Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Serbët e Mitrovicës e provokojnë Kosovën sipas rekomandimeve antiamerikane të udbashëve të Beogradit

Shko poshtë

Baki Ymeri: Serbët e Mitrovicës e provokojnë Kosovën sipas rekomandimeve antiamerikane të udbashëve të Beogradit Empty Baki Ymeri: Serbët e Mitrovicës e provokojnë Kosovën sipas rekomandimeve antiamerikane të udbashëve të Beogradit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 06, 2009 4:24 pm

Serbët e Mitrovicës e provokojnë Kosovën sipas rekomandimeve antiamerikane të udbashëve të Beogradit Nga Baki Ymeri (Bukuresht) De facto, Serbët e Mitrovicës e provokojnë Kosovën sipas rekomandimeve ekspansioniste të udbashëve të Rusisë komuniste. Titulli mund të modifikohet apo interpretohet sipas interesave nacionale të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ngase jo Rusia i ka fajet, por udbashët e Beogradit dhe ultranacionalizmi serb që e ka përgjakur Kosovën shqiptare shekuj me rradhë. Kosova është për shqiptarët porsi Republika e Moldovës për rumunët. Këtë e ka thënë një analist rumun Tiberius Puiu, duke shtuar se publiku rumun lidhur me çështjen e Kosovës gjatë kohë ka qenë i mashtruar. Idetë e gabuara, jorealiste, të bazuara në gënjeshtra dhe krahasime të papërshtatshme, kanë (patur) një përhapje tejet të madhe në Rumani, duke arritur të ndikojnë madje dhe pozitat e organeve zyrtare, për shembull ato të presidentit dhe parlamentit të vendit. Kosova është për shqiptarët porsi Basarabia për rumunët, me dallim në faktin se shkalla e shkombëtarizimit, e desolidarizimit me atdheun mëmë nuk i ka as për së afërmi proporcionet e Republikës së Moldovës. Shqiptarë, rumunë dhe arumunë duke defiluar rrugëve të Bukureshtit në shenjë solidariteti me NATON-n dhe Kosovën (31 mars 1999 Për atë, thekson Zoti Puiu, njohës i shkëlqyer i realiteteve politike në vendet e ishblokut komunist, të krahasosh Kosovën me Transnistrinë është gabim, ngase krahasimi qëndron ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Moldovës. Transnistria mund të krahasohet me zonën e ndodhur në afërsi të Mitrovisës, e kolonizuar masovikisht me serbë, pas grevave të minatorëve shqiptarë të Trepçës gjatë dekadës së tetë të shekullit të shkuar. Ashtu siç në Transnistri më të shumtë dhe më agresivë janë kolonistët rusë (me një numër të panumërt nga familjet e ushtarëve të kantonuar në këtë zonë), në Kosovë më agresivë janë kolonistët serbë që kanë ardhur për t’i „qetësuar” shqiptarët. Përndryshe, një pjesë e madhe e popullatës serbe nga Kosova, edhepse minoritare, është sjellë me urrejtje dhe përçmim ndaj shqiptarëve, ndërsa tani kur kjo sjellje nuk mund të vazhdojë, nuk e ndjejnë veten të qetë. Administrata internacionale e Kosovës, si dhe autoritetet shqiptare të zgjedhur përmes rrugës demokratike, kanë bërë përpjekjë për të arritur një pajtim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Shqiptarët e Kosovës dhe rumunëe e Moldovës Fatmir Sejdiu ne gazeten Evenimentul Zilei Punët megjithatë, vazhdon Zoti Puiu, nuk janë të lehta, ngase shqiptarët etnikë nuk kanë luftuar asnjë çast me civilët, siç veprojnë sot serbët e Mitrovicës, por vetëm me përfaqësuesit e autoriteteve (polici dhe ushtri), në kohën kur represionet e autoriteteve serbe nuk kanë bërë dallime ndërmjet civilëve dhe ushtarëve shqiptarë. Fati i shqiptarëve të Kosovës shëmbëllen në të gjitha pikëshikimet me atë të rumunëve të Basarabisë rumune, ishkoloni e Rusisë cariste dikurë, dhe e Bashkimit Sivjetik më vonë. Duke lexuar Nikolla Dabizhën (rum. Nicolae Dabija), na përkujtohet Ali Podrimja. Dabizha është shkrimtar, historian letrar, politikan. U lind në komunën Kodreni, rajoni i Çimishlisë (Republika e Moldovës), ka kryer studimet e filologjisë në Universitetin Shtetëror të Kishinjëut Fakultetin e Letërsisë, është kryeredaktor i së përjavshmes Literatura si Arta (Letërsia dhe Arti), organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Republikës së Moldovës, president i Shoqatës së Njerëzve të Shkencës, Kulturës dhe Artit nga Republika e Moldovës, Anëtar Nderi i Akademisë Rumune. Ka patur një rol të rëndësishëm në luftën për rilindjen kombëtare në Basarabi. Në emër të shoqërisë civile, Nikolla Dabizha është autor i Kërkesës për Aderimin e Moldovës në BE, kërkesë të cilën e ka cenzuruar qeveria komuniste e Kishinjëut. Është veprimtar i zellshëm aksionesh të shumta për afrimin e rumunëve të gjitha vendeve, ish/deputet në Sovjetin Suprem të BRSS (1989/1991), inisiator për ndëshkimin e pasojave të Paktit Ribbentrop-Stalin-Molotov, përmes të cilit Basarabia rumune ra në kthetrat e Bashkimit Sovjetik, siç ra Kosova në ktjetrat e kolonializmit serb, që nga Koha e Dushanit, e deri te ajo e Sllobodanit. Dabizha ka qenë deputet në Parlamentin e Moldovës (1990-1994, 1998-2001) dhe është autor librash si E drejta për të gabuar, Heshtje shurdhuese, Përmallime të ndaluara, Maraton mes plumbash, Edhe në Moldovë lindin njerëz, Në kërkim të identitetit (Historia e Kombit Rumun në Basarabi), Moldova tejmatanë Nistrit – tokë e lashtë stërgjyshore, Liria ka fytyrën e Zotit, Basarabia, ikonë e thyer, Harta jonë që kullon gjak, etj., duke qenë i përkthyer në gjuhët më prestigjioze në botë. Gazeta Adevarul (E verteta) me Hashim Thacin Nikolae Dabizha përndryshe është nip i arhimandritit Serafim Dabizha, që qe deportuar në Gulag, më 1947, siç ka qenë arhimandriti Visarion Puiu, një fis i largët i filoshqiptarit Tiberius Puiu, i cili e braktis Basarabinë në kohën e kolonializmit rus, dhe stabilizohet në Francë. Tiberius Puiu thekson se në situatën në të cilën e vërteta për Kosovën nuk depërton pothuajse fare në shtypin rumun (është ndoshta çmimi i atyre që kanë pushtet ndaj shtypit dhe kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete jugosllave gjatë zënies dhe vrasjes së rumunëve që iknin për në Perëndim nëpër Jugosllavi), meriton të relatojmë rastin në të cilin një autobus me 20 „vullnetarë” nga Beogradi, të pajisur me armë dhe uniforma, arrijnë në një fshat shqiptar të Kosovës dhe i vrasin të gjithë që i kishin hasur në shtëpitë e para. Mënjanë, njëri nga ky kontingjent vrastarësh rrëfen për atë që ka ngjarë, ndërsa në anën tjetër kanë mbijetuar disa nga ata që e kanë përjetuar këtë tragjedi, ndër ta edhe fëmijë. Puna vajti deri në një proces që zgjat disa vjet, por në Serbi ku shërbimet sekrete e bëjnë të veten, të shpëtuara nga kontrolli i shtetit dhe parlamenti, nuk mund të ndëshkohen as vrastarët e kryeministrit, e mos të bëjmë fjalë për ata që i kanë vrarë shqiptarët e konsideruar nga pjesa dërmuese serbe si qytetarë të rendit të dytë. Gjenocidi serb kundër kombit shqiptar Dita e Pavaresise se Kosoves (Evenimentul, 17.12.2009) Megjithatë, konstatojmë ne, se shtypi rumun në kohën e presidentit Emil Constantinescu, e reflektonte të vërtetën për Kosovën në dritë reale dhe objective. Kështu, e përditshmja Evenimentul Zilei (29 mars 1999), në kuadrin e artikullit Gjenocid në Ballkan, vetëm në kuadrin e nëntitujve si Beogradi ka deklanshuar eliminimin total të shqiptarëve të Kosovës (Belgradul a declansat eliminarte totala a albanezilor din Kosovo), Fshatrat shqiptare ekzistojnë vetëm në hartë (Satele albenze mai exista numai pe harta), Në Prishtinë zotëron tmerri, uria dhe kaosi (La Pristina domnesc groaza, foametea si haosul), Armata jugosllave ka në Kosovë 40.000 ushtarë dhe 300 tenqe (Armata iugoslava are in Kosovo 40.000 militari si 300 de tancuri), Arkani dhe “tigrat” e tij kanë kaluar në punë (Arkan si “tigrii” sai au trecut la treaba), Beogradi mohon kategorikisht se ka dëbuar shqiptarët nga Kosova (Belgradul neaga vehement ca ar alunga albanezii din Kosovo), “Do të shkojmë deri në fund”, lajmrëon Klintoni (“Vom merge pana la capat”, anunta Clintin), kuptojmë se çfarë tragjedie kanë pësuar sivëllezërit tanë në Kosovë, shqiptarët e persekutuar shekuj me rradhë, herë nga turqit e herë nga serbët, bullgarët apo muntenegrenët, që nuk janë serbë të Malit të Zi, por ilirë të sllavizuar, me përjashtim të kolonistëve serbë të vendosur në trojet Mal të Zi apo Kosovë, siç vendoseshin rusët në Moldovë, jo vetëm për hirë të klimës së përshtatshme, por edhe për rusifikimin e trojeve rumune të Basarabisë, duke e sllavizuar toponiminë dhe alfabetin latin të gjuhës rumune, deri më 1992, kur Republika e Moldovës e përfitoi pavarësinë, pavarësi e njohur nga OKB, organizatë ndërkombëtare e cila e ka për obligim moral primordial për ta njohur edhe pavarësinë e Kosovës. Kjo ishte vetëm një faqe e shtypit rumun, e shkëputur nga një dosje me qindra artikuj për Kosovën (1999), të denja për përkthim, jo vetëm për shtypin shqiptar, por edhe për hartimin e një disertacioni me titull “Kosova shqiptare dhe Basarabia rumune”. Intoleranca serbe dhe zemërgjerësia shqiptare Tiberius Puiu Në Kosovë, ku shqiptarët përbëjnë 90% të popullatës, ku edhe gjuha shqipe ishte gjuhë zyrtare, nuk ekzistonte ndonjë serb që shprehte dëshirë për ta mësuar gjuhën shqipe. Në këtë situatë, çka mund të ngjajë po qe se rajoni i Kosovës i rikthehet Serbisë, pyeste para disa vitesh analisti Puiu dhe shtonte: Nuk ekziston variantë tjetër përveç asaj që autoritetet serbe të vazhdojnë të ahmeren dhe ta kryejnë atë që e patën nisur. Por, ata që propagojnë ide të këtilla kanë përfituar pothuajse një të tretën e votave të elektoratit në Serbi. Është e vërtetë se Rusia është përngutur të deklarohet kundër independencës së Kosovës. Për fat të keq, çdo analist politik i matur e kupton se kjo është një përpjekjë e dëshpruar e Rusisë për të përfituar një pikë mbështetjeje në Ballkan, ku Bullgaria e ka humbur definitivisht idenë për ta mbrojtur kauzën ruse. Në anën tjetër rusët duan të ahmeren kundër poshtërimit që ua bëri diktatori komunist i Shqipërisë, kur nuk u lejoi anijeve dhe raketave ruse të zbarkojnë në Shqipëri për të krijuar një bazë ushtarake në ujërat e Adriatikut shqiptar. Po qe se asokohe forcat ushtarake ruse do të vendoseshin në Shqipëri, nuk dihet në do të bëhej fjalë për pavarësinë e Jugosllavisë apo për ndonjë politikë properëndimore në Itali. Mënjanë, Rusia është kundër pavarësisë së rajonit të Kosovës, ndërsa në anën tjetër e përkrah aktivisht separatizmin në Transnistri, Abhazi dhe Osetinë e Veriut. Nga kjo shihet se pozita e Rusisë është më shumë spekulative se sa realiste, ndaj shumë lehtë mund të përmbyset në kokë të shpinës. Një krahasim tjetër të cilit i mungon themeli, bëhet ndërmjet Kosovës dhe Transnistrisë. Por në Transnistri pjesën dërmuese të banorëve e përbëjnë rumunët, njësoj si në Kosovë e përbën mazhoranca shqiptare. Kosova, zonë kontakti ndërmjet rumunëve dhe shqiptarëve Për të shkuarën e Kosovës mund të bëhen konsiderata të shumta. Ndoshta do të ishte mirë të dihet se ky rajon, para ardhjes së sllavëve ishtë një zonë kontakti ndërmjet rumunëve (vllehë) dhe shqiptarëve. Është sinjifikativ fakti se serbët që e kanë zotëruar për pak kohë këtë territor para ardhjes së turqve, kanë ngritur këtu disa manastire të reja, pranë atyre që i patën gjetur në Kosovë, e të cilat u përkisnin shqiptarëve. Kosova në Mesjetë kishte katunde me vllehë dhe shqiptarë të krishterë, të cilët i mbanin gjallë këta manastire. Fshatrat serbe nuk u jepnin gjë, me një fjalë nuk e kishin zemërgjerësinë e të parëve. Fakti se shqiptarët dhe disa nga vllehët e përqafuan islamin kishte të bëjë me qëndresën për t’i bërë ballë presionit sllav dhe për ta ruajtur identitetin. Turqit nuk ua impononin gjuhën turke, por vetëm fenë. Për atë kemi në Gadishullin ballkanik muslimanë që flasin bullgarisht, apo serbokroatisht.. Përndryshe burimet lidhur me popullatën janë të interpretuara gabimisht, ngase në Mesjetë shqiptarët paraqiten në regjistrim shpeshherë si turq (të fesë islame), si serbë apo grekë (të fesë ortodokse), apo si italianë (të fesë katolike). Mendimet e filoshqiptarëve rumunë si Tiberius Puiu, Florian Bichir, Corneliu Zeana etj. Janë të mirëseardhura për komunitetin shqiptar dhe atë ndërkombëtar, ngase sipas tyre, Rumania duhet të ketë relacione të mira me Serbinë, me popullin serb, njësoj si me Shqipërinë dhe me shqiptarët, sidomos me ata të Kosovës. Për fat të keq, sipas shtypit bukureshtar, përpjekjet e autoriteteve rumune për ta përkrahur kauzën serbe nuk e ka përmirësuar në asnjë mënyrë situatën e rumunëvë të Luginës së Timokut. Fëmijët shkonin para do kohësh në shkollë për të mësuar sëerbisht. Në shkollë u ndalohej reptësisht të flasin mes vedi rumanisht. Krejt emrat u janë serbizuar. Takon emra familjesh si Iepureviç, Lapadatoviç, Caranoviç, dhe sa e sa shembuj të shumtë, të dhembshëm e tragjikë mund të jepen në këtë kontekst. Ndërsa instrumenti kryesor në këtë politikë të shkombëtarizimit, ka qenë kleri ortodoks i Serbisë, po ai i cili ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për krimet e kryera kundër shqiptarëve të Kosovës në emër të ortodoksisë serbe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi