrat e fterriotëve të shquar, që kanë bërë e bëjnë historinë e fshatit, përfytyron malin Rashmur, ku gdhenden fytyrat e presidentëve të Amerikës. Pozita gjeografike, peizazhi natyror madhështor, ajri i freskët, të ngjallin optimizmin, frymëzimin,për të kultivuar krijimtari letraro-artistike, arsimdashëse, shkencore që janë kryevlera të Fterrës. Ja si e nis rrëfimin e tij shkrimtari Vullnet Mato:
-Fterra është një nga fshatrat e rralla në tërë Shqipërinë, ku pasuri ka pasur dhe ka mendjen e ndritur të fterriotëve. E kam shprehur edhe në një nga shkrimet e mëparshme, se sikur në Fterrë të ishte zbuluar një minierë diamanti, nuk do të ishte bërë me e pasur e më e dëgjuar se sa me mendjet e ndritura që ka nxjerrë ky fshat që nga kohët e lashta e deri më sot. Fterra ka nxjerrë aq shumë intelektualë sa asnjë fshat tjetër deri tani në Shqipëri. Fterra sot mban lidhje në të gjitha skajet e botës ku jetojnë e punojnë bijtë e saj fterriotë. Ka dy gazeta, dy akademikë në Akademinë e Shkencave, si Myzafer Korkutin, arkeologun e shquar të vendit tonë, që është njëkohësisht edhe Zv. Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe kirurgun e shquar Besim Elezi, një nga profesorët më të mirë në mjekësisë shqiptare. Ka shumë shkrimtarë, njerëz të letrave shqipe, mjekë, arsimdashës, mësues të panumërt, inxhinierë, deputetë, njerës të shquar që i kanë dhënë kulturës kombëtare dhe asaj botërore. Prof. Ismet Elezi nga njeriu i Fterrës arriti të rradhitet përkrah 2000 shkencëtarëve të botës së këtij shekulli, apo Prof. Besim Elezi, ylli i kirurgjisë shqiptare.
- Nipi im i vogël – thotë Halit Zhupa, - tek më shihte mua që cdo mëngjes dilja nga shtëpia veshur me kostum e kollare, një zakon prej ushtaraku, për tu mbledhur së bashku këtu, më thotë një mëngjes: ”Gjyshi, ti po shkon në Parlament!?” Këto fjalë ua thashë miqve të mi dhe vendosëm që takimin tonë ta quanim “Parlamenti i Fterrës”.
Këtu ndërhyn Agron Xhama, një tjetër përfaqësues I “Parlamentit të Fterrës”, ku midis të tjerave thekson:
- Misioni ynë, detyrimet tona, janë që vlerat e Fterrës të transmetohen te brezi i ardhshëm, dhe ky i ashtuquajtur “Parlament”, ka mbetur një slogan. Njerëzit pyesin disi me habi, se çfarë është ky “Parlament?! “Ky është një pagëzim i kësaj tavoline të thjeshtë, e të përditshme për më shumë se një orë që ne mblidhemi këtu. Ai personi që erdhi këtu pak më parë, u kthye rastësisht, me idenë se do të takoj fterriotët. Këtu vijmë çdo ditë të bisedojmë shtruar për Fterrën dhe njerëzit e saj kudo në botë. Bile tani në periudhën e verës vijnë shpesh fterriotët në Tiranë. Bëhemi bashkë dhe kalojmë orë të këndshme. Ka edhe nga ata që vijnë nga Amerika, Greqia apo ndonjë vend tjetër i Evropës. Po të mos binte shi sot, djali im që ka ardhur nga Amerika do të paraqitej në “Parlamentin” e Fterrës.”
Shiu vazhdonte të binte papushim. Pikat e tij krijonin gjerdanin e argjendtë teksa rridhte gjetheve të ligustrave madhështore. Këtij peizazhi të bukur natyror i shtohej fluturimi i zogjve në qiellin e hirtë, dhe në cicërimat e tyre ndjehej dashamirësia e bashkëbiseduesve , shkëmbimit të mendimeve, mirënjohjes për Fterrën e fterriotët, krenarinë e tyre për gjakun dhe edukatën e këtij fshati të vogël, por me emër të madh.
-Mençuria dhe dija intelektuale e Fterrës luan një rol të madh në letërsinë shqiptare dhe botërore, prezantohet kudo me dinjitet, dhe emri Fterrë është bërë i tillë, sa fterriotët janë shumë krenarë për origjinën e tyre.- shton Vullneti – “Parlamentarët” e Fterrës prej gati 18 vjetësh takohen çdo ditë te “kafja jonë” në qendër të Tiranës. I pari shkon “kryetari”, Dilaver Shkurti, e pastaj vijnë një nga një gjithë të tjerët. Diskutojmë përveç ngjarjeve të zhvillimit të Shqipërisë në tërësi, por edhe për ngjarje që kanë të bëjnë me Fterrën dhe fteriotët, si për lindjet e vdekjet, për gëzimet e dasmat, se fshati nuk është ai aty mes maleve, por i përhapur në tërë botën. Teknologjia kompjuterike na ka bërë të mundur të mbajmë lidhje të drejtpërdrejta, flasim me ta e shkëmbejmë mendime. Përveç Website-s ”Fterra”, mjeshtri ynë në fushën elektronike, Agron Xhama, ka hapur faqe te veçanta në internet edhe shumë intelektualëve e krijuesve të tjerë fteriotë - vijon Vullneti - Kam shëtitur Shqipërinë pëllëmbë për pëllëmbë, dhe këtu në tavolinën e “Parlamentit” të Fterrrës,
kam sjellë eksperiencën time njerëzore dhe profesionale. Ky i ashtuquajtur “parlament”, ka edhe rregulla të pashkruara, vjen kur të duash e ikën kur të duash, dhe këtu është pozitiv fakti që nuk lejohet të përgojohet asnjeri, e aq më pak një fteriot, Si rregull, nuk bëhen debate politike, pavarësisht se “parlamentarët” kanë bindje të ndryshme politike, por në këtë tavolinë punohet e mendohet, flitet vetëm për Fterrën e fterriotët, për atë që quhet miqësi, për gazetën tonë.
-Kemi hartuar një numërator telefonik me ndihmën dhe kontributin e shokëve, i cili na shërben si mjet ndërlidhje me njëri-tjetrin. - na tregoi inxhinieri gjeolog, Rexhep Kurupi -Më shumë me të u mor Agroni (Xhama) si formulues dhe hartues i tij.
-Kemi krijuar një gazetë dhe aty shkruajmë tërë historinë, traditën, kulturën, vlerat historike, kulturore e qytetare të Fterrës, për njerëzit tanë të kulturuar që nga fterrioti më i thjeshtë e deri te ai fterrioti akademik, - vazhdon rrëfimin e tij Agroni. Noshta, nuk ka degë të Universitetit që të mos e kenë mbaruar 2-3 a më shumë fterriotë dhe 12 prej tyre kanë marrë titullin Prof. Dr.. Në 40 akademikë që ka vendi ynë, dy janë nga Fterra dhe kjo nuk është pak, për një fshat të vogël dikur me 100 shtëpi, ndërsa sot numërohen 500. Gazeta bashkoi shumë elementë, u lidhëm më shumë me njëri tjetrin. Kemi ndërtuar dhe faqen e saj në internet, për fterriotët të shpërndarë kudo në botë. Çdo numër gazete 130 emigrantëve dhe miqve të Fterrës ju a dërgojmë edhe me postën elektronike. Më vijnë prej tyre shumë e-mail-e. Ai që është larg e vlerëson më shumë vendlindjen dhe njerëzit e saj, vetëm e vetëm për të bërë të njohur mirësitë e fshatit tonë, e për t’ia u lënë brezave të ardhshëm. Edhe këtu në këtë “Parlament”, tema kryesore dhe bisedat në këtë një orë që ne mblidhemi, bëhen vetëm me qëllimin e mirë se çfarë mund të kontribuojmë për Fterrën e fterriotët. Nuk ka krahinë në Shqipëri, që të mos ketë fterriotë. Shumica janë përqëndruar në Tiranë, Sarandë e Vlorë, por familje te veçanta ka në çdo qytet apo zonë të vendit. Kurse jashtë shtetit, ka në Amerikë, Kanada, Greqi, Itali Angli, Gjermani, Francë, etj. Fshati ynë e ka pasur traditë kurbetin. Mendohet që kurbetlinjtë e parë të kenë lënë Fterrën aty nga mesi i viteve 1700-1800, kryesisht në Turqi. Ajo që ndodhi vërtetë ata u asimiluan nga vetë koha, por ka akoma ndopak nga ata që kanë trashëguar gjuhën, traditën e kulturën fterriote. Kurbeti ka edhe atë anën e mirë se sjell zhvillim. Ka fterriotë të ikur me kohë, që kanë investuar për Fterrën. Njëri prej tyre rreth viteve ’30 dërgoi paratë dhe u shtruan rrugët e fshatit me kalldrëm, që ishte luks për atë kohë, të cilat janë edhe sot. Të paktën kanë bërë diçka për fshatin. Këtu në Tiranë, Ne mblidhemi një herë në vit, të dielën e fundit të muajit maj te Liqeni Artificial, dhe festojmë të gjithë së bashku, vijnë deri nga Fterra, Saranda, e nga kudo që ka fterriotë. Tashmë është bërë e traditës, në çdo pesë vjet, më 15 Gusht, bëhet takimi i brezave, apo si mund ta shpreh, bashkimi më i madh i fterriotëve në fshatin e origjinës, në Fterrë. Në të gjitha kohët fteriotët kanë punuar me ndershmëri, çdo gjë e kanë fituar me djersën e ballit, prandaj askërkush nga Fterra nuk është dënuar. Kjo është vërtet e rrallë, - përfundon rrëfimin e tij krenar e fisnik, intelektuali fterriot, ekonimisti Agron Xhama.
Me një qetësi të admirueshme, shtruar, do të merrte fjalën, shkrimtari Bardhyl Xhama, dhe me buzëqeshjen që nuk i ndahej nga buza do të na tregonte: Ne festojnë ditëlindjet e gjithë anëtarëve të “Parlamentit të Fterrës”, në bazë të listës ku ne mbajmë datat. Festojmë me një koktej të vogël dhe me një buqetë lule për “sebepçiun”. Biles ndonjëherë vijmë edhe me ndonjë shishe raki, ja tamam si sot, duke gjetur një shkas sikur e ka ditëlindjen ndokush prej nesh. Flasim këtu vetëm për Fterrën. Por kemi edhe momente që ne i quajmë çaste erotike, tregojmë barcoleta e bëjmë shaka. Një sekret të “Parlamentit”: e ngacmojmë shumë Kryetarin, Dilaverin tonë në këtë pikë. Ka qenë i pashëm e xhentil me femrat.( Këtu nuk mungoi e qeshura që shkaktoi batuta e Bardhylit). Tregojmë qyfyre, ngjarje të jetuara, bëjmë një jetë gazmore, se po të rrimë vetëm seriozë nuk ka kuptim.
Me tej fjalën e tij gazetari Bardhyl Xhama do ta vazhdonte duke na dhënë një ekspoze historike, kulturore , tradicionale dhe intelektuale të Fterrës: - Është një nga fshtrat më arsimdashës të Shqipërisë. Shkolla e parë shqipe mendohet të jetë hapur aty nga viti 1916. Ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, veçanërisht në traditën e mësuesisë, por tashmë si mësues të gjuhës shqipe, jo më hoxhë të arabishtes, sepse Fterra njihet edhe si fshati i hoxhëve, - duke sjellë në mendje veçorinë kulturore të tij. -Brezi I parë i mësuesve është ai në vitet 1910-të, që nga Selim Gjonika e Neim Zani, Lame Xhama Remzi Matua, Xhevdet Kofina e deri te Tare Braho, etj, që lanë një emër të nderuar jo vetëm për Fterrën, por për tërë kombin. Kemi dy mësues të Popullit, Lame Xhama e Xhevdet Kofina, ndërsa disa të tjerë Mësues të Merituar. Fterra ka shumë shkrimtarë, artistë, shkencëtarë, njerëz të shquar që i përkasin botës hyjnore të artit, kulturës dhe shoqërisë shqiptare. Është Hamlet Bezhani, përkthyesi cilësor e gjuhës gjermane, Shefki Mita, pedagogu i Filozofisë në Filadelfia të SHBA-së, dhe përkthyesin që jetoi e punoi për 40 vjet në tokën amerikane, Fiqret Fterra. Jo pak fterriotë kanë punuar në administratën e lartë e të mesme të shtetit, para viteve ’1912-të dhe në vitet 20-30-të, si Jaho Mato e Tahsin Elezi, Qemal Mehmeti e Demir Shkurti, në vitet ’40, Safet Memi, Nail Bezhani e Bektash Gëdo, etj,etj. Shkrimtarët, Sulejman, Agim e Vullnet Mato, aktorin dhe rregjisorin Sheri Mita, - i cili ka shkruar drama dhe i ka vënë në skenën e teatrit Kombëtar, Ilir Bezhanin, që është jo vetëm artist por ka shkruar edhe gjëra të bukura. Mbi njëzet e ca fterriotë kanë botuar libra shkencorë dhe kanë tituj e grada si Prof. Dr. Ismet Elezi në fushën juridike, Jakup Mato në art e letërsi dhe Mukadez Ruka në gjuhën ruse, Zeko Braho për historinë e arësimit, Sezai Braho, Hamza Memi e Edip Bezhani, Kudret Mita, Ejup Mita, Sulejman Haxhiu etj. Shquhen jo pak fterriotë intelektualë në fusha të ndryshme si juristi Nafiz Bezhani, mjekët Besim Elezi, Edip Bezhani, Peti Zeneli, Elvira Kofina, Naze Hizmo e Lek Xhama, ekonomisti me emër Agron Xhama, gazetarja Liri Fterra dhe gazetari televiziv Xhemal Mato, gjeologu Rexho Kurupi, muzikanti Zamir Brinja, njohësi i problemeve të naftës, tregëtisë e diplomacisë,- diplomati Dilaver Shkurti, Agim Kofina, Guro Zeneli, Mehmet Dusha, Halit Zhupa, Servet Dauti, Bajram Sadikaj, Pasho Zhupa, Arjan Mërkuri, deri tek më të rinjtë, talentet e reja, Ersila Çeli, shkrimtarja dhjetëvjaçare që ka botuar librat me vjersha, apo të tjerë që krijojnë e botojnë në emigrim. Por meritën kryesore në tërë këtë mençuri e dije intelektuale të fteriotëve e ka gazeta “Fterra jonë”, e cila jo vetëm promovon vlerat historike, kulturore, qytetare dhe kombëtare, folklorin popullor të Fterës, por edhe na bashkoi të njohim më mirë njëri-tjetrin. Meritë të veçantë për daljen dhe kontributin e çmuar të gazetës e kanë botuesit e saj Muzaferi, Agroni, Gurua, Feksori dhe shumë bashkëpunëtorë që nuk ju ndanë asnjëherë - përfundoi rrëfimin e tij, shkrimtari I mirënjohur për fëmijë, gazetari dhe Mësuesi i Merituar Bardhyl Xhama.
Shkrimtari e poeti Vullnet Mato, gjithmonë entuziast, interesant dhe i saktë në atë ç’ka fliste, - vazhdoi të na bënte akoma një ekspoze të trashëgimisë dhe vlerave, që fterriotët i ruajnë si “ monumente të identitetit fterriot”, dhe i kultivojnë për brezat e ardhshëm: Pra “Parlamenti i Fterrës”, ka një veprimtari të tillë që rrallë e gjen, në Shqipëri, jo e jo, por edhe në tërë botën. Një solidaritet, një mirëkuptim, një bashkëpunim në respekt të gjallërisë së jetës, të traditës e kulturës të të parëve. Ne këtu te “kafja jonë”, te kjo tavolinë e “Parlamentit të Fterrës”, presim miq e dashamirës, shkrimtarë e këngëtarë, gazetarë e poetë. Kemi pasur nderin të kishim mes nesh rapsodin e dëgjuar popullor nga Kosova, Agim Gashin, i cili ka bërë poezinë dhe më pas këngën, të cilën e këndon vetë me sharki, në dedikim të Fterrës e fterriotëve. Fterra ka lënë e vazhdon të lerë gjurmë në histori, çdo ditë e më shumë e kjo vjen pikërisht nga puna e veprimtaria, nga dashuria për vendlindjen e njerëzit e saj, që bëjnë fterriotët për të. Vetëm përcjellin mesazhin e ngrohtë të dashurisë njerëzore. Një rol të veçantë në ndjesinë e miqësisë e unitetit shoqërorë, ka Kryetari, z. Dilaver Shkurti, një intelektual i fismë, me sqimë, tolerant, që si një inxhinier dhe diplomat, sheshon ndonjë mosmarrëveshje të çastit, - përfundoi Vullneti, duke fshirë bulëzat e shiut që i binin pa pushim mbi supe.
Teksa vështroja thinjat e këtyre burrave të fismë, intelektualë, të matur e të mençur, hijeshinë e fisnikërisë si viteve që mbartnin, kontributin e krenarinë e të qënit fterriotë, në sytë tanë lartësohej së tepërmi figura e tyre. Hodha sytë aty në majën bardhoshe të malit të Dajtit, që mundohej të fshihej në parzmin e vrenjtur dhe mjegullën e reshjeve të shiut, si gjiret e sapoçelura të vajzës. Mes bërjes së fotografive kujtim dhe dollisë, fjalën e mori Kryetarit i “Parlamentit” të Fterrës, Ai nuk nguron çohet në këmbë. Një burrë i gjatë, i hijshëm, fisnik, i thinjur më njërën dorë akoma të mbështetur të mjekra, dhe me fytyrën që i qeshte, z.Dilaver Shkurti, i entuziazmuar nga ky bashkëbisedim, duke trokitur gotat me dorën tjetër, na falënderoi për këtë takim mbresëlënës mua dhe Kozeta Zavalanin.
“Ju lumshin këmbët që erdhët, se vërtet na çmallni. Kemi fëmijët tanë të përhapur kudo në botë, Amerikë, Greqi, Europë. Një mbesë e kam në Los Angelos, njëra nga vajzat e mija jeton e punon në Bruksel, tjetra në Hollandë, fterriotët ndodhen kudo, dhe kudo, janë njerës të nderuar e respektuar, krenarë për origjinën e tyre fterriote, respektues të ligjeve, traditës, kulturës, dhe zakoneve të vendeve respektive ku ata jetojnë e punojnë. Ju faleminderit se sot me sollët mallin e shpirtit shqiptar,- do të na thoshte Dilaveri, kësaj here dukë na përqafuar.
Shiu sapo pati pushuar. Ngrita sytë drejt qiellit të lagur. Mes reve pashë lindjen e shkëlqimit të diellit, zgjimin e natyrës, ngrohtësinë e fjalëve e përqafimeve të miqve, pashë miqësinë, respektin e e mirënjohjen të agonte me dritën e dijes e mençurisë fterriote.
Raimonda Moisiu
Shkrimtare, Hartford, USA
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Gashi sjell për Ju:CUKËL ME POEZI NGA VULLNET MATO
» Vullnet Mato sjell:INTERVISTEN E RAIMONDA MOISIUT me shkrimtarin dhe publicistin VIRON KONA
» Vullnet Mato sjell pë Ju ftesën për promovimin e librit të Lediana Kapos:Fllad psherëtimash
» Tirana Observer mbi promovimin e librave të Lediana Kapajt!
» Atavizmi maskilist-Opinion nga Raimonda Moisiu-botoi dje Gazeta -TIRANA OBSERVER
» Vullnet Mato sjell:INTERVISTEN E RAIMONDA MOISIUT me shkrimtarin dhe publicistin VIRON KONA
» Vullnet Mato sjell pë Ju ftesën për promovimin e librit të Lediana Kapos:Fllad psherëtimash
» Tirana Observer mbi promovimin e librave të Lediana Kapajt!
» Atavizmi maskilist-Opinion nga Raimonda Moisiu-botoi dje Gazeta -TIRANA OBSERVER
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi