Baki Ymeri:A ta njohim Kosovën?
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri:A ta njohim Kosovën?
A ta njohim Kosovën?
Baki Ymeri (Bukuresht)
Shtypi rumun
Në kuadrin e artikullit A ta njohim Kosovën, botuar në të përditshmen bukureshtare Adevărul Ovidiu Nahoi, njëri nga gazetarët dhe analistët më të rëndësishëm të Rumanisë, shpreh bindjen se në këtë vend nuk mungojnë argumentet e ndryshme por mungon debati publik i ndershëm dhe i çliruar nga zgjyra e populizmit. Autori me fjalë të tjera parashtron pyetjen A do të vijë vallë në vetvete Rumania për të flakur sintagmën e presidentit Basescu “kurrë”, dhe kurrë do ta njohë Kosovën? Ekzistojnë te ne ekspertë në relacionet internacionale dhe njerëz politkë që janë prononcuar qysh në fillim për njohje, siç janë edhe ata që thonë se refuzimi është rruga më e mirë. Ç’ishte ajo mbledhje parlamentare e shkurtit 2008, që gjeneroi deklaratën e famshme për refizimin e njohjes së Kosovës, pyet autori duke u përgjigjur se ishte çdo gjë, por vetëm një ushtrim i debatit normal nuk ishte. Pse s’e miratoi njohjen e pavarësisë së Kosovës në këtë mbledhje, së paku Oana Manolescu, deputetja antishqiptare që gëlltit buxhetin qeveritar në emër të minoritetit shqiptar, pyesim ne duke e përsëritur pyetjen: Ku ishte Oana Manolescu më 31 mars 1999, kur shqiptarët e Rumanisë marshonin bulevardeve të Bukureshtit në shenjë solidariteti me Kosovën, NATO-n dhe Amerikën?
Ovidiu Nahoi shkruan për komplekset që e kanë kapluar klasën poltike rumune lidhur me kërkesat e hungarezëve të Transilvanisë, komplekse të trashëguara nga propaganda serbe të metropolës rumune. Krahasimi i kërkesave të Kosovës shqiptare me kërkesat hungareze të Transilvanisë rumune është një krahasim joparalel, jokorekt dhe i pandershëm, por si pasojë e këtij krahasimi absurd dhe qëndrimeve absurde të presidentit Basescu, ka gjasë që një ditë Kosovën ta njohë më parë Serbia se sa Rumania e infektuar nga disa kuadro politike dhe ushtarake me komplekse antiamerikane të trashëguara nga dinastia e sistemit komunist. Autori thekson se derisa Bashkimi Evropian e strukturon politikën e jashtme dhe shërbimin e ri të aksionit të jashtëm në mënyrë funksionale, ndërtimi i shtetit të Kosovës me asistencë evropiane përbën njërin nga objektivat e përbashkëta. “Rumania është prezente atje me një detashment xhandarësh në kuadrin e misionit EULEX të dirigjuar nga Bashkimi Evropian. Vallë me çka kontribuojmë ne, nëse jo në konsolidimin e pavarësisë së shtetit të ri? Kërkesa e Gjermanisë për njohje nuk është e rastësishme dhe me siguri është vetëm fillimi i një zinxhiri të gjatë presionesh. Dhe atëherë, edhe sa kohë na duhet ta përkrahim atë “kurrë” të prononcuar nga Presidenti Basescu”?
Artikullin e lexojnë 1556 vetë dhe e dekorojnë 54 komente interesante ku shprehet disponimi pro apo contra. Nea Goe ia tërheq vërejtjen autorit gjoja se pesë shtetet që s’e njohin kanë problemet e veta: Rumania me hungarezët, Spanja me baskët, Sllovakia poashtu me hungarezët, Grekët me maqedonasit, Qiproja me turqit, duke shtuar se mosnjohja është e vetmja rrugë për të shpëtuar nga kërkesat e hungarezëve të Rumanisë që të krijojnë shtet në shtet. Anonimi shpif gjoja se “mercenarët muxhahedinë janë rekrutuar në Lindjen e mesme dhe në Azinë qëndrore për të luftuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, gjoja se “në përkrahjen e luftës nga NATO forcat speciale britanike i stërvisnin ushtarët e UÇK-së në bazat e Shqipërisë veriore, ndërsa isntruktorët ushtarakë nga Turqia dhe Afganistani, të financuar nga xhihadi islamik, bashkëpunonin për stërvitjen e anëtarëve të ushtrisë çlirimtare me teknikë dhe guerilë. Lidhjet e UÇK-së me terrorizmin internacional dhe me krimin e organizuar, të dëshmuara në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, kanë qenë të injoruara nga administrate e Klintonit më 1999, dhe prej atëherë e këndej janë vrarë 1000 serbë dhe 800 kanë qenë të rrëmbyer nga UÇK duke qenë të shpallur si të humbur. Fushata e Kosovës, 1998-1999, është një fushatë antiterroriste e udhëhequr nga forcat serbe të rendit në vetë vendin e vet, Serbia duke u bërë qengji që u lejon mysafirëve të themelojnë pushtetin terrorist të rendit të ri botëror.”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Fashizmi serb dhe mendime rumune për Kosovën shqiptare
» Baki Ymeri: Serbët e Mitrovicës e provokojnë Kosovën sipas rekomandimeve antiamerikane të udbashëve të Beogradit
» PALESTINA: JO, NUK E NJOHIM KOSOVËN
» Papandreou: Ja kur do ta njohim Kosovën
» Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi