Opozita jep vlerësimin për ministrat
Faqja 1 e 1
Opozita jep vlerësimin për ministrat
Opozita jep vlerësimin për ministrat
Kryeministri Thaçi vazhdon të jetë i matur kur bëhet fjalë për vlerësimin e punës së ministrave të tij. Ndryshe nga ai, përfaqësues të opozitës i kanë renditur ministritë e dështuara. Në këtë listë prinë Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Energjisë, Ministria e Punës, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë... Vetëm dy ministri vazhdojnë të lavdërohen, ajo e Telekomunikacionit dhe e Arsimit
Nga Leonard Kerquki më 11.04.2009 në ora 9:26
Kryeministri Hashim Thaçi, të mërkurën, gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në një mënyrë e ka vlerësuar punën e anëtarëve të kabinetit të tij, duke i ndarë ata në tri grupe të veçanta.
Ai tha se disa ministra janë aktivë, më pak aktivë apo edhe të tjerë që duhet të jenë më shumë aktivë.
Megjithëkëtë, kryeministri nuk ka përmendur emra. Ndryshe nga shefi i qeverisë, përfaqësues të opozitës kanë përmendur emrat e ministrave që nuk janë treguar të suksesshëm.
Naser Rugova, deputet i LDD’së, ka thënë se shumica e ministrave kanë dështuar.
“Mbi 60 për qind e dikastereve të qeverisë Thaçi kanë dështuar”, ka thënë Rugova për Express të enjten.
Më pas, ai ka renditur sektorët e dështuar. Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Energjisë, Ministria e Punës, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal... Në këtë listë, Naser Rugova i ka futur edhe dy ministritë më të lavdëruara - atë të Telekomunikacionit dhe atë të Arsimit.
“Nëse e shikoni, shihet se ka përparime vizuale në shtrimin e rrugëve. Mirëpo, trendët kohore po e demantojnë imazhin e proklamuar fillimisht për Ministrinë e Transportit. Shiheni cilësinë e rrugëve, rrugët po prishen pa mbushur një vit që kur janë shtruar”, ka thënë ai.
“Po ashtu arsimi. A mund të mburret ministri Hoxhaj me ngritjen e cilësisë dhe përmirësimin e kushteve të profesorëve dhe studentëve të UP’së? Natyrisht se jo. Po me politikat arsimore, po me universitetit private, sigurisht që jo”, ka shtuar deputeti i LDD’së.
Me ministritë tjera, Naser Rugova ka qenë shumë më i ashpër. “Shëndetësia është para kolapsit. Gjendja me rrymë është katastrofale në shumicën e vendbanimeve të Kosovës. Nuk ka shenja shprese se do të krijohen vende pune. Ministria e Ekonomisë ka dështuar në sjelljen e investitorëve të mëdhenj, asnjë cent nuk ka ardhur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë. Dhe skandal i skandaleve është Ministria e Drejtësisë”, ka thënë ai.
Deputeti i ARK’së, Ibrahim Makolli, ndërkaq, ka qenë më i përmbajtur në vlerësimin e punës së ministrave.
“Ju e dini se nuk kemi ndonjë përmirësim pothuajse në asnjë sferë. Mirëpo, ne kemi vlerësuar se ajo që shihet është puna në Ministrinë e Transporteve dhe në atë të Arsimit”, ka thënë Makolli për Express.
“Unë nuk them se ministrat tjerë nuk janë përpjekur që të punojnë, por pak shihet puna e tyre”, ka vazhduar deputeti i AKR’së.
“Bie fjala shëndetësia, energjia, ambienti, bujqësia... Problemi është se në këto dikastere nuk ka rezultate”.
Ndryshe nga Makolli dhe Rugova, anëtari i kryesisë së AAK’së, Avni Arifi nuk ka dashur të flasë në mënyrë eksplicite për ministritë e pasuksesshme.
“Nuk do të hyj në emra, por në konceptin politik. Qasja e kryeministrit - jo po i shkarkoj disa ministra, jo nuk po i shkarkoj - ka për qëllim mbajtjen peng të ministrave, gjë që është plotësisht e gabuar”, ka thënë Arifi për Express.
Kryeministri Hashim Thaçi duket të jetë i përkushtuar për të bërë vlerësimin e punës së anëtarëve të kabinetit të tij. Megjithëse, ai i ka cilësuar si spekulime shkrimet e mediave se priten shkarkime në ekzekutiv.
Avni Arifi beson se vlerësimi i kryeministrit, edhe nëse do të bëhet, nuk do të jetë profesional. “Këtu nuk ka vlerësim në bazë të performacës, por sipas lidhjeve, shokëve... Pra do të ketë vlerësim preferencash të kryeministrit Thaçi”, ka thënë ai.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatmira Breçani: Ramadan Sokoli më ka bërë vlerësimin më të bukur
» Ja kush do të jenë ministrat LDK’së
» Ministrat e LDK-së dorëzojnë detyrat
» Ministrat “shkelin” vendimin e kryeministrit!
» Shqipëri: Ministrat betohen para Presidentit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi