Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mesha e Shenjtë në Katedralen “Nëna Terezë”

Shko poshtë

Mesha e Shenjtë në Katedralen “Nëna Terezë” Empty Mesha e Shenjtë në Katedralen “Nëna Terezë”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 05, 2010 10:41 pm

Aktuale


Mesha e Shenjtë në Katedralen “Nëna Terezë”

Mesha e Shenjtë në Katedralen “Nëna Terezë” 46347C64-4028-4CB2-8C71-0F89B4FC6AE6_w527_s

Portreti i Nënë Terezës
05.09.2010

Zijadin Gashi



Në Katedralen “Nëna Terezë”, në Prishtinë, u mbajt mesha e parë, e cila u drejtua nga i dërguari i Papës, arqipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi. Të pranishëm në këtë meshë ishin edhe personalitete të shumta të jetës publike, përfshirë edhe imamin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe kryetarin i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, u mbajt mesha e parë, inauguruese, për nder të 100-vjetorit të lindjes së humanistes dhe nobelistes Nënë Tereza.

Pas një fjale rasti të ipeshkvit Dodë Gjergji, filloi Mesha Shenjtë, të cilën e drejtoi i dërguari i Papës, arqipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi.

Të pranishëm në këtë meshë inauguruese ishin dhe imami i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, si dhe figura politike, ndër ta edhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.

Me këtë rast, i dërguari i Papës, arqipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi, tha se e gëzonte pjesëmarrja e personaliteteve të ndryshme në meshën e parë në Katedralen “Nëna Terezë”.

Gashi citoi fjalët e Papës për Nënë Terezën, duke e quajtur atë si nënë bamirëse e botës.

Mesha e Shenjtë në Katedralen “Nëna Terezë” Quote_1v2Të dashur, nuk mund të mos e përshëndes një person shumë të përvuajtur që gjendet mes nesh, është Nënë Tereza e Kalkutës – atdheu i saj është këtu.Mesha e Shenjtë në Katedralen “Nëna Terezë” Quote_2v2



“Të dashur, nuk mund të mos e përshëndes një person shumë të përvuajtur që gjendet mes nesh, është Nënë Tereza e Kalkutës – atdheu i saj është këtu. Ishte një murgeshë e përvuajtur, kjo shërbëtore e fëmijëve, e më të varfërve, e cila e bartte në gjithë botën emrin e atdheut tuaj - ishin fjalët e Papës”, tha ipeshkvi Gashi, duke cituar Papën.

Ndërkohë, imami i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, tha se ndërtimi i Katedrales në qendër të Prishtinës tregon se ky popull është i orientuar kah toleranca fetare, paqja dhe dinjiteti.

Tërnava bëri thirrje që edhe besimtarët e fesë islame të kenë një xhami afër Katedrales, duke marrë si shembull politikën e presidentit Barak Obama.

Mesha e Shenjtë në Katedralen “Nëna Terezë” Quote_1v2...t’i gëzojmë besimtarët myslimanë shqiptarë me ndërtimin e xhamisë përballë kësaj katedrale, të cilën po e inaugurojmë sot..Mesha e Shenjtë në Katedralen “Nëna Terezë” Quote_2v2


“Ta ndjekim politikën vizionare të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i cili është i përkushtuar në ndërtimin e xhamisë në Nju-Jork dhe t’i gëzojmë besimtarët myslimanë shqiptarë me ndërtimin e xhamisë përballë kësaj katedrale, të cilën po e inaugurojmë sot”, u shprehimami Tërnava.

Në emër të spektrit politik dhe institucional, të pranishmëve në këtë meshë u është drejtuar me një fjalim edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.


Mesha e Shenjtë në Katedralen “Nëna Terezë” 1652BDCD-D6A6-409F-99C0-491E5DCD9F84_w270_s
Jakup Krasniqi


“Kjo Katedrale, që qëndron madhështore në zemër të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë, është simbol i fesë katolike, i bashkëjetesës, i humanizimit dhe i tolerancës fetare që e karakterizon kombin tonë që nga lindja e tij”.


“Ky tempull i besimit do të shërbejë si shtëpi e paqes dhe e dashurisë për njëri-tjetrin, si shtëpi e tolerancës ndaj diversitetit, e përkujdesjes për të pambrojturin dhe të vobektin, e paqes dhe e respektit ndaj jetës - reflektim i veprës së Nënë Terezës”, theksoi Krasniqi.

Derisa po zhvillohej mesha e parë në Katedralen Nënë Tereza, një organizatë me emrin “Rinia Jonë” kishte ekspozuar disa fotografi në qendër të Prishtinës, ku pasqyrohej falja e besimtarëve islam dhe kushtet e tyre.

Driton Sylejmani nga organizata “Rinia Jonë” tha se nuk e kundërshtojnë ndërtimin e katedraleve, por kërkojnë që edhe besimtarëve islamë t’u krijohen kushte normale për falje.


Mesha e Shenjtë në Katedralen “Nëna Terezë” Quote_1v2Qëllimi ynë nuk është që të krijojmë konflikte ndërfetare, mirëpo të shihet se besimtarët myslimanë nuk kanë hapësirë ku të falen.Mesha e Shenjtë në Katedralen “Nëna Terezë” Quote_2v2



“Besimtarët islamë, të cilët janë në numër mbi 90 për qind, falen në shi, në borë, në kushte të këqija atmosferike dhe nuk kanë vend ku t’i kryejnë obligimet e tyre fetare. Qëllimi ynë nuk është që të krijojmë konflikte ndërfetare, mirëpo të shihet se besimtarët myslimanë nuk kanë hapësirë ku të falen”, u shpreh Sylejmani.

Ndryshe, punimet në Katedralen “Nëna Terezë” do të vazhdojnë
. Mesha e parë e mbajtur të dielën, ishte pjesë e një programi që shënon 100-vjetorin e lindjes së humanistes së madhe.

Kjo katedrale është ndërtuar me kërkesë të presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

http://www.evropaelire.org/content/article/2149060.html
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi