Ilir Çumani: Këshilla e Konfucit për Berishën dhe “pacientin“ e tij, varfërinë...
Faqja 1 e 1

Ilir Çumani |
Nga Ilir ÇUMANI*
Kur dëgjova për herë të parë kryeministrin e vendit të deklaronte në media angazhimin e qeverisë në luftën kundër varfërisë, mendova se z. Berisha kësaj radhe nuk e ka me kinse, porse e ka seriozisht për tu përballur me një betejë jo pak të vogël, e cila ka një kosto të lartë sociale dhe politike.
Një nga arsyet që më bënë të ndiehem me shpresë për këtë deklaratë të kryeministrit, është fakti se vetë z. Berisha nuk bënë pjesë në kategorinë e politikanëve të radhës me staturë fluide, për shkak edhe të ndonjë rastësie, ngaqë “rripi i transmisionit politik” i sjell dhe i përcjell aksidentalisht në skenën politike, siç ndodh rëndomë me shumë politikanë të dështuar, e që më pas mbeten anonimë. Jo! Kurrësesi jo! Sepse falë karakterit dhe temperamentit të tij, kryeministri aktual është i vendosur të realizoj me çdo kusht dhe me çdo kosto programin e tij politik.
Në fakt, ka qënë një prej angazhimeve më të rëndësishme gjatë fushatës elektorale të z. Berisha përpjekja që qeveria e tij do të bënte me ardhjen në pushtet, për të zbutur fenomenet me pasoja të mëdha sociale, shkaqet që i kanë sjell këto pasoja dhe që preknin drejtëpërsëdrejti shtresat e margjinalizuara, grupe të mëdha të popullatës, sidomos në zonat rurale dhe ato më të thella në të gjithë vendin.
Arsyeja që më bënë të ndjehem optimist, është fakti se Berisha dikur ka qënë mjek. E përkthyer në gjuhën e profesionit të tij, do të thotë: HUMANIST. Si një misionar besnik i Hipokratit, doktori me “bisturinë e tij politike” e di fare mirë se ç’farë ndërhyrje kirurgjikale duhet të bëjë për të shëruar “pacientin” e tij të sëmurë: VARFËRINË.
Por, a mjafton vetëm kaq?
Mendoj se jo. Sepse edhe kirurgu më i mirë në botë, nëse në stafin e tij paraoperator do të kishte një asistent - mjek të dobët, narkotizator, instrumentist, ndihmësmjek, sanitar dhe reanimator të dobët, atëherë ai është i destinuar të dështojë dhe pacienti i sëmurë ka pak gjasa të shërohet me sukses.
Por, nga ana tjetër, arsyeja që më bën të ndihem pesimist është bashkëqeverisja e zotit Berisha, puna në ekipin e tij qeverisës. A e ka kapacitetin dhe potencialin e nevojshëm politik, teknik, profesional, organizativ, administrativ dhe human kryeministri ynë për të realizuar me sukses misionin e tij politik në luftën kundër varfërisë, kësaj plage kaq të madhe të shoqërisë shqiptare që nuk po mbyllet prej 15 vjetësh?
Kësaj pyetje i përgjigjet saktësisht një nga filozofët dhe politologët më të mëdhenj të qytetërimit kinez e të mbarënjerëzimit; Konfuci, i cili 25 shekuj më parë i’u drejtua çështjeve më thelbësore humane.
Ai thotë: - “ A mundet një njeri i poshtër të shërbejë në qeverisje? Jo. Ai shqetësohet për marrjen e një diçkaje dhe menjëherë pasi është vënë në zotërimin e saj, ai shqetësohet për mundësinë e humbjes. Për sa kohë ai shqetësohet për humbjen e saj, nuk do të ndodhë asgjë për t’u treguar. Atëhere, çfarë mund të bëjë ai?”.
Për fat të keq, politika shqiptare ka qënë dhe është e dominuar në më të shumtën e rasteve nga këta individë, të cilët pasi kanë veshur kustumin e politikanit, kanë administruar vetëm pushtetin e tyre, beneficet dhe priviligjet personale që rrjedhin nga ky pushtet, duke harruar, ose më keq akoma, duke injoruar statusin që kanë si përfaqësues e njerëz publik në shërbim të qytetarëve që janë zgjedhësit e tyre.
Mjafton që këta politikanë, zyrtarë, ministra, zëvendësministra, drejtorë drejtorie, kryebashkiakë apo kryetarë komune, etj, ta kenë mirë me kryeministrin dhe partinë dhe kaq mjafton që ata të jenë në rregull me veten e tyre. Gjithkujt i ka rastisur të përballet me këta pseudopërfaqësues e pseudovendimmarrës politikë, disa prej të cilëve, gjatë periudhës parazgjedhore shkojnë e nuk përtojnë t’i bien cep më cep Shqipërisë, të “ulen gju më gju” me popullin, të betohen e përbetohen se do të bëjnë këtë dhe atë punë, u “qajnë” hallet njerëzve të dëshpëruar dhe të lodhur nga varfëria duke bërë njëmijë e një premtime. Ndërkaq, pas marrjes së votës, janë po këta “shpëtimtarë të kombit” që në mënyrën më të pacipë bëjnë sikur nuk të njohin dhe nuk të kanë parë ndonjëherë, duke të përplasur edhe dyert në fytyrë. Dhe e gjithë kjo bëhet në emër të një morali: Atë që aq bukur na e përkufizon Konfuci.

***
Pamjet rrëqethëse që i kemi ndjekur 2 ditë më parë në emisionin investigativ “Fiks-Fare”, lidhur mbi skandalin e shitblerjes dhe trafikimit të fëmijëve nga një familje cigane, s’ishin gjë tjetër, veçse një episod e tabllosë reale që po përjeton dhimbshëm shoqëria shqiptare.
Çdokush e ka parasysh lajmin e 4 vjetëve më parë që tronditi mbarë opinionin publik amerikan, ku e përditshjma “Neë York Times”, bënte të ditur se një nënë shqiptare e këmbeu fëmijën e saj me një televizor. Dhe nuk ishte rastësi që kjo nënë fatkeqe ishte një rome tejet e varfër, e cila me familjen e saj të shumtë në numër, jetonte e pa streh dhe në mizerabilitet.
Sot në Shqipëri, 5 % e pupullsisë shqiptare janë romë, që do të thotë se numri i tyre arrin në 150.000, nga të cilët 1.300 janë fëmijë jetimë, me prindër të vdekur.
Ndërkohë, 30 - 33 % e këtij komuniteti rezultojnë të pa rregjistruar në Zyrat e Gjendjes Civile. Kjo konsiderohet si pjesa endacake lehtësisht e kompromentueshme dhe e lakmueshme për individët, organizatat kriminale apo rrjetet e trafikimit që veprojnë këtej dhe andej vendit fqinjë, Greqisë. Fëmijë romë të moshës 8 – 16 vjeç i gjen në rrugë pasi shfrytëzohen nga të rriturit. Ata u përkasin familjeve me shumë fëmijë (5 -11 fëmijë në familje).
Vetëm në vitet l996 – l997, 80 % e këtyre fëmijëve nuk frekuentonin shkollat. Ndërsa sot, kjo shifër është reduktuar 65 - 67 %. Problemet e mëdha sociale që ata kanë, i detyrojnë që në moshë të mitur të punësohen në punë të zezë dhe të shfrytëzohen si fizikisht e seksualisht nga tutorët e trafikantët, por edhe nga vetë prindërit e tyre. Këta fëmijë janë të paushqyer e përballen me ekstremin e varfërisë, ku të ardhurat për frymë janë 0.8 USD.
Pra, siç del edhe nga të dhënat e mësipërme, një nga arsyet kryesore që favorizon këtë trafik janë problemet e mëdha sociale që ndeshin këta fëmijë, të cilët bëhen edhe preha e këtij krimi monstruoz.
Edhe pse pranë shërbimit social shtetëror është ngritur 2 vjet më parë një sektor i posaçëm që merret me monitorimin dhe strategjinë kombëtare të romëve, vihet re mungesa e një politike të qartë shtetërore për integrimin e tyre.

vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ilir Çumani: Këshilla e Konfucit për Berishën dhe “pacientin“ e tij, varfërinë...
Pak javë më parë, gjatë një emisioni që transmetohet çdo mbrëmje në një televizion serioz vendas, ishte i ftuar një ish-ministër që dikur kishte drejtuar një dikaster shumë të rëndësishëm, atë të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale. Sot, ai është deputet. Tema që diskutohej me gazetarët dhe të ftuarin në studio ishte ajo e varfërisë. Gazetari e pyeste të ftuarin se cilët kishin qënë treguesit për zbutjen varfërisë gjatë viteve në Ministrinë që ai kishte drejtuar. Të bënte çudi fakti, se si ky ish-qeveritar pyetjeve të gazetarit nuk i përgjigjej me korrektësi dhe objektivitet, por me një mburrje të madhe bënte lojra shifrash, duke përmendur tregues të ekzagjeruar, për t’i atribuar vetes dhe forcës së tij politike merita gjatë kohës kur ishte ministër. Gjithashtu, ai pretendonte se gjatë kësaj periudhe, të ardhurat për frymë kishin arritur në vit nga 800-900 USD që ishin para vitit 1997, në 2.500 USD pas viteve 1997-2005. Këtë e bënte pa e kuptuar se ishte në një television, ku e ndiqnin qindra e mijëra sy e veshë, të cilët, jam i bindur, nuk kanë qenë në një mendje me të, sepse ai dezinformonte gazetarët dhe teleshikuesit. E megjithatë, sërish gazetari këmbënguli, duke e pyetur: “Atëherë, si shpjegohet e gjitha kjo varfëri, që ka mbuluar vendin tonë? A nuk ju duket paradoks fakti që sot, në të gjithë Shqipërinë ka shumë njerëz që e marrin bukën me listë, ndërsa ju si deputet merrni një rrogë vjetore prej afro 20.000 USD!?”.
Me një cinizëm të paparë, ky ish-qeveritar, sot deputet, i’u përgjigj gazetarit gati duke i’u hakërryer:
“Po ti, ç’farë kërkon, të shkoj në parlament me këpucë të grisura…!?”
Sërish, edhe këtu ndërhyn filozofi i mençur Konfuci, duke e përkufizuar rastin në fjalë në këtë mënyrë:
“Të jesh i varfër pa hidhërim është e lehtë, të jesh i pasur pa arrogancë është e vështirë”.
Dhe ka një të vërtetë të madhe. Sepse në kohën kur ky ish-ministër drejtonte Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, dikasteri i tij ishte kalbur në themel nga korrupsioni, paaftësia dhe arroganca e një administrate të fryrë e burokrate, pasojat e të cilës ndihen edhe sot e kësaj dite. Më së shumti, këto pasoja kanë rënë dhe vazhdojnë të bien në kurriz të njerëzve në nevojë, invalidëve, të sëmurëve, fëmijëve pa përkrahje dhe jetimëve, të moshuarve të vetmuar, familjeve të varfëra e pensionistëve, etj. A nuk është një tregues i paaftësisë dhe i korrupsionit informaliteti i shpërndarjes së ndihmës sociale për familjet që nuk i plotësonin kriteret për këtë ndihmë? Gjatë këtyre 15 vjetëve, janë asistuar nga shteti me pa të drejtë 40.000 familje me ndihmë sociale, me kontributet e taksapaguesve dhe të donatorëve të huaj, duke privuar kështu për një ndihmë më të shëndoshë sociale pjesën tjetër jo aktive të shoqërisë në nevojë.
A nuk është arrogancë zyrtare, paaftësi dhe korrupsion abuzimi me programet dhe fondet për varfërinë, që kapin vlerën 15 miliardë dollarë në këta 15 vjetët e fundit, fonde të dhëna nga donatorë të huaj dhe buxheti vendas? A nuk është arrogancë, burokraci dhe korrupsion fakti që vetëm për vitin 2006, Banka Botërore i ka akorduar Shqipërisë një kredi prej afro 30.000.000 USD për të implementuar programe sociale në ndihmë të grupeve në nevojë, ku sejcili projekt kap vlerën 200.000 USD !?
Fatkeqësisht, këto para nuk përfitohen nga grupet sociale në nevojë, por nga individë e rrjete të padukshme, të veshur me pushtet në bashkëpunim me OJF inefiçente, bashkëpunëtorë në shpërdorimin dhe vjedhjen e këtyre projekteve. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar kurrësesi se e gjitha kjo është në kurriz të qytetarëve shqiptarë, sepse një ditë, në mënyrë të detyrueshme, këto kredi do të lahen po nga qytetarët shqiptarë, që janë dhe taksapagues, madje me kosto e përqindje edhe më të lartë.
Dhe e gjithë kjo nuk është rastësi, sepse me një pjesë të këtyre fondeve publike janë fuqizuar dhe po fuqizohen abuzivisht edhe individë brenda partive politike në bazë e në qëndër, njerëz të veshur me pushtet. Kësaj skeme korruptive i vjen në ndihmë emërimi nga ministra të veçantë i shokëve të tyre të ngushtë, apo të klanit partiak, si drejtorë apo zëvendësdrejtorë, të cilët thithin fonde të konsiderueshme. Ndaj edhe realiteti është ky që është sot, varfëri dhe mjerim ekstrem, polarizim i theksuar i një shoqërie të atrofizuar e të margjinalizuar, dizharmoni dhe konfliktualitet midis partnerëve social dhe atyre politikbërës institucional, të zgjedhurve e zgjedhësve. E në fund të fundit, imazh i përbaltur përballë faktorit ndërkombëtar.
Me këto lloj modelesh nuk na pranon Evropa e as organizmat e tjerë ndërkombëtarë. Një ndër kushtet për të përmbushur standartet e Bashkimit Evropian është ajo e respektimit të të drejtave të individit, e të drejtës së tij për të jetuar jo si i përjashtuar nga pjesa tjetër kreative e shoqërisë, por për të qenë i respektuar dhe pjesë integrale e saj, duke ndjerë realisht dorën dhe ndihmën sociale të shtetit, edhe atëherë kur çdokush ndihet i pamundur dhe në nevojë.
Por, a ka ilaç për të kuruar këtë sëmundje? Sigurisht që ka. Ilaçi më i mirë është që në administratën e institucioneve kaq të rëndësishme të shtetit shqiptar të mos ketë ekipe të paafta, njerëz të pandershëm dhe të korruptuar e me deformacione antihumane. Politika e shtetit për zbutjen e varfërisë nuk bëhet me referate e demagogji, simpoziume e tryeza të rrumbullakëta plot zhurmë mediatike, kinse duke shpalosur “strategji dhe superstrategji”. As me artikuj bombastik gazetash, që kanë për autor ndonjë kalemxhi të tipit Demka, personazhi më grotesk i burokracisë asaj dhe kësaj kohe, te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” i Dritëro Agollit. Personazhe të tillë vegjetojnë sot më lehtë në guaskën e ngrohtë burokratike, mbase të konvertuar me imazhin e ndonjë pseudolektori dhe pseudosociologu të arnuar, në shërbim të X ministër apo Y zëvendësministër. Jo! Me këto dokrra janë të lodhur të gjithë shqiptarët, më së shumti ata që janë në nevojë, ndaj askush nuk ka më nevojë për këto modele.
Recetës së këtij ilaçi i shtohet sërish një thënie e Konfucit. Duke i’u drejtuar shtetarit, ai thotë: - “ Ju jeni human nëqoftëse mund të praktikoni pesë gjëra në botë: Respektimin, shpirtgjerësinë, besnikërinë, mprehtësinë dhe bujarinë. Nëqoftëse jeni i respektueshëm, nuk do përçmoheni; nëse jeni shpirtgjerë, do të fitoni dashurinë e njerëzve; nëse je besnik do jesh i besuar. Nëqoftëse jeni i mprehtë, ju do të jeni patjetër i suksesshëm, por nëse jeni bujar; ju do të punësoni njerëz”.
Por, ndryshe nga ish – ministri në fjalë, Kryeministri aktual ka shansin që të hartojë një program ndryshe nga paraardhësit, duke e filluar nga ajo që ai e ka edhe më përzemër, luftën ndaj korrupsionit. Sepse ky fenomen ka bërë që shoqëria jonë të përjetoj ende krizën e identitetit shoqëror dhe atë shpirtëror. Nëse do të vazhdohet kështu, atëherë ç’farë do të ndodh?
Prapë në këtë dilemë na vjen për ndihmë Konfuci, që thotë: - “Unë nuk kam parë ende ndonjë i cili të pëlqejë njerëzoren dhe të urrejë jonjerëzoren. Njerëzit që pëlqejnë njerëzoren nuk mund të jenë më të mirë, ndërsa ata që përçmojnë jonjerëzoren praktikojnë humanitaren, pasi ata nuk lejojnë që johumanitarja (jonjerëzorja) të ndikojë mbi ta”.
Le të shpresojmë që pozitivisht, te kjo kategori bën pjesë edhe Kryeministri Berisha.

*Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
Dërgoi Nevila Gjorga
VO
Site address: Rruga "Dibres", Nr.312/1, Tirane, Albania
Registered in Albania
"Ky komunikim përmban informacion sensitiv, që mund të jetë edhe konfidencial.. Ai është për përdorim tërësisht të ligjshëm të marrësit. Në qoftë se nuk jeni marrësi i duhur, ju vëmë në dijeni se çdo formë e shpërndarjes, kopjimit apo përdorimit të këtij komunikimi apo të informacionit qe permban ky komunikim, është i ndaluar në mënyrë kategorike dhe mund të jetë i jashtëligjshëm. Në rast se këtë komunikim e keni marrë gabimisht, ju lutem ktheheni tek dërguesi. Do t'a vlerësonim nëse ju do të na njoftonit gjithashtu në adresën nevilagjorga@yahoo.com dhe do të fshinit/shkaterronit çdo kopje të tij"

"This communication contains sensitive information and may also be privileged. It is for the exclusive laëful use of the intended recipient(s). If you are not an intended recipient please note that any form of distribution, copying or use of this communication or the information in it, is strictly prohibited and may be unlaëful. If you have received this communication in error please return it to the sender. Ëe ëould be grateful if you ëould also notify nevilagjorga@yahoo.com and delete/destroy any copies of it. "
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ilir Çumani: KADRI ALIA, KY MATRAPAZ SOCIAL, ABUZUES ME JETIMET....
» Ilir Çumani: ''Vuvi'' foli...
» Ilir Çumani:Jetimët një çështje mbarëkombëtare
» Ilir Çumani: Birësimi, ky ligj pak i njohur nga të gjithë dhe i keqkuptuar
» ILIR ÇUMANI:Birësimi, ky ligj pak i njohur nga të gjithë dhe i keqkuptuar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi