Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi: Këngë për Ali Podrimjen

Shko poshtë

Agim Gashi: Këngë për Ali Podrimjen Empty Agim Gashi: Këngë për Ali Podrimjen

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 18, 2013 9:53 pm

Agim Gashi: Këngë për Ali Podrimjen AgimGashi-AliPodrimja4

Agim Gashi: Këngë për Ali Podrimjen

Moj sharki, pse rri e zgjueme,
E s‘e merr ti nji sy gjumë? 
Jo, i dashtun, s’kem me fjetë,
Pa e krye nji t’madhe punë.
Zgjohu në kambë e harro dhimbjet,
Telat mirë me m’i shtrëngue, 
Poetit t’Madh, Ali Podrimjes,
Nji kangë vaji me ia këndue.
Ah, sharki, ma e madhja mike,
Në këtë botë veç ti m’ke mbetë, 
A përnjimend Ali Podrimja,
Atje n´Francë ka ndrrue jetë?
Jo, i dashtun, s’ka vdekë Aliu,
Por ka shkue në tjetër dhe, 
I kish çue haber Lumi,
Me u takue të dy atje.
Shkoi te Lumi e s’kthehet ma,
Por la emnin e vepra plot,
Toka e Arbnit e kombi i tij, 
Do t’i nderojnë për jetë e mot.
Ah, sharki, qofsh e bekueme,
Qajmë e këndojmë sot që të dy, 
Për poetin e madh të kombit,
Ali Podrimjen dhe veprën e Tij!
27.07.2012
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi