Salih Mehmeti:Decentralizimi antishqiptar maqedonas

Gazeta VETËVENDOSJE
Nga Lëvizja Vetëvendosje më 16.03.2009 në ora 11:50
Decentralizimi antishqiptar maqedonas
Salih Mehmeti
Don Kishoti politik zyrtar shqiptar
Halli i vërtëtë është se kudo nëpër botën politike shqiptare frymon një fundamentalizëm i sëmurë kozmopolit, që shpik kudo miq edhe atje ku s’ka. Figurën e armikut nuk e njeh. Për dallim nga Don Kishoti i Servantesit që shpikte kudo armiq të paqenë, Don Kishoti zyrtar politik shqiptar shpik kudo miq të paqenë. Politika shqiptare në Maqedoni nuk qe aspak e zonja ta hetojë hilen e sllavomaqedonëve. Gjoja në emër të vetëqeverisjes lokale dhe shpirtit të rremë paqedashës sllavomaqedonët ‘zemërgjerësisht’ ofruan një lloj decentralizimi për shqiptarët. Këtë e bënë jo se e çante kokën për shqiptarët, por ama se Perëndimi i bënte shpeshherë trysni. Ky farë decentralizimi në të vërtet shqiptarëve iu dha ca komuna surrogate, por pa kurrfarë fuqie vendimmarrëse. Takati i këtyre komunave të falura ishte veç sa mund të propozonin, sepse vendimet i mbesin prore ministrive përkatëse.
Arsyeja tjetër pse sllavomaqedonasit nuk ngurruan të decentralizojnë qëndron në atë se ata ishin të interesuar që numrin e shqiptarëve ta përthenin në komuna të papesha rurale. Një shembull kuptimplotë i kësaj që u tha më lart është rasti i komunës së Kërçovës shqiptarësia e se cilës është goxha e lartë në krahasim me pakicën sllave të atyshme. Ndodhi që brenda Kërçovës u formuan edhe këto komuna rurale: Zajazi, Osllomeja (shumicë shqiptare), Drugova, Vraneshtica e Plasnica, kurse qyteti i Kërçovës mbeti me statusin e komunës së plotfuqishme urbane, mirëpo në të cilin pakica sllave udhëheq pushtetin. Çdo të thotë kjo? Nëse do të ruhej Kërçova si një e tërë, shqiptaret do te duhej ta udhëheqnin atë, sepse përbëjnë shumicën e përgjithshme. Por duke u krijuar dy komuna rurale (Zajazi e Osllomeja), qytetit të Kërçovës po i shkëputet një pjesë e thekshme shqiptarësh, e cila si pasojë po i lë shqiptarët më pak brenda qytetit. Decentralizimi në Maqedoni veçsa e depolitizon dhe ia humb kapitalin politik shqiptarëve përmes pjesëzimit komunal. Partitë shqiptare atje nuk i kemi dëgjuar ta ngrisin zërin vendosshmërisht kundër kësaj padrejtësie. Meqë siç po duket, atyre më i shijshëm po iu duket fitimi i pushtetit në këto komuna. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë të ngrihet zëri për shqiptarët e Velesit (ku 10% janë shqiptarë), Dolnenit (ku 26.65% ose 3616 janë shqiptarë), Çashkës (ku 35.23% shqiptarë), Krushevës (ku 21.32% ose 5.680 janë shqiptarë), Demir Hisarit, Resnjës, etj. Në të gjitha këto komuna meqenëse përqendrimi i shqiptarëve është më shumë nëpër fshatra, është dashur të krijohen komuna shqiptare me kufij të caktuar komunal. Pra, komuna është dashur të themelohen në Veles, Dolnen, Çashkë, Krushevë, Demir Hisar, Resnjë, e jo në Kërçovë, Kumanovë e Shkup. Ndoshta disa do të kundërargumentonin se shqiptarët janë në numër të pamjaftueshëm për këtë. Ky pohim nuk pi ujë për shkak se për hir të një fshati të banuar me sllavomaqedonë në Strugë u është krijuar kastile një komunë: komuna e Vevçanit (me afro 2000 banorë). Ndaj, imperativi i politikës shqiptare në Maqedoni duhet të jetë ndjeshmëria ndaj arealit etnogjuhësor shqiptar e jo pjesëmarrja brenda konjukturave të shtetit të Maqedonisë. Shqiptarët për asnjë çmim nuk duhet ta lejojnë rrudhosjen e kompaktësisë etnike-territoriale në Maqedoni.
Shqiptarëve u takojnë të drejtat shtetformuese, ndonëse ato u mohohen vazhdimisht. Tekefundit, duhet nxjerrë një mësim nga ngjarjet e vitit 2001. Atëbotë kur sllavomaqedonasit e patën pisk punën ofruan vullnetarisht përmes Akademisë së Shkencave të Maqedonisë një hartë për ndarjen e Maqedonisë sipas së cilës parshihej që zonat kryengritëse si Tetova, Gostivari, Dibra e Zajazi t’i jepeshin Shqipërisë, kurse pjesa tjetër me shqiptarë të mbetej nën Maqedoni. Sllavomaqedonasit i patën bërë dhelpërisht hesapet: ata donin që t’i hiqnin qafe Tetovën e Gostivarin, kurse pjesët e tjera shqiptare që do të mbeteshin nën Maqedoni, të bëheshin Prilepe të dyta. Për ata që nuk e dinë, Prilepi është një nga qytetet më të mëdha në Maqedoni, ku gjatë luftës të gjitha fshatrat shqiptare janë fshirë nga faqja e dheut. Çkompaktësimi i territorit etnik mbart rreziqe të mëdha. Sepse nuk e kemi fiqiruar aspak atë çfarë u bëri vaki hungarezëve të Vojvodinës. Me 11 dhjetor 2008 në një të përditshme serbe të Novi Sadit, ministrja e jashtme e Hungarisë Kinga Goncz tha se ‘‘Nuk mendoj se është reale të flitet për mundësinë e autonomisë territoriale për hungarezët e Vojvodinës. Në njërën anë, ne e dimë se nuk janë aq shumë hungarezë në Vojvodinë dhe ata përfaqësojnë vetëm një nga pakicat etnike në këtë krahinë, dhe në anën tjetër, hungarezët nuk jetojnë në një zonë kompakte nga ku do të mundnin gjasshmërisht të krijonin ndonjë lloj autonomie territoriale’. Prandaj, shqiptarët duhet të organizohen dhe fuqizohen për ta ruajtur kompaktësinë e tyre territoriale. Siç do të thoshte një filozof: ‘‘E shkuara mund të mos na tregojë se ç’duhet të bëjmë, por ajo mund të na thotë atë çka duhet të shmangim’. FUND
Prodhuesit e qumështit i dëmton qeveria
Hashim Thaçi i vizitoi prodhuesit e qumështit në Prishtinë. Aty shkoi pasi që ishte ftuar (tash nuk ka fushatë parazgjedhore ta kërkojë takimin vetë) për t’i ndarë çmimet për fermerët e dalluar për nga cilësia dhe sasia e grumbullimit të qumështit. Por Thaçi aty nuk ndau vetëm çmime, por edhe i bëri fushatë reklamuese organit të cilin e drejton –Qeverisë. Ai tha se Qeveria ka prioritet mbështetjen e prodhuesve kosovarë të ushqimeve. Fushata e tij, siç janë rëndom fushatat e politikanëve këtu, shkon ndesh me të vërtetën. Deri tash politikat fiskale të Qeverisë jo që nuk i kanë ndihmuar prodhuesit vendor, por edhe i kanë dëmtuar ata. Kosova edhe pas shpalljes së pavarësisë mbetet vend i varur, dhe atë jo vetëm me bashkësinë ndërkombëtare, sekret ky tashmë publik, por edhe me Serbinë. Një prej aspekteve më të rëndësishme të kësaj varësie (përveç asaj të vazhdueshme politike) është ekonomia – Kosova mbetet e varur ekonomikisht edhe nga Serbia. Gjatë vitit 2007 14.6% të importit të tërësishëm ka qenë nga Serbia, që shprehur në vlerë monetare i bie 191 milionë e 53 mijë euro. Ndërsa për vitin 2008 importi i përgjithshëm është rritur dhe, rrjedhimisht, edhe importi nga Serbia që ka qenë 209 milionë e 736 mijë euro, që në përqindje është më pak (10.9%) sepse është rritur përqindja e importit nga vendet tjera. Mallrat që vijnë nga Serbia paguajnë vetëm TVSh-në edhe akcizën kur ajo është e aplikueshme, sepse sipas Rezolutës 1244 ardhja e produkteve të Serbisë në Kosovë cilësohet si tregti e brendshme meqë kjo rezolutë, e cila është edhe në deklaratën e pavarësisë, ia mbron Serbisë sovranitetin legal mbi Kosovën. Njëjtë sikurse edhe produktet Serbisë TVSh-në e paguajnë edhe prodhimet e vendit. Ashtu si edhe prodhuesit e tjerë edhe prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit janë të dëmtuar. Në Kosovë për një vit konsumohen diku 130 mijë ton qumësht që është qumësht i cili është i përpunuar (këtu nuk hyn qumështi të cilin e konsumojnë ata të cilën mbajnë lopë nëpër shtëpi). Prej këtyre 130 mijë tonëve vetëm 35 mijë tonë janë prodhim vendor, ndërsa 95 mijë tonë tjera janë të importuara.
Po ta kishte vërtet qeveria qëllimin t’i ndihmonte prodhuesit e vendit, ajo do të duhej të ndërmerrte masa për një ndihmë të tillë, që janë të ndryshme prej ndarjes së çmimeve. Janë dy mënyra që përdoren zakonisht nga vendet për ta brojtur prodhuesin vendor dhe veçanërisht bujqësinë vendore: proteksionizmi dhe subvencionimi. Me proteksionizëm nënkuptohet mbyllja e kufirit për importe të atyre prodhimeve vendore të cilat shteti është i interesuar t’i mbrojë (zakonisht për ekonomitë të cilat janë në fazën e hershme dhe i nënshtrohen një konkurence të pamundshme nga produktet e importit). Ekonomistët e Kosovës, me ta lexuar këtë rresht do ta nxjerrin marrëvëveshjen e CEFTA-së për të na thënë se kjo qenka e pamundur, për shkak se tashmë jemi pjesë e kësaj marrëveshje. Është e tepërt të flitet për këtë marrëveshje tash kur Serbia e Bosnja, madje në disa raste edhe Maqedonia, janë duke e shkelur me dy këmbët këtë marrëveshje, dhe janë duke i bllokuar tërësisht (Serbia e Bosnja) dhe pjesërisht (Maqedonia) mallrat e Kosovës. Në janar të këtij viti Republika Serbe në Bosnjë e Hercegovinë ia bllokoi importin e qumështit Kroacisë pasi që Kroacia e kishte bërë një gjë të tillë për Bosnjen për shkak se e kishte vlerësuar qumështin nga Bosnja si jocilësor. CEFTA, si shumica e marrëveshjeve multilaterale, e dëmtojnë të dobëtin.
Mënyra tjetër është subvencionimi. Për t’i ndihmuar bujqit e vendit qeveria do të duhej t’i subvenciononte ata. 50% të buxhetit të gjithmbarshëm të BE-së shkon në atë që quhet Politikat e Përbashkëta të BE-së për Bujqësinë, prej nga fermerët nga Franca janë pëfituesit më të mëdhenj. Këto shkojnë në subvencionim të prodhimit vendor të ushqimit. Ta zëmë se qeveria ua jep prodhuesve nga 5 eurocentë për litër qumështi. Kostoja mesatare e prodhimit të një litre qumësht është 15 deri në 20 eurocentë varësisht nga ajo nëse blegtori e pronëson tokën apo e merr atë me qira. Nga kjo kosto janë përjashtuar investimet kapitale. Nëse në Kosovë konsumohen 130 milionë litra qumësht në vit, atëherë qeverisë do t’i kushtonte 6 milionë e 500 mijë euro në vit për t’i subvencionuar këto. Shtoja kësaj edhe mbrojtjen e prodhuesve nga konkurenca e tepërt (duke e bllokuar Serbinë, Bosnjen, Maqedoninë), prodhimi i qumështit do të bëhej aktivitet i levërdishëm ekonomik. Ky do të kishte qenë çmimi më i mirë që Hashim Thaçi do të mund t’ua jepte prodhuesve të qumështit në Kosovë. Dhe në këtë çmim do të duhej të insistonte Shoqata.
Strukturat paralele të Serbisë
Në qershor të vitit 1999 ka ndryshuar natyra e pranisë së Serbisë në Kosovë. Përderisa para kësaj kohe Serbia në Kosovë ishte e pranishme nëpërmjet ushtrisë e policisë, okupimit e gjenocidit, pas vitit 1999 ajo është e pranishme nëpërmjet strukturave paralele shtetërore brenda Kosovës. Pra, prania e shtetit serb në Kosovë nuk ka pushuar – ajo vetëm ka ndërruar formë.
Vetë UNMIK-u nëpërmjet Rezolutës 1244 i ka konsideruar këto struktura të Serbisë si ilegale, por në të njëjtën kohë UNMIK-u gjithnjë e ka toleruar ekzistencën dhe veprimtarinë e pranisë institucionale të Serbisë brenda vendit tonë. UNMIK-u ka ditur gjithçka për karakterin armiqësor të veprimtarisë së këtyre strukturave kundër vullnetit të popullit të Kosovës. Në një dokument që ish PPSP, Joachim Rucker, ia ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në vitin 2006, shpjegohet qartë jo vetëm veprimtaria e strukturave paralele, por madje edhe vendnodhja e tyre fizike (objektet dhe ndërtesat) nëpërmjet fotografive. Kjo e ngarkon UNMIK-un me përgjegjësi të dyfishtë: ai ka ditur gjithçka për strukturat paralele, i ka konsideruar ato ilegale, por i ka toleruar dhe shpeshherë bile edhe ka bashkëpunuar me to.
Të njëjtë gjë sot po e bën ICO dhe EULEX-i. Në Planin 6-Pikësh të OKB-së i arritur në bashkëpunim dhe negociata me Serbinë, thuhet që EULEX-i duhet të shtrihet në Kosovë “duke marrë parasysh qëndrimet e faktorëve relevantë në terren”. Disa terrene kontrollohen nga strukturat paralele të Serbisë. Javën e kaluar, pas protestave të punëtorëve serbë të gjykatave në veri të Mitrovicës, EULEX-i paralajmëroi se do të negocojë dhe bisedojë me strukturat paralele. Kurse vetë shefi i EULEX-it dhe ish komandanti i KFOR-it, Yves de Kermabon, në fillim të misionit kishte thënë që “ne do të bisedojmë me të gjithë”, duke i përfshirë edhe strukturat paralele të Serbisë. Kjo do të thotë që në vend se EULEX-i e institucionet e Kosovës të merren me shpërbërjen e strukturave paralele të Serbisë, ata po i pranojnë këto struktura si partnerë relevantë të barabartë.
Tolerimi i strukturave paralele është inkurajim i tyre. Këtë tolerim, strukturat e Serbisë nuk e shohin si gjenerozitet të institucioneve të Kosovës ndaj tyre por si arritje të këmbëngultësisë së tyre. Goran Bogdanoviqi dhe Oliver Ivanoviqi dikur ishin në institucionet e Kosovës. Ata janë investim 10 vjeçar i institucioneve të Kosovës, porse tash punojnë për Serbinë kundër Kosovës. Strukturat e Serbisë ua kanë bërë serbëve të Kosovës integrimin e të panevojshëm dhe të pamundshëm. Ata i mbështesin serbët financiarisht më shumë sesa institucionet e Kosovës për lojalitetin e tyre por, para së gjithash, i kërcënojnë e frikësojnë ata në mungesë të këtij lojaliteti. Njerëzit e strukturave paralele në Kosovë paguhen 50% më shumë sesa kolegët e tyre në Serbi, gjë që është tipike për admnistratorët kolonialë. Është e kotë të privilegjohen serbët përderisa i kanë strukturat e Serbisë mbi kokë. Në anën tjetër, nuk mund të ketë investime serioze ekonomike në Kosovë që do të përkthehej në mirëqenie të shtuar të qytetarëve përderisa Kosova ka struktura paralele brenda.
Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë nuk janë kurrfarë institucionesh anonime, por garnitura njerëzish konkretë të paguar nga Serbia për të zhvilluar veprimtari të hapur armiqësore kundër Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritur t’i sigurojë emrat kryesorë të personave të cilët janë bartësit konkretë të funksioneve në strukturat shtetërore të Serbisë që veprojnë brenda në Kosovë. Nëse institucionet e Kosovës janë, siç po na thotë përditë Hashim Thaçi, për zbatimin e Kushtetutës, atëherë këta njerëz konkretë po e shkelin atë për çdo ditë. Qenia e tyre, vetë ekzistenca e tyre, madje më parë edhe se funksionimi e operimi i tyre, janë shkelje të ligjit dhe krim në Kosovë. Ja ku janë emrat – nevojitet vetëm veprimi. Por nëse, në të kundërtën, Qeveria nuk është për të ndërmarrë asgjë, atëherë, le të tregojë, e të mos i mashtrojë qytetarët e Kosovës që është për një rend juridik në Kosovë dhe kundër strukturave të Serbisë. Le t’iu tregojë qeveria qytetarëve nëse është për apo kundër këtyre strukturave të Serbisë me veprime konkrete.
Në faqen tjetër gjendet aktpadia që deputetët dhe zyrterët e Republikës së Kosovës do të mund ta shfrytëzonin nëpër institucionet e drejtësisë kundër strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Skënder Karaçica:Shteti maqedonas nuk mund të jetojë me skenarë të vjetër antishqiptar!
» Ultranacionalizmi antishqiptar përreth Gruevskit
» Mos e mbroni mauzoleun e diktatorit më antishqiptar
» Një pseudostudiues me frymëzim racist antishqiptar
» Editorial i BS:Po, raporti është antishqiptar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi