Mos e mbroni mauzoleun e diktatorit më antishqiptar

Fjala e kryeministri Berisha në ParlamentFjala e kryeministri Berisha në Parlament në debatin replikues me deputetët socialistë të cilët janë kundër rrënimit të reliktit të fundit komunist në Tiranë, “piramidës” së Enver Hoxhës!
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në seancën e sotme parlamentare, gjatë se cilës ai ka replikuar me deputetët e opozitës në lidhje me ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.
“ Në maj të vitit 1991 kam patur nderin dhe fatin të përfaqësoj opozitën shqiptare, në Unionin Demokratik Evropian, në Samitin e Parisit. Në këtë samit, ku merrnin pjesë përfaqësuesit më kryesorë, kryeministrat, kryetarët e partive të qendrës së djathtë të mbarë Evropës, të 37 partive, u votua një deklaratë, në të cilën u përshëndetën shqiptarët, opozita shqiptare dhe qytetarët shqiptarë që përmbysën diktaturën. Në këtë deklaratë Enver Hoxha , vlerësohet dhe cilësohet si “hitleri shqiptarë” i pasluftës. Ata, ta cilët firmosën këtë deklaratë, ishin qëndrestarë të mëdhenj të luftës së dytë botërore, u përkisnin kohërave më heroike të rezistencës anti-naziste. Por ata firmosën deklaratën me vetëdijen e thellë, se ato çka Enver Hoxha ju bëri shqiptarëve e bënë atë plotësisht dhe tërësisht të krahasueshëm në rrafshin çnjerëzor me shefin e bishës naziste Adolf Hitlerin.
Ju këtu në kor, në union me Nexhmije Hoxhën dhe Ramiz Alinë dhe kot nuk i keni ftuar në ato llozha atje sipër, t’ju shoqërojnë të ndjekin fjalimet tuaja patetike, për mauzolerët e diktatorit. Ju nuk po mbroni ndërtesën, as muret, po mbroni kultin e tij dhe e bëni këtë me një regji absolutisht të ndërtuar në mënyrën më djallëzore. Kryetari juaj zgjodhi edhe një nga momentet solemne të jetës së njeriut, të nesërmen e dasmës, për të bërë apologjinë krimeve të Enver Hoxhës, sepse të mbrosh trashëgimin e tij do të thotë të bësh apologjinë e krimeve monstruoze.
Kujtdo ti thoni ju, se mund të krahasohet Raishtagu me mauzoleun e Hitlerit, kujtdo t’ia servirni ju këto të dhëna, se mauzoleu i “Hitlerit” në qendër të Tiranës, qenka trashëgimi e madhe, për ju skllevër të bijve të etërve tuaj, mundet, por për shqiptarët ka vetëm një gjë ndëshkim, ndëshkim dhe vetëm ndëshkim, ndaj”hitlerit” të shqiptarëve dhe trashëgimisë së tij.
E doni ju kaq shumë, ngrijeni maketin para selisë suaj po të doni, ngrijeni, por shqiptarët mos i fyeni. Aq sa ti fyente shtatorja që e përmbysëm 20 vjet më parë, po kaq i fyen mauzolemi . Kombi ka një ndërgjegje, kombi nuk harron kurrë, vdekjet masive nga uria të shqiptarëve, qindra dhe mijërave shqiptarëve që u dergjën kampeve dhe burgjeve të tij, ekzekutimet pa gjyq. Vetëm gra të nderuara zonja, janë 800 në regjistër të pushkatuara , nga “hitleri” i pasluftës. Po bëni veprime që e turpërojnë këtë parlament. Po mbroni mauzoleun, nuk po mbroni trashëgimin, po mbroni mauzoleun e figurës më gjakësore në historinë e shqiptarëve. Po mbroni mauzoleun e diktatorit më anti-shqiptarë në historinë e kohërave, po mbroni mauzoleun e njeriut, që shtypi këtë popull më shumë se çdo regjim në tërë historinë, po mbroni mauzoleun e njeriut që është përgjegjës direkt për qindra mijëra jetë të pafajshme të marra , me pushkatime, me burgje me ngujimet në fermat dhe kooperativat bujqësore.
Po mbroni mauzoleun e njeriut, që shkëputi kombin nga tërë bota . Po mbroni mauzoleun e njeriut, që rrethoi Shqipërinë me tela me gjemba. Po mbroni mauzoleun e njeriut, që shndërroi Shqipërinë në bunkerë, e bëni këtë pas 20 viteve. Jo një por 40 mauzoleume ti kishte , një nga një do ti shembnin, mësojeni këtë. Nuk ka kompromis këtu.
Ajo qenka trashëgimia juaj e çmuar, do të rrini pa të, merrni maketin dhe vendoseni para selisë tuaj. Njëlloj si zonja e zezë që kërkoi plaçkat personale, pikërisht aty e keni hallin ju, tek reliket dhe sherret personale të tij, shko merrjani asaj dhe i mbani po deshët si nuska.
Ju jeni të vetmit parlamentarë që ngriheni kundër parlamentit . Historia e parlamenti është një histori e dhimbshme. Vendi në parlamentin e ditës së parë pati një ndërtesë nga me modestet, e bukur por modeste, e keni afër selisë ju, është Teatri i Kukullave. Më pas asnjëherë në 100 vjet parlamenti i Shqipërisë nuk pati ndërtesën që meriton, tani ne do ti japim tempullit të demokracisë ndërtesën e tij dhe do të ndërtojmë një nga parlamentet më të bukura, do ti japim demokracisë shqiptare njërin prej parlamenteve më të bukura. A do të keni fat ju të futeni në të apo jo, unë ju garantoj se nëse nuk ju përjashton kryetari juaj po, Pavarësinë do e festojmë bashkë në një sallë të re parlamenti, në një parlament të ri. Ju me qëndrimin që mbani ndaj parlamenti tregoni konfliktin tuaj që keni për tempullin e demokracisë, ju keni përçmim për parlamentin, ju keni mos vlerësim për parlamentin, juve ju tmerron parlamenti. Si ka mundësi, që ju parlamentare që pasi e miratuar dhe pasi dhatë konsensusin dilni në kor kundër tij, duke e ditur se vendi juaj është i vetmi vend në Evropë që nuk ka një ndërtesë të plotë për parlamentin. Mbrojtja e Enver Hoxhës që i bëni ju këtu është e papranueshme.
Parlamenti do të ketë ndërtesën më të bukur dhe harrojeni ju se ne i lamë projektet në mes. Atë që bëtë për rrugën ju tani e bëni për parlamentin dhe piramidën, e kuptoni more se këta janë kundër çdo lloj vepre, e cila tregon Shqipërinë moderne, Shqipërinë tjetër, pse nuk bëheni bashkautor në këto, por bëheni kundërshtarë të tyre dhe pastaj ju dënojnë ata njëri pas tjetrit. A e dini se sa herë kaloni në atë rrugë ndiheni shumë të sikletosur, po kështu do të ndiheni edhe në parlamentin e ri ju .
Shkoni pak atje tek ndërtesa, çfarë do të gjeni aty, do të gjeni 28700 metër katrorë në qendër të Tiranës. Parlamentin mund ta ndërtonim edhe në vende të tjera, por ne e ndërtojmë aty se aty janë 28 mijë metër katrorë, përveç të tjera nuk kanë asnjë funksion publik, atëherë pa diskutim që aty ndërtohet parlamenti, por nuk dua t’jua fshehim juve se mauzoleu i Enverit i ka muajt e numëruar. Në qoftë se demokratët nga e gjithë bota morën dhe qarkulluan në mbarë planetin copëza të Murit të Berlinit, ju ftoj të merrni copëza të mauzoleut të Enverit meqë e paskeni kaq të dashur dhe t’i mbani për gjithë jetën si relike.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ultranacionalizmi antishqiptar përreth Gruevskit
» Editorial i BS:Po, raporti është antishqiptar
» Një pseudostudiues me frymëzim racist antishqiptar
» Salih Mehmeti:Decentralizimi antishqiptar maqedonas
» Enveristët e Ferizajt emërtojnë rrugë me emrin e diktatorit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi