Shaban Peraj: Zhgënjimi i radhës te shqiptarët në Mal të Zi
Faqja 1 e 1

Zhgënjimi i radhës te shqiptarët në Mal të Zi
Shkruan Shaban Peraj
Në një shoqëri si kjo e jona ku luftës për të qenë të parët i jepet nami i drejtësisë, shëmtitë e ditës ngrihen në qiell, edukata përbuzet, pafytyrësia konsiderohet e natyrshme, besnikëria ndaj kombit dhe së kaluarës nxihet në mënyrën më të ulët dhe përkrahësit e saj pothuaj ngrihen në qiell!!...
Ditë më parë prijësit e politikës shqiptare në Mal të Zi me deklaratat e tyre rreth mënyrës së shkuarjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 29 mars të këtij viti, tek popullata shqiptare e këtueshme dhanë shpresë se më në fund do të bëhet dicka e mirë, se subjektet politike shqiptare do të dalin së bashku në një koalicion për të artikuluar me një zë rreth strategjisë së përgjithshme. Tani kur ka mbetur më pak se një muaj për zgjedhje është e qartë se nga deklaratat e tyre nuk ka asgjë, sepse duket qartë se secili nga subjektet e regjistruara shqiptare do të dalë në zgjedhje vetëm, ose ndoshta me ndonjë anëtar që i ka humbur busolla dhe nuk mund të përfaqësojë parti politike cka e vështirëson edhe më shumë situatën. Derisa subjektet e opozitës malazeze kanë shpalosur projektet e tyre se kush me kend do të shkojnë në zgjedhje, partitë e pozitës aktuale duken se janë në avantazh ndaj opozitës për faktin se të njëjtit më heret i kanë bërë të qarta detyrat e veta , prijësit e subjekteve politike shqiptare në rastin konkret u paraqitën me dy fytyra. Cdokush që priti se do të bëhet një pajtim në mes tyre është zhgënjyrë rëndë.
Ka shumë pak rëndësi tani se cfarë deklaruan ata menjëherë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, rëndësi ka në këto momente mosgjetja e një gjuhe të përbashkët për të artikuluar në një front rreth fatit dhe pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi. Tani më duket se janë qetësuar ata që në ato ditë ishin të shqetësuar për fatin e shqiptarëve të këtueshëm, sidomos ata të pjesës së trupit zgjedhor. Kjo tregon edhe njëherë se ata që është dashur, po edhe që duhet të jenë të sinqertë me opinionin e këtueshëm luajtën lojën për të qenë njëshat e pazëvendësueshëm në skenën politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Konsultat disaditëshe të mbajtura rreth një koalicioni të mundshëm shqiptar dështuan pikërisht me fajin e tyre duke dëshpruar rëndë edhe optimistët më të mëdhenj. Nëpër koluare jozyrtare politike flitet se kërkesat për të gjetur partnerë të mundshëm të koalicioneve janë bërë me “dreqin dhe të birin” vetëm për të përcarë shqiptarët sa më shumë. Kujt i shkon në favor kjo nëse jo prijësve të subjekteve politike shqiptare duke sjellë vendime të dëmshme për votuesit të cilët në këto momente nuk dëshirojnë të humbasin shoqërinë me bashkëkombasit e vet? Nëse jo sot, atëherë nesër këta prijës duhet të spjegojnë arsyet për vendime të tilla. Pra, nga vet natyra e dyfytyrësisë së shprehur, në një anë se do të dalin në një koalicion me këtë e atë, në anën tjetër shprehen haptas për një hendek të krijuar të cilit i kanë fryer vet pa zgjedhur mjete e për të qenë mudësisht të pranishëm në parlamentin e ardhshëm malazez.
Tani situata paraqitet tejet delikate, të bindur se rrugën që kanë zgjedhur nuk do ta bekojë askush dhe ajo që i pengon më tepër ata janë ambiciet për dominim në skenën politike shqiptare gjë që paraqet pengesë kyesore drejt krijimit të një mendimi dhe veprimi politik homogjen. Shihet qartë se të njëjtit i kanë dhënë vetës rolin përcarës duke tentuar në vazhdimësi që të tjerëve t’u imponojnë qëndrimet e veta duke paraqitur pengesë shtesë për krijimin e një koalicioni të mundshëm. Kjo mënyrë e veprimit krijon kushte reale që të acarohen edhe më tepër raportet në mes tyre, duke krijuar kështu mundësi të reja edhe për raportet në mes trupit zgjedhor me konflikte të pandërprera që do të ndikojnë brënda vet shqiptarëve të këtueshëm. Ajo që dihet është se edhe opinioni duhet të pajtohet me këtë dyfytyrësi të këtyre prijësve që janë dëshmuar sa herë në këto vite të demokracisë, ku cdo gjë vendoset pa i pyetur votuesit dhe pa pasur kontakte me elektoratin. E mira do të ishte sikur të njëjtit të kishin treguar kurajo për t’i shtrirë dorën njëri-tjetrit sepse kështu propaganda e bërë prej tyre tregon se jo vetëm se shpartallojnë njëri-tjetrin, por vazhdojnë të shpartallojnë edhe trupin zgjedhor. Ngado që të hedhësh sytë sheh një pisllëk moral politik që nuk ka të sosur, gjë që ka depërtuar thellë edhe në shpirtin e tyre, sheh se si fryejnë gjokset e cirren sikur merakosen edhe aq shumë për fatin e shqiptarëve në Mal të Zi duke u ofruar atyre gënjeshtra nga më të ndryshmet. Kjo kokëfortësi e tyre në hierarkinë politike është shumë e cuditshme, të gjithë më parë u patën deklaruar për koalicione të mundshme, por asnjëri nuk lëshoi pe duke e bërë situatën akoma më të vështrë e duke shtuar shumë pikëpyetje mbi lojën e interesave personale, gjë që të bëjnë të mendosh se a kanë formim politik liderët tanë? Këtu tashmë është anashkaluar kodi i arsyes, të njëjtit nuk e kuptojnë atë ashtu sic e kuptonin të parët, një tërsi virtytesh, ndaj këtë dukuri hezitojnë t’ia lënë masës dhe edukatës shoqërore.
Sido që të rrjedhë fushata elektorale e cila akoma nuk ka filluar të paraqitet te subjektet politike shqiptare, komuniteti i këtueshëm është aq i zgjuar sa që nuk e hanë më “sapunin për djathë” sepse të gjithë në këto vite të demokracisë janë ngopur me premtime. Tani mbetet të shikohet se cilët do të jenë sloganet e tyre gjatë fushatës, deri në këto momente asgjë nuk bëhet e ditur për opinionin. Një gjë është e qartë, do t’u mungojnë orientimi në tërsi, do t’u mungojnë alternativa e vërtetë politike për të ardhmen e shqiptarëve të këtueshëm. Kërkush nuk mund të besojë më në magjitë e tyre, sido që të jenë premtimet i merr era, ndaj protagonstëve të kësaj fushate do t’u dalë rezultati pas zgjedhjeve të 29 marsit.

Për ZSH: Jahir Demaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shaban Peraj: Përplasjet që nuk na duhen
» Shaban Peraj: Mbeturinat e komunizmit
» Shaban Peraj: Veprimi i përbashkët
» Shaban Peraj: Bashkimi që solli qeverinë
» Shaban Peraj: Çfarë nuk të dëgjojnë veshët!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi