Naser Rugova jep dorëheqje nga LDD
Naser Rugova jep dorëheqje nga LDD
Naser Rugova jep dorëheqje nga LDD
Përmes një komunikate për medie, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Naser Rugova, ka njoftuar për dorëheqjen e tij nga kjo parti. Këtë vendim, Rugova e arsyeton duke u bazuar në përgjegjësi morale, politike dhe njerëzore.
“Zgjedhjet e 12 dhjetorit ishin një sfidë serioze jo vetëm për Lidhjen Demokratike të Dardanisë por edhe për tërë Kosovën. Procesi që i parapriu këtyre zgjedhjeve po ashtu ishte një sfidë tjetër serioze e cila e ka goditur rëndë Lidhjen Demokratike të Dardanisë. Si rrjedhojë e tërë kësaj fatura të cilën e kemi paguar me 12 Dhjetor ishte shumë e rëndë dhe tepër serioze”, thotë Rugova në komunikatë.
“Është shumë e vërtetë se me 12 dhjetor kanë ndodhur parregullsi në procesin zgjedhor, gjë që e kam thënë edhe në dy deklaratat e mia të kaluara ku kam cekur edhe reagimet e faktorëve relevant ndërkombëtar, dhe që është rrezikuar rëndë kredibiliteti i procesit zgjedhor. Por po ashtu, është e vërtetë e madhe se me 12 dhjetor, Lidhja Demokratike e Dardanisë nuk është votuar nga 40.000 votues që është kuota minimale për ta kaluar pragun zgjedhor”, ka theksuar Rugova.
Në këtë kontekst, siç ka thënë Rugova, edhe nëse iu kthehen ato vota që janë manipuluar, partia e tij përsëri nuk do ta kalonte pragun zgjedhor.
“Çfarëdo pretendimi tjetër dhe çfarëdo fshehjeje prapa detajeve tjera është ikje nga përgjegjësia morale dhe politike për faktin se LDD është bojkotuar nga elektorati i vet”, ka thënë Rugova.
Rugova ka thënë se ka pritur që pas rezultateve preliminare, Kryesia e LDD-së të mbante Këshillin Kombëtar dhe të ofronte dorëheqjen.
“Unë sinqerisht kam pritur se, menjëherë pas rezultateve preliminare, kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë do të ftonte Këshillin Kombëtar dhe do të ofronte dorëheqje si akt moral dhe politik. Do të ishte pastaj përgjegjësi e Këshillit dhe e Konventës Kombëtare se si do ta menaxhonte situatën dhe çfarë masash do të merrte në pajtim me situatën”, është shprehur Rugova.
Rugova ka thënë se si njeri, si shqiptar, si prind, si anëtar që nga themelimi i LDD-së e konsideroj se marrja e përgjegjësisë është akti i vetëm moral dhe politik i mundshëm në këtë moment.
“Unë si Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, i zgjedhur me besimin tuaj, nuk mund të fshihem prapa përgjegjësisë që ne si strukturë udhëheqëse duhet ta ndjejmë për performancën tonë në zgjedhje. Konsideroj se ne si Kryesi dhe si shtab zgjedhor kemi shumëçka për të sqaruar para jush dhe se duhet të jemi të sinqertë për gabimet tona. E kam fjalën sidomos për gabimet në raport me ju anëtarë të thjeshtë dhe aktivistë të flaktë të degëve të LDD-së që përherë jeni angazhuar pa asnjë interes dhe të nxitur vetëm nga sinqeriteti juaj”, ka theksuar Rugova.
Ai ka thënë se për këtë edhe e ofron dorëheqjen e tij si nënkryetar i LDD-së, degëve, Këshillit Kombëtar dhe Konventës Kombëtare të LDD-së.
“Nesër, e premte 17 dhjetor, pritet të mbahet mbledhja me degë dhe aty, para përfaqësuesve të degëve, edhe fizikisht do të jap sqarimet e mia për ofrimin e dorëheqjes. I ngelet anëtarësisë dhe strukturave të LDD-së të përcaktohet për hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë për fund Naser Rugova, nënkryetar në largim i LDD-së.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Naser Rugova jep dorëheqje nga LDD
Më vjen keq nga Naseri por edhe nga i tërë stafi i tij. Më mirë do ta kishim ndryshe!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA
» Eqrem Kryeziu e Naser Rugova- të pakënaqurit e LDK-së…

» Naser Rugova: LDK duhet të pastrohet nga "pleqtë"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi