Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hetimet “mrizojnë” në sirtarët e EULEX-it, kriminelët shëtisin të lirë!

Shko poshtë

Hetimet “mrizojnë” në sirtarët e EULEX-it, kriminelët shëtisin të lirë! Empty Hetimet “mrizojnë” në sirtarët e EULEX-it, kriminelët shëtisin të lirë!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 18, 2011 8:53 pm


Hetimet “mrizojnë” në sirtarët e EULEX-it, kriminelët shëtisin të lirë!


Hetimet “mrizojnë” në sirtarët e EULEX-it, kriminelët shëtisin të lirë! Xmm-bk-ba440
Shkruan: Besim Toska
Asnjë i arrestuar për vrasjen e Xhemajl Mustafës, Bekim Kastratit e Bardhyl Ajetit

Vrasja e Bekim Kastratit e Bardhyl Ajetit po shqyrtohet nga prokurorët e EULEX-it, ndërsa vrasja e Xhemajl Mustafës, është marrë në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë nga Prokuroria Speciale për shkak të kompleksitetit, thotë zëdhënësja e Policisë së EULEX-it Ane Blanksma.

Po bëhen gati 11 vjet prej se është vrarë bashkëpunëtori i gazetës “Bota sot” Xhemajl Mustafa, 10 vjet nga vrasja e gazetarit tonë Bekim Kastrati dhe më shumë se 6 vjet prej se është vrarë redaktori dhe komentatori i “Botës sot” Bardhyl Ajeti dhe nuk janë kapur autorët e këtyre vrasjeve. Është interesante se vrasja e Xhemajl Mustafës është bërë në mes të ditës, e Bardhylit në orët e vona të pasdites, ndërsa e Bekimit në orët e vona të mbrëmjes. Vrasja e Xhemajl Mustafës ka ndodhur në qendër të kryeqytetit, në mesditë, vrasja e Bekim Kastratit dhe e Besim Dajakut, truprojë e presidentit Ibrahim Rugova, ka ndodhur rreth orës 21.00 të mbrëmjes, ndërsa vrasja e Bardhylit ka ndodhur në magjistralen për Gjilan në Bresalc, në orët e pasdites, në kohën kur vetura e viktimës ishte duke u tërhequr nga dëshmitari i cili e ka parë ngjarjen.
Edhe përkundër vrasjes së këtyre dy gazetarëve të Kosovës dhe një bashkëpunëtori tonë, asnjëra nga organizatat e gazetarëve nga vendi nuk kanë thënë e shkruar asnjë fjalë në raportet e tyre për këto tri vrasje që kanë ndodhur në Kosovë. Derisa nga ana tjetër ata janë marrë me disa sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve e që nuk ia vlen as të citohen.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së martë të gazetës "Bota sot").
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi