Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gruaja kineze ringjallet gjatë varrimit

Shko poshtë

Gruaja kineze ringjallet gjatë varrimit  Empty Gruaja kineze ringjallet gjatë varrimit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 05, 2010 1:58 am

Gruaja kineze ringjallet gjatë varrimit


Gruaja kineze ringjallet gjatë varrimit  Ringjallja4-150x150
Një grua kineze është rikthyer në jetë, në momentin që po varrosej nga të afërmit e saj në rajonin Hubej të Kinës Qendrore.
Në çastin kur arkivoli me trupin e gruas po vendosej në gropë, të afërmit kanë dëgjuar gërvishtjet. Radioja shtetërore e Kinës raporton se 60 vjeçarja, e quajtur Hou, ishte dërguar në spital pas shqetësimeve dhe pas disa orësh kishte “ndërruar jetë”.
Doktorët e konsideruan të vdekur gruan kineze pasi trupi i ishte ftohur dhe pulsi nuk i rrihte më. Vajza e saj deklaroi për Radion kineze se pas gërvishtjeve që vinin nga arkivoli, ata kanë hequr kapakun e tij, duke zbuluar të afërmen e tyre që shikonte e çuditur për atë që po ndodhte.
Sipas doktorit të Hous, shkak i “vdekjes” së saj ka qenë frymëmarrja e dobët dhe rrahja e lehtë e zemrës.
Gruaja kineze ringjallet gjatë varrimit  Trackingpixel


Fjala më romantike në botë – “amour”


Gruaja kineze ringjallet gjatë varrimit  13-fjala4-150x150
“Amour”, fjala franceze për dashurinë, është shpallur fjala më romantike në botë sipas rezultateve të hulumtimit me ekspertët gjuhësorë, të publikuar para Ditës së Shën Valentinit.
Për pak ka fituar fjala italiane “amore”, ndërsa gjuha italiane është shpallur gjuha më romantike.
“Bellissima”, që në gjuhën italiane dhe spanjolle do të thotë “shumë e bukur”, fjala e tretë më romantike, ndërsa “tesoro” që në italisht e spanjisht do të thotë “thesar”, ka zënë vendin e katërt.
Hulumtimi është kryer nga organizata “Today Translations” me seli në Londër me më shumë se 320 linguistë, njoftoi Reuters.
Gjuha më romantike pas italishtes është frëngjishtja, ndërsa vendin e tretë e ndajnë spanjishtja dhe anglishtja.
Gjatë hulumtimit, ekspertët kanë përzgjedhur edhe fjalën më jo romantike “të dua”. Fituesi doli fjala japoneze “watakushi-wa anata-wo ai shimasu”, ndërsa vendin e dytë e zuri fjala uellsiane “rydw i’n dy garu di” dhe “qaparha”.
Gruaja kineze ringjallet gjatë varrimit  Trackingpixel


Pas 4 muajve zbulojnë se kanë fituar 20 milionë dollarë


Gruaja kineze ringjallet gjatë varrimit  14-tiketa3-150x150
Çifti, i cili para katër muajve fitoi shpërblimin në lojërat e fatit në Izrael në shumë prej 20 milionë dollarëve, ka shkuar sot të tërheqë shpërblim, me arsyetimin se më parë nuk kanë ditur që posedojnë tiketën fituese.
Çifti sqaroi se tiketa gjendej në fund të grumbullit të tiketave të vjetra dhe vetëm në këtë javë e kishin gjetur. Pas verifikimit të numrave, kuptuan se e kanë kombinimin fitues.
Çifti fitues u paraqit para gazetarëve me maska në fytyrë, ndërsa gruaja kishte edhe një kapelë, theksojnë mediet.
Në Izrael, identiteti i fituesve të lojërave të fatit shpesh mbahet i fshehtë për shkak të sigurisë së tyre.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi