Sot mund të rrëzohet qeveria dhe të shpërbëhet Kuvendi

Në Kuvendin e Kosovës sot hidhet për votim mocioni i votëbesimit për Qeverinë e Kosovës.
Subjektet parlamentare nuk kanë saktësuar se si do të votojnë, përveç 40 deputetëve që tashmë kanë nënshkruar mocionin.
Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, shpjegon procedurat nëse votohet pro mocionit.
“Në rast të votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, atëherë krijohet situata juridiko- kushtetuese në të cilën ushtruesi i detyrës së presidenti të Republikës, mund ta shpërndajë parlamentin dhe mbi këtë bazë edhe mund të caktojë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 30 deri në 40 ditësh”, tha Bajrami.
Ndërkaq, nëse deputetët e vendosin ta refuzojnë mocionin në fjalë, atëherë sipas Bajramit kjo qeverisje do të vazhdojë punën.
“Në rast se ndodh e kundërta, qeveria ngel në detyrë dhe nuk shpallen zgjedhjet e parakohshme. Atëherë duhet të menaxhohet situata deri më 13 shkurt, kur edhe janë deklaruar zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh Bajrami.
Në anën tjetër, analisti politik Ramush Tahiri, konsideron se para se mocioni të hidhet në votim, duhet edhe një herë të konfirmohet se a ka qenë gjithçka në rregull me mënyrën e procedimit.
“Mocioni i votëbesimit është i sigurt se do të ndodhë, por nuk është i sigurt se si do të shkojë votimi, sepse me nenin 100 të Kushtetutës, pika 6, thuhet nëse mocioni i mosbesimit votohet në terësi Qeveria konsiderohet në dorëheqje".
"Dhe nëse është në dorëheqje, procedurat për qeverinë janë në bazë të nenit 95 , pika 5, ku thuhet se nëse kryeministri jep dorëheqje ose për arsye të tjera posti i tij mbetet i lirë, qeveria bie dhe presidenti i Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionet që kanë fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri për të formuar qeverinë”, tha Tahiri.
Në nenin 100, pika 1 e Kushtetutës së Kosovës, thuhet se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngritet me propozimin e një të tretës të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Ndërsa konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kur mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringritet gjatë nëntëdhjetë ditëve të ardhshme, thuhet në Kushtetutën e Kosovës.
Tahiri thotë se pas shpërbërjes se Kuvendit dhe dorëheqjes së qeverisë, vendi mund të shkojë drejt një anarkie.
“Ne po hyjmë në një krizë pa pasur nevojë, sepse deri tash i kemi pasur proceset e kontrolluara, i kemi dekretuar zgjedhjet dhe jemi përgatitur për të hyrë në zgjedhje".
"Mirëpo duket se nga inatet partiake dhe lideriste, vendi po shkon drejt një anarkie dhe një mosbesimi dhe një mosmenaxhimi të situatës deri në zgjedhje, por ekziston rreziku që edhe pas zgjedhjeve të mos pranohen rezultatet e zgjedhjeve për shkak të këtij procesi çfarë është duke u zhvilluar tani”, tha Tahiri.
Përderisa Aleanca Kosova e Re, si nismëtare e mocionit, dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë janë deklaruar tashmë se e mbështesin këtë mocion, grupet tjera parlamentare, kanë thënë se sot do të vendosin përfundimisht se si do të votojnë.
Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka mbetur e vetme me pakicat në Qeveri, thotë se mbështet nismat ligjore-kushtetuese që e nxjerrin vendin nga kriza aktuale.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Qeveria e re, 'bekimi' i fundit nga Kuvendi
» Qeveria dhe Kuvendi rrethohet nga Policia (Foto)
» Kurti: Qeveria rrëzohet nëse duan deputetët
» Berisha: Kuvendi mund të shpërndahet javën e ardhshme
» Bie Qeveria, shpërndahet Kuvendi i Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi