Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bekimi e Besimi prehen në varr, e kriminelët shëtisin të lirë!

Shko poshtë

Bekimi e Besimi prehen në varr, e kriminelët shëtisin të lirë! Empty Bekimi e Besimi prehen në varr, e kriminelët shëtisin të lirë!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 19, 2010 1:51 am

Bekimi e Besimi prehen në varr, e kriminelët shëtisin të lirë! U1bekimkastratitx11
Shqipe Osmani, Bota Sot
Nëntë vjetori i një vrasje në pritë
Më 19 tetor bëhen nëntë vjet nga vrasja në pritë e Bekim Kastratit, gazetar i gazetës kombëtare “Bota sot’ dhe Besim Dajakut, pjesëtar i njësisë për mbrojtje të presidentit Ibrahim Rugova.
Përvjetorët e vrasje të pasluftës vijnë e shkojnë, të vrarëve u ka mbirë dheu mbi varre, familjarët a tyre ua freskojnë varrezat me lule e kurorë, ndërkaq vetëm vrasësit nuk janë arrestuar.
Nëntë vjet më parë në një pritë të organizuar në hyrje të Skënderajt, një grup kriminelësh, në terrin e natës shtinë me armë zjarri në drejtim të veturës ku ishin Bekim Kastrati, Besim Dajku, Gani Geci e Shani Geci . Kjo vrasje në pritë, në terrin mbrëmjes së 19 nëntorit të vitit 2001 ka mbetur ende në “terr”, e pazbuluar. “Kapuçonjë të zinj” të natës, në dalje të Skenderajt u dolën në pritë dhe shtinë me armë automatike në drejtim të veturës ku ishin Bekimi, Besimi, Gani Geci. Bekimi mbeti i vrarë në vend. Besimi erdhi gjallë deri në spital, ndërkaq Gani Geci u plagos në këmbë.
Besimi ishte nisur për realizuar një intervistë për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai nuk ndalej duke shkruar për gazetën kombëtare “Bota sot” edhe atëherë kur e kërcënonin në format më të rënda.
Të zhgënjyer në institucione
Nëntë vjet pas kësaj vrasje pas shpine, familjarët kujtojnë me zemër të thyer e me pikëllim të madh atë natë tragjike.
Hajrzi Kastrati, babai i Bekimit kujton atë natë me dhembje në shpirt. “Çka të them! Vitet po kalojnë e dhembja po na shtohet. Dhe sa më shumë që po kalojnë vitet, vrasja e Bekimit dhe e Besimit po tretet në harresë nga organet e ndjekjes e të sigurisë. Në fillim u bënë disa hetime e si duket tash kanë humbur të gjitha dosjet. Ku ka më keq sesa të vidhen dosjet e krimeve në Policinë e Kosovës. Tash këta tanët as që janë interesuar që të bëjnë diçka për zbulimin e kësaj vrasje. Veç ne familjarët dhe gazeta “Bota sot” po e rikujtojmë këtë vrasje. Vetëm ne po kërkojmë zbulimin e kriminelëve që e vranë Bekimin e Besimin” shprehet i zemëruar e me zëmër të plagosur xha Hajrizi.
Bekimi e Besimi prehen në varr, e kriminelët shëtisin të lirë! U1bekimkastrati1
Edhe Liridon Dajaku, vëllau i Besimit shprehet i zhgënjyer me organet e drejtësisë vendore e ndërkombëtare, derisa thotë ai se kanë kaluar nëntë vite dhe asnjë veprim konkret nuk është arrit.”Për ne që kemi punuar si familje edhe paraardhësit tanë edhe nga ne për t’i krijuar këto institucione që i kemi, këto nuk kanë bëra asgjë për të zbardhur vrasjet e pasluftës. Nuk është interesuar asnjë institucion në Kosovë që të zbardhin rastin e vrasjes se Besimit e të Bekimit, por as edhe vrasjet tjera të cilat janë bërë pas luftës në Kosovë.”, thotë Liridoni . Ai nuk shpreson se me një ritëm të tillë të hetimeve mund të ketë rezultate konkrete në zbulimin e vrasësve. Ai pohon se interesimi i familjes së tij për të mësuar më shumë lidhur me hetimet ka qenë i vazhdueshëm, por asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete. Sipas tij dëshmitë për rastin e vrasjes janë dorëzuar në atë kohë edhe në policinë e UNMIK-ut dhe atë të Kosovës, dhe tani dëshmitë janë në EULEX. Liridoni shpreson se organet e drejtësisë dhe hetuesisë së misionit EULEX do të përfundojnë hetimet dhe të zbardhen vrasja e Besimit dhe të Bekimit , por edhe vrasjet tjera. Ai thotë se familja e tij në të gjitha rastet është e gatshme për bashkëpunim, sikur edhe deri më tani me të vetmin qëllim që këto vrasje të zbardhen dhe autorët e krimit të dalin para drejtësisë.
Vazhdimisht na thonë: “Hetimet vazhdojnë!”
Ismajl Kastratai, vëllau i Bekim Kastratit, nuk ndjehet i qete derisa nuk zbulohet se kush ishin vrasësit e Bekimit . Ai përveç barrës së rëndë që ka për humbjen e vëllait , atë tashmë e mundon edhe mos angazhimi i institucioneve të vendit për të zbardhur vrasësit që ata të marrin dënimin e merituar për privimin nga jeta e vllahun e tij.
Bekimi e Besimi prehen në varr, e kriminelët shëtisin të lirë! U1besimdajaku11
“Baba im është angazhuar vazhdimisht për të mësuar për hetimet për rastin e vrasjes së Bekimit , por asnjëherë nuk është thënë diçka konkrete .Vazhdimisht babait i kanë thënë se hetimet po vazhdojnë në zbardhjen e rastit , por deri më tani asgjë nuk është bërë.”Nuk kanë bërë asgjë deri më tani për të gjetur vrasësit e Bekimit , dhe siç po shihet nuk do të bëjnë asgjë edhe në të ardhmen, Nuk janë të interesuar që të zbardhen rastet dhe të gjenden vrasësi”, tha Kastrati. Vëllau i Bekimit thotë se babai i tij ka qenë disa herë në EULEX-, dhe po ashtu ka marrë të ndejat përgjigje, për vazhdime te hetimeve në këto raste.”Baba ka qenë në EULEX disa herë dhe ka kërkuar të mësoj më shumë për hetimet, madje pas deklarimeve në Kuvend se dosjet e vrasjes së Bekimit e Besimit janë zhdukur, babai ka shkuar dhe ka kërkuar të dijë nëse vërtet nuk eksitojnë ato vrasje, por atje në EULEX i është thënë se dosjet janë dhe hetimet për vrasjet po vazhdojnë”, thotë vëllau Ismajli. Ai ka fituar një bindje se derisa nuk ka asnjë rezultat edhe pas 9 vitesh institucionet përkatëse nuk janë të interesuar që të zbulojnë ato vrasje. Ai edhe pse nuk shpreson shumë tek organet e drejtësisë vendore e ndërkombëtare , megjithatë thotë ai shpresa mbetet gjithmonë.
Në nëntëvejtorin e vrasjes së Bekim Kastratit, dy vajza të reja vazhdojnë jetën e tyre jetime. Janë Vesa 10 vjeçe dhe Era 8 vjeç që tash e nëntë vjet po rriten pa dashurinë prindore. Babai i tyre Bekimi është vrarë nga një kriminel i panjohur e ato po rriten me buzëqeshje të ngrirë në fytyrë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi