Indrit Vokshi: Kryengritja e Madhe
Faqja 1 e 1
Indrit Vokshi: Kryengritja e Madhe
Indrit Vokshi: Kryengritja e Madhe
Ky shkrim ka si synim informimin e shqipetareve ne lidhje me periudhen para shpalljes se pavaresise se Shqiperise dhe ti beje njerezit te kuptojne se i vetmi ndryshim midis osmaneve dhe serbeve eshte se kane vepruar ne periudha te ndryshme kohore.
Njerezit e ketij trualli te rrahur shpesh nga fortunat e historise, jane si lisat e mocem te maleve, qe nuk i ka shkulur dot as era,as bora, e as ngrica, se lisi me lis mbeshtetet e i qendron fortunes. Keshtu i ka qendruar edhe Shqiperia ne cdo treve ku i thone bukes buke, nenes nene, e pushkes pushke. " Shqipetaret qe rrojne ne Kosove , ne Shkoder ne Manastir ne Janine si dhe ne vise te tjera te Turqise europiane, duhet ta shikojne veten si nje trup dhe nje popull te vetem, pa dallim fisi dhe feje, ata qe pengojne kete marreveshje bashkimi jane fajtore dhe shkelim parimet e drejtesise" Ismail Qemali. Revolucioni Gjon turk triumfoi, regjimi i urryer i sulltan Abdyl Hamitit dhe premtimet e gjonturqve bene qe shqipetaret te ishin forca kryesore e ketij revolucioni. Vjeshta e vitit 1908 ishte nje behar i vogel per Levizjen Kombetare Shqipetare, per endrrat e deshirat e patrioteve. Kongresi i Manastirit, klubet e para patriotike dhe shkollat e para ne qytete e fshatra qene lulet e par te ketij behari qe u pasuan me Kongresin Kombetar te Elbasanit, dhe hapjen e normales se Elbasanit, e para shkolle e mesme kombetare. Kjo gjendje e shqetesoi porten e larte, ne Maj te vitit 1909, nacionalistet gjonturqe ndermoren ne Kosove ekspediten ndeshkimore te Xhavit pashes, per te shuar cdo ndjenje kombetare tek shqipetaret. Ata qe flisnin ne emer te se rese, per liri e demokraci, premtimin e kthyen ne pabesi, urtesine ne arogance, buzeqeshjen ne dhune e terror. ( Gjonturqit, folen ne emer te se rese, duke e pare se shqipetareve u kishte hyre thika ne palce nga regjimi i sulltaneve klasike muslimane, dhe shpresa per ndryshimin e gjendjes dhe per nje trajtim me te mire i beri shqipetaret qe te mbeshtesnin e tu besonin gjonturqve). Ata mbyllen klubet , shkollat , gazetat, rrenuan fshatra e qytete, varen e burgosen qindra patriote, por nuk munden te shuajne etjen shekullore te nje populli per liri. Politika e eger gjonturke ndeshi ne nje qendrese te forte, nen drejtimin e Isa Boletinit e Idriz Seferit u lidh besa per kryengritje "" Token tone qe e thau osmanllia, lotet tane nuk mujten me e njome, e tash na kena me e vadit me gjak te shqipetarit, ngrihuni o vllazen e te gjithe na te bashkum ta derdhim edhe kete pike gjaku qe na kja met, per te drejtat dhe nderin e Shqiperise""""". Perhapja e kryengritjes ne mbare Kosoven e detyroi porten e larte te mara masa urgjente, komanda ushtarake iu besua Shefqet Durgut pashes, nja nga gjeneralet me te zote te ushtrise osmane. Betejat me te medha e me te rrepta me forcat gjonturke u zhvilluan ne gryken e Kacanikut , ne Cernaleve dhe ne Qafen e Agrit. Edhe 30 vjet me pare ne keto gryka trimeria e shqipetareve kunder hordhive te Dervish pashes, qe kthyer ne legjende, heroizmi perseritet me te njejtat ngjyra, perseri trimeria shqipetare kthehet ne legjende. Jane bijte e niperit e Sule Vokshit, Omer Prizrenit, Sefe Koshares, Mic Sokolit e trimave te tjere. Lufta e Kacanikut qe nga me te rrepta qe ka bere Shqiperia kunder ushtrise osmane "" Kacanikut i rafte pika , hic spo din se ca eshte frika, nante sahat tuj u ther me thika , ther me thika nante sahat, po shkon kali ne ne gjak"". Fundi i betejes se Kacanikut qe mbeti si nje legjende shenoi ekshkrimin e nje tjetre, asaj te Cernaleves. Kunder kryengritesve edhi vete ministri i luftes Mahmut Shefqet pasha, mburrjeve te te cilit Isa Boletini ju pergjigj : Mahmut Shefqeti te mos mallohet per keto djem shqipetar qe rane ne keto luftra, se gjithsecili eshte pagu nje per pesedhjete". " Ca kane rete qe po vetojne , dy dragoj more po luftojne, ne Kacanik e Cernaleve, Isa Boletini me Idriz Seferin". Betejat e vitit 1910 paten jehone te madhe ne shtypin e kohes. Beteja grandioze ne terrmopilet shqipetare ku mijera ushtare e gjeten vdekjen, shkruajti shtypi per keto gryka. Udheheqesit e kryengritjes i quajten gjenerale. Ne kete kohe, armet shqipetare nuk po linin pashen te deportonte me vilajetin e Shkodres, ate qe nuk e arriti dot me zjarrin e armeve, e beri tradhetia e abatit Preng Doci dhe e bajraktarit te Mirdites Prenge Bibe Dodes. Kryengritja qe nje grusht i rende per prestigjin e perandorise " E nese gja sqe per ne sivjetm vjen perseri pranvera e prape ne mal na cet". Pranvera erdhi malet u mbushen perseri me kryengrites, kete rradhe rroken pushtek malesoret e mbiShkodres, Hotit, Grudees dhe Kelmendit. " Po te flase pushka jone, Stambolli nuk do e beje veshin e shurdher ndaj kerkesave tona" keshillonin udheheqesit e kryengrutjes ,Luigj Gurakuqi, Dede Gjoluli, Sali Hoxha, Hile Mosi , Risto Siliqi. Mengjesi i 24 Marsit i gjeti kryengritesit duke sulmuar fortifikatat turke , ne Hot e Rrafshstarit, ne lufte e siper brenda 24 oreve malesoret zbatuan porosine e Dedes " me u armatos tu e carmatos armikun". Kryengritja mori permasa te medha, rreth 2000 kryengrutes shtine ne dore qytetin e Tuzit. Porta e larte mori menjehere masa per te shtypur kryengritjen , ne krye te ekspedites u caktua perseri gjenerali famekeq i shkolles prusiane Shefqet Durgu Pasha qe tashme konsiderohej si specialist per ceshtjet shqipetare. Ne 17 Prill ky gjeneral mizor zbarkoi ne Shqiperi, me 5000 ushtare dy batalione malore, nje divizion mitraloza e 800 kuaj, ata u prinin 20000 forcave te tjera qe po mobilizoheshin ne Anadoll. "" Ne nuk kemi frike se mos mbetet e shkrete Shqiperia sepse kemi mjaft njerez per ti zevendesuar shqipetaret" deklaronin turqit. Po kryengritesit cmendonin ? Ata i priten me zjarr hordhite e Shefqet Durgut pashes. Forcat armike mareshuan me zjarr e hekur ne Kastrat Tuz e Kelmend, shpata osmane godiste ne trupin e pergjakur te Shqiperise. " Te dorezohen brenda pese diteve pjesemarresit ne kryengritje, udheheqesit e saj ti jepen gjyqit ushtarak" kerkonte gjenerali gjonturk ne proklamaten e tij, por kryengritesit nuk u dhane. Ja si e pershkruan Risto Siliqi trimerine e bashkeluftetareve te vet ne librin Pasqyre e Diteve te Pergjakshme “ Per rreth decicit, duhia e topave gjemonte e shkrepetime e pushkeve e mitralozeve nuk prante, fatosat shqipetare sulmonin tuj luftue e tuj e derdh gjakun per lirine e truallit te vet, ne kete beteje qe zgjati gjithe diten rane shume hallduke e vetem dy djelmosha shqipetare”. Si gjithmone qeveria osmane iu drejtua klerit per te percare kryengritesit dhe per ti detyruar ata te heqin dore nga kerkesat kombetare, por vatjtjet e klerit nuk paten sukses , levizja kombetare vazhdoi rrugen e saj , ajo u pajis me nje program te qarte, ku zoteronte kerkesa per autonomine territoriale e administrative te Shqiperise. Gerce, 23 Qershor 1911, me interesimit e Ismail Qemalit dhe nen drejtimin e Luigj Gurakuqit, u mblodhen ne kuvend te pergjithshem kreret e kryengritjes, me fytyra te perzhitura nga zjarri i luftes dhe armet akoma te nxehta. Ata nuk zgjodhen per kete kuvend te rendesishem sallat luksoze, por lendinat e bleruara te maleve qe i kishin vaditur pellembe per pellembe me gjak. Lendinat e Gerces dhe ata gure te cilet sherbenin si ndenjese per udheheqesiit e kryengritjes jane deshmitare te atij kuvendi te madh. Cfare kerkuan shqipetaret ne memorandumin e Gerces drejtuar pernadorise dhe fuqive te medha ? Njohjen e plote te kombit shqipetar, liri per perhapjen e gjuhes dhe te shkollave shqipe, bashkimin e te ketar vilajeteve ku jetonin shqipetaret dhe administrate me nenpunes shqipetare. Memorandumi i Gerces i dha hov kryengritjes ne mbare Shqiperine. Krenegritesit e krahines se Vlores shprehen tek ura e Drashovices solidaritetin me kryengritesit e veriut. Cetat kryengritese te Beratit ne mbledhjen e Sinjes kerkuan zbatimin e kerkesave te Gerces dhe kryengritesit e Gjirokastres te mbledhur ne manastirin e Cepos, kerkuan te njejtat te drejta si malesoret e veriut. Bomba plasi, porta e larte nuk mund ta fshihte me te verteten per kryengritjen shqipetare, megjithese ministri luftes Mahmut Shefqet pasha, deklaronte se nuk ezistonte ndonje ceshtje shqipetare por vetem nje ceshtje malesore. Per te penguar bashkimin e Kosoves me kryengritjen, gjonturqit organizuan udhetimin e sulltan Mehmet Reshatit te peste ne kete krahine. “Udhetimi im, vertetoi besnikerine tuaj, pra shfaqa mendimin qe te fallen te gjykuarit e te burgosurit, kam besin qe shqipetaret do te zbuten e do perulen” deklaronte sulltani. Harronte ky sultan se gjaku i derdhur lume per dy vjet rresht nuk mund te lahej me nje vizite, harronte se perpara fese shqipetaret me pare nderonin Shqiperine. Ne parlamentin turk ngrihet me force zeri i Hasan Prishtines “ Jemi te mendjes qe pushteti turk po te mos nderroje politiken shtatanike , kryengritja eshte e pashmangshme, e cdel nga kjo, pyet dikush, del se vendi do te hidhet ne kryengritje, do te shpertheje revolucioni, dh ender te paret qe do te mare ne dore flamurin e revolucionit , ndofta i pari nder te paret do te jem une”. Qe te kishte sukses kryengritja duhej siguruar nje perkrahje nga jashte, sepse gjithmone kryengritjet shqipetare ishin sabotuar nga fuqite e medha. Po si e priste Europa nje kryengritje shqipetare? Viena perkrahte vetem nje levizje kulturore, Londeres gjoja nuk i interesonte Ballkani dhe keshtu nuk mund te perkrahte nje kryengritje shqipetare, ndersa Parisit dhe Peterburgut u interesonte ruajtja e teresise se perandorise osmane. Nje tragjedi edhe me e tmerrshme se ajo e vitit 1878, po luanin fuqte e medha mbi trupin e gjakosur te Shqiperise. Gazeta Dielli shkruante : “ Pushka eshte e vetmja arme qe duhet te perdorim per te fituar te drejtat tona” keshtu Shqiperia po fillonte kryengritjen e fundit per liri , e vetme dhe pa asnje aleat. Perhapja e kryengritjes solli domosdoshmerine e bashkimit te te gjitha forcave kombetare ne nje qender unike. Ky bashkim i deshiruar nga te gjithe patriotet shqipetare u arrit ne mbledhjen e Junikut. Fjalet e Bajram Currit ne kete kuvend “ Jam shqipetar dhe skam mendu kurre vec se si shqipetar” qene si shiu i veres qe rigon mbi token e zhuritur. Lufta na eshte bere detyre deri sat a fitojme, kjo ishte motoja e kuvendit. Programi I miratuar ne kuvendin e Junikur permbante : Te nihen kufinjte e Shqiperise. Te ngrihet ne Shqiperi flamuri kombetar. Nenpunesit e huaj te zevendesohen me nenpunes shqipetare. Gjuha shqipe te jete gjuhe zyretare. Qershori i vitit 1912, erdhi me te shtena te shumta. Forcat kryengritese te Gjakoves nen drejtimin e Bajram Currit, sulmuan kater bataljone te armikur ne Qafe te Prushit duke I shkaktuar atij rreth 300 te vrare. Per kete fitore hasan Prishtina shkruan ; “ Ngadhenjimi yne ishte aq i plote saqe i dha shpirte e zemer krejt popullit. Flaket e kryengritjes perfshine te gjithe Shqiperine, komitetet kombetare ne Shqiperine e mesme dhe te jugut shtuan veprimtarine e tyre duke mobilizuar asat popullore per kryengritjen e pergjtheshme. “ Duam te drejtat tona dhe do ti kerkojme deri sa te shuhemi qe te gjithe” keshtu betoheshin kryengritesit ne Kosove, Diber , Mirdite , Kurvelesh, Cameri, Gjirokaster, Korce, Elbasan , Berat, Permet, Gore e Cermenike. Ne Shqiperine e mesme dhe te jugut, kryengritesit nen drejtimin e Abdi Toptanit, Dervish Himes, Namik Delvines, Themistokli Gjermenit, Spiro Bellkamenit, Muharrem Rrushitit, shtuan perpjekjet me arme kunder pushtuesve shekullore. Lumenjte e gjakut te te reneve po e benin Shqiperine, me arme ne dore Shqiperia qendronte. Boletini , nje simbol tjeter qendrese, “ Une jam mire, kur eshte mire Shqiperia” keto fjale te Isa Boletinit, frymezuan 1500 kryengritesit shqipatere, te rrethuar nga 4000 osmanellinj. Cdo gure e cdo frengji flet shume per ate mengjes Korriku, trembedhjet ore vazhdoi lufta. Armiku sulmonte me mitraloze e artileri te sjelle nga Shkupi, njemije e dyqind gjyle goditen Boletinin, por kryengritesit nuk u dhane, Boletinin rezistoi. “” Isa Begi del ne kep, si rrufe po pisket, ej moj loke mos ki dert , qendro loke bo gajret, kena le ne per me vdek”. Kryengritja e pergjitheshme e tronditi regjimin gjonturk, ne 17 Korrik te vitit 1912, qeveria dha doreheqjen dhe nderpreu operacionet luftarake. Nis keshtu clirimi i qyteteve te Shqiperise, u cliruan Gjakova, Prishtina, Prizreni, Dibra,Mitrovica, Vuciterrni ,Kruja, Fieri, Permeti etj. Ne kuvendin e Junikut qe vendosur se ndalesa e fundit do te ishte Shkupi, kryeqendra e vilajetit te Kosoves. Ne katermbedhjte Gusht, Isa Boletini, Idriz Szeferi dhe Bajram Curri, hyjne ne Shkup, ne krye te shtatedhjete mije kryengritesve. Gazetarja angleze Edit Durham ne librin e saj “ Njezet vjet ngaterresa ballkanike” shkruan : “ shqipetaret ngirten krye si gjithmone dhe triumfuan, efekti i ketij grushti shqipetaresh eshte elektrizuaes per fqinjet, Telenda est Albania, Shqiperia duhet te prishet. Filloi lufta ballkanike, Serbia ,Mali I Zi, Bullgaria, Greqia te lidhura me traktate te fshehta i shpallen lufte Turqise. Shovinistet fqinje, mbrapa te cileve dirigjonin fuqite e medha donin te benin realitet orekset e tyre shekullore, copetimin e trevave shqipetare. “” Me pare keto shtete nuk kishin mundur te luftonin me osmanet, dhe tani po mendonin, te perfitonin edhe nga mbeshtetja qe kishin nga shtetet e tjera, dhe epersia ne armatime.Per faktin qe shumica e shqipetareve ishin konvertuar me muslimane, kishin favore ne pernadori si cdo i konvertuar ata kishin nje arsye me shume per ti sulmuar shqipetaret. Kjo nuk do te thote qe osmanet kane qene garante per ekzistenecn tone si komb, perkundrazi, nese nuk do na kishin pushtuar osmanet, principatat tona, do ishin kthyer ne mbreteri dhe mund te kishim qenne superiore ne Ballkan..””” Ne ketokushte patriotet shqipetare me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin ne krye vendosen te shpallin pavaresibne e Shqiperise. Kishte deshire plaku i Vlores te kishte prane vetes ne ditene shenuar, Hasan Prishtinen deputetin kryengrites, trimin Bajram Curri, dhe gjeneralin e maleve Isa Boletini, dhe Isai erdhi me katertqind djem te Kosoves. Vlore 28 Nentor 1912, Ismail Qemali shpalli pavaresine e Shqiperise, Shqiperia po dilte nga erresira ne dirte.
Per kete shkrim u shfrytezuan metarialet e Kinostudios Shqiperia e Re. Nga Indrit Vokshi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Indrit Vokshi: Skenderbeu i Ri
» Indrit Vokshi: Dy poezi
» Indrit Vokshi:Shqipni e Zeze
» Indrit Vokshi:Ç'fare na tha z.Qosja?
» Indrit Vokshi: Ultranacionalizem Saudit ne Prishtine
» Indrit Vokshi: Dy poezi
» Indrit Vokshi:Shqipni e Zeze
» Indrit Vokshi:Ç'fare na tha z.Qosja?
» Indrit Vokshi: Ultranacionalizem Saudit ne Prishtine
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi