Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Nata e tingujve të dashurisë

Shko poshtë

Baki Ymeri: Nata e tingujve të dashurisë Empty Baki Ymeri: Nata e tingujve të dashurisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 29, 2009 9:10 pm

Baki Ymeri: Nata e tingujve të dashurisë U1_Baki-Ymeri
Nata e tingujve të dashurisë
Nga Baki Ymeri
Bota e fëmijërisë së shpirtit është bota e poezisë, ndërsa pasioni për t’iu rikthyer fëmijërisë në moshë të pjekur është bota e shpirtit të hapur. Nostalgjia dhe malli ndaj vendlindjes, dashuria e shprehur në gjuhën e perëndive, natyra shqiptare, vullneti për jetë, jeta e librave, shembujt e shenjtë të rilindësve tanë dhe aftësia për të folur me ëngjëjt, janë disa nga elementet që e bëjnë të pavdekshëm librin e Alma Papamihalit, “Nën Tingujt e Natës” (Tiranë, 2008). Alma shkruan për vlerat e kohës kur qameti bëhet në sekondë, kur koha të shkel nën këmbë po qe se se shndërron në dashuri, edhepse “s´është e thënë të dashurosh sytë, apo buzëqeshjen” ngase “ka dhe të tillë njerëz në botë, që dashurojnë kohën, më shumë se prekjen”. Dhe megjitahtë jetojmë. Jetojmë, thot Alma, “një natë pa gjumë kur lind një ditë të vdekur, duke e përjetuar edhe ditën pa e prekur.”
Alma shkruan për poetët, “Poetët, ah, poetët ç´njerëz qenkan vallë// Lindin të dashuruar/ dhe vdesin beqarë.” Dhe shkruan për pasqyrën e shpirtit kur në çdo mur të dhomës ke varur një pasqyrë, ku veten sheh çdo ditë, “Por të rinjohesh/ nuk vlejnë pasqyrat/ që s´depërtojnë në shpirt.” Alma shkëlqen përmes imagjinatës së saj. Ajo shkruan për moralitetin e jetës dhe gjumin mbi liqenin e mbrëmjes ku shelgjet e shohin vetveten në pasqyrë si dhe hënën duke u zgjuar. “Nëse ende s´ke fjetur fute hënën Brenda/ bashkë me të dhe mua.” Hëna kurreshtare sipas kësaj poeteshe të frymëzuar, hapi derën ngadalë, dhe vështron si flije, kërkon të të puthë frymën e ngrohtë, por s’mundi edhepse u shfaq, pa zhurmë si hije. Pas hënës pason kometa: “Tek bie kometa/ Vështro ulur në tokë,/ Ndryshe do verbohesh,/ Nga zjarri i qëndisur mbi flokë!” Dhe më tej: “Pasion i përgjumur,/ Prek zjarrin me duar,/ Ende përvëloka/ Dhe pse kometë e shuar.”



Baki Ymeri: Nata e tingujve të dashurisë U1_Alma
Alma Papamihali
Alma shkruan për ëndërrat që përzjehen me ajrin, dhe për fjalët që përzjehen me shikimin, dhe për këtë natë që kërkonte “Gosti në një tryezë të zjarrtë”, dhe për ndjenjat si një lumë i derdhur në buzët e etshme për dashuri. Pse! Ngase “Sado të kem vrapuar,/ Si ti nuk gjeta kund./ Të njoh sa s’e mendoja,/ Se shpirti shpirtin njeh,/ Kaq ngrohtë jam Brenda teje,/ Pasionin s’mund ta fsheh.” Duke cituar Josif Brodskin, Agron Tufa thekson se “Arma e poezisë është kujtesa. Ajo është e dobishme për të ardhmen, të mos flasim më për të tashmen. Ajo është e vetmja mbrojtje nga vulgariteti i shpirtit njerëzor”. Bota sentimentale dhe morale e Almës kaplon përmasa të admirimit. Ajo s’e duron gënjeshtrën, vulgaritetin, cinizmin dhe hipokrizinë. “Kush thot kurrë s’ka gënjyer gënjen// derisa në një botë të gënjeshtër rron,/ Dhe të vërtetën brenda gënjeshtrës e gjen.” Alma ushqehet me gjuhën amtare dhe aromën e saj. Atdheu i saj është gjuha shqipe, e vetmja që e rilind, madje edhe në mërgim, atje ku s’e harron kurrë natyrën shqiptare që e hedh në varg.
Poezia për Almën është një dashuri e përjetshme që s’mund të vdesë kurrë, siç është edhe dashuria ndaj Atdheut, “Një dashuri që nuk njeh plakje,/ Ky malli im për Shqipërinë”. Ajo e pret me padurim Ditën e Flamurit për ta kremtuar së bashku me nxënësit e saj. Ajo shkruan me passion për bijtë e Skënderbeut dhe simbolin e Pavarësisë: “Ngjyrose një komb, kuq e zi valëvitur,/ Në ballkon të Vlorës, Pavarsia zbritur.” Dhe vazhdon më tej: “Afron ditë e madhe, fluturo shqiponjë,/ Mbi malet shqiptare, mbi Kosovën tonë,/ Krahët shtrive qiellit, u ndjeve çliruar,/ Të pavdekshëm jemi, veç kështu bashkuar.” As që ka nevojë ta komentojmë më tej këtë libër të bukur, i shkruar nën tingujt e natës, në një gjuhë të bukur, ku shpërthen dashuria ndaj atdheut tonë të bukur, që nga Çamëria, e deri tejmatanë kufinjve të admirimit.



Baki Ymeri: Nata e tingujve të dashurisë U1_AlmaFemijet3
Shkolla shqipe "Iliria" nje tregues inciative per ruajtjen e gjuhes shqipe tek femijet e lindur dhe rritur ne mergim.
Shënime për autoren
Alma papamihali është poete, publiciste, pedagoge dhe moderatore e revistës “Zemra Shqiptare.” U lind në qershor të vitit 1974 në Tiranë. Aty kreu gjimnazin Ismail Qemali më pas studjoi Gjuhë dhe letërsi. U rrit në gjirin e një familjeje artdashëse ku mori nxitje dhe përkrahje. Bota letrare, veçanërisht poezia, ia rrëmbeu shpirtin që në fëmijëri. Ka lexuar shumë libra qysh në moshë të njomë duke patur për model shkrimtarët dhe poetët e vet të preferuar: Migjenin, Naimin, Mjedën, Poradecin, Kadarenë, Agollin, Spahiun, Bardhyl London etj. Nga letërsia e huaj preferonte Pushkinin, Heinrich Heinen, Pablo Nerudën etj. Gjatë viteve shkollore ka bashkëpunuar me gazetat dhe revistat e qytetit, si Rinia, Intervista, Pasqyra etj. Aktualisht jeton me familje në Gjermani, ku mallin e shuan për Atdheun me një hallkë të fortë të lidhjes sentimentale, siç është poezia. Ka botuar përmbledhjen poetike me 100 poezi Nën tingujt e natës, si dhe një spektër poezishë me vlera të veçanta, në gjirin e të cilave pasqyron mallin, dashurinë dhe nostalgjinë. Në shtator 2007, në Aschaffenburg të Gjermanisë, ka krijuar shkollën shqipe Iliria, në gjirin e së cilës vepron si mësuese. Është anëtare akitive e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani. (Fragment nga antologjia “Çelësi i shpirtit”, Bukuresht, 2008).



Baki Ymeri: Nata e tingujve të dashurisë U1_Alma-Kadare
Alma me Ismail Kadare
Baki Ymeri: Nata e tingujve të dashurisë U1_Libri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi