Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Nikolla Naço dhe shembujt e shenjtë të veprave të tij

Shko poshtë

Baki Ymeri: Nikolla Naço dhe shembujt e shenjtë të veprave të tij Empty Baki Ymeri: Nikolla Naço dhe shembujt e shenjtë të veprave të tij

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 04, 2009 2:51 am

Nikolla Naço dhe shembujt e shenjtë të veprave të tij

”Plagët e shpirtit t’im u shëruan! Tashi le të vdes! Zot’ i math më paska falur një vdekje të ëmbël. Rroftë Shqipëria!” (Nikolla Naço, 1913)
Nga Baki Ymeri
Historia e gazetës Shqiptari-Albanezul, u lind nga një përkushtim i sinqertë dhe dashuri përvëlimtare ndaj Shqipërisë, ngase ky ishte dhe qëllimi jetësor i Nikolla Naços, kryetar i Shoqërisë Shqiptare Drita. Misioni i Naços ishte flakja e sundimit osman, ndriçimi kulturor dhe integrimi i kombit shqiptar në një hapsirë të përbashkët etnike, gjeografike dhe historike; vetëqeverimi dhe krijimi i Shqipërisë reale përmes përfitimit të pavarësisë. Sipas studimit të Lasgush Poradecit Një fatos i veteranërisë shqiptare, Nikolla Naço „boton të parën gazetë shqipëtare, bën të parën shkollë shqipëtare, inauguron të parën kishë shqipëtare, dorëzon të parën xhami shqipëtare, redakton të parin plan strategjik për Kryengritjen e Madhe shqipëtare”.
Gazeta e Naços, sipas Lasgushit, „ka për qëllim të vazhdojë luftën e filluar për të nxjerrë nga robëria fisin shqipëtar, duke e ngopur me dashurinë e shentëruar të mëmëdhesë, ta mësojë kombin shqipëtar që ta ruajë me shenjtëri gjuhën e tij, karakterin e tij, zakonet e stërgjyshërve dhe madhërinë e tij të përmëndur”. (Fragment nga Një fatos i veteranërisë shqiptare, fytyra urdhëronjëse dhe aktiviteti historik i kryeveteranit Nikolla N. Naço-Korça, Konstancë, 1932). Numri i parë i gazetës Shqiptari / Albanezul doli në dritë para 120 vitesh, më 7 Gusht 1888. Gazeta del një herë në javë, „nënë urdhërit të një pleqësie”, me artikuj në gjuhën shqipe dhe atë rumune. Në faqet e para të numrave të parë, tribuna kombëtare e shoqërisë Drita hapet me dy shtylla: Letëra e Florinjtë dhe Letëra e Zezë, në të cilat lartësohen atdhetarët dhe fshikullohen tradhëtarët, fajtorët, prishësit e shoqërisë e të njerëzisë, njerëzit me shpirt të vogël që u shërbejnë interesave të poshtra e të turpshme.



Baki Ymeri: Nikolla Naço dhe shembujt e shenjtë të veprave të tij U1_letra
Kur do ta inaugurojë Kosova gazetën Larg fanatizmit nga trojet tona, për fshikullimin e kryekopilit të kombit shqiptar, Tano Turku, alias Artan Meha, që infekton blogosferën shqiptare me sintagma antishqiptare, antikristiane dhe antiamerikane, kundër Gjergj Kastriotit dhe Nënës Terezë, kundër Gjuhës Shqipe dhe kundër Kosovës, kundër Kishës katolike dhe kundër Rugovës! Kosova ka nevojë për harmoni fetare, për paqë e mbarësi, e jo për fundrinat e talibanizmit ballkanik që zbatojnë rekomandimet e Çubrilloviqit sipas orkestrinës së shërbimeve të fshehta të djallit. Mendimet e mia, thekson Nikolla Naço në një broshurë të tij, „drejtoheshin kah krijimi i një marrëveshjeje ndërmjet shqiptarëve nga të gjitha anët e botës nëpërmjet botimit të një gazete, që do t’i shprehte konkretisht dhe do t’i përfaqësonte drejtësisht kërkesat dhe aspiratat mbarëkombëtare”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi