Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme taze nga KEK-u!

Shko poshtë

Lajme taze nga KEK-u! Empty Lajme taze nga KEK-u!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 06, 2009 7:59 pm

10 orë pa rrymë


Nga Express më 06.03.2009 në ora 13:09

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Kompania e Transmisionit dhe Tregut KOSTT, njoftojnë se disa lagje të kryeqytetit dhe Fushë-Kosova nuk do të kenë rrymë ditën e diel për 10 orë rresht. Kjo për shkak të disa rregullimeve dhe riparimeve në transformatorin 2 të nënstacionit të Prishtinës 110/35.

“Njoftohen qytetarët, se në kuadër të implementimit të projektit të KOSTT për montimin e grupeve matëse, me datën 8 mars prej orës 08 deri në ora 16, do të shkyçet transformatori T2 në Nënstacionin 110/35 kilovat Prishtina 1, me qëllim të vendosjes së grupeve matëse.

Gjatë kësaj kohe, do të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike në Fushë-Kosovë, Badovc, Emshir, Veternik”, thuhet në njoftimin e këtyre dy kompanive. Qëllimi i projektit për montimin e grupeve matëse është ngritja e saktësisë së matjeve komerciale dhe monitorimi me i saktë i tyre në kufirin KOSTT/KEK.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme taze nga KEK-u! Empty Re: Lajme taze nga KEK-u!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 17, 2009 12:15 am

Lëmsh në energjetikë, ministria hesht




Salvador Elmazi ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Departamentit të Energjisë në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave, pasi që, sipas tij, nuk do që të jetë pjesë e stafit të institucionit që po shkatërron sektorin e energjisë. Ministrja Justina Pula-Shiroka nuk ka koment nuk ka transparencë dhe favorizohen grupe të caktuara njerëzish, të cilët mund të sjellin poena politikë për parinë e Ministrisë…"
Asgjë nuk është duke shkuar në rregull në sektorin e energjisë. Bordi është politizuar, hierarkia nuk respektohet dhe nuk ka një koncept të qartë të qeverisjes së këtij sektori. Këto “cikërrime” Salvador Elmazi, drejtor i deritashëm i Departamentit të Energjisë në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave, nuk ka mundur t’i durojë më. Ai para pak ditësh ka dhënë dorëheqje nga ky post, ndërsa të dielën i ka bërë publike arsyet.

“N? MEM nuk ka transparencë dhe favorizohen grupe të caktuara njerëzish, të cilët mund të sjellin poena politikë për parinë e Ministrisë. Atje, gjithashtu ka ndërhyrje flagrante të kabinetit politik n? stafin civil”, thuhet në letrën e Elmazit.

Për Qeverinë e Kosovës, këto janë akuza boshe, derisa ministrja e Energjisë, Justina Pula – Shiroka, as që ka dashur t’i komentojë ato.
Megjithatë, Elmazi shkruan se për shkak të neglizhencës së Qeverisë së Kosovës, po ngec fillimi i punimeve për projektin “Kosova e Re”.

“Gati ?sht? ndalur procesi i ndërtimit t? kapaciteteve të reja prodhuese elektroenergjetike, ose si njihet gjerësisht, ‘Kosova e Re’”, thuhet në letër.

Sipas Elmazit, edhe pse Kosova ka rezerva t? konsiderueshme t? linjitit, ajo rrezikon t? jetë e varur nga importet shumë t? shtrenjta të rrymës.
Por, ky pohim për zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, vlerësohet i pabazë. Edhe pse nuk konkretizon ndonjë zhvillim të ri drejt këtij projekti, ai thotë se do të fillojë gjatë vitit. Ndërkaq, menaxheri i projektit, Lorik Haxhiu, akuzat nuk i komenton fare.

“Gjatë këtij viti do të përfundojnë procedurat e përzgjedhjes së kompanisë për fillimin e punimeve në ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’”, thekson Krasniqi.

Gjithashtu, ai hedh poshtë edhe akuzat e tjera lidhur me politizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike, të cilat, sipas Elmazit, po e bëjnë të ngathët menaxhimin në KEK.
“Bordet e ndërmarrjeve publike janë profesionale dhe konstatimet e Elmazit nuk qëndrojnë”, është shprehur Krasniqi.

Ndërkaq, kryetari i Bordit të KEK-ut, Fadil Çitaku, tha se në bordin e kaluar kanë mundur që të jenë emërimet në baza politike, por jo edhe për anëtarët e tanishëm të bordit.
“Emërimet janë bërë në bazë të konkursit dhe sipas aftësive profesionale të aplikantëve. Nuk ka aspak indikacione politike. Në bordin e kaluar ka pasur emërtime mbi baza politike”, tha Çitaku.

Sipas tij, anëtarët e Bordit janë nga të gjitha fushat që nevojiten për drejtimin e ndërmarrjes.

Letra përplot akuza e Salvador Elmazit, përmend edhe faktin se ka tre muaj që është bllokuar drafti i dokumentit për rishikimin e strategjisë energjetike të Kosovës 2005-2015, pa sqarim nga MEM-i. Në mungesë të këtij dokumenti, “veprimet ndërmerren në baza ad-hoc, e jo në bazë të një koncepti të qartë zhvillimor”.
Ai kërkon që MEM-i të shndërrohet në një ‘uzin?’ ku punohet n? ‘tri ndërrime’, për të përmirësuar gjendjen energjetike në Kosovë, që është parakusht dhe nxitës i zhvillimit ekonomik.

“Kurse qeverisja e tanishme e sektorit të energjisë është e ngathtë, dëshpëruese dhe po e injoron këtë fakt”, thuhet në letër.
Sipas Elmazit, Kosova ka hyr? n? procesin e privatizimit të distribucionit të energjisë elektrike. Deri tani kemi nj? vendim qeveritar p?r k?t? q?llim si dhe shpalljen e tenderit p?r angazhimin e k?shilltar?ve nd?rkomb?tarë.

“Esht? th?n? publikisht nga MEF-i se privatizimi do t? sjellë p?rforcimin dhe modernizimin e rrjetit t? distribucionit t? energjis? elektrike, q? sipas vler?simeve do të kushtonte rreth 400 milion? euro. Por, qytetari i Kosovës nuk ka marrë p?rgjigje se a do t? rezultojë ky privatizim me realizimin e t? gjith? atyre investimeve nga investitori privat apo ky i fundit do t? jet? i interesuar t? p?rforcoj? rrjetin deri n? at? mas? sa t? jet? n? gjendje t? b?j? maksimalizimin e profitit t? vet, pa marrë parasysh interesin publik”, pyet ish-drjetori.
Salvador Elmazi nuk i është përgjigjur insistimit të gazetës që të japë fakte konkrete për akuzat që i përfshin në letrën e dorëheqjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme taze nga KEK-u! Empty Re: Lajme taze nga KEK-u!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 11:09 pm

Punëtorët e KEK-ut në grevë?


Nga Tinka Kurti më 18.03.2009 në ora 17:23

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, pas pesë ditësh pritet ta lënë në terr Kosovën. Kështu janë marrë vesh sindikalistët e KEK-ut të cilët janë të vendosur që të fillojnë grevën ashtu si e kanë paralajmëruar.

Kjo pasi kërkesat e tyre janë refuzuar të realizohen nga menaxhementi i KEK-ut.

“Pas një takimi me drejtorin menaxhues të KEK-ut i ka refuzuar të gjitha kërkesat tona dhe kështu jemi të vendosur që të organizojmë grevën dhe të fillojmë ashtu siç e kemi paralajmëruar”, tha kryetari i SPEK-ut, Izet Mustafa.

Ai e ceku se janë edhe pesë ditë në dispozicion deri sat ë fillojë greva.

Deri atëherë, menaxhmenti ka kohë që t’i plotësojë kërkesat e tyre. Në të kundërtën, sindikalistët do të takohen edhe një herë më këshillin grevist që të merren vesh për detajet e organizimit të grevës.

“Deri më tani janë mbledhë mbi 4 mijë nënshkrime dhe secili prej atyre që kanë nënshkruar anëtarësimin janë të gatshëm t’i bashkohen grevës”, bëri të ditur përfaqësuesi i punëtorëve të KEK`ut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme taze nga KEK-u! Empty Re: Lajme taze nga KEK-u!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 10:38 pm

KEK-SPEK - afër marrëveshjes


Nga Express më 20.03.2009 në ora 13:59

Mbrëmë deri vonë kanë vazhduar negociatat ndërmjet përfaqësuesve të Sindikatës së Pavarur të Energjisë së Kosovës dhe menaxhmentit të Korporatës Energjetike të Kosovës. Aty, sipas një njoftimi, arritur një përafrim i qëndrimeve lidhur me kërkesat e sindikalistëve, të cilët kanë paralajmëruar grevë për të hënën.

“Në takim është arritur përafrim për çështjet e ngritura e që ndërlidhen me riorganizimin brenda KEK-ut, nënshkrimin e kontratave të punës dhe për kontratën kolektive , shujtës për ushqim dhe sigurimit shëndetësor”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i menaxherit të KEK-ut.

Palët në negociata u pajtuan se disa çështje nuk i përkasin menaxhmentit dhe duhet të zgjidhen në nivele të tjera. Sot pasdite pritet të mbahet edhe një takim tjetër ku do të bëhen përpjekjet e fundit për marrëveshje përfundimtare.

“Menaxhmenti mbetet edhe më tej i hapur për të diskutuar çështjet në fjalë dhe çdo shqetësim tjetër të ngritur”, thuhet më tej në komunikatën e KEK-ut.

Sipas burimeve të gazetës, ende nuk është arritur pajtimi rreth kërkesës së sindikatës për rritjen e pagave nga 100 euro për secilin punëtorë, përfaqësimit të saj në Bordin e drejtorëve dhe asaj që secili punëtorë të ketë nga 200 megavat energji elektrike në muaj pa pagesë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme taze nga KEK-u! Empty S’ka grevë në KEK

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 22, 2009 10:54 pm

S’ka grevë në KEK



Lajme taze nga KEK-u! Fisnik_dobreci_mihjet-kek-obiliq9-490x320


Nga Express më 21.03.2009 në ora 14:26

Greva e paralajmëruar për të hënen nga sindikalistët e Korporatës Energjetike të Kosovës u shty për një afat të pacaktuar. Kjo ndohi pas disa takimeve në mes të menaxhmentit dhe përfaqësuesve të Sindikatës së Energjisë së Kosovës (SPEK).

Në fakt, punëtorët e KEK-ut nuk fituan asgjë, pos premtimeve. Nuk ka përgjigje konkrete për kërkesën kryesore, ate për rritjen pagave për 100 euro. Kryetari i SPEK-ut, Izet Mustafa dhe u.d. i drejtori të KEK-ut Arben Gjukaj, të hënen para gazetarëve thanë se kjo çështje do t’i procedohet Bordity të Drejtorëve.

“Jemi marrë vesh se të ulen shpenzimet e panevojshme dhe paratë e kursyera t’iu shpërndahen punëtorëve”, tha Mustafa. Por, sërish Gjukaj dhe Mustafa nuk kishin qëndrime të njëjta rreth nivelit të pagave në korporatë.

“Paga mesatare është vetëm 312 euro”, tha Mustafa. Ndërsa sipas matematikës së Gjukajt ajo ëhstë 450 euro. “Duke marrë parasyshë se punëtorët kanë edhe beneficione tjera, del se ata mesatarisht marrin 450 euro në muaj”, tha Gjukaj.

Të dy palët janë marrë vesh që do të gjinden forma të ndryshme për realizimin e shumicës së kërkesave të sindikalistëve. Do të formohet një komision që do të kontrollojë cilësinë e shujtës – ushqimit të punëtorëve. Për sigurimin shëndetësor do t’iu drejtohen institucioneve gjegjëse për krijimin bazës ligjore për këtë. Që punëtorët të shfrytëzimin e 200 kilovatë energjie pa pagesë, duhet të vendosë Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
“Greva vetëm është shtyrë. Kjo nuk do të thotë se ajo anuluar. Ne po iu japim kohë institucioneve kompetente që t’i përmbushin kërkesat tona”, shtoi Mustafa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme taze nga KEK-u! Empty Re: Lajme taze nga KEK-u!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 12:06 am

Krejt paratë në TC “Kosova e Re”




Lajme taze nga KEK-u! Teksti2.safet_merovci-490x320


Projekti i termocentralit “Kosova e Re” të financohet nga suficiti buxhetor dhe të gjitha paratë e lira në Kosovë, kërkon Partia e Drejtësisë.

Nga Zekirja Shabani më 23.03.2009 në ora 9:05

Paratë e Trustit të Kursimeve Pensionale, sa humbin në tregjet ndërkombëtare financiare, më mirë do të ishte të investohen në projektin “Kosova e Re”.

Ky propozim ka dalë të dielën nga Partia e Drejtësisë, udhëheqësit e të cilës kërkojnë pjesëmarrjen e qytetarëve me kapitalin e tyre në këtë projekt.

“Secili qytetar ka të drejtë të investojë në atë projekt, përkatësisht aty ku mendon se ka profit dhe garanci”, ka pohuar nënkryetari i PD-së, Safet Merovci.

Sipas tij, pjesëmarrja e Qeverisë së Kosovës në pronën e këtij termocentrali mund të jetë 5-10 për qind , pjesa tjetër e investitorëve të huaj. Për këtë ai ka kërkuar që në këtë pronësi të shkojnë paratë publike, që të mos mbesin jashtë vendit.

Investimet, sipas Merovcit, mund të bëhen nga suficiti buxhetor, paratë nga privatizimi, kursimet e punëtorëve në Trustin e Pensioneve, paratë e PTK-së dhe përmes blerjes direkte të aksioneve nga qytetarët.

Merovci ka thënë se nuk duhet kushtëzuar niveli i pjesëmarrjes së kapitalit vendor, publik dhe privat, në këtë projekt, pasi që katër kompanitë që kanë hyrë në rrethin e ngushtë, janë publike.
“Përmes kufizimeve, po cenohet e drejta elementare e pronës në Kosovë”, është shprehur Merovci.

Gjithashtu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për të vënë në kontroll liqenin e Gazivodës, pasi që termocentrali i ri do të ketë nevojë për ujë dhe ky liqen është zgjidhja e vetme. Në ndërkohë, ka pyetur Qeverinë që të qartësojë nëse uji nga ky burim fillimisht do të përdoret për TC “Kosova e Re”, e pastaj të shkojë për bujqësi dhe për ujë të pijshëm për qytetarë, apo anasjelltas.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme taze nga KEK-u! Empty Re: Lajme taze nga KEK-u!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 12:08 am

SPEK, pa presion për grevën


Lajme taze nga KEK-u! Teksti1.jetmir_idrizi_protesta_keku6-490x320

Dyshimet se anulimi i grevës së paralajmëruar nga punëtorët e KEK-ut është bërë pas presionit nga Qeveria, nuk i pranojnë as sindikalistët, e as Qeveria e Kosovës. Opozita thotë se sindikata janë bërë vegël e pushtetit.

Nga Zekirja Shabani më 23.03.2009 në ora 8:29

Lajmi se punëtorët e KEK-ut nuk do të hyjnë në grevë, ka ngjallur dyshimin, për presione të mundshme të Qeverisë mbi sindikatën që të tërhiqet nga ky qëllim. Disa parti politike flasin për presionin e ekzekutivit mbi organizatat e punëtorëve.

Nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Safet Merovci, vlerëson se tërheqja e punëtorëve të KEK-ut nga mbajtja e grevës, tregon se nuk ka organizim sindikal në Kosovë.

“Kjo të krijon përshtypje se protestat dhe grevat pushteti i ndërpret me një telefonatë”, ka pohuar Merovci.
Këtë ndërhyrje nuk e pranojnë sindikalistët, e as Qeveria. Të dyja palët e vlerësojnë njëri-tjetrin si partner.

“Absolutisht nuk ka pasur presion. Ne jemi pajtuar të mos hyjmë në grevë dhe të presim që menaxhmenti t’i përmbushë kërkesat tona”, pohon kryetari i Sindikatës së Pavarur të Energjetikës –SPEK , Izet Mustafa.

Ai shprehet i kënaqur që sindikata ka arritur të sigurojë se pas ristrukturimit të KEK-ut, punëtorët nuk do t’i humbin vendet e tyre të punës dhe se cilësia e ushqimit do të rritet. Ai nuk komenton shumë nëse Bordi i KEK-ut do të përmbushë kërkesën kyçe, atë për ngritjen pagave.

Mustafa nuk e pranon përkrahjen e asnjë partie politike, qoftë në pozitë apo opozitë, pasi që, sipas tij, shëndetësia dhe policia nuk përfituan asgjë përse partitë politike i përkrahën.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula ka mohuar të jetë bërë presion mbi sindikatën për të mos dalë në grevë. Ajo është bërë pas marrëveshjes që kanë arritur me menaxhmentin.
Sipas nënkryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovë, Hasan Abazi, partitë mund të flasin, por nuk duhet ta njollosin organizimin sindikal për interesa të tyre.

“Nuk kemi nevojë për përkrahje nga asnjë parti politike. I ftojmë partitë politike që më shumë të bëjnë presion në Qeveri, aty ku është vendi, e jo në sindikata”, është shprehur Abazi.
Sipas tij, sindikalistët besojnë në premtimet e njerëzve kompetentë kur bëhen me marrëveshje.

Presionin e Qeverisë mbi sindikatat për të ruajtur stabilitetin social, nuk e mohon as kryetarja e Komisionit parlamentar për ekonomi, energjetikë, Myzejene Selmani.
Sipas saj, ky presion tashmë është vërtetuar në disa raste.

“I njëjti rast ndodhi me shëndetësinë dhe policinë”, thotë Selmani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme taze nga KEK-u! Empty Blloku B1 i KEK-ut, bie nga sistemi

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 04, 2009 9:02 pm

Blloku B1 i KEK-ut, bie nga sistemi

Lajme taze nga KEK-u! Petrit_rrahmani_-_kek_059-490x320


Nga Express

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK ka njoftuar se të dielën ka rënë nga puna njësia B1 e Termocentralit “Kosova B”, si pasojë e rrjedhjeve në kaldajë. Rënia e kësaj njësie, sipas zyrtarëve të kësaj korporate, ka rënduar situatën e furnizimit me energji elektrike.

Për këtë arsye, kategoria A furnizohet 4 me 2, kategoria B 3-3 dhe kategoria C 3-3. “Ekipet e ekspertëve të KEK-ut kanë filluar menjëherë me verifikimin e defektit dhe sanimin e tij”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Kthimi i kësaj njësie pritet të bëhet pasditen e sotme (e hënë). KEK-u menjëherë kë filluar me importimin e 100 megavatë/orë energji elektrike nga Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH), për të zbutur situatën e furnizimit.

KEK-u kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve për këto vështirësi në furnizim dhe i siguron konsumatorët se po bën çmos që të përmirësojë këtë situatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme taze nga KEK-u! Empty Re: Lajme taze nga KEK-u!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi