Indrit Vokshi: Skenderbeu i Ri
Faqja 1 e 1
Indrit Vokshi: Skenderbeu i Ri
Indrit Vokshi: Skenderbeu i Ri
Figura e Gjergj Kastriotit Skenderbeut eshte nje figure qe prej pese shekujsh, popujt e
Europes e njohin si princin qe i beri rezistence te forte nomadeve orientale osmanllinj, qe vinin per te nenshtruar popujt e Europes oksidentale. Dhe prej pothuajse nje shekulli, Skenderbeu eshte figura qe perfaqeson unitetin e kombit shqipetar, pavaresisht perkatesive fetare sepse Skenderbeu konsiderohet heroi i te gjitheve. Duke qene kundershtar i pernadorise osmane, eshte e ditur qe ai ka eleminuar fizikisht shume muslimane turq, dhe shume shqipetare qe kishin filluar te degjonin me veshet e osmaneve e te flsinin me gjuhen e osmaneve, dhe pavaresisht ketyre perseri shqipetaret pa dallime fetare kane konsideratat me te larta per kete figure. Cdo shqipetar qe udhehiqet nga gjaku te cilit i perket dhe qe ka njohuri modeste mbi historine, arrin te kuptoje qe rregullat mbi te cilat funksiononte shoqeria mesjetare ishin ne simbioze te plote me rregullat e fese, dhe konvertimi i shqipetareve ne muslimane nenkuptonke futjen e tyre nene rregullat e pernadorise osmane dhe si rrjedhoje i kthente keta shqipetare ne mekembes te pushtuesve osmane ne trojet shqipetare, pra ne konceptet e kohes konsderoheshin si tradhetare dhe fakti qe Skenderbeu i eleminoi fizikisht nuk perben ndonje mekat, sepse po ta cilesojme nje veprim te papranueshem vrasjen e ketyre shqipetareve do duhet te cilesojme si te papranueshem edhe eleminimet e bashkpunetoreve te Serbise nga komandantet e UCK, por keto veprime jane te pranueshme sepse kemi te bejme me eleminimin e tradhetareve, sepse sic ekzistenca e bashkpunetoreve te Serbise i jepte akses me te madh Beogradit ne trojet shqipetare, edhe ekzistenca e shqipetareve muslimane i jepte akses me te madh Stambolit ne trojet shqipetare . Por fale Rilindjes Kombetare Shqipetare shqipetaret u unifikuan reth etnise se tyre, dhe lindi nacionalizmi shqipetar dhe shqipetaret musliamane nuk mund te quhen mekembes te pushtuesit. Shqipetaret mund te kene preceptime te ndryshme per Skenderbeun qe mund te vijne nga ngjyrat mitologjike qe i dha sistemin komunist ketij princi, por kurresesi keto preceptime nuk jane negative, por thjeshte diskutimi ka te beje me ceshtjen nese duhet te shikohet ne kuptimin me realist dhe te zhvishet nga petku mitologjik.
Por kohet e fundit eshte shfaqur nje fenomen i ri ne llojin dhe ne formen e tij, qe konsiston ne nje fushate propogadistike qe drejtohet nga eksponente te klerit musliman ne Kosove e Maqedoni, fushate e cila ka si qellim ndryshimin e preceptimeve te muslimaneve shqipetare mbi figuren e Skenderbeut, duke perdorur si argument faktin qe Skenderbeu ka vrare disa muslimane shqipetare. Kjo fryme foundamentaliste islamike, qe u predikon shqipetareve muslimane dashurine per per cdo gje muslimane pavaresisht se mund te jete joshqipetare, dhe perbuzjen e cdo gjeje jomuslimane pavaresisht mund te jete shqipetare ka si qellim eleminimin e ndjenjes kombetare te lidhjes se gjakut midis shqipetareve, dhe fshirjen nga memoria e ketyre shqipetareve faktin qe rrjedhin nga i njejti fis me njerezit qe u kerkohet ti urrejne. Dhe natyrisht kjo perkthehet ne destabilitet dhe percarje te provokuar nga disa disidente kombetare, te cilet duke u perpjekur te njollosin figuren e Skenderbeut na vertetojne neve qe jane misherimi me i plote i atyre shqipetareve qe Skenderbeu i eleminoi, dhe nga ana tjeter vetem na e shtojne dashurine per Kastriotin e III.
Ideologjia qe keta disidente kombetare kerkojne te injektojne ne masat e muslimaneve shqipetare ne krahinen e Kosoves e Ilirides, eshte nje ideoligji me prejardhje lindore, ose me sakte nga Lindja e Mesme, ndersa personat qe po e instrumentalizojne kete ideologji per qellime politike, jane me prejardhe nga nga Kaukazi por te vendosur ne krahinen qe sot nihet si Serbia.
Mund te duket paradoksale te mendosh qe Serbia, nje shtet fanatik ortodoks te fshihet prara radikalizmit islamik ne Ballkan, por asgje nuk eshte paradoksale po te mendosh qe Serbia eshte nje shtet qe mund te beje gjithcka per te arritur qellimet e veta, si cdo shtet tjeter, dhe po te mendosh qe serbet thjeshte po e perdorin fene islame si instrument efektiv per te demtuar unitetin e shqipetareve.
Nuk eshte hera e pare qe serbet po perdorin klerin musliman shqipetar per te arritur objektivat e tyre, sepse ne planin serb per shfarosjen e shqipetareve te hartuar nga Vaso Cubrillovic nje nga hapat qe parashikohej te nderrmerej ishte rekrutimi i hoxhallareve shqipetare, dhe perdorimi i tyre per te bindur popullin shqipetar te Kosoves qe te emigronte ne Turqi, me qellim qe ne tokat e te shpermgulurve te vendoseshin kolone serbe e malazeze. Ky ishe nje plan i cili bazohej ne eksperiencat e meparshme qe serbet kishin patur ne marreveshjet me Turqine, rezultat i te cilave kishte qene shperngulja e mijera shqipetareve ne Turqi.
Keta persona, kur flasin per genocidin e serbeve ne Kosove, nuk udhehiqen nga ndjenja kombetare, nga dashuria per njeriu apo urrejtja per genocidin si veprim kriminal, por udhehiqen nga fakti qe genocidi eshte kryer nga serbet qe i perkasin fese ortodokse dhe fjalet ne vetvete nuk shqiptohen kunder genocidit si krim i shemtuar, kunder cenimit te interesave te shqipetareve, por shqipetohen kunder fese ortodokse serbe, sepse nese keta persona do denonin genocidin si krim dhe cenimin e interesave te shqipetareve, do te mernin guximin te flisnin edhe per krimet e osmaneve ne trojet shqipetare sepse frocat e ushtrise serbe nuk kane bere asgje me pak se osmanet. Kisha ortodokse serbe eshte fajtore kryesore, per genocidin ne Kosove, sepse ka bekuar ushtaret serbe para se te niseshin ne beteja dhe pasi ktheheshin nga betejat, por kjo kishe nuk duhet kritikuar ne emer te nje feje tjeter e cila ka bere te njejetn gje me ushtaret osmane por duhet kritikuar ne emer te kombit shqipetar. Per serbet nuk perben problem fakti qe radikalet islamike shqipetare mund te perdorin retorike te ashper dhe te kundershtojne fuqishem Serbine, sepse nese nuk do e benin kete gje keta radikale nuk do kishin mbeshtetje ne masen besimtare, por per serbet eshte e rendesishme qe te arrihen objektivat e tyre per te tendosur merdheniet nderfetare, qe jane guri me i cmuar i kombit shqipetar. Nese me perpara serbet rekrutonin kleriket shqipetare muslimane ne Kosove, ose sillnin njerez nga Ukraina, te cilet paraqiteshin si imame turq sot ata nuk e shikojne te nevojshme per ta bere kete, por po mundohen ta arrijne kete qellim duke perfituar nga gjendja e krijuar ne bote pas sulmeve te njembedhjete shtatorit ne Amerike, te cilat u pasuan nga nje prishje e imazhit musliman ne boten perendimore. Klanet muslimane te Lindjes se Mesme, paraqiten ne trojet tona si mbrojtesit me radikale te fese islame dhe duke e paraqitur fene islame ne rrezik ata perfitojne solidaritetin e nje pjese te madhe te besimtareve shqipetare jo vetem per ceshtje te ruajtjes se fese, qe eshte dicka normale, por edhe per ceshtje qe nuk kane te bejne me ruajtjen e fese islame, sic jane qendrimi ndaj figures se Nene Terezes dhe ndaj figures se Skenderbeut.
Nje musliman shqipetar i mire dhe i mencur nuk duhet te mare ne analize figurat e feve te tjera sepse perfundimet e analizes se tij mund te shkaktojne reagime negative ne komunitetet e tjera fetare. Duke qene se kjo eshte dicka e lehte per tu kuptuar neve kemi arsye te besojme qe deklerata e nje imami shqipetar per Nene Terezen eshte bere me qellim per te shaktuar reagime negative ndermjet shqipetareve, po ashtu edhe qendrimi i turpshem qe mbajne nje pjese te muslimane te indoktrinuar nga propaganda e klaneve te Lindjes se Mesme, ne lidhje me figuren e Skenderbeut. Nje musliman i mire dhe i mencur, nuk duhet ta vere kohen dhe frymen e tij ne sherbim te sulmeve kunder feve dhe figurave te feve te tjera, por duhet ta vere kohen dhe frymen e tij ne dispozicion te promovimint te ruajtjes se vlerave te fese se tij, duke mos i permendur fare fete e tjera. Prandaj drejtuesit shqipetare te fese islame duhet te bejne cdo perpjekje qe strukturat qe ata drejtojne te dalin nga influenca e jashtme ne funksion te ruajtjes se nje islami shqipetar e paqesor. Rreziku, islamit shqipetar nuk i vjen nga perendimi, por nga radikalizimi i tejskajshem qe rrezikon ta etiketoje si nje fe te ashper e te papershtatshme. Ne shqipetaret duam dhe meritojme te kemi nje fe islame, tolerante, ku prifti dhe hoxha te shkembejne librat e shenjte perkates ne shenje rrespekti, ku muslimanet dhe te krishteret te nderrojne urime dhe vizita ne festat respektive, sepse vetem ne kete menyre do mund te ruajme unitetin tone si komb. Kjo eshte menyra e vetme per te krijuar imunitet ndaj cdo virusi te ri me te cilin kerkojne te na infekotjne armiqte e vjeter, sepse nuk eshte rastesi qe ky virus shfaqet vetem pas renies se pushtetit serb ne Kosove, dhe nuk eshte rastesi qe ne periudhen e shpalljes se pavaresise se Kosoves, minister i jashtem i Serbise eshte Vuk Jeremic. Vuk Jeremic eshte djali i Mihajllo Jeremic dhe i Sena Pozderac, vajzes se Sadeta Pozderac, dhe mbeses se Hamdija Pozderac, nje ish-funksionar i larte musliman boshnjak ne kohen pushtetit te Titos. Vuk Jeremic prejardhjen e tij muslimane nga nena e ka vene ne sherbim te interesave politike te Beogradit, ai ka fituar simpatine e shume vendeve muslimane ne lindje duke vizituar xhamite e madje edhe duke u falur ne to, e madje ka deklaruar ne Tv Hayat qe edhe pse eshte nje serb ortodoks ai kujdeset per pjesen e tij muslimane. Serbet duke krijuar raporte te tilla miqesie me shumicen derrmuese te vendeve muslimane po e perdorin influencen ideologjike te sekteve muslimane mbi besimtaret muslimane ne bote per te permbushur interesat e tyre politke, dhe me konkretisht per te krijuar tensione midis shqipetareve, dhe shumca e radikaleve shqipetare qe ndjekin linjen e sekteve te huaja, nuk e kuptojne qe po perdoren nga serbet nepermjet sekteve qe nga shqipetaret konsiderohen njerez te Allahut. Duke u gjendur ne kushte te tilla , shqipetaret muslimane duhet te kene primare identitetin kombetar, dhe duhet te respektojne mbi te gjitha lidhje e gjakut, sepse nga rrespektimi interesave te kombit nuk humbet feja, kurse nga rrespektimi i interesave te fese mund te humbase kombi sepse sateliti kryesor i transmetimit te fese ,mund te kete interesa te ndryshme me ato te kombit. Shqipetaret pa dallime fetare duhet te injorojne kedo qe perpiqet te njollose figuren e Skenderbeut, sepse njollosja e kesaj figure, eshte e paarsyeshme dhe haptas, nje veprim disident. Disa intelektuale publike dhe disa studiues e autore kane dhene justtikikimin se po kerkohet te cmitizohet figura e Skenderbeut ne respekt te historise si shkence, por shtrohet pyetja a eshte e rendesishme historia si shkence saqe per hir te saj duhet te aludojme e te cmitizojme heroin me te madh kombetar e te krijojme figuren e nje Skenderbeu te ri? Nese per dike eshte, atehere shtrojme pyetjen tjeter , a i sherben cmitizimi i tij interesit te kombit shqipetar, pa dyshim qe jo. Fuguren e Skenderbeut te ri kerkojne ta krijojne ata qe nuk jane te kenaqur me Skenderbeun e sotem, dhe pa dyshim qe te pakenaqurit nuk jane shqipetaret.
Nga Indrit Vokshi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Indrit Vokshi: Dy poezi
» Indrit Vokshi:Shqipni e Zeze
» Indrit Vokshi: Kryengritja e Madhe
» Indrit Vokshi: Ultranacionalizem Saudit ne Prishtine
» Indrit Vokshi:Ç'fare na tha z.Qosja?
» Indrit Vokshi:Shqipni e Zeze
» Indrit Vokshi: Kryengritja e Madhe
» Indrit Vokshi: Ultranacionalizem Saudit ne Prishtine
» Indrit Vokshi:Ç'fare na tha z.Qosja?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi