Ilir Çumani: Birësimi, ky ligj pak i njohur nga të gjithë dhe i keqkuptuar
Faqja 1 e 1

Ilir Çumani |
Mendimi dhe interpretimi Juridik
Nga Ilir ÇUMANI*
Me birësim, kuptojmë transferimin legal të të drejtave dhe përgjegjësive prindërore nga prindërit biologjikë tek prindërit birësues.
Përgjithësisht, kjo procedurë shoqërohet me një praktikë administrative dhe gjyqësore përmes së cilës fëmijës që është i privuar ose jo nga mungesa e mjedisit familjar, i sigurohet një tjetër familje e re alternative, që gëzon të gjitha të drejtat dhe detyrimet njëlloj si me ato të prindërve biologjik.
Kur ky proces përfundon me anë të një vendimi të gjykatës së shkallës së parë, që është i parevokueshëm, (i parikthyeshëm), statusi ligjor i fëmijës kalon nga ai i prindërve biologjik, tek prindërit birësues. Në këto rrethana, të dhënat në certifikatën e lindjes të fëmijës të birësuar ndryshojnë në një certifikatë të re, me mbiemrin e prindërve birësues.
Nëse bashkëshortët birësues kanë mbiemra të ndryshëm, në marrëveshje të plotë mes tyre ata vendosin se cilën mbiemër do të mbaj fëmija, por, në rast të kundërt, fëmija mban mbiemrin e babait birësues. Me kërkesën e birësuesve, gjykata mund të ndryshoj emrin e fëmijës së birësuar, por edhe vendlindjen e tij.
Të gjitha këto ndryshime të kryera në Zyrën e Gjëndjen Civile, duhet të ruhen sekret nga të gjithë nënëpunësit dhe palët që përfshihen në këtë proces.
Nga ana tjetër, fëmija që birësohet, e humbet të drejtën e trashëgimisë ligjore nga ana prindërve biologjik. Këtë të drejtë, ai e fiton përmes prindërve birësues, njëlloj dhe në mënyrë të barabartë me vëllezërit dhe motrat e paralindur dhe të paslindur në familjen birësuese.
Pas moshës 18 vjeç, ose edhe atëherë kur mosha dhe niveli i pjekurisë e lejojnë, i mituri ka të drejtë të njihet me historinë e tij, nëse është e mundur pse jo edhe me të dhënat e prindërve të tij biologjikë.
Por, nga ana tjetër, informacioni për fëmijën mund të kufizohet ose të refuzohet tërësisht në ato raste kur për arsye objektive mendohet se nga ky informacion mund të vijnë pasoja të rënda dhe të padëshirueshme për të gjithë.
Para viteve ’90, birësimet realizoheshin me procedura më të thjeshta nga ana e gjykatave, të cilat administronin kërkesat nga shtëpitë e foshnjave dhe shtëpive të fëmijëve për birësim vetëm brenda vendit, ose përmes palëve me pëlqim brenda gjinisë.
Me hapjen e vendit, duke qërë se ligji që ekzistonte më parë ishte më liberal dhe nuk i përgjigjej më kërkesave e zhvillimeve të reja politike, demografike, ekonomike e sociale që po përballej Shqipëria postkomuniste, dolën në pah disa probleme të rënda që favorizuan lehtësisht individë të korruptuar, apo edhe institucione të cilët, duke përfituar edhe nga vakumi ligjor, realizuan dhe u morrën me birësime të paligjshme për qëllime fitimi. Në këtë proces abuziv dhe të paligjshëm u përfshinë disa drejtues të institucioneve të përkujdesit social, prokurorë, avokat, gjykatës, etj. Vetëm në vitin 1991, janë realizuar 100 birësime jashtë vendit. Ndërsa në 10 muajt e parë të vitit 1992, janë realizuar 80 birësime të paligjshme, ku binte në sy edhe angazhimi i drejtëpërdrejtë i familjeve në nevojë, vëçanërisht i familjeve rome, të cilat interesoheshin të birësonin tek të huajt fëmijët e tyre për qëllime fitimi. Të gjitha këto birësime janë kryer në mënyrë të paligjshme.
Në këto rrethana, duke e parë situatën e dalë jashtë kontrollit, ne, një grup përfaqësuesish të Këshillit Kombëtar të Shoqatës së Jetimëve Shqiptarë i kërkuam kreut të shtetit të asaj kohe z. Ramiz Alia të lëshonte një dekret me anën e të cilit të pezullohej birësimi ndërvendas (nga të huajt), deri në formulimin e dekretimin e një ligji te ri.
Në muajin maj të vitit 1992, presidenti pasardhës i z. Alia, Sali Berisha, e nxiti edhe më tej këtë nismë duke krijuar një Komision Shtetëror që do të analizonte situatën në vend dhe shkaqet e këtyre abuzimeve.
Tashmë, autoriteti i vetëm që do të merrej me procedurat administrative të birësimit, ishte dhe është Komiteti Shqiptar i Birësimit, një organizëm i lartë administrativ shtetëror, jofitimprurës, i themeluar në vitin 1993, i cili ka qenë në varësi të Këshillit të Ministrave deri vonë.
Por, ky organizëm nuk ka të drejtë të birësoj fëmijë, pasi janë gjykatat ato që shprehen dhe vendosin që fëmija të birësohet ose jo me anë të një vendimi të formës së prerë, që është i parevokushëm.
Vitet e fundit, Komitetit Shqiptar i Birësimit, ka kaluar në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka të drejtë ti propozojë Kryeministrit emrin e ri të Kryetarit të Komitetit Shqiptar të Birësimit, emërimin dhe shkarkimin e tij.
Në kuptim të nenit 240, të Kodit të familjes, motoja dhe qëllimi i vetëm për birësimin e një fëmije është interesi i lartë i të miturit, që garanton respektimin e të drejtave themelore bazuar në Konventën e Hagës si dhe të ligjit nr. 33, “Për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin për birësimet jashtë vendit”.
Në procedurat e birësimit kalojnë ata fëmijë që janë të mitur dhe që nuk e kanë mbushur moshën 18 vjeç, si edhe ata të cilët, me vendim të Gjykatës së shkallës së parë u është hequr e drejta prindërore, apo që kujdestaria e tyre i ka kaluar shtetit ose të afërmëve të fëmijës. Nuk përjashtohen nga kjo procedurë, edhe ata fëmijë që kanë marrë pëlqimin e prindërve biologjikë për të kaluar në procedurat e birësimit, si edhe ata që janë lënë në kujdestari të institucioneve të përkujdesit social shtetëror, por që prindërit, në mënyrë të dukshme nuk kanë treguar interes prindëror përgjatë 1 viti. Për ata fëmijë që janë deklaruar qysh në lindje të braktisur, afati për birësimin e tyre kufizohet nga 1 vit, në 3 muaj.
Nga momenti që këta fëmijë janë rregjistruar në listat e Komitetit Shqiptar të Birësimit, nëse për 6 muaj rresht nuk kanë patur mundësi për t’u birësuar nga birësues vendas, atëherë ata kalojnë në procedurë të përshpejtuar për birësim nga shtetas të huaj.
Nuk mund të birësohet një i mitur nga një i paralindur ose i paslindur, që mund të jenë vëllai ose motra.
Nuk mund të birësojnë as ata persona që me vendim gjykate u është hequr e drejta prindërore, as ata që kanë qënë të penalizuar nga organet e drejtësisë, ose ata që vuajnë nga sëmundjet psiqike dhe kanë zhvillim të vonë mendor që vënë në rrezik shëndetit dhe mirërritjen e fëmijës që birësohet. Nuk mund të birësojnë as ata që nuk garantojnë kryerjen e detyrës prindërore si birësues në lidhje me mirërritjen, edukimin dhe shkollimin e atij që birësohet.
Nga ana tjetër, nuk mund te realizohet birësimi kundrejt një shpërblimi. Nëse palët e përfshira si, prindi, kujdestari apo çdo person tjetër për vete apo për llogari të të tretëve, e kanë realizuar procesin e birësimit të një fëmije përmes kundërshpërblimit dhe përfitimit në të holla apo të të mirave materiale, në bazë të nenit 17, të ligjit 7650, dt. 17.12.1992, “Për birësimet e të miturve nga shtetas te huaj dhe për disa ndryshime në Kodin e Familjes”, këta persona dënohen me 5 vjet heqje lirie. Në këtë rast, të gjitha përfitimet e paligjshme konfiskohen nga shteti, ose në të kundërtën, i dënuari detyrohet të paguaj vlerën e barasvlefshme
Ndalohet birësimi ndërvendas (me jashtë), kur birësimi nuk njihet në vendin e shtetasve të huaj që kërkojnë të birësojnë, kur arrihet në përfundim se birësimi nga këta të huaj sjell pasoja për të miturin, dhe nëse i mituri, në vendin ku banojnë birësuesit nuk gëzon të njëjtat të drejta që ai ka në Shqipëri.
Kemi birësime brenda gjinisë, (fisit), dhe birësime jashtë gjinisë. Birësimet brenda gjinisë janë më me pak trauma dhe lehtësisht të realizueshme, pasi palët bien në marrëveshje të plotë mes tyre, ndërsa birësimet jashtë gjinisë i nënështrohen një procedure tepër korrekte dhe konfidenciale për të mos lënë shkaqe për trauma që mund të bien mbi fëmijën dhe familjet e përfshira në këtë proces.
Kemi birësime vendase, (brenda vendit) dhe birësime ndërvendase, (nga të huajt). Kryesisht janë birësuar fëmijë në Itali, Francë, SHBA, Kanada,Maltë, Austri, Suedi. Gjithësej janë realizuar 1115 birësime nga viti 1994 – 2006.
Numri i kërkesave për birësime nga të huajt është më i madh. Zakonisht parapëlqehen nga çiftet vendase birësimi i fëmijëve në mosha të vogla, mundësisht brenda vitit të parë të jetës dhe kryesisht preferohen birësimi i vajzave. Ky fakt, lidhet edhe me një kulturë ende të cekët mbi këtë proces të rëndësishëm me karakter thellësisht human, ngase shkaku kryesor është shqetësimi thelbësor i këtyre çifteve që fëmija të mund t’i identifikoj këto çifte në të gjitha aspektet si prindër biologjikë.
Birësuesi duhet të ketë një distancë moshe të paktën 18 vjet me të birësuarin, dhe, në qoftëse birësohet fëmija e bashkëshortit, diferenca e moshës duhet të jetë jo më pak se 15 vjet.
Të miturit, i cili ka mbushur moshën 10 vjeç, i merret mendimi për birësimin e tij, ndërsa kur ka mbushur moshën 12 vjeç i merret edhe pëlqimi duke e vënë në dijeni për të gjitha pasojat që sjell ky birësim.
Nga eksperienca e deritanishme është vënë re se çiftet që interesohen për birësime vendase, pikësëpari synojnë të përmbushin nevojën e tyre për të pasur një fëmijë, në pamundësi për ta realizuar këtë gjë në mënyrë biologjike. Kështu, 100% e çifteve aplikante, janë çifte pa fëmijë. Nga statistikat, rezulton se mosha mesatare e çifteve është 41 vjeç për mashkullin dhe 32 vjeç për femrën, dhe se ata kanë një bashkëjetësë prej afro 13 -15 vjet, deri në momentin që ata kanë vendosur të birësojnë fëmijë. Është konstatur se 78.5 % të çifteve i përkasin zonave urbane, ndërsa 21.5% e tyre i përkasin zonave rurale.
Numri i kërkesave për birësim është i madh, por jo të gjithë kërkuesit që pretendojnë dhe aplikojnë pranë Komitetit Shqiptar të Birësimit për birësimin e një fëmije e fitojnë këtë të drejtë, pasi ky proces kalon përmes proceduarave selektive. Këto procedura, janë të bazuara në plotësimin e disa kritereve të studiuara në shumë aspekte nga Sekretariati Ekzekutiv i Komitetit Shqiptar i Birësimeve.
Çiftet që pretendojnë birësimin e një fëmijë, duhet të plotësojnë kushtet ekonomike, ku të garantojnë të ardhurat periodike të karakterit ekonomiko – financiar. Por krahas kësaj, prioritet kanë ato çifte që kanë një nivel arsimor të kënaqshëm dhe që i garantojnë fëmijës një edukim cilësor të kakrakterit psikosocial e psikoemocional.
Çiftet e interesuar për birësim i nënështrohen kurseve të trajnimit, intervistave të shumta që ata realizojnë nëpërmjet punonjësve të Sekretariatit Ekzekutiv të KSHB, të cilët janë specialistë në fushën e të drejtave të fëmijëve, juristë, psikolog, sociolog, të cilët, në bazë të informacionit që ata mbledhin dhe administrojnë gjatë hulumtimit faktik, realizojnë përshtatshmërinë midis çifteve kandidat për birësim dhe fëmijës kandidat për tu birësuar.
Nëse të dhënat flasin për një përputhshmëri të plotë mes palëvë, atëherë dosjet për të cilat janë përgatitur gjatë kohës së intervistës shqyrtohen në mbledhjet e radhës të KSHB. Mbledhja realizohet me pjesëmarrjen e një bordi vendimarrës, që përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Brendëshme, Ministrisë së Punëve të Jashtëme, Ministrisë së Financave dhe një përfaqësues nga Shoqata e jetimëve që caktohet nga MPÇSSHB.
Ky bord, miraton kalimin për procedurë në gjykatë të të gjitha rasteve që janë konstatuar për përputhshmërinë e çiftit birësues dhe fëmijës që birësohet.
Gjatë kësaj kohe, përpara se të shprehet gjykata për birësimin e fëmijës, ky i fundit, mund të ndërtoj marëdhënie dhe afinitet me familjen që është kandidate për birësim, duke e konsideruar këtë periudhë 3 mujore si kohë prove mes palëve, për të parë nëse ka funksionuar kjo lidhje e fëmijës me familjen birësuese apo jo.
Kjo periudhë, i jep shansin e fundit për reflektim prindërve biologjik që të tërheqin mbrapsht pëlqimin që kanë dhënë për birësimin e fëmijës dhe për ta rikthyer atë në familjen e vet biologjike.
Të bënë përshtypje fakti se, institucionet e perkujdesit social hezitojnë të paraqesin listat pranë Komitetit Shqiptar të Birësimit për ata fëmijë që i plotësojnë kriteret për të kaluar në këto procedura.
Kjo ndodh për faktin se shtëpitë e foshnjave dhe shtëpitë e fëmijëve i trëmben zvogëlimit të numrit të fëmijëve që rriten në këto institucione për shkak të tkurrjes se numrit të punonjësve që punojnë atje.
Për këtë arsye, edhe ligji i ri “Për organizimin, funksionimin dhe kompetencat e Komitetit Shqiptar të Birësimit”, që është paraqitur në Parlament për tu ratifikuar, duhet të parashikoj edhe masat disiplinore në rastet e konstatimit të këtij fenomeni.
Ndërkohë, ky ligj, duhej të siguronte një konsensus më të gjërë dhe t’i nënështrohej një diskutimi më profesional përmes operatorëve shtetërore dhe atyre joqeveritar, ku duhej të përfshihej edhe institucioni i “Avokatit të Popullit”, përfaqësuesit e shoqërisë Civile që merren me fushën e mbrojtjes së fëmijëve jetimë dhe atyre në nevojë dhe grupeve të interesit.
Nga ana tjetër, ligji i ri sjell një risi në procedurat e birësimit, sepse për herë të parë, Komiteti Shqiptar i Birësimit do të ketë një politikë më liberale në procedurat administrative duke licencuar për një përiudhë 2 vjeçare ata operatorë privatë që zotërojnë kapacitetet e mjaftueshme profesionale për të luajtur nje rol komplementar në politikat e birësimit si ndërmjetësues midis vendit tonë dhe vendeve të huaja që kanë ratifikuar marrëveshjen sipas ligjit 33 të “Konventës së Hagës” “Për mbrojtjen e Fëmijëve dhe bashkëpunimin për birësimet jashtë vendit”.

*Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
**Ky koment është botuar në revistën “Integrim”, nr. 7, periodike, informative-social-kulturore, Botim i Institutit Kombëtar te Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ILIR ÇUMANI:Birësimi, ky ligj pak i njohur nga të gjithë dhe i keqkuptuar
» Ilir Çumani: Mirënjohje...
» Ilir Çumani: ''Vuvi'' foli...
» Ilir Çumani:Jetimët një çështje mbarëkombëtare
» Ilir Çumani: Këshilla e Konfucit për Berishën dhe “pacientin“ e tij, varfërinë...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi