Ministrat e LDK-së dorëzojnë detyrat
Faqja 1 e 1
Ministrat e LDK-së dorëzojnë detyrat
Ministrat e LDK-së dorëzojnë detyrat
(E plotësuar) Zëvëndskryeministri, Ramë Manaj, gjashtë ministrat dhe zëvëndësministrat e LDK-së në qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi, dorëzuan postet e tyre ashtu siç kishin njoftuar dy ditë më parë. Dorëzimin e posteve ata e bënë në mënyrë individuale tek sekretarët e përhershëm të ministrive përkatëse. Në këtë mënyrë edhe zyrtarisht shënohet fundi i koalicionit qeveritar ndërmjet LDK dhe PDK-së. Njëri nga ministrat e LDK-së në largim, ai i pushtetit lokal Sadri Ferati deklaroi:
“Kisha sugjeruar që asgjë të mos ndalet, por të vazhdojë puna. Kosovën e presin procese të ndieshme, sidimos ato që lidhen me veriun, me dialogun me Serbinë dhe të gjitha institucionet duhet të bëjnë punën e tyre”, tha Ferati.
Ndërkohë, nga Partia Demokratike e Kosovës e kryeministrit Hashim Thaçi nuk ka ende ndonjë reagim.
Përkohësisht, Qeveria Thaçi mund të vazhdojë një lloj qeverisjeje me zëvendësministrat që do të mbeten në funksione.
Anëtarët e Qeverisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas zëvendëskryeministrit Ramë Manaj, po i dorëzojnë detyrat dhe nga dita e hënë përfundon partneriteti qeverisës PDK-LDK
“Ministrat do të bëjnë dorëzimin e detyrave sekretarëve permanentë, me procesverbal, dhe ky është akti juridik i dorëzimit”, ka deklaruar Manaj.
Që nga dita e sotme, kur LDK-ja edhe zyrtarisht tërhiqet nga koalicioni qeverisës, topi është në anën e PDK-së dhe kryeministrit Thaçi që të reagojë konform situatës dhe të sjellë një vendim, qoftë ai edhe për mocionin e votëbesimit të Qeverisë që do të pasonte edhe me shpërndarjen e Kuvendit dhe nisjen e procedurave për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Në Qeverinë Thaçi, LDK-ja ka pasur një zëvendëskryeministër, pesë ministra dhe disa zëvendësministra.
Përderisa PDK-ja, si partia më e madhe, është deklaruar se nuk do ta mbështesë formimin e qeverisë teknike, zgjidhje e vetme mbetet procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Se si do të shkohet në këtë proces, ka disa mënyra që parashihen edhe me Kushtetutë.
Një prej opsioneve më të mundshme është ai i mocionit të votëbesimit të Qeverisë, që mund të ndërmerret me nismën e kryeministrit Hashim Thaçi, apo një grupi deputetësh.
Me votëbesimin e Qeverisë, pason shpërbërja edhe e Kuvendit dhe nisja e afatit për zgjedhje të jashtëzakonshme, që, sipas Kushtetutës, duhet organizuar jo më herët se 30 ditë, apo jo më vonë se 45 ditë që nga data e shpërbërjes së legjislativit.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme, megjithatë, pritet të sfidojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të duhet të nisë tash një proces të shpejtë zgjedhor.
Kurse, nga aspektet tjera, mbetet e paqartë se si do të veprohet me buxhetin e vitit 2011, i cili nuk është i miratuar dhe me shpërndarjen e Kuvendit do të mbetet si i tillë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ministrat e LDK-së dorëzojnë detyrat tek sekretarët e përhershëm
» LDK e AAK dorëzojnë ankesat në Gjykatën Kushtetuese
» Ja kush do të jenë ministrat LDK’së
» Opozita jep vlerësimin për ministrat
» Ministrat “shkelin” vendimin e kryeministrit!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi