Deda: PDK po e shantazhon Kosovën
Deda: PDK po e shantazhon Kosovën
Deda: PDK po e shantazhon Kosovën
Nga Express më 26 tetor 2010
Dy drejtuesve të Partisë Fryma e Re, Shpend Ahmeti dhe Ilir Deda, nuk iu lejua të mbajnë debat të martën me studentët e Departamentit të Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës. Me kërkesë të Klubit Universitar për debat të UP-së, Deda dhe Ahmeti ishte planifikuar të mbanin një takim me studentët e shkencave politike, për të debatuar për çështje të ndryshme, por jo edhe për çështje politike.
Por, drejtuesit e Fakultetit Filozofik, ndonëse fillimisht kishin thënë po, dhjetë minuta para se të fillonte debati, kishin dhënë urdhër, që debati të mos mbahej.
Ahmeti dhe Deda për disa minuta janë endur korridoreve të Fakultetit Filozofik për të kuptuar se çfarë në fakt po ndodhte. Dhe përgjigja që kanë marrë është se në universitet nuk lejohen të mbahen tubime, apo debate politike.
“Po duket se dikujt po i pengon Fryma e Re. Këtë e kanë organizuar vetë studentët, na kanë ftuar që të bashkëbisedojmë për problemet e Universitetit të Prishtinës dhe në momentin kur krejt është organizuar, kur studentët kanë potencuar se ata vetë po donë me na biseduar neve, dikush ka vendosur dhjetë minuta para këtij takimi se duhet mbyllet ajo sallë dhe askush nuk mund të hyjë në atë sallë, duke e ditur se ka pasur interesim të madh të studentëve për të ardhur këtu”, tha Ahmeti në hollin e Fakultetit Filozofik, siç transmeton Kosovapress.
Deda nga ana tjetër e quajti veprim që cenon demokracinë dhe fjalën e lirë, vendimin e drejtuesve të Fakultetit Filozofik.
“Në vitin 2010, në Evropë në një shtet të pavarur demokratik, studentët e Kosovës nuk kanë drejtë ta ftojnë një subjekt politik të bashkëbisedojnë me ta për hallet e tyre. Kjo nuk i përket Kosovës demokratike, nuk i përket Kosovës në Evropë. Kjo nuk i përket shekullit 21”, tha Deda.
Menjëherë pas kësaj, Ahmeti e Deda kanë gjetur një sallë tjetër për të mbajtur debatin, përderisa drejtuesit e Fakultetit Filozofik janë arsyetuar se në bazë të statutit të UP-së nuk lejohet të mbahen debate politike.
“Universiteti është organizatë jolaike dhe jopolitike dhe pikërisht për këtë jemi përpjekur që të mos ketë vend për organizime të tilla të natyrës politike. Kjo ka qenë e gjitha. Dhe studentët, disa, një grup prej tyre ka ardhur dhe thonë se jemi të interesuar të bëjmë diçka në frymë te debatit, thashë ajo çështje nuk bëhet në kuadër të universitetit, keni vende tjera, bibliotekën universitare dhe keni vende tjera ku mund të organizojnë”, tha prodekani për çështje arsimore, Demë Hoti, teksa mohoi se ndonjëherë ka pasur debate të organizuara nga partitë tjera politike.
Debatin e planifikuar me studentët, drejtuesit e Frymës e kanë vazhduar në Kinemanë “ABC”, në fakt kanë bashkëbiseduar dhe janë munduar ta sqarojnë situatën e krijuar, përderisa Ahmeti e Deda kanë “shkrepur” akuza në drejtim të Qeverisë së Hashim Thaçit.
“Universiteti e ka ditur kush janë njerëzit prej fillimit, kur i kanë thanë po, edhe tash në një mënyrë që t’i shantazhojnë, na jepni emrat t’i shikojmë çka munde të bëjmë. Është diçka që dua të them se pushteti i shantazhit kurrë s’do të ketë sukses, edhe këto dy parti, edhe Partia Demokratike e Kosovës do të dështojë, bash për shkak të kësaj që po bën shantazh ndaj rinisë, shantazh ndaj popullit të vendit. Dilni në krejt Kosovën shihni çfarë shantazhi bëhet prej kësaj partie”, tha Deda.
Ahmeti, ndërkaq tha se veprimi i sotëm nuk do ta ndalojë Frymën që ta vazhdojë rrugën e nisur. Fryma e Re, tha ai gjithmonë do t’i përgjigjet ftesës që vjen prej Universitetit të Prishtinës, posaçërisht kur vjen prej forcës shtytëse të ndryshimeve.
Sipas organizatorit të debatit nga Klubi për debat i UP-së, Edi Sejdiu, qëllimi i debatit nuk ka qenë assesi promovimi i Partisë Fryma e Re, por diskutimi i problemeve, me të cilat ballafaqohet universiteti.
“Kemi dashur të bëjmë një profil pak ma ndryshe, duke i ftuar subjektet e ndryshme politike, shumë thjesht jo të bëjmë promovim partish, jo të bëjmë promocion partish, por të bëjmë një debat politik me të gjithë udhëheqësit e partive tona politike”, tha Sejdiu. /kosovapress
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ilir Deda godet Vetëvendosjen
» Zafir Berisha: SHIK'u po i shantazhon qytetarët e Prizrenit
» Geci: Baton Haxhiu shantazhon LDD-në, si dikur LDK-në e Rugovës
» Deda, largohet nga dialogu
» Deda nuk është më kshilltar i Jahjagës
» Zafir Berisha: SHIK'u po i shantazhon qytetarët e Prizrenit
» Geci: Baton Haxhiu shantazhon LDD-në, si dikur LDK-në e Rugovës
» Deda, largohet nga dialogu
» Deda nuk është më kshilltar i Jahjagës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi