Atavizmi maskilist-Opinion nga Raimonda Moisiu-botoi dje Gazeta -TIRANA OBSERVER
Faqja 1 e 1
Atavizmi maskilist-Opinion nga Raimonda Moisiu-botoi dje Gazeta -TIRANA OBSERVER
Atavizmi maskilist-Opinion nga Raimonda Moisiu-botoi dje Gazeta -TIRANA OBSERVER
Në sajë të kësaj krize ekonomie e kaosi politik të tejzgjatur, po ndodh ndryshimi rrënjësor i roleve gjinore nga ajo ç’ka ekzistonte e pritej. Në fillim të viteve të para të hapjes me botën perëndimore dhe demokratike, por edhe tashmë në shekullin 21-ë, pushteti maskilist vrullshëm është bazuar kryesisht në fuqinë bartëse të parasë, prestigjit, arsimimit dhe të pamjes së tyre të jashtme-të kollarisur. Këta kryesisht të ardhur nga zonat urbane, nga klasa të pasura, të mesme e të varfra, të diplomuar nëpër kurset e përshpejtuara,
të ankthshëm e të frikshëm nga falsiteti, por që përpiqen të flasin me kulturë politike,deri e në fjali të plota. Ndërsa bota feministe është e kufizuar nga “robërimi”i botës maskilisite në rënie, në sajë të dëshirës dhe vullnetit të tyre për të studiuar dhe fuqisë së krahut të punës, –madje deri edhe në tregun e martesës, ngjallin zemërimin e gjinisë dhe klasës bazë maskiliste që shpesh reagojnë me një maskilizëm të verbër autoritar e konservator. Por shoqëria shqiptare, në veçanti bota feministe ka nevojë për të krijuar kushtet dhe një rol model në mënyrë që kjo kategori njerëzish të mos jenë arrogantë e të padrejtë, ndërsa ato vetë të lënduara e disfatiste. Intendititet e shumëfishta mashkullore janë mëse të pranueshme në një shoqëri, por ato nuk mund të jenë gjithnjë e më të errëta nga ylli joshës që atyre u vjen në jetë për të bërë karrierën me “definimin “e botës femërore. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Presidenti i një vendi pa aviacion luftarak, por që edhe Shqipëria e ka ndihmuar me ushtarë, z. Hamid Karzai deklaroi: ”Unë dhunohem nga gruaja”. Me këtë dhunim ai kuptonte që në shtëpinë e familjen e tij, bëhet ajo çfarë thotë e vendos bashkëshortja e tij. Unë do të pajtohesha me deklaratën e Karzait për aq kohë sa bashkëshorti në familje është hierarkik, dhe për këtë arsye ai sillet më natyrshëm në familje e shoqëri. Në të vërtetë edhe nga hulumtimet tona na rezulton kjo, që nëpër familjet shqiptare meshkujt shqiptarë në përgjithësi janë burra trima, të fortë, të vendosur dhe ngjet zakonisht ky lloj “dhunimi”. Lind pyetja: ”Pse ngjet ashtu? Sepse njerëzit trima nuk e tregojnë burrërinë apo trimërinë e tyre më njerëzit e shtëpisë; me bashkëshorten, nënën e fëmijëve dhe me fëmijët. Ai burrë shqiptar që mbërthehet me shefat e tij tmerrësisht autoritarë, që vdes në pozicion të luftës, duke e llogaritur ja fitore ja vdekje; që përleshet me thonj e me dhëmbë pas punës së ndershme dhe vjen në darkë në strehën familjare, ai zakonisht i nënshtrohet “urdhrave të gruas”. Oh, urdhra që kanë lidhje vetëm me familjen, fëmijët dhe dinjitetin e bashkëshortit. Dakord, ka një kategori që i rrahin gratë. Do të thonim pa hezitim se burra të tillë janë burracakë, të paaftë, langaraqë, impotentë, që i shfryjnë paaftësitë e tyre të luftës për jetën, duke ngritur dorë mbi njerëz më të dobët fizikisht se ai. Mirëpo a ka dalë deri tani ndonjë mashkull të deklarojë këtë që tha Karzai i Afganistanit të prapambetur?? Jooooo!!!!!!!!
Sepse në shoqërinë shqiptare mbizotëron thuajse totalisht mentaliteti maskilist dhe ata ndruhen. Siç nuk ndruhet presidenti i një vendi që Shqipëria e ka ndihmuar me ushtarë... Ky maskilizëm anadollak, nis që nga shoqëria –por jo te familja, pra të kuptohemi, se ndryshe nënat e dhunuara do të na kishin dhënë jo sokola, siç janë shqiptarët, por burra langaraqër, -për të tundur mjekrën e vet të turpshme jo prej burri por prej mashkulli.(Sigurisht që kanë një dallim të thellë “burri” nga “mashkulli”, megjithëse duket sikur ngjajnë shumë apo jo???-deri edhe te kryeministri i vendit. Burracakët shqiptarë që rrijnë “SUS”, para të huajve kur vjen puna e iu shterrojnë argumentet, huazojnë nga vokabulari i paburrërisë, p.sh., duke sharë Prokuroren e Përgjithshme, ndonjë deputet nga motra e nëna, siç ka bërë z. Berisha, apo duke i përmendur gjëra të turpshme publikisht ndonjë anëtare të partisë së tij që nuk i ka shkuar pas qeres siç ka ngjarë me një ish–kryeministër shqiptar. Mirëpo në këtë shoqëri maskiliste, ja, vijnë edhe gra në politikë. Përse bota e qytetëruar këmbëngul në përqindjen e grave?? Që ato të sjellin në jetën e partive, të parlamentit dhe të qeverive feminitetin e tyre të bukur, atë ëmbëlsirë e tolerancë, butësirë dhe zemërbardhësi që gratë shqiptare e kanë në edukatën e familjeve por edhe buron nga të qenët e tyre – NËNA! Mirëpo, gratë tona të politikës, për shumë shkaqe, në vend që të sillen në Kuvendin e Shqipërisë, në kryesinë e partisë, që të 30 e ca partitë shqiptare, kanë në krye nga një burrë dhe asnjë nga raca e atyre që “kanë shtënë shejtanin në shishe”- pra në vend që të sillen si gra sillen si burra.
Duke mos qenë të bindura për vlerat e tyre, ato pothuajse në të gjitha rastet, huazojnë nga meshkujt që ndodhen në krye të partive dhe të shtetit. Në vend që të sillen, siç shkruan një gazetare italiane;” siç sillen ndaj të dashurit apo fëmijës së saj”. Skandali arrin deri atje saqë, p.sh., të provokuara nga gazetarët, aktivistët partiakë të dezhurneve 24 orëshe, J. Topallli dhe R. Bulku përsëritën thuajse “to idho”, gafën përçmuese të z. Berisha ndaj prokurores shqiptare. Ato vazhdojnë ta përsëritin, sepse Berisha me siguri është bërë pishman që i tha znj. Ina Rama, por nuk është dëgjuar të kërkojë të falur. Por pse e përsëritin?? Sepse këtë së pari e ka thënë Kryeministri i vendit dhe përsëritja është mëma e dijes, si ato fjalimet programatike të kohës së Enverit. Ato e përsëritin sepse nuk kanë si ta dinë që z. Berisha është bërë pishman për ato fjalët e ulëta që ka përdorur ndaj Ina Ramës apo motrës së Taulant Ballës, por u janë shterur edhe argumentet. Jam krejt e bindur që një grua zonjë si znj. Liri Berisha duhet t’ia ketë tërhequr “veshin”, për këto pocaqillëke bashkëshortit, i cili si pjellë e maskilizmit shqiptar nuk guxoi kurrë t’u kërkonte të falur këtyre grave. Në një farë kuptimi, mendoj se më burrëror është presidenti e një vendi të prapambetur si Afganistani, që deklaron se “mua më dhunon gruaja në shtëpi”, se sa kryeministri i vendit tim që dërgon ushtarë te ai, por që i thotë kryeprokurores së vendit tim, lavire bulevardi. Ju lutem lexuesve të vërejnë metamorfozën e shumë grave të politikës shqiptare. A nuk kanë qenë më të buta, më të ngrohta, më shoqërore, më feminile më parë se sa të bëheshin zëvendëse apo zëdhënëse të meshkujve anadollakë shqiptarë që vishen “allafrënga”, përdorin fjalë “europiane” dhe kur u shterin argumentet huazojnë nga qenia e tyre shpirtërore –atavizmin maskilist?? Duke u kthyer në burracakë pa din e iman?
Raimonda Moisiu
Botuar Dje ne TIRANA OBSEVER
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Monda Korca: Gazeta Tirana Observer: Mjerimi dhe Trishtimi, -shkruar nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: GAZETA TIRANA OBSERVER:-Kadri Morina, Potreti i nje investitori modest e te suksesshem.-nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: "Cdo gje ne jete buron nga dashuria.", Interrviste me aktorin Anastas Nika, Bisedoi Raimonda Moisiu, Gazeta Tirana Observer
» Çmimi i nuses!-Esse-analize shkruar nga Raimonda Moisiu, Lexoni sot ne G. Tirana Observer
» Vangjush Mio - I arti i vjeshtës! - -Esse-personazh-Nga Raimonda Moisiu-Botuar sot ne G.TIRANA OBSERVER
» Monda Korca: GAZETA TIRANA OBSERVER:-Kadri Morina, Potreti i nje investitori modest e te suksesshem.-nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: "Cdo gje ne jete buron nga dashuria.", Interrviste me aktorin Anastas Nika, Bisedoi Raimonda Moisiu, Gazeta Tirana Observer
» Çmimi i nuses!-Esse-analize shkruar nga Raimonda Moisiu, Lexoni sot ne G. Tirana Observer
» Vangjush Mio - I arti i vjeshtës! - -Esse-personazh-Nga Raimonda Moisiu-Botuar sot ne G.TIRANA OBSERVER
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi