Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Indrit Vokshi: Dy poezi

Shko poshtë

Indrit Vokshi: Dy poezi Empty Indrit Vokshi: Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 07, 2010 9:19 pm

Indrit Vokshi: Dy poezi 58487_146022618772353_100000938468067_203145_2474042_n
Indrit Vokshi: Dy poezi
Indrit Vokshi: Dy poezi 74223_157167940991154_100000938468067_256797_2668489_n
Pollog
U nxi qielli mbi Tetove
Rreze dielli s'binte mbi Pollog;
Jatagani per n'Arberi o gjarperonte
E nga lart nje shqiponje po e veshtronte.

Edhe natyra e priti eger
I dhimbsej Arberia,e ngrahta
Natyra ajrin i'a ktheu ne helm
Kercinjte e grurit ne shigjeta
Fijet e barit ne thika
E deget e pemeve ne shpata.

Nga qeilli me urdher te Zotit
Shqiponja u leshua
Te ndalte gjarperimin u nis.
Ne mes u thye gjysemhena
Hoxheve ne fyt u mbeti kenga
Ne themel u tund pallati Yildiz.

Akoma lajmetatri pa mberritur ne prag
Trendafili i sulltanit
Filloi t'vinte ere gjak;
Atij syte i'u shqyen
Goja i'u hap
Fryma i'u ndalua
Trandalifi i ra ne toke,
Oh Zot,
C'mund te kete ndodhur ne Tetove ?

Nje ze i foli nga askundi
Tha:Toka e Arberit ne dysh u nda
Untshem na perpiu
E fatin na e humbi.
Ata kishin nga nje drite mbi koke,
Ishin engjejt arberor
Uje trimerie mbanin ne dore
Arberve u'a hidhnin ne floke.
Ndihme Zotit i kerkuam
Por ndihme s'na dha
Se dhe Zoti u ndje krenar per ta.

Indrit Vokshi - Tetor 2010.



LETER PREJ SHEKULLIT XIX
N'qeline e burgut t'shekujvet
Shqipnise i hyni nje fllad i ngrohte
I derguem prej t'gjallevet e t'vdekunvet
Per m'ìa ngroh zemnen e ftoft.

Guret e vôrrevet prej gzimi sh'ndrisin
Hana e heshtun, sonte po flet
Lisat e bjeshkevet jane trimnue
Veç sulltani po ban medet.

Cka po thone plaget e djelmnise
Kur po shpohen e po priten?
Lulet me arome t'Shqipnise
Me gjak tonin le t'vaditen.

Ç'ka thote pema e poezise?
Ç'ka thone gjethet qi po i rriten?
Vargjet tona si shiringa
T'injektojne dashni per Shqipen.

Kjo àsht leter prej kohes s'shkueme
Sot s'ka gjak per me dhane djelmnia;
Prape Shqipnia rrin e ngujueme
N'zemna nuk gjen vend dashnia.

Pashe Rilindasit n'maje t'nji mali
Idhnueshem tuj na veshtrue;
Kishin dale se s'i mbajka varri
Per s'dyt jeten per me jetue.

Rand i kish mberthye halli
Se n'ket vend jane tuj drejtue
Ata qe muret e shpive
Me kocka njerzish i kane ndertue.

Bajshin drite ma shume se hana
Sikur dielli me i pas cue
Drita e tyne si qumshti i zanave
Fuqin Kombit mund me ja shtue.

Indrit Vokshi -Tetor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi