Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Indrit Vokshi: Ultranacionalizem Saudit ne Prishtine

Shko poshtë

Indrit Vokshi: Ultranacionalizem Saudit ne Prishtine Empty Indrit Vokshi: Ultranacionalizem Saudit ne Prishtine

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 25, 2010 1:38 pm

Indrit Vokshi: Ultranacionalizem Saudit ne
Prishtine



Indrit Vokshi: Ultranacionalizem Saudit ne Prishtine 27364_100000938468067_9134_q




Ka disa vite qe neve jemi ne dijeni te tentativave te disa sekteve nga
Lindja e Mesme , per te instaluar ne shoqerine shqipetare nje rryme konfliktuale
per qellime tashme te njohura. Elektrecistet shqipetare qe kane mare persiper te
krijojne kete rrjet elektrik , i cili ben mase ne kontakt me rrjetet
atdhedashese, shpeshhere ne menyre te qellimshme , provojne te bashkojne telat
dhe te shkaktojne ndonje shkendije elektrike per te treguar se vazhdojne te
punojne ne me keto projekte.
Eshte perseri hoxha me emrin Shefqet Krasniqi i
cili u be i njohur per shkak te fjaleve fyese qe leshoi ne drejtim te figures se
Nene Terezes , qe per te treguar se nuk i ka ndryshuar mendimet , gjate nje
predikimi te tij ka mare guximin te artikuloje fjalet " Ishalla jemi prej atyre
qe i urrejne te krishteret". Nuk eshte shqetesues fakti qe nje person ben
artikulime te tilla , aq sa eshte shqetesues fakti qe njerezit e pranishem, edhe
pas ketyre fjaleve nuk reaguan por vazhduan te degjonin qetesisht. Organet
kopetente te shtetit te Kosoves kane arsye te forte per te filluar ndjekje
penale per nxitje te urrejtjes nderfetare dhe per ti imponuar Bashkesise Islame
te Kosoves disa shtesa statutore me qellim garantimin e paqes dhe harmonise
shoqerore. Populli shqipetar ka arsye per te besuar qe Bashkesia Islame e
Kosoves nuk ka vullnetin per ti bere prite kesaj rryme mendimi qe predikohet
nepermjet mukrofoneve te saj. Menjehere pas deklerates se pare te z.Krasniqi
Bashkesia Islame e Kosoves duhet te kishte bere shtesat e duhura statutore ,ku
te parashikohej perjashtimi i perhershem i cdo hoxhe qe ben deklerata e
artikulime te tilla, per te deshmuar karakterin e saj shqipetar. Sepse per sa
kohe ky institucion nuk do te beje ndryshimet e nevojshme qe do te nxirrnin ne
pah ngjyrat e tij shqipetare neve kemi arsye te ngreme pikepyetjet tona. Eshte
teresisht absurde dhe aspak serioze e kombetare qe nxitja e urrejtjes nderfetare
te mos beje pjese ne rregullat shkelja e te cilave do te conte ne perjashtimin e
perhershem te cdo hoxhe.
Nuk ka asnje dyshim qe deklerata te tilla behen edhe
per te matur pulsin e shoqerise dhe per te pare shkallen e reagimit, dhe neve
duke reaguar ne nje fare menyre u pergjigjemi lojes se tyre dhe i ndihmojme
planet e tyre qe synojne polarizimin e shoqerise. Por reagimi eshte i nevojshem
per ti vene ne dijeni dhe per tu shpjeguar holleshisht shqipetareve natyren e
rrezikut qe i kanoset unitetit te kombit,sepse nuk ekziston asnje menyre tjeter
per ta eleminuar kete parazitizem pervec perballjes me te.Per ti dhene lavdine e
merituar atdhetarizmit dhe idese kombetare.
Duhet te jemi te vetedijehsme qe
kemi te bejme me nje rryme qe kerkon te perdhose vlerat unikale te kombit tone
ku midis tyre dhe nder me te rendesishme eshte edhe toleranca fetare. E verteta
qe kombi shqipetar edhe pse nje komb me tri fe nuk ka patur kurre luftra fetare
nuk vjen nga ndonje lloje tolerance ne kuptimin e sotem demokratik te fjales
sepse shqipetaret nuk shquhemi per kete , por vjen nga nje mendesi burrerore e
fisnike e kombit tone, dhe vetedija qe pavaresishte feve te cilave u perkasim
primare mbetet lidhja e gjakut dhe fakti qe jemi nga i njejti fis.
Te paret
tregojne qe shqipetaret e krishtere , pervec eneve te tyre te gatimit ,mbanin
edhe nje pale ene rezerve ne te cilat nuk gatuanin asgje , por i mbanin vetem
per shqipetaret muslimane kur u vinin per dreka ose darka , ne rrespekt per fene
e tyre qe nuk u a lejonte mishin e derrit. Ky eshte vetem nje shembull i
fisnikerise e i burrerise se shqipetareve , ne kohet kur popujt e tjere te
kontinentit te Europse kishin rezerva te medhe ne lidhje me ceshtjet fetare. Dhe
kushdo qe ben thirrje per urrejtje nderfetare midis shqipetaresh , perdhos
traditat , vlerat dhe fisnikerine e kombit shqipetar. Sikur te mos mjaftonin
problemet qe kane shqipetaret aktualisht , keta njerez kerkojne ti ngarkojne
Shqiperise edhe urrejtjen nderfetare , dhe ketu konsiston antishqipetarizmi i
tyre. Eshte e vertete qe disa njerez kane nevoje per fene, per besimin , qe te
ndihen psikologjikisht te sigurt duke menduar se mbrohen nga nje force
mbinjerezore ,dhe per kete arsye frekuentojne edhe objektet e kultit. Por
njerezit duhet te pyesin veten nese Zoti eshte mbrojtes dhe deshiron paqen e
tyre apo i keshillon te urrejne? Dhe nese pergjigja qe merin eshte se Zoti
deshiron paqen e tyre ,atehere duhet te peyesin perseri veten se perse nje hoxhe
nuk rrespekton Zotin dhe u kerkon te ushqejne urrejtje?

https://www.youtube.com/watch?v=d_NijYDzr_U
Indrit Vokshi: Ultranacionalizem Saudit ne Prishtine 28464_108339755873973_100000938468067_51194_1675848_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi