Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Serbisë, t’i vihen sanksione ekonomike!
Faqja 1 e 1

Serbisë, t’i vihen sanksione ekonomike!
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Serbët e ndërsyer, të përkrahur dhe të komanduar nga Beogradi, nuk do të heqin dorë nga barrikadimi dhe pushtimi “paqësor” i pjesës Veriore të Republikës së Kosovës, derisa BE-ja, të mos i vë SANKSIONE EKONOMIKE Serbisë!
Duke qenë se serbët në veriun e Kosovës, kursesi nuk morën parasysh sugjerimet dhe propozimet paqësore të KFOR-it, që t’i tërheqin barrikadat e tyre, Bashkimi Evropian (BE), duhet t’i vërë sanksione ekonomike Serbisë, jo ta shpërblejë me njohjen e statusit të vendit kandidat për të aderuar në gjirin e tij.
Kjo është zgjidhja politike paqësore e problemit politik të Veriut të Kosovës. Ndërkaq, format dhe alternativat e tjera të kompromisit me Serbinë, nuk shpiejnë në zgjidhjen përfundimtare të Veriut në inetres të Republikës së Kosovës, por në ndërkombëtarizimin e kësaj çështjeje nga e cila, më së shumti do të përfitonte politika kolonialiste dhe neokolonialiste e Serbisë.
-“Administrimi” i pjesës veriore të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë (sipas Kushtetutës së saj në fuqi të vitit 2006), është i dënueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare. Gjithashtu, edhe konfrontimi direkt i Beogradit me KFOR-in dhe me EULEX-in, janë argumente të mjaftueshme, që justifikojnë miratimin e vendimit urgjent të BE-së për vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Serbisë. Ndryshe, është i pashmangshëm konflikti i armatosur midis forcave terroriste okupatore serbe, KFOR-it dhe EULEX-it.
Se, Serbia është e interesuar, të provokojë përdorimin e forcës, që do të shkaktonte konfliktin e armatosur ndërmjet KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, këtë e provoi, edhe përdorimi i mjeteve të forta dhe i armëve snajperë nga ana e bandave terroriste dhe kriminale serbe, me ç’rast plagosen disa pjesëtarë të KFOR-it, si dhe vritet një polic shqiptar e plagosen disa të tjerë (korrik-tetor 2011).
Problemi politik i Veriut të Kosovës, nuk zgjidhet me forcë!
Duke qenë se qeveria e Kosovës gjatë dymbëdhjetë viteve të shkuara, nuk ka pasur kurrfarë politike strategjike për Veriun e Kosovës, së fundi, kjo politikë e dështuar e Prishtinës, si dhe politika imponuese kolonialiste dhe e diktuar nga pozita e forcës e Beogradit, e detyruan KFOR-in dhe EULEX-in, që të involvohet në terren, me qëllim që të krijojnë sundimin e ligjit, të rendit, qetësinë dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e kësaj pjese territoriale të Kosovës.
Mirëpo, me gjithë vullnetin e mirë, me gatishmërinë, me angazhimin e drejtpërdrejtë dhe me ndërhyrjen direkte në terren të KFOR-it dhe të EULEX-it, me qëllim të shtrirjes dhe të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës, ata ndeshën në rezistencën dhe në konfrontimin e strukturave paralele serbe, të cilat që nga 24 korriku 2011, e, edhe tani, kanë vendosur barrikada madje, edhe të betonuara, duke i mbyllur rrugët, që shpiejnë në pikat kufitare doganore në Bërnjak dhe në Jarinje, me qëllim që të ruajnë të paprekur status quo-n 12-vjeçare të Veriut të Kosovës, të adminsitruar nga ligjet dhe nga Kushtetuta e Serbisë(2006), sipas së cilës “Kosova është pjesë integrale e territorit të Serbisë”(!?)
Barrikadat në Veri të Kosovës, duhet t’i heqë vetë Serbia, jo KFOR-i, as EULEX-i e as Policia e Kosovës!
Me gjithë mandatin e tyre, KFOR-i dhe EULEX-i, nuk mund ta zgjidhin problemin serb (të cilët qe 12 vjet nuk e njohin Kosovën si shtet të tyre. Ky është problemi, jo statusi social dhe ekonomik i minoritet serb) në Veri të Kosovës, sepse është problem politik, jo “teknik”. Prandaj, në këtë rast, pikësëpari, duhet të reagojë politika dhe diplomacia preventive e BE-së, e cila në bashkërendim me NATO-n dhe me SHBA-të, do të duhej që të dakordoheshin për vendosjen e sanksioneve ekonomike Serbisë, nëse kjo brenda një afati të shkurtër kohor, nuk do t’i heqte barikadat e vendosura, si dhe strukturat paralele kriminale nga Veriu i Kosovës.
Nëse Bashkimi Evropian(BE), NATO dhe SHBA-ja, janë të interesuara që në mënyrë paqësore, të zgjidhet problemi politik i Veriut të Kosovës, atëherë, nuk do të duhej që të autorizonin KFOR-in dhe EULEX-in, të heqnin barrikadat e vendosura nga serbët, e komanduar dhe të mbështetur drejtpërdrejt nga qeveria e Serbisë, sepse në këtë mënyrë, do të vinte në shprehje përdorimi i forcës-shpërthimi i konflitkit të armatosur brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Shpërthimi eventual i një konflikti të tillë armatosur, më së shumti do t’i konvenonte Beogradit, i cili së bashku me Moskën dhe me Pekinin, do t’i vinite në lëvizje të gjitha kombinacionet e mundshme politike dhe diplomatike për ndërkombëtarizimin e Veriut të Kosovës, në mënyrë që një ditë, të aneksohej nga Serbia.
Për të paralizuar një strategji të tillë, që në prapavijë ka copëtimin e Veriut nga Kosova, si dhe imponimin e përdorimit të forcës nga ana e KFOR-it dhe e EULEX-it, Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe Amerika, urgjentisht do të duhej të bashkërendisnin veprimet e tyre të përbashkëta, ku do të miratonin një vendim unanim për vënien e sanksioneve ekonomike Serbisë, nëse qarqet e caktuara politike të Beogradit brenda një afati të shkurtër, nuk do t’i heqnin barrikadat e vendosura në Veri të Kosovës.
Kjo është e vetmja formë oportune, e ligjshme, demokratike dhe paqësore, që do ta detyronte qeverinë e Beogradit për heqjen e barrikadave dhe të strukturave paralele shtetërore, të pranishme në Veri të Kosovës.
Sa më sipër, që të ndërpritet konfrontimi direkt i KFOR-it me barrikaduesit dhe me bandat terroriste serbe në Veri, është e domosdoshme, që BE-ja, të vendosë sanksione ekonomike kundër Serbisë, si dhe të ndërprejë çdo formë dialogu me Beogradin, derisa serbët, të heqin barrikadat dhe të lirojnë rrugët e bllokuara në Veri të Kosovës. Ndryshe, është e vështirë, që problemi politik i Veriut, të zgjidhet me “dialog teknik” dhe në mënyrë paqësore, pavarësisht nga përpjekjet e deritashme të ndërmjetësimit të BE-së.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Prof.Dr.Mehdi Hyseni Jo, kërcënim dhe thirrje për vëllavrasje!
» Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Reciprociteti në akull !!!
» Prof. Dr. Mehdi Hyseni:Walker në protesta, populli jo (!)
» Prof. Dr. Mehdi HYSENI:JO DENONCIM, POR MBËSHTETJE LËVIZJES VETËVENDOSJE!
» Prof. Dr. Mehdi Hyseni:POLITIKA ME “DY SHPEJTËSI” TË NDRYSHME(!)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi