Nuri Bashota: Fiset avaro-sllave nuk u ngopën vetëm me plaçkitjen dhe shkretimin e Ballkanit
Faqja 1 e 1
Nuri Bashota: Fiset avaro-sllave nuk u ngopën vetëm me plaçkitjen dhe shkretimin e Ballkanit
Pse qarqet klero-nacionaliste serbomëdha, të mpira nga temjani i kishës ortodokse serbe dhe mitet e tyre mesjetare, asnjëherë nuk ishin dhe as që janë në gjendje të kuptojnë ligjshmëritë e pashmangshme të shpërbërjes së Jugosllavisë imperialiste? 24 Dhjetor, 2008
Nga Prof. dr. Nuri Bashota
Një qëndrim edhe më të padrejtë dhe okupues po e ushqejnë edhe sot qarqet ultranacionaliste serbomëdha ndaj shtetit të Kosovës (Dardanisë së lashtë), duke e vetëquajtur padrejtësisht tokë serbe dhe "djep të serbizmit". Kjo aq më parë kur dihet fare mirë se serbët si një amalgamë avarosllave u dynden nga territoret përtej Danubit dhe Karpateve, ndërsa "djepi i serbizmit" ishte shteti mesjetar i Rashkës, prej nga nën Stefan Nemanjen për herë të parë u dynden në Kosovë pas Luftës së Pantinës më 1187. Për këtë ndjenjë dhe veti shkatërrimtare që nga dyndja e tyre nga andej Karpateve në Ballkan na dëshmon bizantologu i mirënjohur Georgije Ostrogorski, që thotë: "Avarët bashkë me serbët u dynden duke shkretuar anembanë Gadishullin Ballkanik deri në muret e Kostandinopojës e të Selanikut dhe deri të brigjet e Detit Adriatik e Detit Jon. Mbi të gjitha, këto fise avaro-sllave nuk u ngopën vetëm me plaçkitjen dhe shkretimin e Ballkanit, por filluan të vendosen në Ballkan duke bërë përpjekje të vazhdueshme për zgjerimin e territoreve të pushtuara".
Vetitë okupuese e shkatërrimtare
Është fakt i pamohueshëm se po këto veti okupuese e shkatërrimtare që i prunë me vete gjatë dyndjes serbët bashkë me avarët dhe barbarët e tjerë po i kultivojnë edhe sot qarqet hegjemoniste serbomëdha edhe me bekimin e Kishës së tyre ortodokse dhe Qeverinë aktuale të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të lashtë në Ballkanin Perëndimor. Këto qarqe klero-nacionaliste serbomëdha të mpirë nga temjani i kishës ortodokse serbe dhe mitet e tyre mesjetare, asnjëherë nuk ishin dhe as që janë në gjendje të kuptojnë ligjshmëritë e pashmangshme të shpërbërjes së Jugosllavisë imperialiste dhe pamundësinë e formimit të Serbisë së Madhe me riokupimin e Kosovës së çliruar me shumë sakrifica në qershor të vitit 1999 dhe të pavarësuar më 17 shkurt 2008 dhe të pranuar edhe ndërkombëtarisht nga shumë vende të botës së lirë.
Dihet fare mirë se sistemi kolonial të cilin pretendojnë ta ringjallin me riokupimin e Kosovës për ta shndërruar në koloni të tyre, ka përfunduar definitivisht qysh në mbarim të Luftës së Dytë Botërore dhe shpërbërjen e Jugosllavisë imperialiste, ashtu që kolonitë nuk mund ti hasim sot as në Afrikë, e lëre më në mes të Evropës së qytetëruar të mileniumit të tretë. Përkundrazi, qarqet ultranacionaliste serbomëdha në mbarim të shekullit XX bënin përpjekje që krahas okupimin të Kosovës (1989-1999), suprimimit të autonomisë së saj më 23 mars 1989 dhe "fshirjen" e statusit të njësisë Federale si Element Konstituiv të RSFJ-së që e kishte KSA e Kosovë, të formonin Serbinë e Madhe me kufij të formuar me okupimin klasik të Kosovës sipas Kushtetutës "Tankiste" të kriminelit S. Milosheviq, në të cilët po thirret edhe sot udhëheqja e Serbisë në krye me B. Tadiqin dhe qarqet nacional-socialiste serbomëdha.
Njëherazi, këto qarqe nacional-socialiste serbomëdha në krye me Boris Tadiqin, nuk ngurrojnë që të kërcënojnë shtetin e pavarësuar të Malit të Zi dhe të atakojnë Maqedoninë për qëndrimin e tyre korrekt në njohjen e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, si aktin e pashmangshëm final të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, si një kontribut të vlefshëm për stabilizim të përhershëm në rajonin e Ballkanit dhe të Evropës Juglindore.

Lidershipi po e sakrifikon ardhmërinë evropiane të popullit serb
Është mëkat i pafalshëm për lidershipin serbomadh, i cili për interesa partiake e mafioze po e sakrifikon ardhmërinë evropiane të popullit serb, duke bërë përpjekje që të formojnë shtetin fantom "Serbinë e Madhe", duke bërë përpjekje për ripushtimin e Kosovën së çliruar definitivisht para 9 vjetësh me luftën çlirimtare të prirë nga UÇK-ja edhe me përkrahjen e NATO-s, të pavarësuar më 8 shkurt 2008 e të pranuar ndërkombëtarisht nga shumë shtete demokratike të botës së lirë. Kjo aq më parë kur kihet parasysh fakti se Kosova "de facto" ishte e pavarur qysh në qershor të vitit 1999 dhe si e tillë ishte shpallur protektorat i përkohshëm i OKB-së nën administrimin e UNMIK-ut dhe të pavarësuar me 8 shkurt 2008 nga Parlamenti pluralist i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e lira demokratike. Kjo fatkeqësi serbe është po aq më e madhe për faktin se populli serb si i traumatizuar nga propaganda hipokrite e liderëve të tyre ultranacionalist e mafioz, nuk po arrin që të shkëputet nga e kaluara mitike dhe të orientohet vendosmërisht drejtë ardhmërisë evropiane si kusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomiko-shoqëror bashkëkohor dhe ngritjen e mirëqenies së popullit të tyre. Mu për këtë edhe kërkohet nga Qendrat Ndërkombëtare Vendimmarrëse që të ndikojë tek populli i traumatizuar serb që të vetëdijesohet për domosdoshmërinë që krahas njohjes së Kosovës shtet të pavarur e sovran, të angazhohet vendosmërisht në krijimin e parakushteve të domosdoshme për integrimin e Serbisë në Evropën e Bashkuar si një shtëpi të përbashkët bashkë me popujt e tjerë të shumëvuajtur të Ballkanit Perëndimor.
Mirëpo, fatkeqësisht, në vend të vetëdijesimit të popullit serb dhe të lidershipit të tyre klero-nacionalist për kohën dhe hapësirën në të cilën po zhvillohen ngjarjet në fillim të mileniumit të tretë në Kosovën e çliruar e gjetiu, përkundrazi ende kanë mbetur "robër" të propagandës serbomadhe të lansuar nga qarqet ultranacionaliste dhe mafioze serbomëdha duke përkrahur përpjekjet hipokrite të pushtetmbajtësve aktualë, të cilët edhe nëpërmes të diversionit juridik të bërë nga Kuvendi i Serbisë më 29 shtator me miratimin e "Kushtetutës së re" të Serbisë me përfshirjen e Kosovës së pavarur në preambulën e saj si pjesë integrale të Serbisë së Madhe. Kjo është një fatkeqësi për vetë popullin e traumatizuar serb me vetë faktin se e ashtuquajtura "Kushtetutë e re" e Serbisë në të cilën e trajtojnë "Kosovën e Metohinë" si pjesë integrale të Serbisë së Madhe, nuk është gjë tjetër vetëm se vazhdimësi e "Kushtetutës tankiste" të kriminelit S. Milosheviq të aprovuar qysh para 16 vjetësh (1999), por tani të kamufluar me marketing tërheqës të partive politike ultranacionaliste serbomëdha, të cilat në luftë për pushtet po e sakrifikojnë edhe ardhmërinë evropiane të vetë popullit serb.
Në vend që populli serb të vetëdijesohet për realitetin faktik duke pranuar Kosovën shtet të pavarur e sovran të të gjithë qytetarëve të saj dhe të orientohet drejt ardhmërisë evropiane, përkundrazi vazhdojnë të ëndërrojnë me syhapur krijimin e Serbinë së Madhe të Nemanjiqëve në të cilën humnerë po përpiqen të katandisin popujt e shumëvuajtur të Ballkanit Perëndimor.

Thirrje që me luftë të riokupohet Kosova
Nga kërcënimet e pasuesve të Partisë Socialiste të Serbisë, në krye me Ivica Daciqin, të radikalëve të V. Sheshelit dhe të jurishnikëve të tjerë serbomëdhenj, si V. Koshtunica, S. Nikoliq (grobari) etj, të cilët vazhdojnë t'i bëjnë thirrje popullit të traumatizuar serb për t'u bërë gati që edhe me luftë të riokupojnë Kosovën për ta shndërruar në koloni serbe në suaza të Serbisë së Madhe të banuar vetëm nga serbët. Vazhdimësinë e këtyre kërcënimeve kontinuele i shohim edhe nga porosia e kriminelit V. Sheshel dërguar nga Burgu i Hagës më 3 dhjetor 2006 edhe me "Testamentin e tij politik" duke i bërë thirrje radikalëve dhe mbarë popullit serb: "Kurrë të mos heqin dorë nga politika e krijimit të Serbisë së Madhe dhe të rezistojnë ashpër hyrjen e Serbisë në Unionin Evropian dhe në NATO… Përkrahësit e tij duhet të luftojnë kundër globalizmit dhe të angazhohen për çlirimin e "Srpska Republika" dhe të "Srpska Krjina" në Kroaci, si dhe për bashkimin e të gjitha tokave serbe. Të jenë të palëkundshëm në rusofili dhe të angazhohen për integrim sa më të madh të Serbisë me Rusinë dhe me vendet e tjera sllave dhe ortodokse etj. "
Kosova shtet i pavarur e sovran, akti final i shpërbërjes së Jugosllavisë
Si theksuam edhe më parë, Jugosllavia si Mbretëri e SKS-së nën Dinastinë e Kraxhogjerviqëve ishte krijuar më 1919 në Konferencën e Versajës me dekret të 4 shteteve të Antantës si fitimtare të Luftës së Parë Botërore, në të cilën krijesë imperialiste ishin gllabëruar popuj krejtësisht të ndryshëm: sllovenët, kroatët, malazezët, maqedonasit, boshnjakët, shqiptarët dhe popuj të tjerë të ndarë nga ama e tyre, të cilët bënë përpjekje të vazhdueshme për shkëputje nga Jugosllavia, çka u vërtetua me pavarësimin e tyre pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë (1990-1995-1999). Në një gjendje të rëndë robërimi si në Jugosllavinë e Versajës ashtu dhe në Jugosllavinë e AVNOJ-it u gjendën sidomos 3 milion shqiptarë autoktonë, të cilët edhe pse nuk kishin asgjë të përbashkët me sllavët e jugut, si në Konferencën e Versajës më 1919 ashtu edhe në atë të Parisit më 1946 ishin ndarë padrejtësisht nga shteti i cunguar shqiptar. Jo vetëm që 3 milionë shqiptarëve autoktonë (popullit të tretë në RFPJ-së) nuk iu lejua që sipas të drejtës së vetëvendosjes deri në shkëputje të bashkohen me amën e tyre - Shqipërinë siç u kishte premtuar PKJ-së në Konferencën e Bujanit dhe gjatë LNÇ-së, por as kërkesa për krijimin e një republike të veçantë të shqiptarëve që ishin futur dhunshëm në përbërje të Jugosllavisë së AVNOJ-it. Përkundrazi, qysh me formimin e RPF të Jugosllavisë në Mbledhjen e Tretë të AVNOJ-it të mbajtur në Beograd më 1945, erdhi deri të copëtimi i trevave të aneksuara shqiptare midis republikave sllave duke i trajtuar shqiptarët si pakicë kombëtare, kombësi apo minoritet dhe qytetarë të rendit të dytë që u ishin ekspozuar asimilimit, përndjekjeve, burgosjeve, masakrave dhe shpërnguljes për në Turqi e gjetiu.
Mirëpo, çuditërisht, një padrejtësi e këtillë ndaj 3 milionë shqiptarëve autoktonë të robëruar për afro një shekull në Jugosllavi u përsërit nga Qendrat Ndërkombëtare Vendimmarrëse.

Kosova Sot
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI:NË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO “SHQIPËRIA E MADHE”, JO!!!
» SOKLOL BASHOTA:Azem Syla “daja” është shqiptar i vërtetë
» Adelina në gjyq me këngëtaret sllave
» Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë
» Akademitë shqiptare mohojnë rilindjen dhe mbrojnë tezat sllave

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi