Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drejtësia në Kosovë ka degraduar dhe po keqpërdoret

Shko poshtë

Drejtësia në Kosovë ka degraduar dhe po keqpërdoret Empty Drejtësia në Kosovë ka degraduar dhe po keqpërdoret

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 10, 2012 6:37 pm

Drejtësia në Kosovë ka degraduar dhe po keqpërdoret


Drejtësia në Kosovë ka degraduar dhe po keqpërdoret Largea_ldk-ja-10-jpg1349874920
LDK vlerëson se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka pësuar regres në mandatin e Qeverisjes Thaçi. Kjo po e prish imazhin e Kosovës, po i dëmton qytetarët dhe bizneset dhe po e largon Kosovën nga rruga e integrimeve evropiane.

LDK ka analizuar funksionimin e organeve të drejtësisë, si prokurorisë, gjyqësisë, shërbimit korrektues dhe shërbimit sprovues. LDK vlerëson se në prokurori dhe hetuesi ka vazhdimisht ndërhyrje politike.
Gjykatat përballen me mungesë të resurseve njerëzore dhe teknike për trajtimin e rreth 220 mijë lëndëve të ndryshme. Infrastruktura dhe kapacitetet njerëzore të gjykatave nuk janë të mjaftueshme për të ngritur efikasitetin për trajtimin e këtyre lëndëve. Është e papranueshme që disa gjyqtarë të presin në rend për përdorimin e një salle ku zhvillohen seanca. Gjithashtu, vendimet e gjykatësve për raste vonohen me javë të tëra për shkak se nuk aprovohet punësimi i bashkëpunëtorëve profesional që i përgatisin lëndët për gjyqtarë. Është e papranueshme që Qeveria Thaçi të shpenzoi qindra mijëra euro në blerjen e veturave zyrtare, ndërsa sistemi gjyqësor të lihet prapa me mungesë kushtesh elementare. Pavarësisht rritjes së pagave për gjyqtarë, numri i lëndëve që presin mbetet i njëjtë nëse nuk rritet numri i gjyqtarëve dhe stafit tjetër mbështetës.


Në prokurori dhe hetuesi në vazhdimësi janë vërejtur ndërhyrje politike. Prokuroria nuk po jep rezultatet e duhura në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi edhe vetë është shndërruar në subjekt hetimi. Prokuroritë komunale, prokuroria e qarkut dhe prokurori i përgjithshëm si dhe prokuroria speciale e Kosovës janë pa mjete të nevojshme në dispozicion dhe pa kapacitete të mjaftueshme njerëzore për të kryer punën e tyre,thuhet në komunikat.

Shërbimi Korrektues përcillet me parregullsi të mëdha. Qasja e Ministrisë të Drejtësisë në menaxhimin e këtij sektori është jo adekuate. Në burgjet e Kosovës, përveç menaxhimit të keq, ka korrupsion. Në burgun e Dubravës dhe të Lipjanit, si dhe në qendrat e paraburgimit, kanë ndodhur skandale në vazhdimësi. Këto institucione riedukimi janë shndërruar institucione në shërbim të krimit të organizuar, ku në mënyre të paligjshme jepen leje për vizita shtëpiake për të dënuarit për krime të rënda që në shumë raste nuk kthehen më në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Të burgosurit i nënshtrohen në mënyrë sistematike dhunës dhe abuzimit nga të burgosur të tjerë të “rëndësishëm” që kanë lidhje të afërta me bartës të institucioneve dhe të partive në pushtet. Të burgosurit e “rëndësishëm” janë menaxherët e vërtetë të burgjeve, pasi ata posedojnë mjete të komunikimit, kanë qasje dhe kontroll në shumicën e pavijoneve dhe arrijnë që të shantazhojnë dhe kërcënojnë atë pjesë të sistemit e cila nuk i nënshtrohet. Të burgosurit e “rëndësishëm” me vite qëndrojnë në shërbim spitalor pa asnjë nevojë.

LDK vlerëson se sistemi i drejtësisë në vend është duke u abuzuar nga politika dhe njerëz të lidhur me politikën.

LDK kërkon që të krijohen kapacitete infrastrukturore për gjyqësinë. Gjykatat duhet të pajisen me mjete të mjaftueshme me salla gjyqi, me staf të mjaftueshëm mbështetës dhe me mjete moderne të monitorimit dhe të gjykimit. Derisa këto resurse të mos sigurohen, është e pamundur të reduktohet numri i lëndëve në gjyqësor.

LDK kërkon që sa më parë të vendosët sundimi i rendit dhe ligjit në sistemin korrektues të Kosovës. Burgjet të kenë menaxhim profesional dhe të jenë të depolitizuara, si dhe të ndërpritet ndikimi politik me qëllim të dhënies së privilegjeve për të burgosurit që kanë lidhje me partinë në pushtet.BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi