Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet një shqiptar lidhur me vrasjen e Leutrim Musliut

Shko poshtë

Arrestohet një shqiptar lidhur me vrasjen e Leutrim Musliut Empty Arrestohet një shqiptar lidhur me vrasjen e Leutrim Musliut

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 13, 2011 1:56 pm


Arrestohet një shqiptar lidhur me vrasjen e Leutrim Musliut



Arrestohet një shqiptar lidhur me vrasjen e Leutrim Musliut 13vrasja-e-leutrim-


Lidhur me vrasjen e 14 vjeçarit Leutrim Musliu në pasditën e 5 marsit, Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar të premten mbrëma një person nga fshati Uglar, vendbanim i banuar vetëm me shqiptarë. Burime të Policisë së Kosovës në Gjilan dhe Prokurorisë së Qarkut kanë thënë të shtunën se personi i arrestuar është i moshës madhore, midis 40-50 vjeç, dhe i njohur edhe më herët për Policinë e Gjilanit. “I dyshuari, shqiptar nga Uglari, mbi 40-vjeç, është arrestuar dhe është ndaluar në mbajtje për 48 orë lidhur me rastin e vrasjes së 14 vjeçarit, Leutrim Musliu nga Uglari”, kanë bërë të ditur burime të Policisë dhe Prokurorisë Publike të Qarkut në Gjilan.

Siç dihet, lidhur me rastin e vrasjes në Uglar, Policia e Gjilanit ka arrestuar dy serbë nga Pasjani, Zh.S. (1967) dhe S.A. (1964), ky i fundit është vetë dorëzuar në Stacionin e Policisë në Gjilan, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij ai nuk ishte gjendur aty. Për rastin e vrasjes së 14-vjeçarit nga Uglari janë bastisur tri shtëpi në Pasjan, ndërsa në kërkim është edhe një serb nga fshati Pasjan, M. K (1967), i cili në ditën e bastisjes së shtëpisë së tij nuk ndodhej në shtëpi. Dy të arrestuarit serbë nga Pasjani tashmë janë liruar, siç është thënë, për mungesë provash, ndërsa në ndalje prej 48 orësh është shqiptari nga Uglari, i arrestuar të premten mbrëma. Burime nga Prokuroria e Qarkut në Gjilan kanë thënë se tashmë kanë nisur hetimet ndaj shqiptarit me vendbanim në Uglar, të arrestuar një ditë më herët, ndërsa nuk janë ndërprerë hetimet as ndaj serbëve nga Pasjani, të cilët kanë qenë të ndaluar, por tashmë janë lënë të lirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi