Sa më shpejt zgjedhje, aq më e shpejtë dalje nga kriza
Faqja 1 e 1

Nga Harry Bajraktari
Dalje nga kriza
1. Ngutia
Veprimet e ngutshme dhe të pa studijuara mirë asnjëherë nuk kanë dhënë rezultate të kënaqshme, aq më parë në situata delikate. Ky konstatim më së miri ilustron situatën e tashme në Kosovë, të krijuar pas daljes së LDK-së nga Qeveria e Kosovës. Prishja e kualicionit dhe braktisja e menjëhershme e posteve ministrore nga e njëjta parti vetëm një ditë pas caktimit të datës së zgjedhjeve për 13 shkurt, 2011 nuk ka si të komentohet ndryshe, përveç si pa pjekuri politike, sepse me këtë Kosova u shtye në krizë, pra në një hendek institucionale të pa pritur dhe befasues. Ky rast tregon pa përgjegjësinë ndaj institucioneve shtetërore dhe qytetarëve.
2. pasojat
Pasojat e kësaj përplasje mund të reflektohen në disa sektorë vital të shtetit, sidomos në fushën ekonomike dhe të sigurisë, në Veriun e Kosovës si problemi më i madh dhe, gjithashtu, nuk do të krijojë favore në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, kurdo që mbahet ai. Gjendja e krijuar sot në Kosovë, duke braktisur ministrat vendet e tyre të punës, ka lënë imazh të keq tek miqtë tanë ndërkombëtarë që na ndihmuan aq shumë të fitojmë lirinë dhe Pavarësinë. Për të qenë absurdi edhe më i madhe kjo ndodhi vetëm dy ditë pas vizitës së Sekretares së Shtetit, Hyllary Cllinton në Kosovë dhe vizitave të saj në dy vende tjera Ballkanike.
Të kujtojmë çfarë bëri presidenti i SHBA Clinton për Kosovën, në një kohë kur Millosheviqi i përzuri nga vendi i vet një milon shqiptarë. Me këtë veprim, mendoj se nuk u tregua respekt ndaj kësaj vizite dhe miqve tanë amerikanë. Hillary Clinton në vizitat e saja nëpër vendet e ndryshme të botës, si Sekretare e Shtetit ka lobuar me përkushtim për njohje të reja ndaj shtetit tonë. Si e ka pritur kjo këtë akt të pamatur në Kosovë, vetëm dy ditë pas vizitës, ende pa u kthyer në shtëpinë e saj, në Washington?!
Me këtë veprim lamë një përshtypje të keqe që më së paku na u desht në këto çaste dhe, fatkeqësisht, me një nguti të tillë të pamatur ua bëmë aq shumë qejfin armiqve tanë të vjetër e të rinj. Armiqtë e Kosovës, tash do t' i thonë botës se me kohë ua kemi bërë me dije që ata nuk janë të denjë të krijojnë shtet stabil. Pra, kundërshtarët tanë me simpati të jashtëzakonshme kanë pritur të ndodhë një gjë e ngjashme, siç ka ndodhur, që të hapin sa më shumë gojën. Deshtem, s' deshtem, gjendja e krijuar mund të ndikojë negativisht edhe për njohje të reja tek ato vende që ende nuk e kanë bërë këtë. Më saktësisht, vetë Ministri i Jashtëm Hyseni, para pak kohësh, ka takuar shumë përfaqësues të këtyre shteteve në New York. Shtrohet pyetja: si do ta marrin përfaqësuesit e këtyre vendeve lobimin e tij, kur ai e ka braktisur ministrinë ! Natyrisht, rezultati nuk mund të jetë pozitiv.
Kjo ndodh pas suksesit të Kosovës në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë dhe pas miratimit të Rezolutës në Ansamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që fuqishëm u konfirmua e drejta e pa tjetërsueshme e shtetit tonë për pavarësi dhe sovranitet. Të mos përmendim pasojat tjera që mund të kemi në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe bankat tjera botërore.
Ky ka qenë legjislacioni i parë pas shpalljes së pavarësisë. Dhe, kjo është e keqja tjetër.
Me daljen e LDK-së nga kualicioni dhe nga Qeveria nuk është dëmtuar partneri i saj i deridjeshëm, nëse është menduar ashtu. Në fakt këtu është dëmtuar shteti dhe qytetarët, ku pasojat, së pari, do të bien mbi shpinën e tyre. Interesat e shtetit duhet të ruhen me ligj dhe në asnjë mënyrë të keqpërdorën për qëllime të ngushta partiake. Ky është rezon i forcimit të shtetit.
Investitorët e jashtëm këtë rast mund ta shohin si një çështje të pasigurt për investim të mjeteve të tyre në Kosovë.
Sekretarja Clinton, gjatë vizitës së saj në Prishtinë theksoi se privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore është parakusht thelbësor për një rritje të qëndrueshme të udhëhequr nga sektori privat. Me këtë do të mënjanohej ndikimi i qeverisë nga ekonomia dhe do të fuqizohej lufta kundër korrupcionit. Kështu mund të hapën rrugët për reforma të mëdha ekonomike. Këtë e tha ajo vetëm një ditë para se të mbahej mbledhje e parlamentit të Kosvës, ku ishte në rend të ditës privatizimi i PTK-së. Siç dihet parlamenti i Kosovës nuk e miratoi këtë strategji. Kjo ndodhi kryesisht për çështje politike. Për nevojën e privatizimit të PTK-së ka folur disa herë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, zot Cristopher Dell.
3. Zgjedhje të ngutshme
Kosova, në këtë situatë si është, ka nevojë për një qartësi të shpejtë politike në mënyrë që të gjendet një zgjidhje më adekuate përballë rrethanave të krijuara.Të gjitha opcionet për të dalë nga kriza instirucionale duhet të mbështetën fuqishëm në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si akt më i lartë legjislativ i vendit. Gjithashtu, dëshiroj të theksoj se asnjëra prej variantave për zhbllokimin e situatës nuk do të jetë i lehtë, aq më parë, kur partitë politike të përfaqësuara në parlament mund të shfaqin interesat e tyre të ngushta.
Njëri prej opcioneve të mundshme mund të të jetë ai që ka caktuar ushtruesi i detyrës së presitentit të Republikës së Kosovë, 13 shkurti 2011. Ky opcion ka përparësitë dhe të metat. Përparësia e tij është se deri me këtë datë, do të krijohet hapësirë dhe kohë që Komisioni Zgjedhor të përgatisë një proces më të mirë zgjedhor. Kjo periudhë kohore do të mjaftonte që partitë politike të kenë mundësi për shpalosjen dhe prezentimin e programeve të tyre. Prandaj, fushata e partive politikke në gjithë hapësirën e Kosovës, u lë mundësi votuesve të përcaktohen në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim në organet e shtetit, në Kuvend dhe Qeveri. Që të fitojë ky opcion, qeverisë së sotme i duhet një votëbesim në parlament. Sa janë të gatshme ta bëjnë këtë partitë politike, varet nga konsensuesi që ato do të mund të arrinin për të përballuar këtë gjendje deri në zgjedhjet e 13 shkurtit. Kjo është një mundësi kushtetuese. E meta më e madhe e këtij opcioni është se një qeveri e harrnuar apo improvizuese nuk do të mund t' i shërbente vendit në mënyrë adekuate dhe me këtë nuk do të kishim stabilitet të plotë politik dhe institucional. Jam thellësisht i bindur se opcioni tjetër i organizimit të zgjedheve të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh do të jetëi i vetmi opcion që do të krijonte një qeveri të qëndrueshme dhe institucione stabile. Pra, ky variant (zgjedhje të jashtëzakonshme) del si i domosdoshëm edhe për shumë arsye tjera: fillimi i bisedimeve teknike me Serbinë, procesi i privatizimit të ndërmmarrjeve të mëdha publike, miratimi i buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm, vazhdimi i proceseve të më hershme në ndërtimin e infrastrukturës në Kosovë.
4. Përfundim
Kriza e sotme mund të degjenerojë edhe më tej nëse partitë politike interesat e veta i vendosin para interesave të qytetarëve dhe para interesave të shtetit. Dihet se nga ky sindrom vuajnë ato dhe kjo është sfidë. Në tërë këtë kaos subjektet politike i ke të ndara: që disa kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe disa të tjera zgjedhje të parakohshme. Është ironi, që pas tërë kësaj, të thuhet se nuk ka zbraztësi institucionale pas tërheqjes së ministrave në ministritë që mbanin ata në Qeverinë e Kosovës. Situat nuk mund të zgjidhet nëse atë nuk e shohim ashtu si është, si krizë.
Sa më shpejt që të caktohet data e mbajtjeve të zgjedhjeve, nga ajo që është caktuar, aq më shpejtë do të kemi dalje nga kriza. Dhe e kundërta, sa më shumë që të shtyhen ato, aq më gjatë do të jemi në krizë dhe aq më shumë do të kemi probleme.
Duhet të bëhet shumë më shumë që të mbështetet pjesëmarrja e çdonjërit në aktivitetin e organizuar demokratik zgjedhor se nga ky proces varet stabiliteti politik i vendit. Duhet të organizojmë zgjedhje të mira, fer dhe transparente. E kundërta e tyre është fatkeqëi.
Populli i Kosovës nuk duhet të zemërohet nga kjo që ka ndodhur, por përkundrazi duhet të dalë në mnënyrë masive në votime që të zgjedhë përfaqësuesit e tij në parlament dhe në organet tjera legjislative. Kjo është e vetmja rrugë që siguron proces demokratike e stabilitet politik në vend.
Autori është themelues i gazetës Illyria, veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AKR, AAK e LDD në kërkim të rrugës për dalje nga kriza
» Obama apelon për dalje në zgjedhje
» Fisnik Ismajli: Kush hyp shpejt, bie shpejt
» Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë
» Kosova mbetet pa dalje në det, Portin e Shëngjinit e merr Kina

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi